Shqiptarët të bashkuar dhe me mirësjellje,BE të ndërgjegjësohet

Diaspora | Zef Prenka | 28.10.20 | 18:47

Kryeministri i Shqipërisë do duhet të „radikalizohet“, në raport me BE- në?!

Duke e gëlltitur të gjithë diskriminimin që BE i ka servuar Shqipërisë, në emër të marrjes së statutit kandidat për BE dhe „përjashtimi“ i shfaqur deri më tani i shqiptarëve të Kosovës për të lëvizur lirë, si çdo nacionalitet tjetër i Europës, na jep sinjal shumë të keq, se Shqiptarët nga do që janë, po trajtohen me statuse të veçanta, por të pa thëna publikisht.

Ajo, që BE potencon se, nuk janë përmbushur kushtet e nevojshme për marrjen e statutit të kandidatit për BE, duhet të ia bëjmë me dije të gjithë BE- së, se as vendet e Ballkanit Përëndimor si, Rumani e Bullgari nuk kishin e as që kanë përmbushur kriteret siç i kërkohën Shqipërisë.

Prandaj, zt.Edi Rama, ka
gjithë të drejtën ta ngrisë zërin e revoltës dhe të ua drejtojë edhe atyre gishtin për narkomani e shkeljet tjera që po bëjnë në vazhdimësi.

Kjo gjëndje na bënë të ndihemi keq dhe të përjashtuar.Zaten, nuk do duhej të lihen të qeta Kryeqendrat vendimmarrëse të BE- së, por, të protestohet me vendosmeri deri sa ta kuptojnë se neve na diskriminojnë në mënyrën më klasike.

Çdo shoqatë në Diasporë do duhej që t’a shqyrtojnë seriozisht ketë pa drejtësi të madhe që BE, ua dedikonë shqiptarëve dhe të mëndohet për protesta të qeta por dinjitoze, brenda një dite dhe kohe të caktuar gjithandej Diasporës.

Këtë model të pakënaqësisë do duhej ta përkrahin edhe Qeveritë e dy shteteve shqiptare, respektivisht Ministritë përkatëse.

Z.P.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen