P.Sh.D.K organizoj Kuvendin(det) zgjedhore

OP-ED | Rrezore | 01.11.20 | 00:38

Dy „Kuvende“- një subjekt politik!

Në të vërtetë do duhej të thuhet kështu:

Kuvendi zgjedhor i PSHDK-së, me shumicë dhe me vëzhgim nga KQZ- ja, dhe kuvendi zgjedhor i Fraksionit të PSHDK-së, poashtu nën vëzhgim të KQZ- së.

Apo, një kuvend zgjedhor qëndron si real, e tjetri kuvend, „alternativë pandemike“ e të parit!?

Një tjetër protagonist tha:“ U ri-zgjodh Kryetari i PSHDK-së,për mandatin e tretë me radhë…

Ndërsa, disa media shkruan; „Gjakova zgjodhi Kryetarin e BD të PSHDK-së dhe një javë më pas, në kushte dhe nën masa të kontrolluara pandemike,pa fjalime, pa debate dhe pa analiza, për kandidat(tet) për Kryetar të PSHDK- së, të dytin e partisë, e ulin në karrigën e të parit, ku i pari do të ulet vet…“!?

Ec e bjeri në fije?!

Kur ka ndodhur që, të ketë dy kuvende dhe një parti?!

Thuhet se një mandat më parë ishte „bashkuar“PSHDK-ja dhe elektorati plotë skepticizëm, ku antarësia pëshpërisnin, për një epilog, si ky i sotmi, sepse nuk i besonin bashkimit pa ambicje dhe pa kushte…

Madje kishte edhe aso, që kujtonin thënjen e popullarizuar të plakës pas, përqeshjes që i bënin ca djem të rinjë kur i vodhën rasatin,derisa ajo u thoshte“ gazi i madh kur të iu mbinë rasati“ sepse „rasati“ i doli huq…!?

Dy kandidatët, njëri kryetar për dy mandate i PSHDK- së dhe tjetri i „dyti“(nuk e di a quhen kështu në ndonjë vend tjetër,pos Kosovës?!) i Partisë, sot ndanë ulësen e Kryetarit të PSHDK- së!?

Absurd nuk do të ishte, sikur, mediat të transmetonin lajmin kështu:
„Sot më dt.31.10.2020,u mbajtën dy kuvende të Demokristianëve të Kosovës.Njëri Kuvend u organizua në Prishtinë dhe ri- zgjodhi kryetarin e vet edhe për një mandat ( i treti), katërvjeçar dhe kuvendi tjetër i fraksionit të PSHDK- së që u mbajt në Gjakovë dhe për kryetar zgjodhi ish zv.Kryetarin e partisë“!?

Pra, ashtu nuk do kishte asnjë gabim dhe se, KQZ- ja(që është në pikë të hallit me ta), do e kishte më të lehtë t’i shpallte Kuvende zgjedhore legjitime.

Nuk po prejudikoj, se a më shumë elektorat,ka fraksioni i PSHDK- së, apo vetë PSHDK- ja,por them që një PSHDK- nga sot, prap, nuk është unike.

Atë e ndau Kulltuku i të parit që, zaten vetëm njërit duhet t’i takoj edhe me statut, por edhe sipas rregullave të lojes pluraliste në demokraci.

Z.P.
Stuttgart
Tetor 2020

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen