Kompleksi i inferioritetit nuk shërohet me kozmopolitizëm

OP-ED, Rrezore | Rrezore | 01.09.21 | 08:10

Shkruan: Fiqret Mujeziqi

Shqiptarët pa një logjikë shtetformuese do të jenë përherë humbës në Ballkan. Ata nuk kanë nevojë të jenë inferiorë ndaj fqinjëve, por as “kozmopolitë” të tepruar. Një popull që nxori një Skënderbe, Shën Terezën, Kadarenë, A. Moisi, John dhe James Belushi, Bekim Fehmi, Eliza Dushku, Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipën, Inva Mulën etj. etj., s’ka pse ndihet inferior! Kompleksi i inferioritetit nuk shërohet me kozmopolitizëm. Për të qenë i lumtur duhet të ndihesh i barabartë

Iluzionet janë perceptimet shqisore që nuk korrespondojnë me të vërtetën ose realitetin, të cilat çojnë në një përceptim të gabuar të gjendjes reale. Politika shqiptare duket se është në një gjendje të tillë që e ka të vështirë të bëjë dallimin midis së mirës dhe së keqes, djajve dhe engjëjve. Kur Partia Socialiste erdhi në pushtet, u përhap gjerësisht se do të kishte “zero probleme me fqinjët”. Bukur. Në shikim të parë duket si diçka pozitive dhe përparimtare. Por, a varet kjo vetëm nga shqiptarët dhe PS-ja? Gjithsesi jo. Përcaktues janë hapësira apo shtrirja gjeografike dhe interesat e të tjerëve. Të gjithë fqinjët e Shqipërisë kanë formuar shtetet e tyre duke uzurpuar territore të banuara nga popullsi autoktone shqiptare.
Shqipëria nga një vend diktatorial komunist u shndërrua në një vend me “moralin e ri” dhe “atdhetarizmin perëndimor”. Nën maskën e “luftës kundër komunizmit” lindi Shqipëria e “atdhetarizmit perëndimor”. A është Perëndimi identik me “moralin e ri” shqiptar? Jo kurrsesi. Franca dhe Izraeli, për shembull, janë vende me demokraci të konsoliduara, por a do të kishin lejuar një këngëtar të këndonte këngë që promovojnë fashizmin? Kurrë! Goran Bregoviq është një këngëtar i mirë, grupi i tij “Bijelo Dugme” është një nga grupet më të suksesshme në ish-Jugosllavi, por në një moment të historisë ai ishte në anën e gabuar: ai promovoi terrorin shtetëror të Millosheviqit. Koncerti i tij nuk duhej anuluar, por si figurë që polarizon shqiptarët, ai nuk do të duhej ftuar fare. Përse duhej ftuar një këngëtar kontrovers, i cili kundërshtohet nga një pjesë e madhe e popullsisë? Në emër të “moralit të ri”, ”kozmopolitizmit shqiptar“, apo “fqinjësisë së mirë”? Pse gjithë ky inferioritet ndaj politikës hegjemoniste serbe: ata na shtypën, na vranë, por ne jemi bujarë dhe i falim. Ne edhe mund t’i falim kriminelët, por jo edhe krimin, mund t’i zvogëlojmë krimet, por historia nuk i harron dhe nuk do të na falë.

Politika shqiptare duhet, së pari, të ndërtojë marrëdhënie të mira me shqiptarët jashtë Shqipërisë dhe më pas të përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët. Vendet fqinje duhet të respektojnë të drejtat e shqiptarëve, të cilat përfundimisht garantohen me konventa ndërkombëtare, atëherë Shqipëria duhet të ndërtojë marrëdhënie të mira me këto vende. Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe Shqipëria duhet të sillet si ndaj një shteti vëlla dhe jo si ndaj popullit vëlla. Kosova ka interesat e veta shtetërore, prandaj Shqipëria duhet të ketë kujdes për këtë

Ka mënyra të ndryshme që të përmirësohen marrëdhëniet fqinjësore. Së pari duhet angazhuar ata artistë të cilët promovojnë paqen dhe njerëz që kanë dëshirë dhe vullnet të mirë për të arritur këtë qëllim.
Politika shqiptare duhet, së pari, të ndërtojë marrëdhënie të mira me shqiptarët jashtë Shqipërisë dhe më pas të përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët. Vendet fqinje duhet të respektojnë të drejtat e shqiptarëve, të cilat përfundimisht garantohen me konventa ndërkombëtare, atëherë Shqipëria duhet të ndërtojë marrëdhënie të mira me këto vende. Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe Shqipëria duhet të sillet si ndaj një shteti vëlla dhe jo si ndaj popullit vëlla. Kosova ka interesat e veta shtetërore, prandaj Shqipëria duhet të ketë kujdes për këtë. Një “Ballkan i hapur” është kundër interesave shtetërore të Kosovës, përderisa Serbia nuk e njeh shtetësinë e saj. Shqipëria mund të ketë interesat e veta shtetërore, por duhet të respektojë interesat e shtetit të Kosovës. Nuk mund të ketë hapje të kufirit nëse nuk garanton ruajtjen e paqes dhe njohjen e realitetit, gjegjësisht shtetësinë e Kosovës. Forcat paqeruajtëse në Kosovë nuk janë për arsye aventureske, por për të ruajtur paqen në këtë hapësirë.
Nëse kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë do të eliminoheshin, si do të sillej Serbia në territorin e Kosovës, si shtet fqinj apo si në “shtëpi të babës”? A nuk është e qartë për kryeministrin, Presidentin, kryetarin e Kuvendit apo qytetarët e Shqipërisë se çfarë do të ndodhë? Kur dhelpra hyn në kotecin e pulave, epilogu dihet. Ai i cili e ka lexuar Çubrilloviqin, Garashaninin, Beqkoviqin etj. e ka fare të qartë politikën serbe të “fqinjësisë së mirë” ndaj shqiptarëve. A do të ndryshojnë gjërat? Sigurisht që po, por jo me njerëz kontrovers si Bregoviq. Tekefundi Bregoviqi nuk prezantoi kulturën serbe në Korçë, por më shumë atë rome.

Përse duhej ftuar një këngëtar kontrovers, i cili kundërshtohet nga një pjesë e madhe e popullsisë? Në emër të “moralit të ri”, ”kozmopolitizmit shqiptar“, apo “fqinjësisë së mirë”? Pse gjithë ky inferioritet ndaj politikës hegjemoniste serbe: ata na shtypën, na vranë, por ne jemi bujarë dhe i falim. Ne edhe mund t’i falim kriminelët, por jo edhe krimin, mund t’i zvogëlojmë krimet, por historia nuk i harron dhe nuk do të na falë

Memorandumi i V. Çubrilloviqit “Dëbimi i shqiptarëve“ flet më së miri për politikën serbe ndaj shqiptarëve. Pas këtyre filloi edhe shpërngulja e shqiptarëve me të madhe. Për fat të keq, atëherë vetëdija kombëtare e shqiptarëve nuk ishte në nivelin e duhur dhe shumica e tyre që kishin besimin islam identifikoheshin me “turq”, por edhe armiqtë e tyre donin të njëjtën gjë. Kjo shpërngulje ishte pjesë e persekutimit më të gjerë të myslimanëve në Ballkan gjatë rënies apo humbjes gjeopolitike dhe territoriale të Perandorisë Osmane dhe pak a shumë kishte edhe përkrahjen e disa shteteve evropiane të asaj kohe. Sot, për fat të keq, Serbia punon me të njëjtat metoda, por fatmirësisht Evropa është ndryshe, bota është ndryshe.
Bregoviq ishte, këndoi dhe iku. Për fat të mirë nuk ndodhi gjë e keqe, përveç një incidenti të izoluar. Te shqiptarët më së shumti pati efekt negativ, sepse u thellua hendeku i ndarës në mes të atyre me shtetësi shqiptare dhe atyre me shtetësi kosovare. Pa dyshim që ka dallim në mes tyre në të kaluarën e afërt, sepse kosovarët vuajtën nga shtypja e një regjimi që ishte i huaj, kurse shqiptarët e Shqipërisë nga regjimi i tyre diktatorial. Dallimi është i madh, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë ky një shkak për mosmarrëveshje brenda një populli. Përndryshe, do të katandisemi si mos më keq. Ashtu siç thoshte i madhi Gj. Fishta: “Shqiptarët janë njashtu si i don hasmi”. Një luftë speciale për të përçarë shqiptarët ka kohë që promovohet nga qarqet antishqiptare.
Shqiptarët pa një logjikë shtetformuese do të jenë përherë humbës në Ballkan. Ata nuk kanë nevojë të jenë inferiorë ndaj fqinjëve, por as “kozmopolitë” të tepruar. Një popull që nxori një Skënderbe, Shën Terezë, Kadare, A. Moisi, John dhe James Belushi, Bekim Fehmi, Eliza Dushku, Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa, Inva Mula etj. etj., s’ka pse ndihet inferior!
Kompleksi i inferioritetit nuk shërohet me kozmopolitizëm. Për të qenë i lumtur duhet të ndihesh i barabartë.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen