Origjina Ilire

Histori & Fakte | admin | 07.10.10 | 12:17

Molosët banonin në pllajën pjellore të Janinës. Gjatë luginës së Vjosës në të majtë banonin amantët, ndërsa në të djathtë bylinët, kurse në rrjedhjen e sipërme të Vjosës banonin parauejtë. Në lindje të bylinëve shtrihej territori i atintanëve. Taulantët shtriheshin në zonën bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe në veri të tij, përgjatë brigjeve të Adriatikut të Mesëm, fisi i ardianëve.

Në viset e Ballkanit Qendror dy ishin fiset më të mëdha dhe më të rëndësishme ilire : paionët në luginën e mesme të Vardarit, dhe dardanët që banonin në rrafshin e Kosovës, të cilët shtriheshin në veri në tokat midis degëve jugore e perëndimore të Moravës deri aty ku këto bashkohen për të formuar Moravën e Madhe.

Midis fiseve të hershme të Ballkanit Veriperëndimor ndër më të fuqishmit ishin liburnët, të cilët banonin në bregdet dhe në ishujt deri tek lumi Krka, në jug të tyre vinin dalmatët, kurse në viset e Bosnjës së brendshme, autariatët.

Përveç këtyre fiseve, në territorin e gjerë të Ilirisë do të shfaqen më vonë, në rrethana krejt të reja historike e politike, edhe një numër i madh bashkësish të tjera ilire, midis të cilave edhe bashkësi të tilla që do të kenë një peshë të madhe në zhvillimin e ngjarjeve politike të shtetit ilir, si enkelejtë, dasaretët etj. Përhapja e fiseve më të rëndësishme e të hershme ilire dëshmohet në burimet e autorëve antikë, të cilat në mjaft raste janë, megjithatë, të fragmentuara, madje dhe kontradiktore. Rrjedhimisht në përcaktimin e topografisë së fiseve ilire ka edhe raste të diskutueshme. Ilirët lanë të shkruar nga gjuha e tyre vetëm rreth 1000 fjalë të cilat ishin emra njerëzish, lumenjsh, fisesh, kafshësh, etj.

Fiset me te përmendura ilire janë taulantet, ardiante, dardanet, dalmatet, albanet, penestet, moloset, kaonet, tesprotet, etj. Taulantet shtriheshin ne bregdetin e Adriatikut, nga Vjosa deri ne territorin e Dyrrahyt. Ata kane luajtur rol historik ne Iliri, drejtuan shtetin e krijuar nga enkelejte. Ne zotërimet taulante u shfaqen albanet dhe parthinet. Enkelejte jetonin përreth Lyhnideve (Ohrit). Prej tyre rrjedh dinastia e pare e Mbretërisë Ilire, ne fund te shek V p.k. ne këto treva, duke u zgjatur drejt perëndimit, përmenden dasaretet, te cilët janë një fis i madh ne Iliri. Qytetet me te njohura ishin Pelioni (Selca e Poshtme, Pogradec) dhe Antipatrea (Berati).

Albanet zotëronin pjesën e tokave ne verilindje te Dyrrahut, me kryqender Albanopolin (Zgerdhesh, Kruje). Ky fis u dha emrin shqiptareve gajte mesjetës se hershme ne trajtën arber. Ardianet, me kryeqendër Shkodrën, shtriheshin nga gjiri i Rizonit dhe lumit Neretva ne veri, deri ne krahinat qe dikur mbaheshin prej taulanteve. Ata sundonin Mbretërinë Ilire dhe luajtën rol te madh ne luftërat kundër perandorisë romake, e shek III-II para K.

Harta eIlirisë

Harta e Ilirise

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen