Askush nuk di më mirë se mërgimtarët të manifestojë

Diaspora | Zef Prenka | 10.04.13 | 19:03

Shoqata „Atdheu“ në Schwäbisch Gmünd të Gjermanisë kremtoi festën e pesë vjetorit të pavarësisë të Kosovës. Kjo shoqatë përherë manifeston festat tona kombëtare dhe turnire sportive në futboll të vogël etj.
Në kuadër të kësaj Shoqate janë zhvilluar shumë aktivitete të bujshme, që nga themelimi i saj në shtator 1997, në salla dhe fusha të ndryshme sportive. Shoqata ka lokalin e vet ku mërgimtarët e kësaj ane kanë zhvilluar shumë aktivitete, duke ndimuar vendin tonë në kohët më të vështira, si arsimin, shëndetësin dhe luftën e fundit e ndihma të tjera. Në kuadër të kësaj Shoqate vepron edhe ekipi i suksesshëm fudbollistik „Atdheu“. Kjo Shoqatë ka bashkëpunuar me shoqatat tjera si „Nëna Terezë“, Göppingen, „Kadri Zeka“, Kirchheim-Teck, „Bardhosh Gërvalla“, Ludwigsburg, Këshillin Organizativ Kombëtar në Heilbronn etj.
Heroi i Kosovës Sali Çekaj, është shpallur antar nderi i kësaj Shoqate, Ai sa ka qenë gjallë ka vizituar shumë herë mërgimtarët e tubuar rreth kësaj Shoqate.
Në këtë mbrëmje festive u tubuan rreth 500 bashkatdhetarë, mysafirë e veprimtarë të çështjes tonë kombëtare. Pasë këndimit të himnit, zotri Halil Zemaj, sekretar, ftoj të pranishmit që me një mitutë heshtje tu bëhët nderimi të rënëve për liri, Ai në vazhdim përshëndeti musafirët, familjet e dëshmorëve dhe të gjithë pjesëmarrësit, duke ua uruar pesë vjetorinë e pavarësisë të Kosovës.
Zemaj, u dëshiroi mirëseardhje dhe përshëndeti; zëvendëskonsullin z. Ymer Lladrovci, me seli në Stuttgart, kryetarin e Këshillit Organizativ Kombëtar z. Abaz Imeri, nga Heilbronn-i me bashkëveprimtarët e tij si Emin Demaj, Skënder Alimehaj, Bedri Kryeziu, Ramadan Latifi etj., nga Ludwigsburg-u kryetarin e SHKSH-së „ Bardhosh Gërvalla“ Afrim Sylejmani me shokë dhe veprimtarë të disa klubeve fudbollistike etj. Enver Muzliukaj, Xhevdet Pajazitaj, Lulë Gjuraj, Xhevdet Nikçi, Rexhep Dakaj etj. Zemaj shkurt foli për sakrificat e çlirimtarëve dhe të popullit në përgjithësi për çlirimin e Kosovës, për arsimin plotësues në gjuhën shqipe…
Në foltore u ftua z.Ymer Lladrovci, i cili foli për luftën e fundit, për zhvillimin ekonomik të vendit tonë, për njohjet e Kosovës shtet nga shumë vende të Botës… Lladrovci me kompetencë foli për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe në Gjermani, për rrjedhat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen arsimtarët, por edhe vet ai, si zyrtarë i konsullatës…
Ish nënkryetari i parë i Shoqatës Elez Zejnullahu, i caktuar nga kryesia, disa afaristëve, që ndihmuan materialisht ekipin e futbollit „Atdheu“ ju ndau mirënjohje: Shemsi Ismaili, Qenan Zejnullahu, Besim Prenqi, kryetar i Shoqates „ Atdheu“, Besnik Shala, Xhemail Mehmetaj, Gazmend Behrami dhe Ahmet Hoxhaj.
Po ashtu disa veprimtarëve të Shoqatës, për kontributin e tyre, në shenjë respekti ju ndanë mirënjohje: Beg Leci, Veli Kelmendi, Naim Nurqaj, Faton Brahimi e Lulzim Kamberi. Mirënjohje iu nda edhe Klubit futbollistik „Drita-Kosova“, të cilën e pranoi drejtori i këtij klubi z.Xhevdet Pajaziti.
Më pas në skenë u ftua këngëtari i mirënjohur Mehedin Përgjegjaj – Meda, njëri ndër këngëtarët më human, i cili, për skamnorët e pa strehë, me mjetet e tij personale, ka ndërtuar disa shtëpi, për çka edhe ne e falënderojmë shumë z. Meda, për punën e madhe e shumë të ndershme që ka bërë ai, për ta zbutur sa do pak varfërinë. Deri në orët e vona të natës u këndua dhe u vallëzua, në një atmosferë të qetë e entuziaste, ku me prezencën saj dominonte rinia, gra e burra, vajza e djem të urtë e të kulturuar, për çka ne organizatorët i falënderojmë për sjelljet e mira.

Shoqata "Atdheu" Schwebisch Gmung

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen