Shqiptarët pakicë të ri-emërohen !!

OP-ED | Rrezore | 04.02.22 | 15:11

“ Beso në Kishë e Xhami, por mos trathëto të tënden Shqiptari“(zp)

Shkruan: V.U

Prishtinë, 02.02.2022

 

Që të ruhet bërthama kombëtare duhet të veprohet pa vonesë.Çdo neglizhencë në ketë aspekt, ka pasojat të pa riparueshme për vlerat dhe qënjen kombëtare.
Deri më tani kemi rrugëtuar si popull me tri variante fetare…
Ato,kanë kundërshtuar në esencë njëra tjetrën, ndërsa janë lajthitur në mes vete, duke u thirrur në tolerancë fetare.
Fjala tolerancë është pjesë e kësaj lajthitjeje mes tri konfesioneve fetare, Musliman, Ortodoks dhe Katolik.
Nuk ka pse t’i thuhet vëllait që mendon ndryshe,… „do të toleroj“!!

Vëllait që ka të drejtën e mendimit dhe veprimit individual duhet ofruar vetëm bashkëjetesë, pa kushte në bindjet e tij ideologjike, për deri sa nuk bie ndesh me ligjin dhe kushtetuten e shtetit.
Tani, duke analizuar situaten në vetëm dy dekada në demokraci të popullit shqiptar, vërehet dukshëm një ndikim i lartë i ndryshimeve edhe për brenda vet komunitetit shqiptar musliman(si shumicë), që janë përfshi në variante të reja, por shumë të rrezikshme për kombin tonë.
Islami radikal është rrezik për njerëzimin, pasi është rrept kundër vlerave demokratike dhe të drejtave dhe lirive të njeriut.Si i tillë është i pa pranueshëm për botën e civilizuar demokratike.
Në trojet shqiptare është duke vepruar si dergja që përhapet dhe kjo përbënë rrezik të madh kombëtar.
Ka plotë deshmi dhe fakte që, janë kthyer, sa individ dhe familje në sherbim të kësaj rryme të rrezikshme fetare.Shumë nga ata (me emër e mbiemër të njohur për opinionin) edhe pse kanë jetuar me dekada në përëndim, kanë krijuar kushte ekonomike atje dhe janë kthyer në vendlindje, për të zhvilluar bizneset e tyre në atje, por për dy -tre vite i ka përfshirë kjo dergja e quajtur islami radikal- politik.
Prandaj, kjo është arsyea edhe e shkrimit të këtij opinioni.

Keta individ apo familje, por edhe grupe të organizuara e rrezikojnë, pa dyshim, qenjen shqiptare.
Si shumicë (shqiptare), fare pak shqiptare, më tepër ose shumë herë më tepër, i’u intereson zbatimi i islamit radikal politik se sa pozicioni i kombit karshi vlerave demokratike Europiane.

Prandaj, me kalimin e kohes, ky zbatim dhe praktikim i islamit politik për qëllime të ndryshimit të demografisë shqiptare, por jo vetëm, e ka pushtuar edhe termin „shqiptar“?!
Në këtë kontekst, është nevojë imediate kombëtare që të bëhet një dallim dhe diferencim përbrenda kombit tonë, në mënyrë dhe qëllim të shpetimit të kauzes tonë kombëtare, si popull i deklaruar(së paku zyrtarisht nga pushtetarë dhe Kushtetuta e vëndit…), si popull autokton me kulturë kah vlerat demokratike perëndimore( por në praktikë asnjëherë), nuk e pënguan dhe nuk u ndeshën me dukurinë negative të shtrirjes së islamit radikal politik.Islami tradicional nuk e ka më primatin në praktikimin normal fetar.

Është e qëllimshme dyfytyrësia e shumicës muslimane?! Ata heshtin, heshtin klasa e arsimuar, intelektualet, analistët etj.Sidomos „politikanet“, janë ata që më se shumti e ushqejnë ketë virus në nivel kombëtar.

Neve si popull do na mbyllen dyert  në perëndim, sidomos për ketë shkak?!

Nëse u është lejuar nga qeveria ekzistuese, që pjestarë(me qindra) të shtetit laik, të bëhen pjestarë të formacioneve terroriste (ISIS) dhe të sulmohen edhe vet shtetet mike të Pavarësisë së Kosovës(por edhe të mëkëmbjes së Shqipërisë ekonomikisht…),kjo ka prapavijë të rrezikshme për ardhmerinë e kombit tonë.
Si mbetët tjetër shqiptarit që e do kombin dhe qënjen shqiptare, me kulturë dhe traditë Europiane (që janë pakicë),që të kërkoj identitetin e tij.
Meqënëse radikalizmi islamik si islam politik e ka „pushtuar“ termin – shqiptar, atëherë do duhej që „pakica“ që e duan, respektojnë dhe nderojnë kombin, traditat, kulturen dhe vlerat e kombit, të kthehen një hap prapa.Të kthehen kah ato vlera civilizuese demokratike europerëndimore dhe të ri-emërohet si paraardhesit e tyre- populli Arbëror dhe Dardanë!!
Pra, Arbënorët në Shqipëri dhe Dardanet në Kosovë do ishte termi më i arsyeshëm dhe i duhur për të ruajtur rrënjet tona, traditat dhe kulturen tonë KOMBËTARE, si dhe të dallohen nga „shqiptarët“ e elektrizuar në mendje e qënje të tyre me islamin radikal- politik.

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen