Në përvjetorin e lugatit

Arkivi | Dedë Preqi | 16.04.11 | 08:52

D.Preqi

 NË  PËRVJETORIN  E LUGATIT

-Duke filluar me një rrëfim ,që rrëfenë si në formë fragmenti-

 O,shqiptarë të ndershëm,ju mungon diçka shumë e rëndësishme për ju,me të cilën jeni mësuar,prandaj jeta e juaj, ju duket se e ka dinjitetin e jetës së skrrajës, atë sa herë e ndanë,ajo prapë përtërihet.

Ku jeni nisur sot, që jeni veshur ashtu solemnisht? Në përvjetor? Po çfarë përvjetori !Në përvjetorin e xhaxhit.Po,po,në përvjetorin e lugatit,atje mendoni se ju presin duartrokitjet,që e lavdëroni lugatin,atje ju presin urimet , bekimet,falenderimet,mirënjohjet e atyre, që u keni shërbyer dhe po u shkoni mbrapa si hije,ju besnikët e lugatit? Por,mos harroni se,edhe pse jeni duke bërë punën e juaj,jeni duke shkelur mbi gjakun e vëllezërve të juaj,dhe ju të ndershëm,po i bëni „hyzmet“ lugatit,që të zgjohet nga gjumi i thellë,i cili cofi nga ngopja dhe pëlcitja e tij me gjakun e shqiptarëve.

 

Si është e mundur sot, të nxjerrësh fantazmën nga varri,dhe të thurësh lëvdata për të, dhe të bëmat e tij,duke ditur se çfarë mizorie bëri ndaj popullit shqiptarë,diktatori më i rrëbeluar i botës fashiste,ai ishte vetëm  Enver Hoxha.Kjo e lëndon rëndë shpirtin shqiptarë,shkel mbi gjakun e tyre,mbi jetën e atyre që u dergjen nëpër burgjet dhe kampet e përqendrimit të Enver Hoxhës,i cili e dhunoi dhe e çnjerëzoi lirinë e kombit shqiptarë.Nuk mund të harrohen ata njerëz të pa fajshëm,gra,pleq dhe të tjerë,nuk mund të harrohet ajo pjesë e madhe e klerikëve të cilët ishin ajka më vleshme e kombit,dhe truri intelektual i kombit shqiptar,dhe Enver Hoxha duke ua pasë frikën sepse,ata ishin më të ditur se ai,dhe në krahasim më ata,Enver Hoxha ishte  një analfabet dhe për tu hakmarrë nga xhelozija i asgjësoi,i përsekutoi në mënyrën më barbare.Enver Hoxha ishte armiku më i madh i popullit shqiptarë,as Millosheviqi,nuk ishte më armik se Enver Hoxha,sepse Millosheviqi nuk e masakroi popullin e vet,nuk e zhduki pjesën më intelektuale të kombit të vet,ndërsa ky ishte përbindëshi më i rrezikshëm i popullit shqiptarë,që nuk e përshkruan ndonjë histori te popujt tjerë të botës.Ky njeri që nuk ka pasë ndjenja njerëzore,i cili nuk ka marrë frymë me mushkëritë e veta,as nuk ka folë me gojën e vet,por ka folë ,ka mendue dhe ka veprue me gjymtyrët e Stalinit,Titos dhe Mao Ce Dunit.

Ndodh sot në Shqipëri dhe në Kosovë,në dy krahët me shqiptarë,që ëndërra komuniste-staliniste të ngjallë nastalgji dhe të merr për shembëlltyrë fytyrën e Enver Hoxhës,admiruesin e tërbuar të Stalinit,si një shpëtimtar të kombit,ndërsa,në ato vende ku buroi ky „sunam“ i rrezikshëm i popujve të botës,është asgjesuar gadi në masë…Cila histori kombëtare e një populli në botë mundet ta cilësoi diktatorin Enver Hoxha me merita të kombit të vet,duke ditur se shqiptarët ende po përballën me këtë lloj „llumi“,dhe më këto mbeturina të kohës komuniste edhe pas vdekjes së lugatit,duke penguar zhvillimin e demokracisë shqiptare.

Në disa vende të Shqipërisë u festua edhe në këtë vit përvjetori i lugatit,duke e plotësuar dëshirën e vejës së tij,për tia përtrirë jetën edhe pak,asaj dhe aleatëve të përbetuar hoxhist.

Në qytetin e Ferizajit në Kosovë,u mbajtë një tubim përkujtimor me rastin e 26 vjetorit të vdekjes së diktatorit Enver Hoxha,me çrast lëvdërohet diktatori si një hero dhe shpëtimtar i kombit shqiptarë,dhe shpëtimtar i Kosovës,duke menduar se historija dhe shqiptarët i kanë harruar të bëmat e Enverit dhe masakrën e Tivarit,e cila është bërë me dijën dhe iniciativën e tij. 

Edhe në Zvicër,në një tubim rasti për ngjarjet dhe demostratat e 81-tës,në përvjetorin e tyre u brohorit me të madhe E.Hoxha,E.Hoxha…

Këtu zbulohen njerëzit të cilët janë kundër demokracisë shqiptare,ata të cilët janë edhe kundër Pavarësisë së Kosovës,me të cilët bashkohen vetëm serbët,rusët dhe kinezët,miqtë më të ngushtë të Enver Hoxhës.

Brohoritjet nuk pushojnë,njerëzit ende brohorisin për Hitlerin,për Stalinin,Qaushevskin,Sadam Huseinin,Millosheviqin dhe Enver Hoxhën,por ky i fundit ua kalonte të gjithve këtyre diktatorëve të botës,jo që ishte njeriu më i ditur dhe më i forti,por ishte më i ligu ndër të tjerët,sepse masakroi popullin e vet,përdhunoi lirinë e popullit të vet.

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen