Dua të jem, si…! Poezi nga Zef Prenka

Këndi poetik, Rrezore | Rrezore | 19.08.22 | 14:32

Dua të jem,si…!

Të isha si i urti

I tillë dua të jem‘

Me kënaqet shpirti

Virtytet e tij t‘i kem‘ !

 

Të isha si dijetarët

Si ata dua të jem

Dije për të shpërndarë

Ky është meraku jem!

 

Si këshilltari i mirë të isha

Të metat do të t‘i hjek

Durimin po ta kisha

Do bëhesha poet!

 

Me butësi do dua

Çdo vrazhdësi ta zhbëj

Si mësues po të isha

Materjen që ta zbërthej!

 

Të isha si zemërmiri

Do më quaje mjek

Brengat si zingjiri

N‘lumturi dua t‘i ndjek!

 

Si artisti dua të sillem

Hijeshi të ketë mjedisi

Kreator paqeje të jem

Vëndlindjen ta stolisi!

 

I dashur po të isha

Pa u përbe n’Kishë e n‘Xhami

Të te dua për ty do vdisja

Kësaj i thonë besnikëri!

 

Dhe bariu i mirë po të isha

Kopenë me zell do ndjekja

Njerzit rreth kah mbarësia

Asgjë s‘më duket vdekja!

 

Kopshtar i mirë si vetvetja

Aq lule të bukura t‘i stolisja

E bukur do të dukej jeta

Dua të jem, s‘është si të isha!

[zp]

Stuttgart

Gusht‘22

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen