Faton Kurti, kreu i republikanëve të Kosovës: pse u ktheva në vendin tim pas 37 vitesh në Perëndim

Analiza & Komente | Rrezore | 02.11.22 | 01:57

Prof.Faton Kurti-Njeriu që dëshiron të ndërroj epokat politike në Shqipërinë Etnike!

Kur flitet për përsonalitetet që janë të gatshëm të lënë çdo komoditet të jetës dhe të arriturat intelektuale dhe profesionale, të braktisin rehatinë dhe mirëqenjen e përvershme për t‘u përballur me sfidat e aktualitetit „ hallakamë“( siç do quhej nga intervista me Fatonin që do e kuptoni në vazhdim…), të cilat sfida, jo që e kënaqin , por e obligojnë të jetë „ pararojë“ i kombit, sidomos kur kombi vërtetë ndihet i mundur nga keqbërjet e subjekteve politike të cilat e kanë gjunjezuar për toke shtetin në të gjitha sferat politiko-ekonomike, por edhe të fushave tjera të jetës. „Zoti nuk është, një mace për të grrithur „ , thuhet nga një thënje popullore, por i ndeshkon keqbërësit duke ju dhënë popullit njerëz që i dalin Zot‘ atdheut. Një i tillë është edhe Prof Faton Kurti, që fatmiresisht pata rastin të njihemi ( virtuslisht) përmes projekteve me qëllime fare të ngjashme, por në kohë dhe hapsirë të ndryshme.

Faton Kurti do jetë njëri ndër përsonalitetet që i duhet truallit shqiptar që të bëhet kthesa e madhe historike, nga ajo që po ngjanë me një katrahurë dhe antikulturë politike, me dështime e keqbërje tejet të ulëta, nga secila Qeveri deri më tani dhe të këndellet shteti, dhe ekonomia të lulëzojë ashtu siq mindet dhe duhet.

Tani po vazhdojmë me një intervistë të huszusr nga portali “ Te Sheshi“.

Pas 37 vitesh në mërgim ku mori një eksperiencë dhe ndërtoi një karrierë në industri të ndryshme në fushën e marketingut, vendosi të kthehej në vendlindje, në Kosovë, për të dhënë kontributin e tij që ka marrë në dy shtete të zhvilluara, në SHBA dhe Gjermani.

Ky është Faton Kurti, politikani më i ri në skenën politike kosovare, njëherit kryetar i Partisë Repulikanë të Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive dhënë për portalin mbarëkombëtar tesheshi.com, Kurti tregon se një prej arsyeve pse vendosi t’i hyjë politikës është gjendja e rëndë ekonomike e bashkëqytetarëve të cilën synon ta ndryshojë, pasi thotë se subjekti që udhëheq në qendër të vëmendjes ka qytetarin, shtetin ligjor, luftën ndaj korrupsionit, etj.

Politikani Kurti flet edhe për shumë çështje të rëndësishme, si për krizën aktuale politike, për atë nëse do të merr pjesë apo jo REK në zgjedhjet parlamentare, për kontaktet me Partinë Republikane të Serbisë dhe tema të tjera.

Intervistoi: Blendi Gashi

A mund të na tregoni pak për veten tuaj një biografi të shkurtër që opinioni shqiptarë t’ju njohë më tepër?

Unë jam i lindur në Gjakovë, kam kryer Gjimnazin po në Gjakovë. Në vitet ‘80 jam nisur drejt Gjermanisë, Braunscheig, ku kam vijuar studimet duke përfunduar me diplomë-magjistër.
Kam më shumë se 30 vjet përvojë në projektime strategjike dhe inovative për industri të ndryshme në marketing në Evropë dhe SHBA.

Prej gati 21 vite kam jetuar dhe ushtruar aktivitetin tim në Gjermani dhe nga viti 2000 jam larguar nga ky vend për të shkuar në Amerikë. Kam jetuar 16 viteve në Amerikë dhe  tashmë prej pak kohësh jam rikthyer në Kosovë.  Pra rikthehem në vendlindje pas 37 vitesh në diasporë, me eksperiencë dhe përvojë pune dhe jete nga dy vende shumë të zhvilluara si Gjermania dhe SHBA-ja.

U riktheva në Kosovë për të dhënë kontributin tim dhe e fillova nga themelimi i Partisë Republikanët e Kosovës (REK) dhe njëkohësisht jam i angazhuar si profesor në Universitetin AAB, në Prishtinë.

Sa është e vështirë të themelosh dhe organizosh një parti të re në Kosovë kur vendi është në një hallakamë të madhe politike por edhe ekonomike?

Themelimi i partisë Republikanët e Kosovës (REK) nuk ishte aspak i vështirë, sepse situata hallakamë siç thoni edhe juve në skenën politike të Kosovës e bëri të domosdoshme ardhjen e një partie siç është REK në skenën politike kosovare, për t‘u sjellë ndryshimin e shumë pritur qytetarëve të Kosovës.

Ne jemi në çdo aspekt më ndryshe se sa partitë e momentit që operojnë në skenën politikë të Kosovës, sepse ideja dhe fryma e kësaj partie vjen nga diaspora siç vij edhe unë vetë, duke u mbështetur në parimet e Partisë Republikane Amerikane me një traditë 300 vjeçare në politikëbërje të suksesshme konzervative, liberale në SHBA. Konzervatizmi liberal pasqyron më mirë se asnjë ideologji tjetër politike mentalitetit e traditave shqiptare.

REK vjen me një program tjetër, njerëz vizionarë  dhe  me koncepte konkrete për ndërtimin e ekonomisë së fortë ku në qendër të vëmendjes është vet qytetari, shteti ligjor, lufta ndaj korrupsionit, mirëqenia sociale, shkollimi cilësore, shëndetësi falas, mbrojtje të ambientit, sport dhe kulturë dhe një ushtri të fortë.

Ne duam të bashkojmë forcat e  burimeve njerëzore (intelektualë dhe specialistë) në vend dhe ato në diasporë për të sjellë rezultate të mira në çdo spektër të ndërtimit të shtet bërjes sidomos të sektorit ekonomik.

Mitrovica ka qenë ndalesa e radhës për Partinë Republikanët e Kosovës. Deri më tani në sa komuna keni hapur degë dhe a do jeni të shtrirë në mbarë vendin?  Sa ka interesim të intelektualëve por edhe qytetarëve t’iu bashkangjitur partisë suaj?

Realisht ne kemi filluar me aktivitetet politik konkrete nga dhjetori i vitit të kaluar, d.m.th një kohë shumë e shkurtër dhe arritjet tona janë për tu vlerësuar si shumë të suksesshme, duke bërë një politikë jo vetëm në vend, por edhe atë rajonale.

Neve jemi duke u shtrirë me hapa të mëdhenj nëpër të gjitha komunat e Kosovës, qëllimi  ynë është çdo javë të kemi hapjen e një dege në një komunë të re. Ne jemi duke monitoruar mirë të kaluarën politike për njerëzit që duan të na bashkëngjiten për të ndërtuar strukturat udhëheqëse të REK. Ata duhet të janë adekuatë dhe specialist për atë që do të përfaqësojnë para qytetarëve. Kemi planifikuar që brenda disa muajve të kemi së paku 30 degë nëpër komunat e Kosovës.

Janë bërë shtatë muaj që Kosova ka hyrë në një krizë të thellë politike. Si i shihni ngjarjet që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe në Parlament dhe si e shihni zgjidhjen? Janë zgjedhjet dalja nga kriza aktuale apo jo?

Por edhe pse kemi politikanë që çdo gjë bëjnë për të mbrojtur apo marrë pushtetin, sepse pushtetbërja është kuptuar këtu në Kosovë dhe mund të them në tërë rajonin si një mundësi e pasurimit personal e jo si shërbim ndaj qytetarit siç duhet në realitet të ishte. Kosova është prej shumë vitesh në një krizë politike dhe ekonomike, por vetëm se tani kanë filluar të dalin të gjitha paaftësitë e politikëbërjes në vend.

Politika dhe politikanët e Kosovës këtu nuk bëjnë politikën për qytetarin, por vetëm interesat e tyre personale dhe për të mbajtur karrigen e vet me çdo kusht. Politikanët e kanë për detyrë të mësojnë qytetarin sesi duhet mbrohen institucionet shtetërore dhe Kushtetuta e saj, e jo sesi shkatërrohen ato. Është një thënie që e përshkruan këtë, “Romës iu deshën 1000 vjet të ndërtohej dhe vetëm një natë të shkatërrohej”.

Qeveria Mustafa nuk e ka aspak idenë sesi të dalë nga kjo krizë, përkundrazi ai po e fut vendin në një krizë edhe më të thellë. Sipas parametrave europianë, një qeveri e cila nuk di si të menaxhojë më shtetin e vet, është shkak i mjaftueshëm për të dhënë dorëheqje, apo të shkohet në zgjedhje të reja. Kurse kjo qeveri futi Kosovën në një kaos politik dhe ende do të mbajë karriget e pushtetit.

Po, patjetër dhe urgjentisht duhet shkuar në zgjedhje të reja, ky është i vetmi opsion për të shmangur një krizë edhe më të madhe në vend. Duhet ditur se qeveritë në një shtet demokratik janë të përkohshme dhe të gjitha ata që dëmtojnë vendin për interesat e tyre personale duhet një ditë të japin llogari para vetë popullit.

A do të garoni në zgjedhjet parlamentare kurdo që të mbahen ato? Me cilën parti aktuale parlamentare në Kosovë, REK e sheh vetën më të përafërt. Me cilin subjekt do të pranonit të bënit koalicionit e cilin jo?

Po, patjetër. Neve do ju bëjmë të qartë qytetarëve të Kosovës se REK është e vetmja alternativë reale për të sjellë ndryshimin. REK i ka burimet njerëzore në vende dhe ne diasporë për të sjellë këtë ndryshimin, ne dimë si të komunikojmë dhe punojmë me ndërkombëtarët, do të ndërtojmë imazhin e Kosovës dhe pastaj do të sjellim investitorë të huaj serioz në  Kosovë. Ne do të sjellim zhvillim ekonomik dhe paqe me fqinjët tanë.

Keni thënë se Kosova po shkon drejt një humnere ekonomike. A ka një plan të detajuar partia juaj për të ringjallur ekonominë në vend. Nëse po, a mund të flitni pak se si do e zvogëloni papunësinë etj?

Ekonomia e fortë sjell politika dinjitoze dhe njerëz që dinë të bëjnë ekonomi. Ne besojmë në një ekonomi të lirë (free Market), shteti duhet të këtë influencën minimale në ekonomi bërje, shteti ka për detyrë të krijojë kushte të volitshme për ekonominë, p.sh formën e taksimit ku duhet shkuar nga taksat Progresive (që e dëmtojnë biznesin që nga fillimi i saj) në atë të sheshtë (taksimi më i ulët i jep mundësinë biznesit  të zhvillohet dhe konsumatorit  të konsumojë më shumë) këto sjellin vende pune. Me taksën e sheshtë (fikse) motivohet edhe investitori të investojë në vendin tone.

Është e papranueshme që qytetari ynë të paguajë për çdo artikull ushqimor një çmim më të lartë se një qytetar gjerman që ka 10- fishin e të ardhurave personale më të madhe se sa një qytetar i Kosovës.

Duhen hequr tatimet doganore për sjelljen e mjeteve (makineri) prodhuese dhe krijimin e vendeve të punës. Duhet cekur se sot shtetet aziatike ndër to Kina, të cilat kanë patur një varfëri të skajshme brenda një periudhe shumë të shkurtër arritën të bëhen superfuqi ekonomike me një politikë dinjitoze dhe pro biznes. Këto vende nuk patën asgjë tjetër që se ka Kosova dhe ato janë burimet njerëzore dhe një klase punëtore më të ardhura të ulta për të prodhuar lirë.

Duhet ditur se një qeveri e paaftë për t’u marrë me problemet konkrete që ka vendi p.sh. ekonomia dhe zhvillimi i vendit krijojnë kriza artificiale për t’ju shmangur përgjegjësisë dhe pa aftësisë së tyre. Kosova  vetëm me agro-industri mund të punësoje gjysmën e popullatës së vet! Për këtë kemi koncepte konkrete që po i cek këtu.

Një çështje mjaft e diskutuar në Kosovë është edhe financimi i partive politike. A mund të na tregoni nga financohet partia juaj, në mënyrë që në start të jeni transparent karshi qytetarëve dhe përkrahësve tuaj potencial?

Kurti_1

Neve për momentin financohemi me forca tona dhe do të pranojmë mbështetje financiare vetëm nga ata që duan të njëjtën gjë, sikurse edhe REK për vendin tonë.

Ju keni zhvilluar takime me republikanët e Serbisë. Çfarë  keni biseduar me kryetarin e Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sandulloviq? Cili është qëndrimi i kësaj partie karshi pavarësisë së Kosovës?

Vajtja jonë në Beograd me datën 10 dhjetor të vitit 2016, ishte me kusht që republikanët e Serbisë të njohin Kosovën si shtet sovran, sepse ne si Parti Republikane e Kosovës përfaqësojmë Republikën e Kosovës në Serbi.  Dhe kjo ndodhi atë ditë. Në mes të Beogradit, para mediave serbe, z. Nikola Sanduloviç pranoi Kosovën si realitet dhe njohu sovranitetin e saj të plotë dhe që dëshiron të ketë një marrëdhënie të mirë fqinjësore me Kosovën. Kjo deklaratë na hapi rrugën neve si parti me emër të njëjtë dhe me një program të ngjashëm për një rrugë të Ballkanit drejt Euro- Atlantizmit dhe hyrjes në NATO. Bisedat vazhduan edhe me një ide të krijimit të një Unionit të Partive Republikane në rajon për të ndihmuar proceset e stabilizimit në rajon dhe për të përgatitur terrenin për hyrjen e vendeve tona në BE.

Siç është bërë e ditur tashmë për çdo kënd më pas unë organizova edhe një takim me datën 28 dhjetor në Tiranë ku u takuam edhe me homologun tim z. Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë. Në këtë rast para të gjitha mediave shqiptare z. Sanduloviç kërkoi falje për krimet e luftës që bëri regjimi serb në Kosovë dhe tha se rruga e Serbisë do të jetë në NATO.

Unë përfundova para mediave me fjalën duke ju drejtuar z. Vuçiq se rruga e Serbisë në EU mund të bëhet vetëm me njohjen nga ana e Qeverisë Serbe se Kosova është shtet sovran.

Ne kemi vizione dhe kemi gjetur politikanët e duhur ta bëjmë atë në rajonin e Ballkanit që deri më tani nga Qeveritë tona me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve nuk ishte e mundur të realizohej. REK nuk do të ndalet vetëm me këtë hap, por do të vazhdojmë me punët që kemi filluar në këtë drejtim deri në realizimin e një politike që sjell paqe dhe prosperitet jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

Për fund, ku e shihni partinë tuaj pas pesë vitesh. Parti serioze në skenën politike kosovare apo mund të ndodh që edhe ky subjekt të ketë fatin si parti të tjera që nuk arritën të konsolidohen dhe më pas u shuan?

Neve nuk jemi një parti që shuhemi, por po rritemi dita më ditë…
…REK tashmë është realitet i politikës kosovare dhe synimi ynë është një shtet ligjor dhe një ekonomi e fortë për qytetarët tanë.

Republikanët siç e ceka edhe më parë kanë një histori të gjatë prej mëse 300 viteve në politik bërje në SHBA! Synimi ynë është i njëjti dhe do të jemi të pa shmangshëm në politikën kosovare.

fattt

/tesheshi.com/

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen