Mjalti dhe karakteristikat e mjaltit

Analiza & Komente | Rrezore | 20.01.23 | 00:22

Kuriozitete për mjaltin.
A E DINI SE…

Nga Andrea Zalli(Fb)

•Mjalti ka enzimat e gjalla?
• Në kontakt me metalin këto enzima vdesin dhe mjalti bëhet toksik?
•Ka nga 10 deri në 80,000 bletë në nji koshere?
•Mjalti përmban nji substancë që ndihmon trunin e njeriut të funksionojë ma mirë?
•Bletët i shpëtuen njerëzit në Afrikë nga uria?
•Nji lugë çaji mjaltë mjafton për të mbajtë jetën e nji njeriu për 24 orë?
•Propolisi i prodhuem nga bletët asht antibiotiku mâ i fuqishëm natyror?
•Mjalti nuk ka datë skadence?
•Mjalti asht ndër format para në botë që asht përdorë si mjet (monedhë) pagese?
•Për prodhimin e 1 kg. mjaltë nevojitet nektari i mâ shumë se 1 000 000 luleve?
•Monedhat e para në botë kishin nji bletë të stampueme?
•Mjalti këshillohet të hahet bashkë me hoje?
•Ka nji “lugë” të veçantë druni për mjaltë. E metalit nuk këshillohet të përdoret?
•Bletët kullosin ushqimin mâ të shndetshëm në botë?
•Poleni i luleve mund të ketë mâ shumë se 1500 ngjyra e nuanca?
•Nji bletë mund të fluturojë me shpejtsi mbi 60 km në orë?
•Në Britaninë e Madhe, familja mbretnore konsumon mjaltë rumun?
•Trupat e perandorëve të mëdhenj të botës mbuloheshin me mjaltë për të parandalue prishjen?
•Bletët janë të vetmit insektet që prodhojnë ushqim për njerëzit?
•Emri “muej mjalti” vjen nga fakti se çiftet mbas martesës konsumonin mjaltë për pjellorinë?
•Mbretnesha lëshon vezë sa dyfishin e peshës së saj në ditë?
•Bletët përplasin krahët mâ shumë se 11,000 herë në minutë?
•I vetmi mjaltë që mund të shijojnë njerëzit alergjikë ndaj produkteve të bletëve asht mjalti mana (manuka).
•Mjalti manuka asht mjalti mâ i mirë për femnat?
•Mjalti i akacies (sallgamit) nuk asht i amël?
•Nji bletë jeton mâ pak se 40 ditë, viziton t’paktën 1000 lule e prodhon mâ pak se nji lugë çaji mjaltë, por për tè kjo asht nji jetë…

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen