Drejtshkrimi Prishtinë 1964 -ORTOGRAFIJA E GJUHËS SHQIPE

Analiza & Komente | Zef Prenka | 19.02.23 | 10:05

( Pjesa II-të)
MORFOLOGJIJA
Edit

I. EMNATEdit

1. EMNAT FEMNORË MË ëEdit

Emnat femnorë paroksitonë, që në trajtën e pashqueme mbarojnë me ë, do të shkruhen me ë, pamvarsisht nga shqiptimi i këtij tingulli në të folun; p.sh.: barrë, bletë, bukë, fjalë, flakë, fletë, gjuhë, hundë, kambë, lopë, lugë, pemë, punë etj.

Këta emna e ruejnë ë-në gjatë lakimit, në njajës e në shumës; p.sh.: punë, punës, punën, punë, punëve, punësh, punët, punëvet; pemë, pemës, pemën, pemë, pemëve, pemësh, pemët, pemëvet; kambë, kambës, kambën, kambë, kambëve, kambësh, kambët, kambëvet etj.

Fjalët ditë e natë edhe në shumsin e pashquem do të shkruhen me ë, pamvarsisht nëse ndihet ky tingull apo jo në të folun: ditë e netë (e jo dit e net).

2. EMNAT FEMNORË MË -a, -e, -i, -o, -uEdit

1. a) Emnat femnorë që mbarojnë më -a,-e, -o, -u të theksueme, në rasat e zhdrejta të njajsit të pashquem dhe n’emnoren e shqueme, marrin, përveç mbaresës rasore -e dhe nyjës së mbrapme -a, edhe nji j eufonike (epentetike); p.sh.: gja-gjaje, gjaja, hua-huaje, huaja: kala-kalaje, kalaja; mera-meraje, meraja; fe-feje, feja; fole-foleje, foleja; re-reje, reja; rrufe-rru-feje, rrufeja; ve-veje, veja; byro-byroje, byroja; Baku-Bakuje, Bakuja; Ba-tu-Batuje, Batuja; dru-druje, druja; û-je, uja etj.

b) Emnat femmnorë që mbarojnë më i të theksueme, në rasat e zhdrejta të njajsit të pashquem edhe n’emnoren e shqueme mund të shkruhen me j ose pa te; p.sh.: shtëpi-shtëpije a shtëpie, shtëpija a shtëpia; liri-lirije a lirie, lirija a liria; selvi-selvije a selvie, selvija a selvia; shprehi-shprehije a shprehie, shprehija a shprehia; dhi-dhije a dhie, dhija a dhia; Jugosllavi-Jugosllavije a Jugosllavie, Jugosllavija a Jugosllavia etj.

2. Kët j eufonike e marrin edhe:

a) emnat femnorë që mbarojnë me e të patheksueme; p.sh.: cule-culje, culja; dele-delje, delja; lule-lulje, lulja; zhele-zhelje, zhelja etj.;

b) emnat mashkullorë që mbarojnë me o të theksueme; p.sh.: laro-laroje, laroja; murro-murroje, murroja etj.;

c) emnat mashkullorë që mbarojnë me o të patheksueme, p.sh.: Beqo-Beqoje, Beqoja; balo-baloje, baloja; Koço-Koçoje, Koçoja; Meto-Metoje, Metoja; Pirro-Pirroje, Pirroja etj.

3. Emnat femnorë që mbarojnë me -a, -e, -i, -o, -u të theksueme, në rasat gjindore, dhanore e rrjedhore të njajsit të shquem, do të shkruhen me -së dhe në rasën kallxore me -në; p.sh.: gja-gjasë, gjanë; hua-huasë, huanë; kala-kalasë, kalanë; mera-merasë, meranë; fe-fesë, fenë; fole-folesë, folenë; ide-idesë, idenë; re-resë, renë; rrufe-rrufesë, rrufenë; ve-vesë, ve-në; dhi-dhisë, dhinë; Jugosllavi-Jugosllavisë, Jugosllavinë; liri-lirisë, lirinë; selvi-selvisë, selvinë; shprehi-shprehisë, shprehinë; shtëpi-shtëpisë, shtëpinë; byro-byrosë, byronë; dru-drusë, drunë etj.

N’emnoren e kallxoren e shumsit të shquem këta emna do të shkruhen me të p.sh.: huatë, kalatë; fetë, foletë, retë, rrufetë, vetë, shprehitë, shtëpitë, byrotë, drutë etj. dhe në rrjedhoren e shumsit të pashquem me -sh (e jo -shë); p.sh.: huash, kalash; fesh, folesh, resh, rrufesh; shprehish, shtëpish, byrosh, drush etj.

3. EMNAT FEMNORË MË -jeEdit

Emnat femnorë foljorë me mbrapashtesën -je e ruejnë j-në në trajtën e pashqueme dhe të shqueme të njajsit e të shumsit; p.sh.: ardhje, derdhje, dredhje, dridhje, dalje, kapje, korrje, lidhje, marrje, mbështetje, ndodhje, pritje, prishje, shitje, tretje, si edhe: dije, pije, bashkë me derivatet e tyne, si: dijeni, dijetar, pijetore etj. Por ku bashkohet j-ja me n-në, do të shkruhen nie dhe jo nje; p.sh.: dhanie, marrëdhanie, parathanie, zanie etj. Kështu do të shkruhet edhe gie dhe jo gje djegie (e jo djegje), shmangie, lagie etj. Me j do të shkruhen edhe emnat femnorë me -ije dhe -ijë, në të cilët j-ja i përket temës së fjalës dhe ndihet kudo; p.sh.: anije, anija; fije, fija; shije, shija; bijë, bija; mijë, mija; vijë, vija, fëmijë, fëmija, fëmijët a fëmi, fëmija, fëmijt etj.

4. EMNAT FEMNORË MË jëEdit

Emnat femnorë më -jë do të shkruhen me -një (e jo me -jë); p.sh.: brinjë, shkronjë, ulkonjë, rranjë, banjë etj. por mburojë.

5. EMNAT FEMNORË MË MBRAPASHTESËN -z (ë)Edit

1. Ë-ja fundore e mbrapashtesës zvogluese -zë kur u ngjitet emnave femnorë paroksitonë (e rrallë emnave mashkullorë) bie: p.sh.: copëz, degëz, dorëz, dosëz, drrasëz, dhambëz, gjuhëz, hanëz, shkurtëz, vashëz etj.

2. Ë-ja e temës së këtyne emnave bie gjatë lakimit në njajës e shumës, si në trajtën e pashqueme ashtu edhe në trajtën e shqueme; p.sh.: copëz, copze, copzës, copzën, copza, copzave, copzash, copzat, copzavet; degëz, degza, degzës, degzën, degza, degzave, degzash, degzat, degzavet; dorëz, dorze, dorza, dorzës, dorzën, dorza, dorzave, dorzash, dorzat, dorzavet etj.

3. Ë-ja e temës së këtyne emnave ruhet kur para ë-së gjenden tingujt -s, sh dhe t; p.sh.: dosëz, dosëze, dosëza, dosëzës, dosëzën, dosëza, dosëzave, dosëzave, dosëzash, dosëzat, dosëzavet; vashëz, vashëze, vashëza vashëzës, vashëzën, vashëza, vashëzave, vashëzash, vashëzat, vashëzavet; drrasëz drrasëze, drrasëza, drrasëzës, drrasëzën, drrasëza, drrasëzave, drrasëzash, drrasëzat, drrasëzavet; dritëz, dritëze, dritëza; shpatëz, shpatëze, shpatëza, i shpatëzës etj.

4. Ë-ja e mbrapashtesës zvogluese -zë ruhet, kur u ngjitet emnavet femnorë oksitonë, p.sh.: lajthizë, qelizë, shtëpizë, vezë etj.

6. EMNAT FEMNORË MË -ull e -urEdit

Emnat femnorë me -ull e -ur, që n’emnoren e shqueme të njajsit janë proparoksitonë, si p.sh.: rregulla, flutura, do të shkruhen pa ë-në fundore n’emnoren e kallxoren e pashqueme të njajsit; p. sh.: kërdhokull, kumbull, ndrikull, mjegull, nofull, rregull, strofull, shpatull, ufull, vetull; flutur, etj.

Këta emna në gjindore, dhanore, kallxore e rrjedhore të njajsit të shquem e ruejnë ë-në; p.sh.: kumbulla-kumbullës, kumbullën; flutura, fluturës, fluturën etj.

Po ashtu këta emna e ruejnë edhe u-në mbastheksore gjatë lakimit në njajës e shumës, si në trajtën e pashqueme ashtu edhe në trajtën e shqueme; p.sh.: vetull-vetulle, vetulla, vetullës, vetullën, vetulla, vetullave, vetullash, vetullat, vetullavet; flutur-fluture, flutura, fluturës, fluturën, flutura, fluturave, fluturash, flutuat, fluturavet etj.

7. EMNAT FEMNORË MË mëEdit

Emnat femnorë të parmë e të prejardhun, që diku shqiptohen me -më, e diku me -ëm, do të shkruhen me -më, p.sh.: darsmë, krismë, gjysmë, ndihmë etj. (e jo: darsëm, krisëm, gjysëm, ndihëm etj.).

8. EMNAT FEMNORË MË -ël, -ën, -ër, -ërrEdit

Emnat femnorë më -ël, -ën, -ër, -ërr, e humbin ë-në gjatë lakimit në njajës e shumës, si në trajtën e pashqueme ashtu edhe n’ate të shqueme: gogël- gogle, gogla, goglës, goglën, gogla, goglave, goglash, goglat, goglavet; femën-femne, femna, femnës, femnën, femna, femnave, femnash, femnat, femnavet; zemër-zemre, zemra, zemrës, zemrën, zemra, zemrave, zemrash, zemrat, zemravet; kokërr-kokrre, kokrra, kokrrës, kokrrën, kokrra, kokrrave, kokrrash, kokrrat, kokrravet. Kështu shkruhen edhe emnat: vegël, pendël, dhelpën, thekën, gënjeshtër, kandër, kthetër, thundër, vedër; andërr, mjekërr, vjehërr etj.

9. EMNAT MASHKULLORË MË -ëEdit

Do të shkruhen me ë në fund n’emnoren e kallxoren e trajtës së pashqueme:

a) disa emna që në përgjithsi tregojnë landë, pamvarsisht se a përdoren në gjininë mashkullore apo asnjanse, p.sh.: brumë-brumi ose brumë-brumët; djathë-djathi ose djathë-djathët; drithë-drithi ose drithë-drithët, dyllë-dylli ose dyllë-dyllët; grunë-gruni ose grunë-grunët; mjaltë-mjalti ose mjaltë-mjaltët; ujë-uji ose ujë-ujët etj.

b) emnat mashkullorë që në trajtën e shqueme marrin nyjën a dhe shkojnë mbas lakimit t’emnavet femnorë: p.sh..: babë, bacë, Gegë, Kolë, lalë, Lekë, Llukë, Toskë, etj.

c) disa emna mashkullorë, si: ballë, burrë, djalë, gjumë, kalë. Por lum (e jo lumë).

10. EMNAT MASHKULLORË MË -ël, -ën, -ër, -ërrEdit

Emnat mashkullorë me -ël, -ëm, -ën, -ër, -ërr, si: tambël, pezëm, emën, bakër, vjehërr etj. humbin ë-në gjatë lakimit, me përjashtim t’emnores e kallxores njajës të pashquem, në të gjitha rasat e njajsit e të shumsit, si në trajtën e pashqueme ashtu edhe n’ate të shqueme; p.sh.: tambël-tambli, tamblit, tamblin; emën-emni, emnit, emnin, emna, emnave, emnash, emnat, emnavet; bakër-bakri, bakrit, bakrin; vjehërr-vjehrri, vjehrrit, vjehrrin, vjehrrit (por vjehërrvet).

11. EMNAT MASHKULLORË MË -ull e -urEdit

Emnat mashkullorë me -ull e -ur, e ruejnë u-në patheksore gjatë lakimit; p.sh.: akull-akulli, akullit, akullin; brumbull-brumbulli, brumbullit, brumbullin; kungull-kungulli, kungullit, kungullin; popull-populli, popullit, popullin; flamur-flamuri, flamurit, flamurin; hekur-hekuri, hekurit, hekurin; lepur-lepuri, lepurit, lepurin etj.

12. EMNAT MASHKULLORË MË -izëmEdit

Emnat e terminologjisë shkencore e fjalë tjera ndërkombtare që mbarojnë më -izëm, e humbin ë-në e mbrapashtesës gjatë lakimit; p.sh.: komunizëm-komunizmi, komunizmit, komunizmin; idealizëm-iedalizmi, idealizmit, idealzmin; patriotizëm-patriotizmi, patriotizmit, patritizmin; realizëm-realizmi, realizmit, realizmin; romantizëm-romantizmi, romantizmit, romantizmin; reumatizëm-reumatizmi, reumatizmit, reumatizmin; socializëm-socializmi, socializmit, socializmin etj.

13. EMNAT MË -amë, -emë, -omëEdit

Emnat e burimit grek më -amë, -emë, -omë, në shqipet janë në përgjithsi të gjinisë femnore; p.sh.: dramë-drama, emblemë-emblema, poemë-poema, teoremë-teorma, aksiomë-aksioma.

Këta emna shumsin e bajnë më -a: drama-t, emblema-t, poema-t, teorema-t, aksioma-t.

Disa emna të kësaj katgorije janë të gjinisë mashkullore dhe shkruhen pa ë në fund: program-programi; problem-problemi, sistem-sistemi etj. dhe shumsin e bajnë më e: programe-t, probleme-t, sisteme-t.

14. EMNAT ABSTRAKTË QË FORMOHEN NGA MBIEMNAT E PJESORETEdit

Emnat abstraktë që formohen nga mbiemnat e pjesoret, trajtën e shqueme e kanë me -ët, nëse vijnë nga mbiemnat e nga pjesorja që mbarojnë me ë: i butë, të butët; i naltë, të naltët; i randë, të randët; dalë, të dalët; thanë, të thanët etj.

Emnat abstraktë e kanë trajtën e shqueme me -it, nëqoftëse formohen nga mbiemnat që mbarojnë me -ët a -të dhe nga pjesoret që mbarojnë me bashkëtingëllore; p.sh.: të ftohët, të ftohtit; ikun, t’ikun, t’ikunit; folun, të folun, të folunit etj.

Emnat abstraktë që formohen nga mbiemnat njirrokësh trajtën e shqueme e bajnë me -t; psh.: të keqt, të kuqt, të madht. Por të zitë.

15. EMNAT E MBIEMNAT MË -ian, -jamEdit

Emnat e mbiemnat që formohen nga emnat e vendeve të huaja me -i dhe e marrin mbrapashtesën -an, do të shkruhen më -ian (e jo -jan), p. sh.: Austri, Austrian-e; Australi, Australian-e, australian-e; Itali, Italian-e, italian-e; Indi, Indian-e, indian-e, etj. Po kështu do të shkruhen me i dhe jo me j emnat e mbiemnat analogë me mbrapashtesën -ian, psh.: Brazilian-e, brazilian-e; Europian-e, europian-e etj.

Disa emna shqip që tregojnë banorët e nji vendi e kanë mbrapashtesën -jan (të shumtën e herës ajo âsht rezultat i zhvillimit të mbrapashtesës -njan); p.sh.: Lumë, Lumjan; Mat, Matjan, Shalë, Shaljan.

16. EMNAT MASHKULLORË MË -ueEdit

Emnat mashkullorë që mbarojnë me -ue, në rasat e zhdrejta dhe në trajtën e shqueme të njajsit togun zanor e kthejnë në o dhe para nyjës dhe mbaresës rasore i marrin nji n, p.sh.: ftue-ftoni, ftonit, ftonin; krue-kroni, kronin; thue-thoni, thonit, thonin; prrue-prroni, prronit, prronin etj.

17. SHUMSI I EMNAVEEdit

1. Emnat dhe mbiemnat mashkullorë që mbarojnë më -ac, -aç, -ak, -al, -an, -ant, -aq, -ar, -at, -ec, -ent, -er, -ik, -ist, -it, -jan, -nik, -ok, -or, -ot, -tar, -tor, – uk, në shumës do të shkruhen me ë (dhe jo me a ose e) dhe këte e ruejnë në të gjitha rasat e shumsit; p.sh.: përtac, përtacë; rrugaç, rrugaçë; dinak, dinakë; kuqal, kuqalë; industrial, industrialë; zeshkan, zeshkanë; praktikant, pratikantë; hutaq, hutaqë; argjendar, argjendarë; Vlonjat-Vlonjatë; kambanec-kambanecë; student, studentë; oficer, oficerë; cilindrik, cilindrikë; komunist, komunistë; selenit, selenitë; Shaljan, Shaljanë; besnik, besnikë; misrok, misrokë; drejtor, drejtorë; Suliot-Suliotë; peshkatar, peshkatarë; puntor, puntorë; vjeshtuk, vjeshtukë etj.

2. Emnat që shënojnë banorin e nji vendi e krahine të huej dhe mbiemnat që lidhen me ta, e bajnë rregullisht shumsin me ë, p.sh.: Grekë, grekë; Gjermanë, gjermanë; Rusë, rusë, Rumunë, rumunë, Serbë, serbë; Kroatë, kroatë; Sllovenë, sllovenë etj.

Por nuk marrin ë emnat e mbiemnat që në njajës mbarojnë me dy bashkëtingëllore, nga të cilat fundorja âsht nji k a g; p.sh.: Turk-turq; Freng-Frengj, freng-frengj etj.

3. Emnat mashkullorë që e bajnë shumsin e pashquem më -ën, n’emnoren e kallxoren e shumsit të shquem e humbin ë-në dhe para nyjës t marrin nji i anaptike, atë-etën, etënve, etnit; mbret-mbretën, mbretënve, mbretnit; nip-nipën, nipënve, nipnit; gjysh-gjyshën, gjyshënve, ghyshnit; prift-priftën, priftënve, priftnit etj.

4. Emnat mashkullorë që e formojnë shumsin e pashquem me -j, në shumsin e shquem marin t (dhe jo të), p.sh.: gjarpij-t, lamalaj-t, mullij-t, ullij-t, dej-t, etj. Kështu shkruhen edhe emnat mashkullorë që marojnë më -ull e -ur; p.sh.: kungull-kunguj-t, brumbull-brumbuj-t; flamur-flamuj-t, lepur-lepuj-t etj.

5. Emnat mashkullorë që mbarojnë më -as, -ës, -ues, shumsin e pashquem e kanë të njajtë me njajsin e pashquem dhe në trajtën e shqueme para nyjës t marrin nji i anaptike; p.sh.: nji vendas, shum vendas, vendasit; nji nxanës, shum nxanës, nxanësit, a nxansit (por nxanësvet); nji mësues, shum mësues, mësuesit etj.

6. Emnat femnorë që mbarojnë me -a, -e, -i, -o, -u të theksueme, n’emnoren e kallxorene shumsit të shquem marrin të; p.sh.: kalatë, rrufetë, shtëpitë, byrotë, drutë etj.

7. Emnat mashkullorë që mbarojnë në shumsin e pashquem me rrokje të mbyllun, n’emnoren e kallxoren e shumsit të shquem marin t (dhe jo të); p.sh.: fiqt, miqt, limojt, kalamajt, thojt etj. (e jo: fiqtë miqtë, limojtë, kalamajtë, thojtë etj.)

8. Emnat asnjanës (mashkullorë) e femrorë më ë, do të shkruhen pa ë në shumës; p.sh.: djathë-djathna, drithë-drithna, ujë-ujna, erë-erna, cohë-cohna etj.

9. Emnat mashkullorë që shënojnë njisi mase e peshe, zakonisht shumsin e kanë të njajtë me njajsin; p.sh.: nji gram, dy gram; nji kuintal, tre kuintal; nji volt, pesë volt etj. Por emnat masash me ër, si litër, metër, shumsin e bajnë me a, p.sh.: nji litër, katër litra; nji metër, gjashtë metra.

10. Emnat mashkullorë me shumsin më -e, -na, -a

a) Emnat mashkullorë që e bajnë shumsin me e i kërkojnë fjalët përcaktuese në gjininë femnore; p.sh.: ato male, vende pjellore, tri gabime etj.

b) Trajtën e gjinisë femnore në shumës e marrin edhe mbiemnat që lidhen me emnat asnjanës më -na, p.sh. ujna të ftohta etj.

c) Gjithashtu edhe disa emna mashkullorë që mbarojnë në shumës me -na, kërkojnë mbiemna në gjininë femnore; p.sh.: barna të njoma, mallna të mira. Por eshtna të fortë.

d) Disa emna mashullorë që tregojnë landë, si hekur, bakër, si edhe emnat petk, libër, në shumës kërkojnë mbiemna të gjinisë femnore; p.sh.: hekura të trasha; petka të mira; libra të çmueshme.

II. MBIEMNATEdit

1. MBIEMNAT MË -tëEdit

1. Ata mbiemna që përftohen nga emna njirrokësh, si edhe prej emnash shumrrokësh të theksuem në rrokjen e fundit, që në të shumtën tregojnë landë, marrin mbrapashtesën -të, bie fjala: ar-i, i artë; gur-i, i gurtë; dhi-a, i dhintë; dyllë-i, i dylltë; elb-i, i elbtë; li-ni, i lintë; grunë-i, i gruntë (i gryjtë a i grytë); lesh-i, i leshtë, presh-i, preshtë, pambuk-i, pambuktë, argjend-i, argjentë etj.

N’anën tjetër, kur ata dalin nga emna të theksuem në rrokjen e parafundit tue u nisë prej mbarimit të fjalëve, marrin mbrapashtesën -t; p.sh.: akull-i akullt, avull-i avullt, hekur-i hekurt, rregull-i rregullt, mjegull-i mjegullt etj.

2.Numrorët sosin me -të p.sh.: dy-i dytë, tre-i tretë, pesë-i pestë. Nga kjo rregull ban përjashtim katër-i katërt.

Në lidhje me numrorët rreshtorë do theksue ndërkaq nji prirje e përgjithshme për thjeshtimin e geminateve, fjala vjen shtatë, tetë dhetë që duket se kanë kalue nëpërmjet të fazës tingullore me geminate i shtatti, i tetti, i dhetti.

3. Mbiemnat që rrjedhin prej foljeve me temë në bashkëtingëllore, mbarojnë më -ët, p.sh.: ulë – i ulët; çelë – i çelët; shtrydhë – i shtrydhët, lagë – i lagët; mbledhë – i mbledhët; rrasë – i rrasët; ngathem – i ngathët; shkathem – i shkathët; ngordhë – i ngordhët; ngopë – i ngopët; ngrohë – i ngrohët; ngrysë – i ngrysët; ngjeshë – i ngjeshët. Disa mbiemra shkruhen edhe: i ftoftë a i ftohtë, i ngroftë a i ngrohtë. Por i nxehtë.

4. Ata mbiemna që dalin nga folja me temë më a, e, i, o, y, do të shkruhem me të, p.sh.: tha – i thatë, me(j) – i metë, zbe(j) – i zbetë mpi(j) – i mpitë; ndy(j) – i ndytë; ndrësa mbiemnat që vijnë nga pjesoret e shkurtueme me -ue do të sosin me t: lirue – i liruet, sque – i squet, shëmtue – i shëmtuet, kullue – i kulluet etj.

5. a) Në lidhje me shkrimin e mbiemnavet që mbarojnë me -ët, ruhet ë-ja para t-së kur para mbrapashtesës gjinden dy ose ma shum bashkëtingëllore si: i përbashkët – i përbashkëti – e përbashkëta; i kalbët – i kalbëti – e kalbëta, të kalbëtës; i flashkët – i flashkëti – e flashkëta, etj.

b) Ë-ja bie kur para saj gjindet vetëm nji bashkëtingëllore, si: i, e lagët, i lagti, e lagta; i, e dobët, i dobti, e dobta; i, e zbrazët, i zbrazti e zbrazta; i, e cekët, i cekti, e cekta; i, e athët, i athti, e athta; i, e vokët, i vokti, e vokta, të voktit etj.

c) Mbiemnat më -të që formohen prej ndajfoljeve njirrokshe ose të theksueme në rrokjen e fundit, e ruejnë ë-në fundore të mbrapashtesës: pak – i paktë; ndërsa ata që theksohen në rrokjen e parafundit, e humbin kët ë: afër – i afërt, tepër – i tepërt.

2. MBIEMNAT MË -ëmEdit

1. Mbiemnat e prejardhun formue prej emnash e ndajfoljesh me anë të mbrapashtesës -ëm a -më, në gegnishten do të shkruhen vetëm me -ëm, p.sh. fis – i fisëm, jashtë – i jashtëm, mes – i mesëm, sot – i sotëm. Në gjininë femnore ë-ja para m-së bie si: e mesme, e jshtme, e sotme (e jo e mesëme etj.).

2. N” anën tjetër, mbiemnat që përpara m-së kanë nji -j e -r ose nji zanore të theksueme, do të shkruhen me -më; p.sh.: i majmë, e majme, i ndermë, e nderme; i pastajmë, e pastajme; i parmë, e parme; i përparmë, e përparme; i andejmë, e andejme; i përtejmë, e përtejme, i pafajmë, e pafajme.

3. Ata mbiemna që sosin më -më e që janë formue nga ndajfoljet që mbarojnë me r dhe janë të theksuem në rrokjen e parafundit, e humbin ë-në fundore; p.sh.: nesër – i nesërm, sipër – i sipërm, tepër – i tepërm, afër – i afërm etj.

Ë-ja e mbiemnave më -ëm bie gjatë lakimit: ajo mbahet në trajtën e gjindores – dhanores së shumsit të shquem e të pashquem të gjinisë mashkullore.

Kështu duket lakimi i tyne:

Gjinija mashkullore
njajës

  • Trajta e pashqueme/Trajta e shqueme
  • emn. i jashtëm/i jashtmi
  • gjind. (i,e) të jashtmi/(i,e) të jashtmit
  • dhan. të jashtmi/të jashtmit
  • kallx. të jashtëm/të jashtmin
  • rrjedh. së, të jashtmi/së,të jashtmit

shumës

  • Emn. të jashtëm/të jashtmit
  • gjind. (i,e) të jashtëmve/(i,e) të jashtëmvet
  • dhan. të jashtëmve/të jashtëmvet
  • kallx. të jashtëm/të jashtmit
  • rrjedh. së, të jashtmish/së, të jashtëmvet

Gjinija femnore
njajës

  • emn. e jashtme/e jashtmja
  • gjind. (i,e) së jashmtmje (jashtmeje)/(i,e) jashtmes
  • dhan. të jashtmje (jashtmeje)/së jashtmes
  • kallx. të jashtme/të jashtmen
  • rrjedh. së jashtmje (jashtmeje)/së jashtmes

shumës

  • emn. të jashtme/të jashtmet
  • gjind. (i,e) së jashtmeve/(i,e) së jashtmevet
  • dhan. së jashtmeve/së jashtmevet
  • kallx. të jashtme/të jashtmet
  • rrjedh. së jashtmesh/së jashtmevet

Po kështu lakohen edhe emnat e tjerë të këtij tipi, si: i fisëm, i mesëm, i vetëm.

3. MBIEMNAT MË -shëmEdit

Mbiemnat që formohen me mbrapahtesën -shëm e që burojnë nga foljet, emnat, mbiemnat e të tjera kategori, nuk do të marrin kurrfarë ë-je eufonike, e po e patën, ndër rasa të zhdrejta do ta zhdukin saherë që mbrapashtesqa -shëm i ngjitet fjalës me temë me çfarëdo bashkëtingëllore, si: i mbrendshëm, i nevojshëm, i tmershëm, i rrezikshëm; e mbrendshme, e nevojshme, e tmerrshme, e rrezikshme etj.

SHËNIM I: Kur sh-ja e mbrapahtesës -shëm ndeshet me t-në e temës së mbiemnit, pse t-ja me sh-në në shum vise shkrihet në shqiptim në nji -ç, atëherë mbiemnat e tillë mund të shkruhen me -çëm a me -tshëm, bie fjala: i çudiçëm, a i çuditshëm, i mërziçëm a i mërzitshëm. Asht mirë të përdoren me ç ata mbiemna që kaherë janë formue dhe shqiptohen njashtu në shumicën e të folmeve të shqipes, ndërsa ata që tash vonë janë përftue me mbrapashtesën -shëm, do të shkruhen me tsh, i përmortshëm, i përshtatshëm, i tretshëm, etj. (e jo: i përshtaçëm).

4. MBIEMNAT MË -ël, -ërEdit

Mbiemnat e tipit i vogël, i egër, do të lakohen si emnat me ël, ër, ërr, ëm që zumë ngoje ma naltë e kjo do të thotë që ata, përjashtue rasat emnore e kallxore të njajsit të pashquem, nuk e ruejnë ë-në gjatë lakimit në rasat e tjera; p.sh.: i ambël, i ambli, e ambla, t’amblit, t’amblin, e ambla, t’amblash, t’amblat, t’amblavet, (por t’ambëlvet), i egër, i egri, t’egrit, të egrin, e egër, s’egre, e egra, s’egrës, t’egrën, t’egrish , t’egrit, t’egra, s’egrash, t’egrat, t’egravet, (por t’egërvet). Kështu do të shkruhen edhe mbiemnat: i vjetër, i ashpër.

Ë-ja e mbiemnave të sipërm do të ruhet në gjindoren dhe në dhanoren e shumsit të gjinisë mashkullore, pra: t’ashpërve-t, të vjetërve-t etj.

III. NUMRORËTEdit

Numrorët themelorë 5, 6, 7 8, 9, e 10 si edhe kompozitat që dalin prej tyne, si: 15, 16, 17, 18, 19; 50, 60, 70, 80, 90 etj., shkruhen me ë, pra: pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nandë, dhetë, pesëmbëdhetë shtatëmbëdhetë, gjashtëdhetë, tetëdhetë, nandëdhetë etj.

Numrorët themelorë të përngjitun që nga 11 e deri më 19 do të shkruhen me nji fjalë; p.sh.: njimbëdhetë, dymbëdhetë, katërmbëdhetë etj.; gjithashtu me nji fjalë do të shkruhen edhe ata numrorë që tregojnë dhetësha, qindësha, mijësha, p.sh.: njizet, dyzet, gjashtëdhetë, dyqind, njimijë, dymijë, etj.

Ata numrorë që janë të përbamë prej dhetëshash, qindëshash dhe mijëshash do të shkruhen me tri a ma shum fjalë, p.sh.: njizet e dy, tridhetë e pesë, treqind e katër, njimijë e pesëqind e gjashtë etj.

Numrorët dy e tre në gjininë mashkullore do të shkruhen: të dy, të tre, dhe në gjininë femnore: të dyja, të trija.

IV. FJALËT E PËRBAMEEdit

1. Fjalët e përbame e të përngjituna në përgjithsi, gjithashtu edhe fjalët e formueme me parashtesa – shkruhen pa vijë në mes:

a) fjalët e formueme prej dy emnash ose prej nji emni dhe pjesorje e mbiemni; p.sh.: aktlindje, armëpushim, datëlindje, damshpërblim, juglindje, pikënisje, pikëpamje, postëtelegraf, udhëheqje, urdhën, ngarkim, vendbanim, vendlindje, marrëveshje, udhëheqës, zadhanës, buzëqeshun, dorështrënguem, fatpadalë, dorëcung, dritëshkurtë, fuqiplotë, hirplotë, pesëvjeçar, qindvjeçar, qindvjetor, vullnetmirë, kryegja, kryegjysh, kryeshtruet, kryefjalë, kryefill, kryelanë, pikësosje.

b) fjalët e formueme prej nji ndajfoljeje a parafjale dhe nji emni, mbiemni a foljeje, si edhe ato të formueme me parashtesa: bashkëshort, bashkqytetar, bashkëpunim, bashkëveprim, antiimperialist, antifetar, kundërvajtës, kundërvajtje, kundërrevolucion, mbikqyrje, mbikqyr, mbivlerë, kundërvlerë, i maparshëm, i matejshëm, mosdije, mosinteresim, mospërfillje, mosrealizim, i pafat, mospasje, nënkryetar, nëndrejtor, nënshkrim, nënkolonel, padije, pafajni, pafajsi, mbrapavijë, i mbrapambetun, shumfish, jozyrtar, joreal, jokalimtare etj.

c) fjalët e formueme prej nji emni dhe fjalëvet gjysmë, krye, vetë; p.sh.: gjysmëhanë, gjysmërreth, gjysmëkoloni, gjysmëproletar, kryetrim, kryekomandant, kryeartikull; vetëqeverisje, vetvendosje.

d) fjalët e hueja të përbame monarkofashist, procesverbal, socialdemokrat etj.

2. Do të shkruhen me vizë emnat e përbamë me lidhje bashkërenditëse, pjesët e të cilëvet janë të barabarta e shumherë ndërmjet tyne vihet lidhza dhe; p.sh.: ekonomiko-shoqnor, greko-romak, marksizëm-leninizëm, marksist-leninist; në kët mënyrë do të shkruhen edhe këto fjalë: gjeneral-major, kalë-fuqi, nacional-çlirimtar (dhe nacionalçlirimtar), lidhjet trako-shqiptare, iliro-shqiptare.

3. Shkruhen me vizë në mes fjalët e formueme prej nji emni dhe emnavet zavendës e ndihmës: zavendës-drejtori, zavendës-kryetari, zavendës-ministri, ndihmës-mjeku. Këto fjalë do të shkruhen në kët mënyrë edhe atëherë kur jipen me shkurtime, zv-drejtori, zv-mjeku, zv-ministri.

4. Shkruhen me vizë pse pa te në mes fjalët e formueme prej nji emni dhe fjalzës ish: ish-drejtor ose ish drejtor, ish-ministër ose ish ministër etj.

V. PËREMNATEdit

1. PËREMNAT VETORËEdit

Trajta e emnores shumës të vetës së parë të përemnit vetor âsht na e ne; p.sh.: na (ne) punojmë na (ne) shkruejmë. Trajta neve përdoret për rasën dhanore: p.sh.: neve na shkruen, po na thonë neve, dhe na si trajtë e shkurtë e kësaj rase (na foli) dhe rasës kallxore (na përshëndeti). Në vetën e dytë të shumsit do të përdoret ju për emnoren, juve, si trajtë e plotë e dhanores dhe ju si trajtë e shkrutë e dhanores dhe e kallxores, ju punoni, juve jua thanë, ju dërgova nji letër, po ju la. Trajta u do të përdoret për dhanoren e shumsit të vetës së tretë: u fola, u thashë.

2. Trajtat e vetës së tretë do të shkruhen kështu: ai, ajo, atij, asaj, ate, asi, aso, ata, ato, atyne, asish, asosh.

3.Dhanorja e përemnavet vetorë më, të bashkë me trajtën e shkurtë e të përemnit të vetës së tretë të njajsit në rasën kallxore do të shkruhen me trajtë të ngjitun ma (më + e) dhe ta (të + e) për arsye se ë-ja me e-në e kallxores u shkrinë në nji tingull të vetëm tue dhanë nji a e me at rasë nuk u zhduk kurrfarë zanorje që të përligjet apostrofi.

Trajta e përemnit vetor që vjen nga kontrakcioni i trajtave të shkurta i dhe e ose i dhe i do tëshkruhet ia a ja; p.sh.: ia dha librin (librat) a ja dha librin (librat).

4. Trajtat përemnore proklitike i dhe pjesëza u e formës pësore do të shkruhen bashkë: nuk u ngjit; nuk iu bashkue etj.

5. Trajta e dhanores shumës të vetës së parë na do të shkruhet e ndame nga trajta proklitike e kallxores së vetës së tretë: na e dha, na e mori; trajtat e dhanores shumës të vetës së dytë ju dhe të vetës së tretë u bashkohen me kallxoren e në jua (ju + e) dhe ua (u + e): jua kam thanë,ua kam dhanë librin. Trajtat e dhanores më, të, kur bashkohen me trajtën e kallxores së vetës së tretë shumës, i, si edhe me u-në e pësores, do të shkruhen të ndame me apostrof: m’i dha librat, t’i dha librat; m’u muer goja, t’u dha e drejta etj. Do të shkruhet me ë përemni vetë, kurse pa ë përemni pronor (i, e vet).

2. PËREMNAT DËFTORËEdit

Përemnat dëftorë në njajës e në shumës do të shkruhen në kët mënyrë; ky, këtij, këte, kësi, këta, këtyne, kësish, kjo, kësaj, këte, këto, këtyne, kësosh, ai, atij, ate, asi, ata, atyne, asish, asaj, ato, atyne, asosh. Kur përdoren si mbiemna akuzativi njajës do të shkruhet pa -ë: kët njeri, kët vajzë, at kalë, at dritare etj.

3. PËREMNAT PRONORËEdit

Përemnat pronorë kur gjinden bashkë me ndonji emën mirren si mbiemna dhe shkruhen pa nyjë, si:

  • djali im, djalit tim, djalin tim, (edhe tem);
  • djemt e mij (e mi), djemvet të mij (të mi);
  • djali yt, djalit tand, djalin tand, djemt e tu; djali i tij, djalit të tij, djalin e tij, djemt e tij, djemve të tij;
  • djali i saj, djalit të saj, djalin e saj, djemt e saj,djemvet të saj;
  • djali ynë, djalit tonë, djalin tonë, djemt tanë, djemvet tanë;
  • djali i tyne, djalit të tyne;
  • vajza ime, vajzës sime, vajzën time (edhe teme), vajzat e mija (e mia), vajzavet të mija (të mia);
  • vajza jote, vajzës sate, vajzën tande, vajzat e tua, vajzavet të tua;
  • vajza e tij, vajzës së tij, vajzën e tij, vajzat e tij (e tija), vajzave të tij (të tija);
  • vajza e saj, vajzës së saj, vajzën e saj, vajzat e saj (e saja), vajzave të saj (të saja);
  • vajza jonë, vajzës sonë, vajzën tonë, vajzat tona, vajzavet tona;
  • vajza juej, vajzës suej, vajzën tuej, vajzat tueja, vajzavet tueja;
  • vajza e tyne, vajzës së tyne, vajzën e tyne, vajzat e tyne, etj.

Si përemna pronorë do të përdoren me këto trajta:

  • i imi, timit, timin (edhe temin), të mijt (të mitë), të mijvet (të mivet), së a të mijsh (të mish);
  • e imja, simes, timen (edhe temen), të mijat (të miat), të mijavet (të miavet), së a të mijash (të miash);
  • i yti, tandit, tandin, të tutë, të tuvet, së a të tush;
  • e jotja, sates, tanden, të tuat, të tuavet, së tuash;
  • i yni, tonit, tonin, tanët, tanëvet, tanësh;
  • e jona, sonën, tonën, tonat, tonavet, tonash;
  • jueji, tuejit, tuejin, tuejt, tuejvet, tuejsh, suej;
  • i tiji, të tijit, të tijin, të tijt (të titë), të tijvet (të tivet);
  • e tija, së tijës, të tijën, të tijat (të tiat), të tijavet, (të tiavet), të a së tijash (tiash);
  • i saji, të sajit, të sajin, të sajët, të sajëvet;
  • e saja, të sajës, të sajën, të sajat, të sajavet;
  • i tyni, të tynit, të tynin, të tynet,të tynevet, së a të tynesh;
  • e tynja, të a tynës, të tynën, të tynet, të tynevet, të a së tynesh.

4. PËREMNAT LIDHORËEdit

Trajtat e përemnavet lidhor janë këto: i cili, të cilit, të cilin, të cilët, të cilëvet, së cilësh; e cila, së cilës, të cilën, të cilat, të a së cilavet, së cilash, që, kush, kujt, ke.

5. PËREMNAT PYETËSEdit

Përemnat pyetës shkruhen kështu:

  • Kush? kujt? ke? ç‘? çka?

Duhet dallue ç’do (kur kemi përemnin pyetës ç’ dhe foljen do) nga çdo (përemnën e mbiemën i pakufishëm), me nji fjalë: ç’do ti këtu?, çdo njeri.

6. PËREMNAT DHE MBIEMNAT E PAKUFISHËMEdit

Përemnat dhe mbiemnat e pakufishëm do të shkruhen me këto trajta: çdo, kushdo, asgja, asnjeri, ndonjji, ca, disa, kaq, secili, secila, secilado, gjithsecili, gjithsecila, diçka, gjithçka, gjithsejt, gjithqysh, akëcili, akëcila, kush, askush, pakkush, shumkush, kurrkush, kurrfarë, kurrgja, rrallëkush, gjithkush, tjetër, tjetri, tjetrit, të tjerë, tjetra, tjetrës, tjetrën, të tjera, njani tjetrin, i gjithë, të gjithë, të gjithëve, të gjitha, të gjithave, i tanë, të tanë, të tana.

Fjalët i gjithë, i tanë përdoren me nyjë, kur janë përemna: E dinë të gjithë, Erdhën të tanë. Kur janë mbiemna, ma të shumtën, s’marrin nyjë e s’lakohen: gjthë fshati, në gjithë fshatin, gjithë njerzit, gjithë fletoret, gjithë bota, tanë bota. Gjithë mund të përdorët edhe me nyjë, tue u lakue e tue iu përshtatë në gjini emnit që ka pranë: i gjithë fshati, të gjithë njerzit, të gjitha fletoret, fletët e të gjitha lulevet.

VI. FOLJETEdit

Disa vërejtje të përgjithshme

1. Në gjuhën shqipe kemi nji numër foljesh, tema e të cilave mbaron me bashkëtingëllore të langëta: l, ll, r, rr, okluzive qiellzore: k, g dhe frikativen ndërdhambore dh që në trung – fill para tyne – kanë diftongun ie, i cili shumkund shqiptohet je. Këto folje do të shkruhen me je në të gjitha vetat e së tashmes së dëftores e të lidhores, me përjashtim të vetës së dytë të shumsit, si edhe në mënyrëndëshriore e pjesore; p.sh.: vjel, mjel; ndjell, mbjell, sjell, vjell, pjell, mbështjell, përcjell; nxjerr, çjerr, bjerr, vjerr, tjerr; djeg; pjek, ndjek; rrjedh, vjedh, hjedh, etj.

2. Si gjedhe për këto folje, po japim vetë zgjedhimin e njanës ndër to në disa kohë të thjeshta:

  • E tash.dëft.vep.: mjel, mjel, mjel, mjelim, mielni, mjelin.
  • E pak.dëft.vep.: milsha, milshe, milte, milshim, milshit, milshin
  • E kr.thj.dëft.vep.: mola, mole, muel, a moli, muelëm a molëm, muelët a molët, muelën a molën.
  • E pakr. lidh. vepr.: të milsha, të milshe, të milte, të milshim, të milshit, të milshin.

3. Disa folje tjera, që, simbas vendit, shqiptohen me ie ose je do të shqiptohen e shkruhen me ie: ziej, përziej, ndiej. N’aorist dhe në mënyrën dëshirore shkruhen me je: zejva, përzjeva, ndjeva; zjefsha, përzjefsha, ndjefsha.

4. Foljet bie, shtie, do të shkruhen me i në prezent ndërsa n’imprefekt do të shkruhen me j, p.sh. bijsha, shtijsha. N’urdhnoren këto folje shkruhen kështu: bjer, bjerni, shtjer.

5. Foljet me marrë, me nxjerrë e tjera, shkruhen me rr në prezent, n’imperfekt dhe në particip: marr, marrim, mirrni (merrni), marrin; nxjerr, nxjerrim, nxirrni, nxjerrin; mirrsha, nxirrsha etj. Por në të kryemen e thjeshtë do të shkruhen me r: mora, more, muer, a mori, muerëm a morëm; nxora, nxore, nxuer a nxori, nxuerëm a nxorëm etj.

1. MËNYRA DËFTOREEdit

Koha e tashme

1. Të gjitha foljet që mbarojnë me temë në zanore a në diftong në vetën e parë të njajsit prezentit t’indikativit do të shkruhen me j në fund; p.sh.: bâj, punoj, laj, fshij, fryj, shkruej, lyej etj.

2. Foljet e kësaj kategorije, si edhe deri tash, në veten e parë dhe të tretë shumës shkruhen me ë në fund: shkruejmë, shkruejnë blejmë, blejnë, ziejmë, ziejnë, etj.

3. Foljet që tema u mbaron me nji nga bashkëtingëlloret, në vetën e parë, të dytë dhe të tretë të njajsit s’do të marrin asnji mbaresë, pra: unë prek, ti prek, ai prek; unë hyp, ti hyp, ai hyp, unë mbyll, ti mbyll, ai mbyll etj.

4. Folja e parregullt me ardhë në të tashmen do të zgjedhohet kështu: (unë) vij, (ti) vjen, (ai) vjen, (na) vijmë, (ju) vini, (ata) vijnë.

Foljet me dijtë dhe me pi zgjedhohen kështu: (unë) dij a di, (ti) din a di, (ai) din a di, na dijmë a dimë, (ju) dini, (ata) dijnë a dinë. (unë) pij a pi, (ti) pin a pi, (ai) pin a pi, (na) pijmë a pimë, (ju) pini, (ata) pijnë a pinë.

Foljet me pre e me pritë duhet me i dallue në zgjedhim për arsye se kuptimi i tyne âsht krejtësisht i kundërt. Do të zgjedhojmë kështu:

  • Me pre:
  • e tash. dëf.: prej, pren, pren, prejmë, preni, prejnë,
  • e kr. thj.: preva, preve, preu, premë, pretë, prenë,
  • e pakr.: prejsha, prejshe, prente, prejshim, prejshit, prejshin
  • e tash. dësh.: prefsha, prefsh, preftë, prefshim, prefshit, prefshin,
  • e tash. hab.: prekam, preke, preka, prekemi, prekeni, prekan.
  • Me pritë:
  • e tash. dëft.: pres, pret, pret, presim, pritni, presin,
  • e kr. thj.: prita, prite, priti, pritëm, pritët, pritën,
  • e pakr.: pritsha, pritshe, pritte, pritshim, pritshit, pritshin,
  • e tash. Dësh.: pritsha, pritsh, prittë, pritshim, pritshit, pritshin,
  • e tash. hab.: pritkam, pritke, pritka, pritkemi, pritkeni, pritkan.

E pakryemja

1. Trajta pësore ruhesh, rritesh (veta e III nj. e së pakryemes) do të shkruhet ruhej, rritej, punohej, i flihej etj.

2. a) N’imperfekt lejohen të dy trajtat: punojsha, a ponoja, punojshe a punoje, punjshim a punonim, punojshit a punonit, punojshin2 a punonin; hapsha a hapja, hapshe a hapje, hapshim a hapnim, hapshit a hapnit; hapshin a hapnin etj.

b) Foljet që participi u mbaron me të, si p.sh. shitë, shetitë, përgatitë, llomotitë etj. vetën e III njajës të së pakryemes do ta bajnë me tt (dy t) ose me st. p.sh.: shitte, shetitte, përgatitte etj. ose shiste, shetiste, përgatiste etj.

E kryemja e thjeshtë

1. Si dihet, veta e tretë e aoristit të foljeve që në të tashmen e dëftores (veta I) dalin me -oj, -uej, shkruhet me oi: p.sh.: ngarkoi, lexoi, etj. kurse foljet në të tashmen e dëftores (veta I) që mbarojnë me -aj (çaj), -ej (blej), -ij (fshij), -iej (ziej), -yej (lyej), aoristi i tyne do të shkruhet me u: çau, bleu, fshiu, zjeu, leu, (prej lyej) etj.

2. Foljet që në të tashmen e dëftores (veta I) dalin me yj, âj, ij aoristin në vetën e tretë njajës, rregullisht, e bajnë me -ni ose -u:

  • a) shtyj – shtyni, fryj – fryni, pështyj – pështyni, hyj – hyni etj.
  • b) bâj – bani, shâj – shani, fâj – fani, prâj – prani, etj.
  • c) mbij – mbini, mpij – mpini, lëpij – lëpini, gdhij – gdhini, grij – grini, nxij – nxini ose
    mbiu, mpiu, lëpiu, gdhiu, griu, nxiu

2. MËNYRA LIDHOREEdit

1. Foljet, që në të tashmen e dëftores tema u mbaron në zanore a diftong, në vetën e dytë të njajsit të lidhores do të shkruhen me -jsh; p.sh.: të punojsh, të shkrujesh, të vijsh, të lyejsh, të blejsh, të bâjsh, të lajsh, të fshijsh, të hyjsh etj.

2. Si dihet, veta e tretë e njajsit të lidhores te foljet me -aj, -ej, -âj, -oj, -uej, -vej, -yj, -ij shkruhen me ë në fund: të lajë, të blejë, të bâjë, të fshijë, të hyjë, të punojë, të shkruejë, të lyejë etj.

3. Të gjitha foljet që mbarojnë me bashkëtingollore, në vetën e tretë njajës të lidhores dalin me i: p.sh.: ai të flasi, të lidhi, të prishi, të lagi, të mbylli, të rrisi etj. Po kështu do të formohet (prej kësaj trajte) edhe futuri, natyrisht, tue i shtue pjesëzën do: ai do të lidhi, do të flasi, do të prishi, do të shetisi, do të mbylli, do të lagi etj.

3. MËNYRA HABITOREEdit

1. Foljet që mbarojnë me bashkëtingëllore, mënyrën habitore e bajnë nga pjesorja e tyne, tue nxjerrë jashtë ë-në; kështu do të shkruhet: shitkam, ardhkam, folkam (e jo shitëkam etj). Po kështu formohet edhe habitorja e foljevet ndihmëtare me pasë e me qenë: paskam, qenkam. Veta e III shumës shkruhet: shitkan, ardhkan, folkan, etj.

4. MËNYRA DËSHIROREEdit

1. Foljet që tema u mbaron me zanore ose diftong, trajta e dëshirores

u del me mbaresën -fsha: shkofsha, prifsha, bâfsha, kthefsha etj.

2. Veta e tretë e prezentit të dëshirores do të mbarojë me të: punoftë, rrnoftë, u prishtë, ardhtë etj.

3. Foljet me dhanë e me thanë për vetën e tretë njajës të së tashmes së dëshirores kanë dy trajta: dhashtë dhe dhantë, thashtë dhe thantë.

4. Foljet që në trup kanë togun -je dhe që fill mbas këtij togu pason nji bashkëtingëllore e langët (si: me mbjellë, me mjelë etj.) në kohën e pakryeme veprore, n’urdhnoren si edhe në kohën e tashme pësore, në mënyrën kushtore dhe lidhore e mbledhin togun -je në -i, pra: mbillsha, milsha; mbill, mil; mbillem, mbillesh, mbillet, milet; të mbillet, të milet; do të mbillej, do të milej, etj.

5. Foljet me -iej në temë, rëndom, nuk e mbledhin kët grup në i. Kështu do të shkruejmë: përzijsha, ziejsha, etj.

5. MËNYRA URDHNOREEdit

1. Foljet enklitike (përemnat vetorë etj.) që i ngjiten në fund trajtës s’urdhnores së nji foljeje, shkruhen bashkë me te: bleje, kërkomë, thueji, ndëgjojeni, jepmëni, kapeni etj.

2. Urdhnorja e foljes me ikë ban ik e jo ikë; po kështu urdhnojmë – shkruejmë: hyn, fol, zen etj.

3. Foljet që në temë kanë togun je të pasuem me nji konsonant të langët n’urdhnore kët tog e mbledhin më i: nxirr – nxirrni, sill, mil, vil, mbill etj.

6. MËNYRA PJESOREEdit

Foljet me ikë,, me ecë, – do të shkruhen: ikë, ecë (e jo: hikë, hecë), ecin, ecshin, t’ikni, ikëm, ikën, etj.

7. TRAJTA PËSORE E VETVETOREEdit

1. Folejt që në trajtën veprore dalin me diftongun ue, ye, ie (je), në trajtën pësore a vetvetore shqiptohen e shkruhen me zanore të thjeshtë; p.sh.: shkruej – shkruhem, lyej – lyhem, ziej – zihem, ndjek – ndiqem, nxjerr – nxirrem (e jo: shkruehem, lyehem, ziehem, etj.)

2. Pjesëza ue e trajtës pësore e vetvetore shkruhet e ndame prej foljeve, pa vizë: u pendova, u lidh, u pastrue, u prishë etj.

VII. NDAJFOLJETEdit

1. Ndajfolje vendiEdit

a) Ndajfoljet e thjeshta të vendit do të shkruhen kështu: mbrenda, drejt, jashtë, nalt, larg.

b) Këto ndajfolje të përngjituna të vendit do të shkruhen me nji fjalë: askund, gjithandej, kudo, kurrkund, mënjanë, matanë, përbri, përdhe, përposh, përtej, përkëtej, përjashta, përmbrenda, përballë, përqark, përpjetë, përsipër, pranë, tatëpjetë, tekdo, anembanë.

c) Këto ndajfolje të përngjituna të vendit a lokucione ndajfoljore do të shkruhen kështu: me kët anë, së largu, për së largu, së nalti, mespërmes a mes për mes, tejpërtej a tej për tej, aty këtu, rreth e përqark, përreth a për rreth, rreth e rrotull, atypari a aty pari, matej a ma tej, matutje a ma tutje.

2. Ndajfolje koheEdit

a) Këto ndajfolje kohe do të shkruhen kështu: dje, vonë, kurr a kurrë, sonte, mbramë, shpesh, prap.

b) Këto ndajfolje të përngjituna të kohës do të shkruhen me nji fjalë: përsëri, mbasnesër, pardje, parvjet, parmbramë, njiditëzaj, njinatëzaj, ngahera, aqhera, përherë, përnjiherë, nganjiherë, kurdoherë, sakaq, sakaqherë, qëpari, qëmoti, sivjet, atëherë, atëbotë, gjithmonë, gjithherë, njikohësisht, doradorën, hepërhe, paradreke, mbasdreke, shpeshherë, rrallëherë, s’afërmi, për s’afërmi, që me natë, prapseprap, sotpërsot a sot për sot, tashpërtash a tash për tash etj.

Qëkur e qyshkur shkruhen me nji fjalë kur janë ndajfolje; me dy fjalë që kur, qysh kur, atëherë kur janë lidhza. P.sh. qëkur që po rri këtu. Ka qyshkur kjo punë. Që kur kam ardhë unë, s’kam pa njeri.

3. Ndajfolje mënyreEdit

a) Nga ndajfoljet e mënyrës që u përgjigjen mbiemnave me -të e disa mbiemnave të tjerë, shumica shkruhen me ë n fund e vetëm dia pa ë. Kështu: (i butë) butë, (i gjatë) gjatë, (i gjanë) gjanë, (i fshehtë) fshetë, (i lehtë) lehtë, (i mirë) mirë, (i ngushtë) ngushtë, (i qartë) qartë, (i trashë) trashë, (i mbarë) mbarë, (i rrallë) rrallë, (i urtë) urtë. Por shkruhen pa ë: drejt (i drejtë), shpejt (i shpejtë), thjesht (i thjeshtë), ligsht (i ligshtë), fort (i fortë), kot (i kotë), plot (i plotë), nalt (i naltë), mjaft (i mjaftë), vërtet (i vërtetë). Po ashtu shkurt (nga i shkurtë).

b) Këto ndajfolje mënyre të përngjituna do të shkruhen me nji fjalë: përsëri, kësodore, gjithashtu, (marr) ngrykë, (zâ) ngoje, (më vjen) ndore, përmbys, sidokudo, dosido, thuejse, pothuej, pothuejse, ngadalë, dalngadalë, doemos, domosdo, përndryshe, mezi, domethanë, assesi, kurrsesi, kryekreje, kryekëput, mirëfilli, bashkangjitun.

c) Këto lokucione ndajfoljore e ndajfolje mënyre të përngjituna do të shkruhen kështu: drejtpërdrejt, me të mirë, me të keq, me të butë, me të shpejtë, me të vërtetë, më kot, parasysh, së pari, pikësëpari, së dyti, së treti, së katërti, etj. së bashku, së fundi, së rish, së rithi, ma së fundi, ma në fund, për së shpejti, së shpejti, për së gjati, për së gjani, veç e veç etj. ma së miri, njizani. Po kështu do të shkruhen edhe shprehjet numrore katër për qind, pesë për qind.

d) Ndajfoljet që formohen nga përsëritja e së njajtës fjalë do të shkruhen me vizë; p.sh.: copa-copa, duer-duer, herë-herë, tufa-tufa, vende-vende. Po kështu do të shkruhen edhe lokucionet3 ndajfoljore si kamba-kambës, dita-ditës etj.

e) Ndajfoljet e formueme prej dy emnash a prej nji emni e nji pjesorje do të shkruhen me nji fjalë, p.sh.: kambëkryq, duerkryq, fjalëkryq, duerlidhun, shtatzanë etj.

ë) Nga ndajfoljet e mënyrës me dy trajta -as dhe -azi, trajtat që mbarojnë me -i shkruhen me z, kurse trajtat që mbarojnë me bashkëtingëllore shkruhen me s. Pra: barkas, djathtas, haptas, rishtas, por: barkazi, djathtazi, haptazi.

f) Ndajfolja sasije shum do të shkrhet pa ë në fund.

VIII. LIDHZATEdit

Këto fjalë do të shkruhen kështu: mbasi, ose, apo, kurse, sepse, ndonse, kinse, veçse, edhepse, sikurse, se si, se sa, derisa, ndërsa, që kur, sikundër që, sadoqë, sidoqë, sado, sido, porsa, porse, mirëpo, para se, megjithate, nëqoftëse, megjithëqë, meqenëse, poqë, poqese, ngaqë, meqë, sidoqoftë

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen