Peticion për Çamërinë

OP-ED | Zef Prenka | 11.04.13 | 20:57

(Çështja çame, kërkon zgjidhje – jo heshtje dhe anashkalim)

Nga lajmet e fundit të mediave, mësojmë se partitë politike shqiptare dhe deputetët e kuvendit të Shqipërisë, tentojnë që votimin e të vetmes Rezolutë çame ta ndryshojnë, ti japin forma tjera alternative, apo edhe ta përdorin si kusur me pak vlerë, të ulët deri në poshtërim -për pazaret e tyre politike.

Mjerisht si shumë herë më parë edhe kësaj radhe, primatin në orekset e pangopura të tyre e mbajnë ofertat për koalicione me partitë grekofile, nga të cila kanë frikë që edhe në vendin e vet dhe Kuvendin shqiptar ta përmendin apo mbështesin qoftë edhe një rezolutë të vetme për Çamërinë e cila pothuajse nuk është aspak politike por më tepër kufizohet në pasurit e grabitura dhunshëm të çamëve që nga pushtimi dhe aneksimi gjenocidial i trojeve të tyre nga shteti dhe qeveria greke.

Madje,për aq më keq, politikanët më të fuqishëm shqiptar, kanë filluar të mos e trajtojnë seriozisht dhe as si duhet, kërkesën e përfaqësuesve çam, për votimin e Rezolutës së përgatitur e cila edhe ashtu nuk kërkon shumë dhe as atë që do të kërkonte cilido popull tjetër për pjesëtarët e tij, po tu kishte ndodhur një dhunë dhe gjenocid i ngjashëm si ai që përjetuan vëllezërit tanë shqiptarë të Çamërisë,nga ushtria e Napolon Zervës dhe andartëve kriminel grek.

Ndaj, edhe sjellja e deputetëve shqiptar nuk është vetëm për keqardhje dhe çdo kritikë por edhe duhet dënuar e kundërshtuar ashpër nga të gjithë shqiptarët kudo me të gjitha mundësit që ata kanë, ngase ndaj çështjes së pazgjidhur çame, nuk guxon të mbahet një qëndrim kaq i pa përfillshëm i padrejtë dhe aspak kombëtar, nga politika e pa- dinjitetëshme- ditore, e cila edhe në rate të tilla, guxon të luhet në Shqipëri.

Mbajtja e qëndrimeve si këto, për dhjetëra e dhjetëra vite kanë quar deri aty sa që Çështja çame dhe spastrimi etnik i shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore në Çamëri, të vendnumëroj,që nga koha kur ajo nisi me aq dhunë e trishtim. Madje,në mënyrë kaq të pa kuptueshme dhe gati pahetueshëm, për shumë dekada,u heshtën pothuajse të gjitha masakrat dhe gjenocid i ushtruar grek mbi shqiptarët, të zhvilluara nga koha në kohë, sa herë që grekëve i`u dha rasti dhe mundësia, dhe atë jo vetëm në Çamëri por edhe në Shqipërinë e Jugut, për të shkaktuar tragjedi e gjakderdhje përmasash të mëdha dhe mbjellë vdekje pa kursim kudo që ata mundën të arrinin, në vendet ku frymohej shqip.

Kjo pazotësi e përsëritur e udhëheqësve shqiptar dhe politika e tyre e luajtur me dyshim e shpesh herë edhe me nuanca antikombëtare, ka bërë që çështja e dhembshme çame qysh nga nisja e shfryrjes gjenocidiale-greke, ndaj shqiptarëve të pa fajshëm dhe të pa mbrojtje në Çamëri, të mbetet pezull dhe e pazgjidhur, në asnjë formë as mundësi, e lëre më sipas peshës që ka dhe mënyrës se si ajo do ta meritonte.

Problemi çam ,është problem etnik i cili si për nga numri i banorëve edhe për nga tokat e grabitura pa të drejtë- nga grekët, përfaqëson rreth një të tretën e kombit shqiptar në Ballkan, ndaj kjo çështje e tërhequr zvarrë për rreth 100 vite, më në fund duhet të zgjidhet edhe politikisht ashtu siç edhe ka filluar që nga nisja e gjenocidit të planifikuar grek, për organizimin e spastrimit të tërësishëm të të gjithë shqiptarëve autokton nga Çamëria.

Fajtor për atë që u ndodhi shqiptarëve atje,nuk janë çamët e pa mbrojtur, por ata që lejuan spastrimin etnik të bashkëkombësve tanë nga vatrat e tyre stërgjyshore, i cili pa të drejtë, dhe me cinizëm të pa shpjeguar është shtyrë në heshtje- deri në ditët tona, ndaj Problemi çam kërkon ndërkombëtarizim e jo heshtje të mëtejme dhe anashkalim, siç po tentohet edhe kësaj radhe, por internacionalizimin e tij – për zgjidhje të drejtë, sa më parë dhe me korrektësi.

Çamët mjaft kanë vuajtur dhe keqtrajtuar,edhe nga vet shqiptarët duke mos u ofruar atyre ndihmën e duhur dhe kushtuar vëmendjen e merituar, ndaj është koha e fundit, që për realizimin e të drejtave njerëzore ,pronësore dhe kombëtare të çamëve, si të drejta të pamohueshme të çdo njeriu dhe pjesëtari të cilitdo komb tjetër,më në fund nën mbikëqyrjen dhe mbrojtjen ndërkombëtare,të organizohet edhe kthimi i shqiptarëve të pambrojtur çamë të shpërngulur me dhunë e terror … në vatrat e veta shekullore, në pasurinë dhe shtëpitë e grabitura me forcën e plumbit, shpatës dhe hanxharëve, duke ushtruar gjenocid të paparë ushtarako-kriminel,për shumë vite ndaj tyre.

Kështu që, çështja madhore çame, nuk guxon të kufizohet dhe përmbyllet në një të ashtuquajtur rezolutë „famoze“ vetëm për dëmshpërblim pasurie ,por duhet trajtuar si çështje e pazgjidhur kombëtare dhe ndërshtetërore me Greqinë, duke bërë së pari regjistrimin e detajuar dhe me kujdes të secilit të vrarë e të masakruar nga gjenocidi i ushtruar grek mbi ta, të shpërngulurve me dhunë dhe pasardhësve të mbijetuar, të cilëve me vendosjen në vatrat e veta, për fillim duhet tu ofrohet një autonomi politiko- territoriale e pastaj me referendum demokratik, t`u mundësohet deklarimi i lirë në mënyrë që të vendosin ata vet sipas dëshirës së tyre, se cilit vend duan ti takojnë.

Qëndrimi agresiv dhe sjelljet cënuese të Greqisë e cila edhe pas rreth 70-vitesh të luftës me Italinë,në njërën anë mbanë në fuqi gjendjen e luftës me Shqipërinë, kurse në anën tjetër kërkon eshtra ushtarësh pushtues grek në tokat shqiptare, madje edhe atje ku ato nuk ishin asnjëherë dhe nuk mund të gjenden as sot, duke e mbushur mungesën e tyre me eshtra të vjedhura banorësh vendor, për të ngritur memorialë greke në shumë vendbanime të Shqipërisë së Jugut, duhet të shkaktoj frikë dhe pasiguri të madhe, tek secili shqiptar për kërcënimin serioz, që në këtë mënyrë i përgatitet të ardhmes së Shqipërisë dhe tërësisë së Atdheut.

Veprime kaq të pashembullta, nuk ndodhin në asnjë vend tjetër në rajon. Ndaj populli ynë kudo,duhet ta dijë se ndërhyrjet greke në territorin e lirë të shtetit amë, janë sjellje të rrezikshme që kanë të bëjnë me parapërgatitje të fakteve dhe atmosferës për luftë me shqiptarët si dhe pushtimin e Shqipërisë së jugut , në rastin më të mirë që mund ti epet Greqisë kurdo që ai të vij.

Në të njëjtën kohë edhe Serbia vazhdon të përdor metoda të përafërta me qëllim krijimi bastionesh në Kosovë,për pushtime të mundshme në të ardhmen, duke kërkuar bashkësi komunash dhe autonomi me fuqi ekzekutive për hiq më shumë se 30 mijë serbë,kur dihet se një numër i konsiderueshëm i tyre, janë të ardhur nga pjesë të ndryshme të Kroacisë dhe Bosnjës në tokat tona, të cilët vetëm pak vite më parë, patën shpërngulur jo më pak se 10-12 mijë banor autokton shqiptar nga veriu i vendit, bile për të qenë fatkeqësia edhe më e madhe, e gjitha kjo pati ndodhur në pranin e forcave ndërkombëtare; UNMIKU-t dhe KFORI-t, para syve tanë dhe disa vjet pas çlirimit të Kosovës nga pushtimi i Serbisë.

Pra, nëse nisemi vetëm nga shembujt e lartcekur, pa hyrë në detaje tjera më të thella, Çështja Çame nuk mund as guxon të trajtohet si problem i kufizuar dhe vetëm i pasurisë së njerëzve dhe familjeve të spastruara me dhunë e gjenocid.

Çështja Çame nuk mund të shndërrohet në një shpagim të thjeshtë monetar sa për sy e faqe,të atyre që mbijetuan, në mënyrën që e dinë vetëm ata- nga holokaustet greke, por ajo duhet trajtuar si Çështje e mirëfilltë Kombëtare, ashtu siç edhe në fakt është, e cila më në fund,medoemos se duhet zgjidhur sipas parametrave ndërkombëtar për të drejtat e popujve dhe territoreve të shkëputura kombëtare nga kufijtë etnik të Shtetit Amë.

Ndaj është e pafalshme dhe tërësisht e pakuptueshme sesi deri më tani,Problemi Etnik Çam, jo vetëm se ende nuk mundi të ngjitej në tavolinën e bisedimeve për zgjidhje politike, por edhe Rezoluta Çame, hezitohet të votohet në Parlamentin e vendit, kur dihet botërisht se Çamëria u copëtua nga trojet shqiptare vetëm pas konferencës së Londrës, në vitin e mbrapsht-1913,e cila bëri padrejtësitë më të mëdha në histori ndaj popullit tonë, duke lënë edhe çamët, si shumë troje tjera shqiptare ,nga atëherë me të drejta të mohuara njerëzore e kombëtare për më shumë se 100 vite.

Shqipëria edhe me kushtetutë, si shtet amë që është,ka për detyrë dhe obligim të pa kalueshëm kombëtar ,që medoemos të kujdeset për bashkëkombësit dhe tokat e tyre të mbetura jashtë kufijve aktual shtetërorë. Ndaj edhe problemi i pazgjidhur çam,nuk guxon të anashkalohet nga askush dhe të bëhet i pa qenë nga cilido politikan i shitur apo antikombëtar, të cilët për përfitime të tyre, pa të drejtë, duan që Çështjen Çame, ta hedhin tërësisht në harresë, njëherë e përgjithmonë.

Vendet tjera për rreth apo edhe ato më larg, për ruajtjen e bashkëkombësve dhe pjesëve të tyre etnike,mbetur jashtë kufijve shtetëror edhe nëse janë në pyetje interesa bukur të mëdha, refuzojnë me këmbëngulje këmbimin online casino e çështjes kombëtare, qofshin ato edhe ofertat për inkuadrim në BE, apo organizma tjerë ndërkombëtar me rëndësi, siç vepron tani Serbia,në bisedime me Shqiptarët, për mbajtjen me çdo kusht të kolonistëve dhe ardhacakëve serb në veriun e Kosovës, edhe pse shumica prej tyre nuk janë banorë autokton në vendin tonë.

Ndaj,unë assesi nuk mund ta kuptoj se si Greqia e cila as sot nuk pranon se ka një Komunitet Çam,dhe mohon tërësisht e pa asnjë fije turpi, ekzistencën e Problemit të Çamërisë, me çfarë të drejte guxon ajo të kërkoj „ri-ngjalljen“ e eshtrave të ushtarëve- okupator grek, në Shqipëri, të rënë e të pa rënë në luftimet me Italinë,eshtrat e të cilëve edhe aty ku mungojnë- mbushen në mënyrë të paligjshme,me eshtra fëmijësh e pleqësh të vdekur shqiptar në fshatrat dhe vendbanimet etnike -gjithmonë shqiptare.

Kurse Shqipëria, në anën tjetër për kaq vite të mos guxojë të votoj as një Rezolutë të vetme për Çamërinë dhe ngritë e internacionalizojë Problemin e saj të madh-që ai të gjej zgjidhje, edhe për hir të shqiptarëve çamë që ende sot janë gjallë, vetëm pse Greqia dëshiron ti vdes ata para kohe, pa rend dhe me çdo kusht,në mënyrë që ti bëjë të pa qenë ata që ekzistojnë,dhe mbuloi rrejshëm, grabitjet me dhunë të territoreve të tyre etnike si dhe të fshehë krimet dhe gjenocidin shtetëror të ushtruar dhe përsëritur për shumë vite mbi shqiptarët në Çamëri… kjo vërtetë është e pa kuptueshme.

Madje qëndrimi i deputetëve shqiptar dhe partive politike shqiptare, është tërësisht i pa justifikueshme edhe për faktin se,jo vetëm në Çamëri por krimi grek nuk kurseu shqiptarët pothuajse në tërë Shqipërinë e Jugut – ku sot fatkeqësisht jo shqiptarëve të masakruar nga ta- në vendin e tyre por ushtarëve pushtues grek që kryen edhe masakra mbi banorët vendës, u ngritën përmendore dhe memoriale gjigante,kur dihet se gjenocidi dhe masakrat greke-ndaj shqiptarëve, në të gjitha kohët ishin të atyre përmasave sa që edhe Edit Durham, e tmerruar nga masakrat e tilla, do të shkruante:

“Grekët edhe sikur të bëjnë një shekull pendesë s’kanë si t’i lajnë krimet e trishtuara ndaj shqiptarëve…”

Ndaj çfarë politike na qenka kjo, kur edhe një Rezolutë e vetme s`guxuaka apo u „hezituaka“ të votohet, në vend se të mbështeten njëzëri të gjitha kërkesat e natyrshme deri te ngritja e Çështjes së pazgjidhur Çame nga Deputetët në Kuvendin e Shqipërisë e pse jo edhe në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që pas kaq vitesh të internacionalizohet,bëhet publik dhe vihet në tavolinën e shqyrtimit ndërkombëtar edhe zyrtarisht, spastrimi etnik i shqiptarëve për mes gjenocidit grek, në Çamëri.

Ky gjenocid antinjerëzor,nuk u hesht dhe mbulua vetëm nga helenët,por edhe nga vet shqiptarët,pasi që sipas përjetuesve të mbijetuar të atij holokausti të tmerrshëm, dihet se në cilën do kohë që ai ndodhi, nuk u kufizua vetëm në Çamëri por u zgjerua edhe në shumë fshatra e qytete të Shqipërisë Jugore, por megjithatë- që nga ajo kohë, pothuajse pak kush foli dhe shkroi seriozisht për të.

Sipas historianit Hyqmet Zane, njëri nga shembujt më të dhembshëm të gjenocidit në Shqipërinë e Jugut, ndodhi në Panaritin e Korçës në të cilin qysh më 1914, u ndez dhe shkrumbua çdo gjë nga grekët, përfshi edhe njerëzit e gjallë e të pafajshëm, vetëm pse ishin shqiptar, ani pse ata jetonin në trojet e tyre stërgjyshore, dhe të parët e tyre ekzistonin aty shumë kohë përpara „bërjes gjallë“ të grekëve në Ballkan.

Ndaj, njëjtë si në Çamëri ashtu edhe në çdo kënd të Shqipërisë së Jugut,u ushtrua gjenocid dhe spastrime etnike me djegie e shfarosje shqiptarësh autokton-kudo, përmes ekspeditave të njohura fashiste greke të tokës së djegur, të cilët kishin si synim krijimin artificial të të ashtuquajturit “ vorio-epir“ me grekë të ardhur dhe kolonizator të sjellur nga thellësia e Greqisë.

Shih, për këtë qëllim, qeveria e Venizelosit në emër të spastrimit të shqiptarëve nga pjella e dyshimtë në inkubatorin grek, të ashtuquajtur vorio-epir, në atë kohë do të mobilizonte edhe kriminelët e burgosur në burgun e Kretës,të cilët përveç gjenocidit në Çamëri,flakët tmerruese të tij do ti shtrinin gjithandej në krahinat e Kolonjës, Përmetit, Korçës dhe vendbanimeve tjera etnike shqiptare,nga ushtarët dhe andartët grekë.

Sipas autorit,Hyqmet Zane,në shkrimin me titull „Gjenocidi grek,jo vetëm në Çamëri“,që nga data 2 deri më 10 korrik të vitit 1914, këta ushtarë dhe kriminel të tërbuar grekë, vranë me sëpata dhe therën me thika e hanxhar mëse 375 burra, gra,pleq e fëmijë, dogjën mbi 150 shtëpi si dhe shkatërruan çdo gjë shqiptare që dilte përpara, kudo arriti të shkelte këmba vrastare greke,duke prerë pjesë-pjesë gjymtyrët e trupit, hequr kokat djemve të mitur,përdhunuar gra e vajza të reja, dhe qarë barkun të gjitha femrave shtatzëna, për shkuarjen në tehun e shpatave dhe thikave të tyre mizore edhe fëmijët ende të palindur, vetëm pse ata ishin shqiptar.

Në shkrimin e lartcekur përveç tjerash thuhet se mizoria e gjenocidit të zhvilluar mbi shqiptarët në Panarit, ishte aq e madhe sa që kishte tërhequr edhe vëmendjen e Fuqive të Mëdha, me ç`rast Lordi Lamington më 28 korrik të vitit 1914 do ti bënte thirrje Qeverisë Angleze që të ngrinte zërin kundër masakrave greke të cilat kryheshin në përmasa marramendëse ndaj shqiptarëve,jo vetëm aty por gjithandej në Shqipërinë e Jugut.

Në atë kohë,edhe gazeta prestigjioze “Times” do ti dënonte hapur aktet e trishta kriminale të gjenocidit grek mbi shqiptarët e cila në kryeartikullin e saj,me shkronja të mëdha, do të shkruante:

“Vendasit e fshatrave të Shqipërisë së Jugut po shuhen nga grekët”.(H.Z)

Por në kohën kur kombi ynë,kishte politikan të sinqertë, dhe atdhetar të vërtetë e të devotshëm,ndërhyrjet e tyre të vendosura,do të bënin që trojet shqiptare të shpëtonin nga shkëputja e copëtimi dhe aneksimet e huaja, siç ishte rasti atëbotë me Çamërinë e Abedin Pashë Dinos, njërit nga Patriotët më të shquar të kombit i cili që në vitin 1879,me guximin e një burrështetasi të sprovuar,përpjekjet e pareshtura të një atdhetari të vërtetë dhe dinjitetin burrëror të një Intelektuali të mirëfilltë, detyroi edhe Kongresin e Berlinit,me argumente dhe mençuri që të anulonte vendimin e sjellur më parë nga Fuqitë e Mëdha të kohës për ndarjen e Çamërisë nga trojet etnike shqiptare.

Ai do ti kundërshtonte fort, i pathyeshëm dhe me sukses,vendimet e pa drejta të Kongresit të Berlinit, për dhënien e Çamërisë-shqiptare, shtetit grek, duke ua kujtuar pjesëmarrësve të atij Kongresi, se në një kohë jo fort të largët, mbi gjysma e Greqisë banohej me shqiptar përfshi edhe vet Athinën dhe vendbanimet përreth saj,në të cilat gjuha shqipe flitej kudo,bile edhe pas formimit të shtetit helen, ajo do të bëhej gjuha e parlamentit të parë grek.

Ndaj, edhe Çamëria si të gjitha trojet tona etnike,deri në vitin e mbrapsht 1913,ishte dhe mbeti Tokë Shqiptare, me ç`rast Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër, do të bënte padrejtësinë më të madhe në historinë ekzistencës së popullit tonë deri atëherë,me vendimin e sjellë për copëtimin e tokave shqiptare,duke i prerë mbi gjysmën e tyre, përfshi edhe Çamërinë-si me gërshërë nga Shteti-Amë.

Pra,vetëm në këtë vit,me forcën e armëve mundën ta pushtonin atdheun e çamëve, grekët të cilët duke parë dhe shfrytëzuar edhe mosorganizimin e duhur të popullit tonë, si dhe pafuqinë e tij,këta pushtues të pështirë, pollën në mënyrë artificiale edhe të ashtuquajturin „vorio- epir“ lufta për të cilin nga grekët, vazhdon edhe sot me cinizëm të pashembullt tanimë edhe në vet Shqipërinë.

Kjo shihet dhe vërtetohet çdo ditë në përpjekjet e tyre për ndryshimin sa më efektiv dhe të gjithanshëm të strukturës së popullsisë në treva jugore shqiptare edhe brenda shtetit amë.

Shteti grek,është ai që asnjëherë nuk ndaloi përpjekjet cinike ndaj Shqipërisë, të cilat edhe tani i vazhdon me ngulmë dhe në mënyra nga më të ndryshmet, duke filluar që nga vendosja me prapavijë e Janullatosit në krye të Ortodoksisë -shqiptare,për greqizimin e çdo gjëje të mundshme në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe Shqipërinë e jugut,sikur të mos ishin vrarë e helmuar gjithë ata patriot ortodoks-shqiptar,si Naum Veqilharxhi, Themistokli Gërmenji, Papa Kristo Negovani, e shumë të tjerë për ruajtjen dhe shkruarjen e gjuhës shqipe si dhe përdorimin e saj në shkollat dhe kishat shqiptare, edhe pse ishte punuar aq shumë nga shqiptarët ortodoks për arritjen e Autoqefalisë së Kishës së tyre, me shumë flijime, mund dhe përpjekje.

Priftërinjtë e Greqisë dhe përfaqësuesit konsullor, organizojnë ngritjen e monumenteve ushtarëve të rënë dhe atyre të pa rënë grek në territorin e Shqipërisë me eshtra të vjedhura të fëmijëve, pleqve dhe banorëve autokton shqiptar, hapjen e shkollave greke edhe atje ku nuk ka pasur kurrë grek,vizatimin dhe deklarimin e palejueshëm të krahinave dhe vendbanimeve shqiptare si territore greke, vendosjen e sa më shumë priftërinjve ekstrem-grek,për pushtimin e sa më shumë kishave ortodokse shqiptare etj….

Bile ata nuk i pengon fare as fakti që dihet mirë nga secili se edhe pjesëtarë e pakicës greke që sot jetojnë në Shqipëri, janë pasardhës të argatëve ardhacak grek të vendosur në tokat tona etnike dhe pasuritë e patundshme të Bejlerëve vendas shqiptar të Shqipërisë.

Në anën tjetër,po ky shtet grek as sot e kësaj dite, jo vetëm se nuk denjon ta pranojë gjenocidin e ushtruar ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë, por nuk u njeh atyre as kombësinë dhe as të drejtat e pronësisë stërgjyshore të trashëguara ndër shekuj, e mos të flasim për të drejtën e shkollimit në gjuhën e tyre amtare dhe administratën ne gjuhën shqipe, aty ku ata jetonin e disa edhe sot jetojnë, pa guxuar ta deklarojnë përkatësin kombëtare shqiptare.

Mjerisht,këto veprime antishqiptare,me apo pa dashje, në një formë apo tjetër, po gjejnë mbështetjen edhe të atyre deputetëve shqiptar,të cilët sot nuk janë në gjendje të votojnë as një Rezolutë të vetme për vëllezërit e tyre çamë të shpërngulur me dhunë nga vatrat e tyre, duke u hyrë kështu në hak dhjetëra mijëra shqiptarëve të pafajshëm që pësuan nga gjenocidi grek mbi ta.

Rezoluta Çame paraqitur parlamentit kombëtar për miratim, përmban vetëm pjesën më të vogël të të drejtave të tyre legjitime, të cilat duhet të përkrahen fuqishëm dhe miratohen pa asnjë hezitim nga të gjithë deputetët pa dallime partiake në parlamentin e Shqipërisë,nga të gjithë ata deputet që sadopak e ndjejnë veten shqiptar.

E nëse ndodhë që edhe kësaj radhe, deputetët tanë të mos veprojnë ashtu siç edhe pret kombi nga ta, atëherë shqiptarët duhet organizuar një peticion mbarëkombëtarë, në të gjitha anët ku i thonë Bukës-Bukë e Ujit-Ujë- dhe kudo që flitet e jetohet – shqip, në mënyrë që të mos dëshpërohemi edhe kësaj radhe nga përfaqësuesit e tillë të popullit tonë.

Sepse, siç e ka treguar edhe praktika e deritanishme, politik-bërësve shqiptar nuk mund tu besohet aq lehtë, sidomos atëherë kur në pyetje janë vendime të mëdha siç është çështja kombëtare përfshi edhe çështjen çame, e cila nuk mund dhe as nuk do duhej të guxonte që të kufizohej vetëm si çështje pronash…..përderisa dihet se çamët-shqiptarë,nuk ishin ardhacak në Çamëri, siç janë grekët në Shqipëri apo kolonët serbo-malazez në Kosovë, por banor autokton shekullor në trojet e tyre etnike.

Pra,Rezoluta çame,duhet të përkrahet dhe ndihmohet fuqishëm, që ajo medoemos të votohet nga ligjvënësit shtetëror edhe për faktin se- gjenocidi i ushtruar grek mbi pjesëtarët e popullit shqiptarë në trojet tona kombëtare-kudo qofshin ato, me gjithë përpjekjet helene apo nga kushdo qoftë tjetër, nuk mund të shlyhen kurrë nga kujtesa e një kombi ndër më të vjetërit në këto anë, siç është kombi ynë.

Ndaj, nëse megjithatë ndodhë,që ajo as kësaj radhe edhe ashtu siç është ofruar, nuk votohet nga Parlamenti Shqiptar, atëherë është i pakalueshëm organizimi i një peticioni gjithëkombëtar, për zgjidhjen e Problemit të Çamërisë!

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen