Çfarë po ndodh me Ramush Haradinajn?

OP-ED | admin | 09.05.11 | 18:49

Vetë mënyra shprehjes se aktakuzës, është totalisht e paqartë, apo siç mund të quhet ndryshe, një aktgjykim për gjoja ,,krime lufte’’. Luftë kjo e cila as që njihet ndërkombëtarisht. Si është e mundur që një Luftë e drejtë çlirimtare, në analet ndërkombëtare të cilësohet si konflikt i armatosur, dhe në anën tjetër zhvillohen gjykime për krime lufte? Si është e mundur që forcat e NATOS të ndërhynë në  Kosovë në bazë të një vendimi për ndërhyrje humanitare, në mënyre që të ndërpritej spastrimi etnik i Kosovës, të ndërpritej shtypja, persekutimi , vrasja masive , gjenocidi dhe etnocidi i ushtruat ndaj popullit shqiptar. Tani në emër të drejtësisë të vihen në një vagë vrasësi dhe i vrari, krimineli dhe viktima. Si është e mundur që në Kosovë sipas analeve ndërkombëtare të mos ketë pasur Luftë por konflikt, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës të mos ketë qenë e organizuar si ushtri, ndërsa pjesëtaret e sajë të përndjeken për krime lufte. Për cilën luftë pra po flitet?

Ndaj Z. Ramush Haradinaj ishte zhvilluar një proces gjyqësorë në gjykatën e Hagës, proces ky i cili përfundoj duke nxjerr në pah pafajësinë e Z. Haradinaj. A nuk janë paksa të tepruara mënyrat e trajtimit të çështjes së Kosovës në të drejtën ndërkombëtare?. A nuk janë të pakuptimta Rezolutat aq kundërthënëse të Këshillit të Sigurimit të cilat nuk përkojnë aspak me realitetin në teren. Apo është e saktë fjala që drejtësia nuk ekziston?

Pse ju ndërpre aktiviteti një Kryeministri, i cili, për një kohë 100 (njëqind) ditësh demonstroj çartë se është i përkushtuar për të vendos rënd dhe ligj në vend, për ta dërguar në një gjykim i cili doli i pa bazuar në fakte.

Pse pas lirimit të tij të pafajshëm, dhe pas një aktiviteti të bujshëm dhe të suksesshëm në skenën politike kosovare dhe pikërisht në prag të zgjedhjeve Nacionale, ju pamundësua pjesëmarrja aktive në proceset politike në vend. Duke e akuzuar serish me të njëjtat akuza, të cilat më parë i kishin cilësuar si të pabaza. Këndej pari, shtrohet dilema dhe pyetja, ku qëndron kredibiliteti i kësaj gjykate, e cila nuk është në gjendje t’i mbroje vendimet e veta, dhe i konteston vetë ato. A mund të shpresohen më ne drejtësi?

Apo është e vërtetë thënia se drejtësia në kuptimin e sajë të vërtetë nuk ekziston, por gjithnjë është vullneti politik ai që i paraprinë vendimeve të drejtësisë.

Në rastin e Kosovës kjo po del tezë e saktë , ngase shumica e vendimeve të cilat u morën gjerë me tani nga institucione ndërkombëtare në raport me Kosovën, janë të parapriera nga vendime dhe vullneti politik.

A mos ndoshta  Z. Haradinaj është bërë pengës e pa kapërcyeshme për  makro-politikat, dhe interesat gjeo-politike ndërkombëtare dhe se u mor vendim ta largojnë nga skena. Ndryshe, as tani nuk mund të kuptohet prolongimi dhe stërzgjatja e procesit që po i bëhet, procesit gjyqësorë.

Proces i cili ishte paraparë që te filloj në pranverën e hershme të këtij viti, por që ënde nuk shihet në horizont të futet në rënd dite.

Kujt i bënë shërbim një gjykim i stërzgjatur , i cili pritet të cilësohet i pabazuar, por që prolongohet aq shumë? Pse politika zyrtare e Republikës së Kosovës nuk e thotë asnjë fjalë për këtë çështje ? A nuk është detyrë e një shteti ,,sovran’’ që të interesohet dhe të përkujdeset për qytetaret e vetë, e posaçërisht kur bëhet fjalë për luftëtarë të dëshmuar të lirisë. Apo ndoshta Z. Haradinaj është i pa përshtatshëm edhe për politikën vendore, dhe pretendimet janë për ta mbajtur sa më larg.

Apeloj tek politika zyrtare shtetërore e Republikës së Kosovës që njëherë e përgjithmonë ta heq barrën e inferioritetit, dhe ta merr fatin e vendit dhe qytetarëve të vetë në dorë, gjë për të cilën është edhe e thirrur.

Të insistoj në drejtësi dhe të mos qëndroj indiferente ndaj akuzave që u bëhen qytetarëve të vendit dhe liderëve politik, qoftë brenda apo jashtë vendit.

Mos të përpiqen që të gjitha deshtimet t’i adresojnë tek ndërkombëtaret, gjegjësisht EULEXI, ashtu siç i shkarkonin të gjitha dështimet tek UNMIKU , sepse kjo nuk është e drejtë dhe as e pranueshme. Sepse EULEXI në Kosovë ka rolin mbikëqyrës dhe askujt nuk i është venë dora përpara , askush nuk pengohet që të vë rend dhe ligj në vend.

Askush nuk i pengon institucionet që të përkujdesen për mirëqenien e qytetarëve të vetë e në këtë rast , bënë pjesë edhe përkujdesja ndaj ish luftëtarëve të UQK-së. Jo të pengohet drejtësia por të përkrahet dhe të garantohet që procesi të jetë i paanshëm dhe korrekt. Shteti duhet të garantoj që askush te mos jetë mbi ligjin. Prandaj duhet në mënyrë direket të interesohet dhe t’i kontribuoj drejtësisë, në mënyrë që drejtësia të dal në shesh dhe vendi të prosperoj .  Shpresoj që këto pyetje të shtrohen në nivel institucional dhe që shteti i Kosovës vërtetë të marrë vesh se çfarë po ndodh me procesin Haradinaj, në mënyrë që ai të përfundoj sa me parë.  

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen