A duhet të pendohet bashkësia evropiane?

OP-ED | Dedë Preqi | 09.05.11 | 19:15

Dedë Preqi

Eshtë shumë lehtë sot,të bëshë një dallim në mes Kosovës dhe rajoneve të tjera,me lëvizjen e lirë të qytetarëve,nëpër vende të Evropës dhe botës.Shqipërija dhe Bosna ishin vendet e fundit përveq Kosovës,që Bashkësija Evropiane heqi regjimin e vizave. Tani, vetëm Kosova mbetët vendi më i izoluar në rajon,dhe ska vend tjetër në Ballkanin Perëndimor.

 Evropa nuk ka pasë arsytim që ta ndajë nga grigja e vet,vetëm Kosovën,dhe ka mundur që problemet e vogla ti thjeshtësojë sikur me vendet tjera,sepse asnjëra e atyre vendeve që ua ka heqë vizat,nuk ka qenë e finalizuar,dhe nuk i ka kryer obligimet dhe detyrat e parapara ndaj BE-së,me çrast nuk jemi në kundërshtim me arritjen dhe qëllimet e rajonit,por jemi të pa kënaqur me situatën dhe anashkalimin e Bashkësisë Evropiane ndaj Kosovës në veqanti.

EU-rrezore.com

Pse Evropa nuk tregon edhe më shumë vullnet politik ndaj Kosovës,sepse ,në saje të mungesës së vullnetit politik ndaj Kosovës,e përjashtoi të vetmin vend,nga gjitha vendet e rajonit,duke e lënë të mbyllur dhe të izoluar në praktikë dhe teori. Populli kosovar,vendimin e BE-së,e konsideron si veprim jo të drejt dhe të pa arsyeshëm,kur qytetarët e Kosovës mbetën njerëz të dorës së dytë.

Si mundet të integrohet Kosova e izoluar,e cila e ndien vetën të ndëshkuar pa arsye,dhe mbetët si një „vrimë e zezë“,në mes të Evropës.A duhet Evropa të pendohet,sepse Brukseli në këtë mënyrë po merr një qasje diskriminuese ndaj Kosovës dhe popullit të saj,duke i vënë asaj parakushte shtesë,të cilat ndryshojnë nga rajonet tjera,me çrast qytetarët e Kosovës do të mbetën pa të drejtë edhe një kohë të gjatë të izoluar dhe të përjashtuar…

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen