Manifest antiturk

Analiza & Komente | Zef Prenka | 15.04.13 | 20:19

S’kanë çka lypin qeveritë dhe diplomacitë në çështjet e dijeve shoqërore, thotë publicisti Halil Matoshi. Por, ai e quan reagimin ndaj rishikimit të librave të historisë në raport me perandorinë osmane “manifest antiturk”.

– Çështja e Perandorisë Osmane dhe invadimi i tikave të arbnevet në shekullin 14 është komplekse, por jo thjesht një “barbari aziatike” siç shkruajnë në disa tekste historiogarfë të dobët shqiptarë. Autorët më seriozë perëndimorë si Malcolm dhe Bartl, këtë mënyrë të te shkruarit të historisë nga ana e shqiptarëve e cilësojnë si “besim popullor” dhe interpretim ideologjik (komunist) të historisë (Bartl dhe Schmitt).

Noel Malcolm, që e ka shkruar historinë më të besueshme të Kosovës, ka një pozicion më racional për trajtimin e Perandorisë osmane në historiografinë kosovare. Sipas tij, rrëfimet si për “barbarët aziatikë” etj. “të gjitha, në rastin më të mirë, janë pohime ose mëtime çoroditëse, kurse përndryshe krejtësisht fallse”. (Kosova, një histori e shkurtë; fq.96.) Në anën tjetër Peter Bartl, profesor në Universitetin e Münchenit dhe autor i librit “Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare (1878-1912)”, shkruan:
“Për shembull sundimi turk paraqitej gjatë sundimit komunist, ashtu si edhe më përpara, si koha më e errët e Shqipërisë, gjë që nuk është krejt e drejtë dhe po punohet për ta korigjuar. (…) Një pushtim, që zgjat 450 vjet, nuk është më pushtim (…)”.

“Për shembull sundimi turk paraqitej gjatë sundimit komunist, ashtu si edhe më përpara, si koha më e errët e Shqipërisë, gjë që nuk është krejt e drejtë dhe po punohet për ta korigjuar. (…) Një pushtim, që zgjat 450 vjet, nuk është më pushtim (…). Halil Matoshi
– Por, me rishikimin e historisë sigurisht se nuk mund të merret politika, bile ndërhyrja e politikës në këso çështjesh është irituese dhe thjesht për t’u hedhur poshtë. Njëjtë duhet hedhur poshtë si polikisht jokorrkte edhe kërkesa e shtetit turk në adresë të Prishtinës zyrtare. S’kanë çka lypin qeveritë dhe diplomacitë në çështjet e dijeve shoqërore. Kjo është punë e hulumtuesve. Shikojeni rastin gjerman pas Luftës së Dytë Botërore. Janë formuar komisione dypalëshe shkencore: gjerman-polak, gjerman-çek, gjerman-francez dhe gjerman-izraelit ku hulumtues dhe historianë të të dyja vendeve bashkëpunonin dhe dialogonin për përmirësime në tekstet shkollore të vendeve respektabile, pra për rishikimin e historiografisë punojnë mesvete shumë shtete normale, madje ky është edhe një kriter i Këshillit të Europës.

– Ata që s’dinë mendojnë se vërtet Turqia po dëshiron të na e ndërrojë historinë, gjë që nuk është e vërtetë. Sepse shteti turk ka kërkuar rishikim të disa fjalëve fyese për turqit e të gjitha kohërave, rishikim të disa teskteve e përmbajtjeve ku faktet janë interpretue ideologjikisht, por jo ndërrimin e historisë, sepse ajo nuk mund të ndërrohet. Mund të ndërrohet mënyra e shkrimit të historisë, pra historiografia dhe këtu, në këtë pshtjellim nocionesh kanë rënë “viktimë” shumë shqiptarë, madje edhe historinë dhe shumë nga peticionistët e famshëm. Duke manipuluar një kërkesë të shtetit turk që i është bërë Prishtinës zyrtare në mirëbesim, ata kanë dashtë ta japin kushtrimin: Turqia po na e ndërron Historinë!? Vraponi gra e burra t’ia ndalim turrin!?.

Prandaj kanë bërë një manifest antiturk, ndaj një shteti joarmiqësor karshi shtetit kosovar!

„Mund të ndërrohet mënyra e shkrimit të historisë, pra historiografia dhe këtu, në këtë pshtjellim nocionesh kanë rënë “viktimë” shumë shqiptarë, madje edhe historinë dhe shumë nga peticionistët e famshëm. Halil Matoshi

 
E ata që dijnë diçka nga fusha e historiografisë, po heshtin si rëndom në Kosovë nga frika. Nga frika joracionale se mos ka me i rreshtue dikush në taborrin antikombëtar, sepse manipulimet më të mëdha sot në Kosovë, në të gjitha fushat, po bëhen pikërisht në emër të kombit! Pra frika është rëndom këshilltar i keq. Dhe ajo mund të shpie në dhunë!? Edhe në ASHAK dhe në Institutin e Historisë ende vlen doktrina komuniste e Enver Hoxhës, i cili vazhdon të rrijë këmbëkryq në tekstet e histoirisë shqiptare. Këtu ka edhe rezistenca të mëdha ndaj rishikimit të atyre teksteve të dobëta profesionalisht, sepse disa autorë vërtet do “të nxirren nga historia”.

– E përmenda kriterin e Këshillit të Europës. Kjo ka për të ndodhë. Një ditë në Beograd historiografia do ta përshkruaj fashizmin e Millosheviqit me emrin e vërtetë, fashizëm, siç mësohet në Berlin nacizmi hitlerian. Por edhe në Prishtinë do të ndërpritet qasja alabanologjike ndaj historiografisë, e cila nuk do të shkruhet si tregim letrar dhe si mit, por si fakt dhe ngjarje në interaksion mes subjekteve.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen