Ndarja e Kosovës nuk është opsion por konfuzion

OP-ED | Dedë Preqi | 16.05.11 | 17:53

Dedë Preqi

Sikur Turqija,gjatë sundimit të vet që ndau Kosovën në v i l a j e t e,ashtu edhe Jugosllavizmi e ndanë Kosovën në b a n o v i n a sllave ,me qëllim të sundimit më të lehtë,dhe të sllavizimit të mundshëm. Me gjithë dhunën e pa ndërprerë dhe politikën antishqiptare,që është ushtruar dhe ekzekutuar nga pushtuesit e ndryshëm, Kosovën dhe as Shqipërinë nuk mundën ta nënshtrojnë dhe ta mposhtin.Me gjithë dëmët e mëdha që i shkaktuan këtij trungu shqiptarë,ku me qindra e mija prej tyre u masakruan për këto troje,e me qindra e mija shqiptarë u dëbuan ,që sot e asaj dite gjinden nëpër vende të ndryshme të botës,njëra dhe tjetra ngadhnjyen mbi egërsinë e armiqve dhe gjakpirsve,ku Shqipëria triumfoi me 1912,me Pavarësinë e saj,dhe Kosova me 2008,u pavarësua,edhe pse me vonesë ,por shkëlqeu dhe ngadhnjeu njëherë e përgjithmonë nga shofenizmi serbo-sllav.

Qëndresa dhe heroizmi kosovar në luftën e fundit,i ka çmendur të gjithë elaborantët serbomëdhenj,deri te akademikët serb,të cilët i ziejnë të gjitha“ gjellërat antishqiptare“,ku edhe sot e kësaj dite kanë ato qëllime të pa ndryshuara,që Kosovën së paku ta copëtojnë,apo ta ndajnë sipas orekseve të veta,ende  të pa ngopura.Shteti serb po shfrytëzon çdo mundësi,po shfrytëzon opsionet e veta më të mundshme,për zgjedhjen e problemit të Kosovës,pasi që nuk don ta pranojë realitetin kosovarë,dhe me pamundësi të shpërbërjes së Pavarësisë së Kosovës,tani përpiqët që ta ndajë veriun e Kosovës,ta bëjë pjesë përbërse të teritorit të saj,e cila parasheh ruajtjen e Kosovës nën Sovranitetin formal të Serbisë,dhe në rast dështimi e shfrytëzon shansin tjetër,që nuk do ti konvenojë askuj,që nënkupton ndarjen e Kosovës.Ndarja e Kosovës do të sjellë,jo vetëm ndarjen e Serbisë,por edhe ndarjen e Malit të Zi.

Ndarja e Kosovës ndikon edhe në ndarjen e Luginës  së Preshevës,me çrast ka edhe opsione të tjera nga ana e shqiptarëve,që lëvizja e kufijve do të sjellë rrugë të tjera,dhe hapen shtigje të reja,që nënkupton edhe zhbërjen e Maqedonisë,dhe do të ndikojë  në ridefinimin e kufinjve etnik shqiptarë,që do të thotë ,shkakëtohen trazira dhe lufta të reja në Ballkan.Prandaj,këto alternativa të shtetit serb,duhet ti shqyrtojë fortë mirë Bashkësija Evropiane dhe Ndërkombëtare,së bashku me SHBA-të,sepse është qështje universale,dhe këto  forca ndërmjetësuese,kanë për detyrë  të përkrahin zgjedhjen e problemëve,dhe nuk besohet se dikush qëndron prapa kësaj mosmarrëveshje,duke ditur se nuk i konvenon askujna ,nëse duhet të mendohet për lirinë dhe jetën e këtyre popujve.

Edhe pse shumica e këtyre alternativave rreth ndarjes së Kosovës bëhët si shpekulim i mediave,por në bazë të fakteve të përditshme,ka të bëjë me disa gatesa të cilat po i gatuan kuzhina e Akademisë dhe Shkencave të Beogradit,nga e cila dalin këto informacione ,ku edhe e kanë burimin si propaganda,apo si të vërteta.Prandaj,dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit,duhet të mirret në konsideratë,sepse është më i dobishëm,se sa mos të dialogohet fare për problemet jetike dhe teknike në mes këtyre dy shtetëve. Shtetin serb e mundojnë shumë gjëra dhe nastalgjija e saj,sepse një ditë në Këshillin e Sigurimit,shqiptarët do ti kenë dy ulëse.Serbija është shteti i vetëm në Ballkan,i cili  është munduar me çdo kusht ti mbajë vendet tjera nën kupolen e vet,por po i vjen fundi ëndërrave dhe përrallave për Serbinë e madhe.Ndarja e Kosovës,nuk është opsion,por një konfuzion,dhe populli shqiptarë i Kosovës me diasporën e vet nuk pajtohet me ndarjen e asnjë pëllëmbe të tokës së Kosovës,e cila tokë është ujitur gjithmonë me gjakun e bijave dhe bijve të vet,për të jetuar populli i saj në liri,paqë dhe demokraci.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen