Kacin: Mbi dy milionë njerëz në Kosovë ndihen të braktisur nga BE-ja

Analiza & Komente | admin | 18.04.13 | 09:15

Kosova formalisht ngec ndaj fqinjëve të saj në procesin e integrimit, por falë konsensusit të fortë dhe të gjerë të partive kryesore drejt synimit të anëtarësimit në BE, Kosova ka një potencial të madh që shpejt të përparojë në atë rrugë.
Kështu është shprehur Jelko Kacin, nënkryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore në debatin e djeshëm për raportin mbi progresin e Kosovës në Parlamentin Evropian.

Kacin JelkoNë fjalimin e tij, Kacin fillimisht ka vlerësuar se Prishtina ka qenë “një partner konstruktiv në negociatat e shkallës së lartë me Beogradin”. Ai ka përshëndetur përkushtimin e përsëritur nga ana e zyrtarëve të Kosovës se veriu i Kosovës nuk do të merret me forcë, sepse nevojitet që kjo zonë të integrohet në mënyrë paqësore me Kosovën, transmeton Qik.

Sipas tij, një ndër vlerat më të mëdha në Kosovë është karakteri i saj multikulturor dhe multinacional, kurse komuniteti serb nuk duhet të jetë i ndarë me lumin Ibër.

Kacin porosit autoritetet e Kosovës se duhet të bëjnë shumë më tepër në “realizimin e Planit të Ahtisarit dhe të garantojnë sigurinë dhe të drejtat e të gjitha pakicave në Kosovë”.

Si një nga çështjet kyçe në Kosovë, Kacin veçoi edhe çështjen e personave të zhdukur e cila tha se gjithashtu duhet të zgjidhet në nivelin më të lartë. “Beogradi, Prishtina dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjnë më shumë në zgjidhjen e këtij problemi, i cili ende është i hapur, madje edhe pas më se 14 vjetësh nga përfundimi i konfliktit”.

Kacin gjithashtu konsideron se misioni i EULEX-i t në Kosovë duhet të forcohet, në mënyrë që të forcohet edhe lufta kundër korrupsionit sistemor. Prishtina duhet të bëjë shumë më tepër që t’u mundësohet organeve antikorrupsion në zbatimin e sundimit të së drejtës.

Në fund të fjalës së tij, Kacin u bëri thirrje të gjitha palëve për dialog për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që ky proces të përfundojë sa më parë që është e mundur. “Mbi dy milionë njerëz në Kosovë do të ndihen të braktisur dhe të lënë pasdore nga ana e BE-së, gjithnjë derisa liria e lëvizjes është e kontrolluar rreptësisht,”, ka thënë Kacin. /Telegrafi/

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen