Gazeta Zëri përpiqet t´a skandalizojë Komunën e Gjakovës

OP-ED | Zef Prenka | 18.04.13 | 12:24

Çka po ndodhë me gazetën ditore Zëri,që pa rrestur i vërsulet z. Pal Lekaj?

Nuk është vetëm një herë që të provohet të shkruhet për „skandale“ në komunën e Gjakovës nga gazetarë të pa ndërgjegjshëm dhe sigurisht të shtyer nga qarqe të ndryshme nga“ agallaret“ e Gjakovës dhe të aktores së dështuar znj. Mimoza Kusari – Lila.
Opinioni i gjërë Kosovarë dhe ai i komunës së Gjakovës, e di shumë mirë për kthesat historike në aspektin ekonomik dhe administrativ që Dr. Pali i bëri gjatë mandatit të tij.

Është pa dyshim krenaria e Kosovës si kryetar i suksesit dhe leksion për të tjerët,që nuk mundë të gjëndet edhe një gjilperë e humbur e  që, të jetë përgjegjës , nuk ka asnjë projekt që ka manipuluar, nuk ka asnjë situatë që i ka bërë kryetarin të ndjehet keq, para drejtësisë edhe para organeve Kundërkorrupcion.

Prandaj pretendimet e gazetës Zëri janë një shëmbull i keq dhe manipulues i llojit të vet .
Ka edhe mediume tjera në Kosovë që, do të ishin marrë me Dr. Pal Lekaj,por sigurisht se përveq ndonjë interviste ,që të sqarohet Kryetari, asnjë mundësi për shantazhim nuk e gjetëm, pos Gazetës Zëri që shkruan, zi e terr në pikë të ditës, në kulm të suksesit të tij, që edhe po thuaj qeveria shumë pak e ndihmoj, edhe pse ka plot miq e dashamirë nga të gjitha partitë politike në Kosovë që e njohin si kryetarin korrekt, transparent, të guximshëm dhe tolerant.
Korrekt me të gjithë pa dallim,transparent për këdo që ka dyshime, i guximshëm të ndërmarrë vendime të çfardo natyre qofshin dhe tolerant për shumë akuza që iu drejtohën edhe pa baza.
Gazeta Zëri, ditë më parë provuan të shatazhojnë edhe z. Anton Shala, drejtor të Kulturës , Rinisë dhe Sportit të Komunës së Gjakovës, por pa sukses dhe kjo është edhe një fakt shtesë që, administrata e suksesit dhe korrektësisë së z. Lekaj në Gjakovë është vërë në thumb të shënjestres së gazetës Zëri që sigurisht se është në shërbim të atyre që dëshirojnë kthimine startegjisë së vjetër dhe injorancës së qytetarëve të kësaj komune ,që tashmë është e njohur edhe për Kinën e le më për Europën, pra dallimet qytet -fshat si më të shëmtuarat të globit të quajtur Botë.

Pra, mos të harrojnë gazetarët e Zërit se kjo dukuri e shëmtuar e bashkëjetesës së qyteterëve u zbehë shumë gjatë mandatit të z. Lekaj, sepse Kryetari i Komunës së Gjakovës është mirë i edukuar, shumë mirë i arsimuar, mjaft mirë i integruar në proqeset Europiane, sepse ka bizneset e tij jasht Kosovës edhe shumë më herët që, të bëhej Kryetar.

Mos të harrojnë Gazeta Zëri se ky Mjek i UÇK-së edhe gjatë luftës i dha shpirtë ushtarit dhe qytetarit!

Prandaj kemi të bëjmë me një patriot të vërtetë dhe jo njeri të skandaleve, siç pretendon Gazeta Zëri, me  z. Artan Haraqia -gazetar i Zërit dhe znj. Selvije Bajrami – gazetare e Zërit duhet të shohin pak më larg se lëmosha që u është ofruar ,për të skandalizu një kryetar dhe një staf shëmbullmirë. Ata duhet të mëndojnë lëmoshat harxhohën dhe sigurisht se mediumet tjera nuk e kanë shumë për nderë të japin lëmosha dhe të dalin humbës ,siç dalin këta partizan të tollovisë qytetare.Mos i besoni shumë aftësisë tuaj gazetareske se, ajo mundë edhe të punojë për degradimin tuaj prej profesionisti.Pra që të skandalizoshë dikën do të thotë, ti njohësh mirë tiparet e skandalit, çka japin me kuptue se janë vetë pjesë e skandaleve.

Pra, hiqnju qafe njeriut të pafajshëm dhe nëse nuk jeni të denjë të numroni sukseset e tij, atëherë ka shumë e shumë tjerë që i dijnë, dhe e shohin punën dhe rezultatet  e pa mohueshme të Dr. Pal Lekaj, se ai është i pa mposhtur, dinjitoz dhe vetëm shëmbull për të mirë dhe assesi ndryshe.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen