Njëzet minuta me Presidentin Rugova

Arkivi | Dedë Preqi | 04.06.11 | 08:02

Nuk është lehtë të shkruash për Presidentin e madh Rugova, ai nuk fliste shumë dhe fjalët i kishte të thjeshta,por synimet e tij ishin të pa thyeshme.Autoritetin e tij politik kombëtar dhe ndërkombëtar e krijojë jo spontanisht,por me një vizion dhe vullnet të pa shoq,duke kultivuar dhe promovuar identitetin politik-shtetëror kosovar,si dhe duke ruajtur unitetin demokratik gjithë popullor në Kosovë.Presidenti Rugova ishte një njeri i madh,në kohëra të vështira,apo kohërat e vështira e skalitën dhe e bënë një njeri të madh,siq ishte dr.Ibrahim Rugova. Ai ishte një përsonalitet i veqantë,edhe në situata shumë të rënda ishte i qetë dhe ato momente i përballonte e i merrte qetësisht,dhe kjo veqori ekziston vetëm te njerëzit e rrallë,te njerëzit e urtë,e njerëz paqësorë.

Ishte muaj korrik 1997,në aeroportin e Zyrihit në Zvicërr,takuam Presidentin Rugova,që kthehej në Kosovë pas një vizite pune ,që kishte bërë dikund në këtë pjesë të perëndimit,i cili ishte i rrethuar me plot bashkëatdhetarë të vet,duke pritur kohën e nisjes së aeroplanit.Unë dhe shoku i im M.me padurim iu afruam turmës së mërgimtarëve dhe e përshëndetëm Presidentin,duke ia shtrënguar dorën,i cili vazhdonte kështu edhe me të tjerët,që vinin pa ndërpre së paku për ta përshëndetur. Aq sa ndejtëm më të,për aq n j ë z e t m i n u t a,iu bënë shumë pyetje të ndryshme nga mërgimtarët,dhe sëcilit i buzëqeshte,sëcilit i jepte kurajo ,sidomos atyre që pyesnin për të ardhmën e Kosovës. Ajo çka ishte inkurajuese dhe interesante, kur shumica e mërgimtarëve ishin me familje,të cilët e përcjellshin njëri-tjetrin nga aeroporti për në Kosovë, i madh e i vogël kur e panë dr. Rugovën me pa durim u afruan,vetëm ia shtrëngonin dorën dhe merrnin rrugë,sepse sëcili dikund udhëtonte, dhe sëcili kishte përshtypjen se përshëndetja me dr.Rugovën,do të jetë hareja e asaj dite dhe mbresa e pa harruar në jetën e tyre.Pas shumë pyetjeve të mërgimtarëve,shfrytëzova rastin dhe unë e pyeta duke i thënë ,  kur do t’a marrim nusen zotëri Rugova, duke ia bërë këtë pyetje si metaforë.

Presidenti Rugova,filloi të qeshi me atë qeshjen e tij të zakont,por këtë herë qeshi me të madhe,dhe u përgjegj :Do ta marrim,do ta marrim nusen e Kosovës,krushqit i kemi nisë që moti,dhe do tia dalim…Edhe pse krushqit tanë e patën të vështirë rrugën,edhe pse shumë herë ranë në pusi të armiqve,shumë herë janë tradhëtuar nga tradhëtarë të huaj dhe të vendit,ata janë krushqit e lirisë,ata janë krushqi tëpa thyeshëm,dhe do të na sjellin nusen,nusën më të bukur që kemi parë ndonjëherë,Pavarësinë e Kosovës! Zotëri Rugova,foli njëri nga turma,edhe na jemi krushqi,të gjithë çka jemi në mërgim, jemi krushqit e nusës së Kosovës!Edi,tha Presidenti Rugova, buzëqeshi dhe vazhdoi ,do të vie dita,dhe të gjithë do të jemi krushqi të mirë …dhe na uroi ditë të mira,duke na përshëndetur të gjithve,sepse tani iu afrue koha për të hyrë në sportelet e aeroportit,që kishte edhe pak kohë për tu nisur aeroplani për Prishtinë.

Në shkurt të vitit 1998,dhe deri në mars të vitit 1999,ishte një luftë e tmershme për gjithë Kosovën dhe popullin e saj,luftë të cilën e shkakëtojë Serbija kundër shqiptarëve të pa fajshëm, të cilët ishin në mospajtim me një regjim totalitarë.Në këtë luftë u vranë më shumë se 15 mijë përsona,(darsmorë të lirisë)nga të cilët 24oo krushqi të lirisë nga radhët e UçK-së,dhe shumë të tjerë civil të pa armatosur.Nga forcat serbe u dëbuan prej trojeve të veta më shumë se 800 mijë shqipëtarë,dhe janë zhdukur më se 5mijë njerëz të pa fajshëm,fati i të cilëve i shumicës së tyre ende nuk dihet,dhe janë të pa gjetur ende afër 18oo përsona.Gjatë kësaj periudhe të luftës në Kosovë,nga forcat militare dhe paramilitare serbe,janë shkatërruar dhe djegur 110 mijë vendbanime shqiptare,fabrika,shkolla,biblioteka,monumente kulturore-historike dhe objekte kulturore e fetare.Dhe me 24 mars 1999,deri me 10 qershor 1999,Aleanca Veriatlantike NATO,me bombardimet e saja nëpër shumë caqe kryesore të forcave serbe, e detyruan kasapin e Ballkanit Millosheviqin të nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë.

Edhe Presidenti Rugova,së bashku me popullin shqiptarë ishte në mes të këtyre betejave të rrezikshme,ku Millosheviqi tentoi ta përdorte për manovrime të tija politike,por dr.Rugova ishte i pa thyeshëm edhe në këtë betejë, me urtësinë e tij politike dhe fillozofike, i dha shpirt popullit të vet,duke ia rikthyer dinjitetin dhe besimin e thellë ndërgjegjës kombëtare,dhe popullin e Kosovës e inkurajonte se, pavarësija e Kosovës i takon këtij populli,e cila do ta qetëson dhe stabilizojë këtë pjesë të Evropës dhe botës.Betejat e dr.Rugovës ishin të njëpasnjëshme,ishte edhe ajo beteja e tij e fundit më 22 januar 2006-të,e cila betejë nuk ishte aq e vështirë,siq thoshte Presidenti Rugova, në krahasim me betejat tjera të më parshme.Por kjo betejë për dr.Rugovën ishte e fundit dhe e pa mëshirshme,sepse nuk e lejoi mëtutje të na buzëqeshte,nuk e lejoi më, të na rrëfyente me këshilla dhe sygjerime,dhe nuk e lejoi Presidentin ta përjetoi darsmën e madhe dhe ardhjen e „nusës së Kosovës“,me emrin Pamvarësi,që vet e kishte pagëzuar me këtë emër, një ëndërr e tij e kahmotshme.Presidenti Rugova,nuk muar pjesë në darsmën e madhe të lirisë,edhe pse ishte krushku i parë i kësaj darsme,dikush e tradhëtoi tinëzisht,në këtë rast ishte vdekja,ajo e cila e muar në kohën kur më së shumti i duhej vendit,i duhej familjes dhe popullit të Kosovës.Kur më së shumti i duhej politikës kombëtare dhe ndërkombëtare,i duhej edhe partisë së LDK-së,të cilën e formoi si frymë demokratike në kohën kur komunizmi ishte ende në fuqi.

Më 17 shkurt 2008,u shpal Pavarësia e Kosovës( nusja e Kosovës) e cila ishte ngjarja më e madhe e shqiptarëve në historinë kombëtare,që prej shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.Edhe pse ishte një rrugëtim i gjatë,kjo fitore e popullit shqiptarë të Kosovës,i ka hapur të gjitha rrugët e prosperitetit demokratik dhe integrimit të Kosovës me vendet tjera të zhvilluara të Evropës dhe botës.Shqiptarët janë një popull i vjetër me plot tradita të cilësura për të mirë,që ndër ato janë, besa,trimëria dhe bujaria apo mikëpritja shqiptare.

Duke u nisur nga këto tradita,te shqiptarët ka qenë edhe tradita e nuses,kur vie nusja,duhet me u kujdesë dikush që është më i afërti i saj,dhe jo me e lënë në dorë të tjerëve,apo të „huajve“,sepse sipas traditës,mundet nuses me i ndodhë diçka e pa pritur.Mirëpo,sot në Kosovë ndodhi e kundërta,nusën( Pavarësinë) e muarën të tjerët në mbikqyrje,dhe në këtë mënyrë u thyen traditat tona shumë të çmuara,dhe sikur të tjerët të ishin treguar pakëz të kujdesshëm,pakëz të sjellshëm me nusën,dhe pakëz të drejtë,atëherë edhe ne shqiptarët mund të pajtoheshim,por,në këto rrethana populli i Kosovës nuk është i kënaqur,sepse kjo nuse të cilën e kanë ëndërruar edhe fëmijët e vegjël shqiptarë në djep,sot po keqpërdoret. Për këtë kod të traditës,besoj se ishte pajtuar edhe Presidenti Rugova,që nusja e Kosovës Pavarësija,të qëndrojë nën kujdesin e shqiptarëve,edhe pse do të mungojë prevoja,vullneti është më i fuqishëm dhe krushqit e lirisë do të na i përkujtojnë ato ngjarje të rënda dhe të prekshme,të cilat nuk mundemi jo vetëm ti harrojmë,por nuk mundemi të ndahemi nga currilat e gjakut të tyre,të cilët nuk e kursyen deri në pikën e fundit,për ta gëzuar jo një copë liri,por lirinë e plotë sikur popujt tjerë të botës së lirë dhe demokratike.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen