Barroso:Marrëveshje historike, që duhet vënë në jetë menjëherë

OP-ED | Zef Prenka | 20.04.13 | 16:28

Presidenti i Komisionit të Bashkimit Evropian, Josè Manuel Barroso, duartroket përfundimin pozitiv të bisedimeve të vështira ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe i përgëzon kryeministrat e të dy vendeve, që treguan impenjim, guxim e vizion.

Kam besim se marrëveshja e arritur nga të dyja palët, do të përgatisë terrenin që Këshilli i BE-së të marrë vendime mbi hapat e mëtejshme të Serbisë e të Kosovës drejt Evropës. Kështu do të plotësohet dhe dëshira e qytetarëve të rajonit për ta bërë realitet perspektivën evropiane. E kjo është vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e Evropës jug-lindore dhe të Bashkimit Evropian, në tërësi.

Një hap i madh përpara për paqen e sigurinë në rajon – kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i Natos, Rasmusen për marrëveshjen e nënshkruar në Bruklsel. Do t’i japë një shtytje të re integrimit euro-atlantik të Ballkanit perëndimor, shtoi.

Edhe Franca e përshëndeti marrëveshjen historike, si hap i pashembullt për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve e dhe për t’u krijuar popullsive mundësinë të ecin të sigurtë drejt një ardhmërie më të mirë. E pohoi këtë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Philippe Lalliot.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen