Festa e abetarës

Diaspora | admin | 06.06.11 | 15:11

Nxënësit e kësaj shkolle, me qendër në Tuttlingen dhe pikat mësimore në Emmendingen dhe Wehingen, të shtunën, shfaqen një program shumë të pasur kulturor-artistik për prindër dhe bashkatdhetarë të shumtë, dashamirë të Shkollës Shqipe, të Gjuhës shqipe, të kulturës dhe traditës kombëtare shqiptare.

Ky manifestim fillojë me këndimin e Hymnit kombëtar nga kori i nxënësve të kësaj shkolle për të vazhduar me recitime, këngë, skeqe teatrale, vallëzime dhe shumë pika tjera të pasura dhe shumë të pëlqyera nga publiku i përplotë në sallë. Nxënësit dhe programi i shfaqur nga ta, ishin pika qëndrore të cilët i kënduan, dhe i recituan  Kosovës, Shqipërisë,Trojeve etnike, librit , shkollës,  gjuhës shqipe, abetarës etj. Ky program i përgatitur nga këta nxënës të këtyre shkollave, nën përkujdesjën e mësueses së vyeshme Nexhmije Syla, është për çdo lëvdatë. Recituan, kënduan dhe vallëzuan nxënësit: Korabi, Vesa,Bjondina,Arigona,Arianita,Iliriana,Marigona, Albana,  Blendi, Arigoni, Iliri, Kaltrina, Lejla, Jasemina, Albana, Doni, Donjeta, Blerina, Iliriani, Elbasani, Vatra, Atdheu etj.    Zatën, edhe pse pa pagësë institucionale, nuk është hera e parë që kemi një aktivitet shumë të pasur kulturor dhe arsimor nga kjo Shkollë Shqipe  nën përkujdesjën e mësueses Nexhmije Syla. Në kampionatet e diturisë që mbahën për çdo vit në kuadër të Shkollës Shqipe në Gjermani, të organizuar nga Këshilli i Arsimtarëve Shqiptar “Naim Frashëri” në Gjermani, nxënësit e kësaj shkolle janë të rregullt në pjesmarrëje dhe shumë shpesh duke zënë vendin e parë për njohuritë  e treguara nga Gjuha dhe letërsia shqipe, historia kombëtare, gjeografia, kultura dhe artet kombëtare shqiptare. Edhe sivjet ata zunë vendin e parë në Kampionatin e Diturisë “Düsseldorf 2011” për çka edhe u shpërblyen me dhurata, kësaj radhe.

Mysafirët në sallën e madhe dhe të bukur i përshëndeti  Kryetari i Këshillit të prindërve zotri Isni Aliu i cili në veqanti përshëndeti përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve, përfaqësuesit e Klubeve , shoqërive dhe shoqatave shqiptare që veprojnë në këtë pjesë të Gjermanisë. Përshëndetën edhe mësuesi i parë i kësaj shkolle zotri Sylejman Aliçkaj, Isa Halitaj përfaqësues i Shoqatës humanitare “Hereqi” që vepron në Gjermani i cili nxënësve të kësaj Shkolle u shpërnfdau dhurata për angazhimin e tyre në mësimin në gjuhën shqipe. Me këtë rast u ndanë edhe mirinjohje për mësuesën Nexmije Syla, për nxënësit dhe kontribuesit e Shkollës Shqipe.

Përshëndetja dhe fjalimi më domëthënës i kësaj mbrëmje ishte i pridës Mamudije Aliu e cila bëri një thirrje të qartë disa prindërve të pandërgjegjëshëm, që për fat të keq në këtë mes ka bukur shumë, që të kënë  kujdes  për fëmijët e tyre. Ajo tha:

Siq dihët, fillet e para të Shkollës Shqipe në këtë pjesë të Gjermanisë kanë zënë qe 33 vite për tu mos u ndëpre deri me sot. Falë kontributit të prindërve mërgimtarë dhe mësueses Nexhmije, e cila me një dashuri dhe vullnet të jashtzakonshëm punon që shkolla të funksionoj  ashtu si duhët. Kjo mësuese me aq dashuri e kryen misionin e saj duke na dhënë të kuptojmë edhe neve si prindër, por në veqanti neve nënave, që edhe ne ta kryejmë misionin tonë ndaj fëmijëve tanë. Unë do të apeloja te nënat shqiptare që të mos kursejnë asgjë për edukimin e fëmijëve në pikëpamje njerëzore, arsimore,  por sidomos në atë kombëtare. Ti nënë e re dhe e dashur, pse nuk flet me fëmijën tëndë në gjuhën e ëmbël shqipe. Edhe uji është më i mirë, edhe buka më e ëmbël edhe dashuria më e madhe kur thuhën në gjuhën amtare shqipe.                                                                                                 Jo me kot, armiqtë na i mbyllë shkollat, na i ndaluan dhe dogjën librat na torturuan dhe keqtrajtuan, por gjuhën kombëtare duhët mbrojtur në çdo mënyrë, duke luftuar për çdo shkronjë të alfabetit, të Abetarës sonë shqipe. Pikërisht për këtë qëllim Gjergj Fishta i madh i shkroi vargjet: Pra mallkue njaj bir shqyptari, që ket gjuh të përendisë, trashigim që na la i pari, trashigim sja len ai fmisë”

Programi vazhdoi me darkën e përgatitur nga familjet mërgimtare shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në këtë pjesë jugore të Gjermanisë,dhe me muzikën e këndëshme popullore.

Në fund, duhët theksuar edhe një dukuri shemtuese dhe tragjike për ne shqiptarët. Derisa në trojet etnike shqiptare, duke filluar në Shqipëri, Iliridë(Maqedoni), Kosovë ka filluar tashma, dekombëtarizimi, deshqiptarizimi, dekulturizimi kombëtar, mërgimtarët edhe pse në vend të huaj, po përpiqen që ta ruajnë  gjuhën e tyre, kulturën e tyre, qenien e tyre kombëtare. Për këtë e kanë zgjedhë Shkollën Shqipe sofren rreth se cilës bashkohën të gjithë.

foto 

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen