„Ne fituam luftën, ju duhet ta fitoni paqën“ – Bill Clinton

OP-ED | admin | 23.04.13 | 21:23

Kështu kishte deklaruar presidenti i Sh.B.S-së  Bil Klinton

Ndryshime të mira të demokracisë mund të priten vetëm nëse ngritet vetëdija , dituria , kultura .., ne të gjitha nivelet, duke filluar nga vendi i punës e deri tek Parrlamenti . Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk e duan një Kosovë, jo stabile, jo demokratike, apo thënë shkurt një Kosovë të varfur! Kështu mendojnë edhe pjesa dërmuese e kosovarëve. Sot shtrohet pyetja? Si të arrihet që Kosova të bëhet ajo që dëshiron Amerika, Evropa por edhe si dëshirojmë ne. Me përgjegjësi mund të themi se kjo është beteja që Kosova patjetër duhet fituar.

Ne të gjithë e diejmë se beteja fitohet me vendosmëri, guxim, unitet, dhe sakrifica. Ne kosovarët kemi para vete dy lloj betejash të cilat deshëm apo jo duhet fituar. Beteja e luftës dhe ajo e paqës ( Kështu pati deklaruar Presidenti i SHBA-ës, miku më i madhë i shqiptarëve dhe i Kosovës z. BIL KLINTON, me rastin e vizitës së tij në Kosovë- Ferizaj) .“Ne e fituam luftën, ju duhet ta fitoni paqën.

Shumë njerëz nuk e kishin kuptuar këtë porosi ! Duarëtrokitën gjatë dhe akoma pa dalë nga salla harruan ate qka ua tha miku më i mirë i shqipëtarëve, pra Kryetari i SHBA-es z. Bil Klinton. Që nga mbarimi i luftës e deri më sot akoma nuk kemi arritur ta bëjmë realitet këtë porosi të tij.

Kohëve të fundit në popullë po qarkullon apo themi po flitet për Bashkimin kombëtar. Duan apo nuk duan shtetet tjera bashkimi kombëtzar do të vie. Por sa do të vonohet ai aq sa do të angazhohemi ne.

Bashkimi kombëtar nuk është ëndërr por një realitet. Pa marrë parasyshë se si do të zhvillohen ngjarjet procesi i bashkimit kombëtarë është i pa ndalshëm. Unë mendoj se sa më parë që të bëhet bashkimi kombëtar aq më i qetë do të jetë rajoni pra edhe Evropa. Orvatjet për bashkim kombëtarë kurrë nuk kanë munguar, por ato diku më shumë e diku më pak janë ruajtur e përcjell me sukses tek gjeneratat e reja.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, me 10.12.2012 tha:“ Bashkimi i shqiptarëve sjell paqë dhe stabilitet në rajon, nënvizoi se praktikën e dhënies së shtetësisë e kanë njohur edhe Bullagria me Hungarinë dhe kjo nuk bëhet për qëllime e pretendime teritoriale .

Gjatë shekujve të kaluar kombit shqiptarë ju bënë shumë padrejtësi duke e ndarë nga shteti etnik. Kjo ndarje u bë me qëllime të caktuara dhe kombi shqipëtar mbeti nën pushtimine osmanëve dhe sllavëve. Gjatë asaj kohe ndaj kombit shqipëtarë u ushtrua një dhunë dhe u bë presion i pa parë mirëpo shqipëtarët ia dolën me mjaftë sakrifica ta ruajnë gjuhën, besimin, doket, traditat tona kombëtare e fetare dhe nuk lejuan të asimilohen.

Sot është koha dhe momenti që liderët tanë dhe përfaqësuesit e kombit të ulen në një tavolin dhe të bisedojnë rreth bashkimit kombëtare dhe ti lanë ndasit politike dhe të kërkojnë hapur nga BE-ne, Brukseli, OKB-ra, Nato-ja, Parlamenti Evropian, etj, se shqiptarët në Ballkan sa më parë të bashkohen ne një shtet të vetëm, stabilizhet gjendja në rajon.

Sot ndodhemi në shek e XXI, në kohën e globalizimit prandaj edhe ne duhet të ecim me kohën. Me këtë kërkesë kombi ynë i tregon të tjerëve se ne jemi në gjendje të qeverisim dhe ta ndertojmë shtetin tonë . Mirëpo, çdo herë duke e patur si qëllim ruajtjen e paqës në EU dhe më gjërë. Mirëpo, siq po shihet liderëve tanë ne të gjitha trojet etnike më tepër po ju intereson çështja personale- fitimi personal-pasurimi se sa çështja kombëtare apo rruga drejtë bashkimit kombëtar.

Liderët tanë të kapluar nga karierizmi, bajraktarizmi, korrupsini, marksizmi, leninizmi, e shumë dukuri tjera negative , po e pengojnë ndertimin e shtetit të Kosovës pra edhe Bashkimn kombëtarë . Bashkimi kombëtar mund të arrij shumë shpejtë nëse liderët tanë; në Shqipëri, Kosovë, Iliridë , Mal të Zi, Çamëri etj, shikojnë interesat e popullit shqipëtar duke ua prezentuar të gjitha dëshmit dhe dokumentet që posedojnë Brukselit, Këshillit të evropës, SHBA-es, Parrlamentit evrpian, etj .

Është koha dhe momenti që ne s’pari të bashkohemi si individë, intelektualë, politikaj, shkrimtarë, poet, gazetarë, analistë, media e shkruara dhe ato elektronike , etj, dhe ti kushtojmë rëndësi të madhe informimit rredhë bashkimit kombëtarë. Nëse kjo detyrë dhe ky obligim apo kjo kërkesë dhe dëshirë e kryhet me ndërgjegje e seriozitet besoj se shumë shpejtë bashkimi kombëtarë do të bëhët realitet.

Mirëpo, siq po shihet dhe siq po rrjedhin ngjarjet, asë në Shqipëri, asë në Kosovë, askund në trojet shqipëtare etnike por edhe në diasporë nuk po punohet sa duhet drejtë bashkimit kombëtarë. Sot akoma tek ne shqiptarët nuk kemi arritur ti vëmë në përdorim të gjitha metodat dhe mënyrat e demokratike.

Proceset demokratike kanë arritur edhe tek ne shqipëtarët por ne nuk i respektojmë ato, prandaj jemi këtu ku jemi . Nëse dikush pyet.., Pse ? ! Sistemet demokratike orvaten që në kontakt me shpirtërat dhe me mendjen e njerëzve të krijojnë hapësirë, atmosferë dhe t’i motivojnë njerëzit për punë dhe jetë.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen