Mark Marku super yll në Kroaci

Diaspora | admin | 06.06.11 | 16:05

Të tjerë fëmijë të emigrantëve shqiptar, e deri te Fenomeni më i ri- aktual ,i  spektaklit të  muzikës „Kroacia kërkon yllin e muzikës“ që po mbahet në Zagreb,djaloshi Mark Marku me origjinë nga Prizreni i cili po mahnit spektatorët dhe jurinë muzikore të spektaklit televiziv kroat.

Ai në kuptimin e plotë të fjalës nuk po mahnit vetëm kroatët por të gjithë ata që e përcjellin paraqitjen e tij me një zë aq të fortë , kumbues dhe të ëmbël muzikor sa që edhe vet rapsodi i ndjerë Augustin Ukaj i cili njihej për zërin  e tij të „pakufishëm“ dhe melodik , po të  ishte gjallë, do t`ia kishte shumë lakmi Markut.

Me 4 Qershor ai shkëlqeu edhe një herë me tërë dimensionin e një diapazoni të pa kufizuar tonor, të formës së shkolluar muzikore deri në përsosje, duke habitur edhe jurinë, e cila jo vetëm u ndje e ngushtuar deri në përlotje,para performancës së shkëlqyer të këtij djaloshi  shqiptar, por ajo ishte e gatshme edhe të përulej para një mrekullie të tillë performuese, e cila mund të jetë mësim i dobishëm edhe për yjet e tjerë  që do të vijnë, në spektaklet e ardhme muzikore,kudo.

Se fitoren e finales së këtij spektakli ky djalosh shqiptar e meriton, këtë më së miri e dëshmuan edhe shprehjet plot bindje deri në emocione të shoqëruara edhe me lot nga anëtarët e jurisë,kur kompozitori kroat i muzikës Toni Cetinski ,deklaronte se Marku me paraqitjen e tij,ishte treguar fitues i pesë sezoneve,kurse anëtari tjetër i jurisë Fox, shtoi se performanca e djaloshit prizrenas ishte më e mira që kishte parë ,derisa Ivana me lot në sy,këndimin e Markut e quajti  interpretimin më të mirë të këtij sezoni.

Paraqitja e djaloshit prizrenas,u përcoll me aq shumë duartrokitje dhe komplimente të zgjedhuara, saqë ai nga 4 Qershori  mund ta ndiej veten si fitues i pa konkurrencë i spektaklit televiziv të Kroacisë,i cili u nis për të kërkuar një Yll „kroat“ por gjeti një Super- Yll , Shqiptar, për të cilin i ftojmë të gjithë bashkatdhetarët që të votojnë në mënyrë të organizuar  dhe në numër sa më të madh që të jetë e mundur, që ky fenomen i dëshmuar muzikor, ta fitoj finalen e madhe kroate, sukses  me të cilën ai, jo vetëm se do ti gëzonte të gjithë shqiptarët dhe adhuruesit e tjerë të tij, por  edhe do ti nderonte që të dy shtetet, Kosovën dhe Kroacinë. Ndaj, unë e uroj Markun për të gjitha paraqitjet e tij të deritashme,dhe i dëshiroj përzemërsisht fitoren e finales së madhe të këtij spektakli, që do të mbahet në ditët e ardhshme.

 Mark Marku ^ Marcela Oroshi

Marcela Oroshi & Mark Marku

 

Cyrih  5 Qershor 2011

 

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen