Pse nuk çmohen vlerat e luftës së UÇK-së!

Arkivi | Dedë Preqi | 11.06.11 | 21:21

Ka filluar java e tretë e grevistëve të veteranëve të UçK-së,të cilët janë vendosur me tenda pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.Po të shikohen  këto tenda në prizmën e një largësie ,  i ngjanë një pikniku që bëhët para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës,por në realitet është diçka tjetër,jo një piknik i rëndomtë,por një piknik i dhimshëm,që këto ditë shiu me të reshura të pa ndërprera ua shtuan edhe më shumë hallet dhe kushtet e tyre.

Çëndrimet e tyre janë të thjeshta,por të drejta dhe sublime,që Institucionet e Kosovës ta miratojnë ligjin për vlerat e luftës së UçK-së,pa të cilët nuk mund të paramendohet liria dhe pavarësia e shtetit të Kosovës.Ky zbatim i ligjit pse të ngadalsohet apo të mos realizohet deri sot nga Qeverija e Kosovës,me ç’rast kaluan 12 vite pas luftës së tmershme,dhe shumica e veteranëve janë invalid të luftës së Uçk-së,të cilët i mbijetuan kësaj lufte dhe familjet e dëshmorëve  nuk kanë përkujdesje institucionale , konsiderohen apo trajtohen vetëm me ndonjë asistencë sociale.Kjo mënyrë e grevës së këtyre veteranëve të luftës së UçK-së,paraqet kërkesat e veta për miratimin e ligjit për vlerat e luftës dhe asgjë më shumë,kërkesa shumë të drejta për vlerat e luftës,të cilët në ditët më të vështira që ishte vendi nën okopim,këta ishin të gatshëm  dhe flijuan jetërat e tyre për lirinë të cilën e gëzon sot populli i Kosovës.Nuk mund të mendohet edhe krijimi i Qeverisë së Kosovës që kanë sot në dorë këto ligje,pa veteranët dhe dëshmorët e UçK-së,duke iu falenderuar dhe fuqisë së NATO-s,në krye me SHBA-të,të cilët na mundësuan të marrim frymë  lirshëm. Duke mbrojtur me ligje këto vlera të luftës së UçK-së,mbrojmë të ardhmën dhe lirinë e Kosovës,si aspirata më sublime e popullit të Kosovës dhe e çdo populli në botë,që lufton për liri dhe demokraci.

E gjithë kjo gjendje jo e mirë e veteranëvë të luftës së UçK-së,të vendosur për kërkesat e tyre,paraqet fytyrën e Qeverisë së Kosovës para opinionit botëror,e cila për mos realizimin e kërkesave të tilla,mund të përshkallëzohet në një rrëmujë të pa këndshme,siq thotë edhe organizuesi i kësaj proteste apo greve,të veteranëve të luftës së UçK-së.Prandaj,çka pret Qeverija e Kosovës,që të ndërmerr hapa sa ma parë,të zbatoj kërkesat e tyre të ligjshme sikur që e kanë edhe vendet e rajonit,ligjin për mbrojtjen dhe të drejtat e veteranëve të luftës,njëherit edhe EULEX-si,të ndërpresë arrestimet dhe veprimet e pa ligjshme ndaj disa anëtarëve të pa fajshëm të UçK-së, sepse veprimët e tyre janë të pa drejta dhe pa argumente të vërteta,të bazuara në thashë e thënme.

Sigurisht që mungesa e ligjit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve të Uçk-së,duke mos pasë veteranët e luftës imunitetin e vet i cili i mbronë të drejtat e tyre,ka ndikuar shumë keq te shumica e veteranëve të luftës,që janë arrestuar nga EULEX-si,edhe pa ndonjë argument,vetëm në bazë të shantazhimëve nga ana e shtetit serb.Lufta e UçK-së,ka qenë luftë e drejtë,e cila ka luftue për lirinë e popullit të vet,dhe çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.

Edhe diaspora shqiptare është e prekur nga kjo gjendje e veteranëve të luftës,e cila është pjesëmarrëse e denjë e kësaj lufte të lavdishme të UçK-së,dhe besojmë se Qeverija e Kosovës,do ta krijojë një atmosferë të re,e cila do të realizojë dhe mundësojë shumë shpejtë ligjin për mbrojtjen dhe të drejtat e veteranëve të UçK-së.Një gjendje e këtillë ligjore do të jetë baza e shtetit juridik ku sundon ligji i një shteti demokratik,dhe sheshet e kryeqytetit mos ti shohim përditë me protestues apo grevistë nga qytetarët e vendit,që kërkojnë të drejtat e tyre ligjore prej shtetit juridik dhe Qeverisë së Kosovës.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen