Në Zotin është gëzimi i zemrës sime

Diaspora | admin | 14.06.11 | 09:28

Pater Marjan Lorenci,  misionari dhe famullitari i kësaj bashkësie, në predikimin e vetë theksoj se jemi mbledhur sot në këtë ditë shejte në shtëpinë e Zotit për të kremtuar Ditën e Rrëshajve, këtë ditë të madhe për ne dhe për Kishën Katolike në përgjithësi. Vetë pranija e juaj tregon se kemi dijtë dhe dijmë të kremtojmë dhe ta falemnderojmë Zotin sepse aty ku është Zoti, është paqja, gëzimi dhe hareja. Pra ,të rritemi dhe të jetojmë  për Zotin dhe për fe. Zoti na ka dashtë dhe na don, njëkohësisht na thërret që të jetojmë me Zotin në zemër.

Po këtë ditë, në këtë Meshë u bë edhe kungimi i parë i fëmijëve të cilët me parë ishin përgatitur për kungim  nga motrat shumë të vyeshme Terezina Paluca dhe Roza Qerkini. Programi i përgatitur  për këtë rast, me recitime dhe këngë, i shfaqur nga kori i fëmijëve të  kësaj Famullie, ishte mjaft i pëlqyeshëm. Mund të themi lirisht, se programet e tilla të përgatitur nga  motrat Terezinë dhe Rozë, janë programe që luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mësimin, ruajtjen dhe kultivimin e Gjuhës amtare shqipe të fëmijët. Mësim-besimi që mbahët në kuadër të Misionit, është një shkollë e vërtetë shqipe sepse i tërë programi përgatitet dhe shfaqet në Gjuhën shqipe. Kjo ka rëndësi shumë të madhe për fëmijët mërgimtarë. Më këtë rast është përgatitë dhe botuar një broshurë me këngë kishtare me titull: Në Zotin është gëzimi i zemrës sime, dizajnin e së cilës e ka përgatitë dizajnerja e diplomuar Dafina Hyseni. Famullia Katolike Shqiptare “Nëna Tereze” në Stuttgart, po luan një rol shumë të rëndësishëm në bashkimin dhe ruajtjën e identitetit kombëtar por njëkohësisht  edhe në integrimin sa më të mirë të të rinjëve  në rrethin e ri shoqëror.

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen