Lidhja e ringjalljes sonë kombëtare

Histori & Fakte | admin | 17.06.11 | 07:57

Platforma e saj, ka qenë dhe mbetet synimi ynë më sublim i çështjes sonë të pazgjidhur, për realizimin praktik të së cilës shqiptarët kudo, duhet të punojnë më me përkushtim.

Festimet e përvjetorëve të ngjarjeve madhore kombëtare, varësisht nga vendi dhe gjendja në të cilën shqiptarët jetojnë, nuk i gëzon të gjithë ata njëjtë. Këto fakte pasqyrojnë realitetin e hidhur të një kombi me shpirt të lënduar nga goditjet e rënda të ndarjeve,siç është ky i yni, i cili përkundër gjithë përpjekjeve dhe viteve të kaluara, nuk arriti deri më tani të shërohet nga sëmundja e ndarjes,me një bashkim sipas Platformës së Lidhjes shqiptare të Prizrenit, që nga themelimi i sajë me 10 Qershor të vitit 1878 e deri më sot.

Lidhja e Prizrenit

 

Ngjarjet me peshë, si kjo e LSHP-s, nuk përsëriten shpesh, ngase për arritjen e tyre kërkohen njerëz të zot,siç ishin një herë dhe në një kohë veprimtarët e atëhershme të lavdishëm kombëtar -Abdyl Frashri, Ymer Prizreni, Luigj Gurakuqi, Sylejman Vokshi, Hasan Prishtina dhe bashkëveprimtar të tjerë,pa të cilët, ndoshta nuk do të arrihej fare organizimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,siç edhe nuk ndodhi më asnjë përsëritje me shkallë të tillë organizimi dhe  veprimi kombëtar, që nga ajo kohë edhe pse shqiptarët kanë kaluar nëpër shumë pushtime,nën okupatorë që janë ndërruar,me dhimbjet gjithmonë të njëjta, nga plagët e okupimeve të gjata dhe vazhdimit edhe sot të ndarjes sonë kombëtare.

Kjo organizatë e pa përsëritshme politike dhe ushtarake,ishte një shkollë e pazëvendësueshme dhe e pa përsëritshme kombëtare,që nga atëherë e deri  në sfidat e tanishme nëpër të cilat po kalojmë ne si komb,ngase LSHP, prodhoi politikan dhe luftëtar të atillë kombëtar,të cilët do të mbahen mend për besnikërinë e tyre të pashembullt, ndaj popullit dhe idealit të lirisë,duke pranuar më parë vdekjen sesa tradhtinë,ndaj kombit dhe vendit, përkundër posteve të larta,dhe parave të shumta që atyre u ofroheshin në mënyrë të përsëritur nga secili pushtues,që kishte arritur të shkilte mbi trojet tona, në të katër anët e Atdheut, derisa „lavditë“ kryesore që u shkruhen politikanëve shqiptar sot, janë mashtrimi dhe korrupsioni.

Ndaj,me rastin e përkujtimit të kësaj ngjarje të madhe, akademikë, historianë, shkrimtar dhe aktivistë tanë, të brengosur thellë nga sjelljet e politikanëve të sotëm-shqiptar, të cilët edhe nga pozicionet udhëheqëse në institucionet e shtetit tonë, dhe tjerë të anëtarësuar në parti të ashtuquajtura „për bashkim“, nuk ndjejnë kurrfarë „sikleti“ të votojnë pro sundimit të Serbisë në veri të Kosovës, dhe kundër shtrirjes së pushtetit tonë ligjor në gjithë territorin e vendit, të cilëve ata u bëjnë apel të hapur për kthim në frymën patriotike të Lidhjes kombëtare shqiptare, të promovuar 133 vjet më parë nga atdhetarët e bashkuar të të gjitha trojeve tona.

Të njëjtin apel ata ua drejtojnë politikanëve shqiptar kudo,të cilët me apo pa vetëdije janë vënë kundër frymës kombëtare dhe asaj të bashkimit shqiptar,përfshi edhe përfaqësues të luhatshëm të pushtetit lokal,të cilët në tubimet festive të LSHP-s, akuzojnë Evropën për borxhin e pa kthyer ndaj shqiptarëve të cilët duan bashkim kombëtar,derisa ata vet me bashkëpunëtorë në kuvendin komunal,pranojnë dhe votojnë vendime për heqjen e Emblemës historike të Lidhjes së Prizrenit,nga stema komunale e qytetit të asaj Lidhje gjithëkombëtare.

Ndërsa për krijimin e Shqipërisë etnike si çelës i stabilitetit në Ballkan dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar,siç e ceku edhe futbollistit shqiptar Lorik Cana,deri më tani vetëm kombëtarja e Shqipërisë në paraqitjen e saj, ka arritur ta jetësoj idenë e „bashkimit kombëtar“,nëse kjo formë e bashkërenditjes sportive,mund të quhet edhe „bashkim“, ndaj kërkohet kontributi i secilit shqiptar, pavarësisht se ku ata jetojnë, për të vepruar gjithmonë si ushtar i çështjes sonë të pa zgjidhur në mënyrë që kufiri i ndarjes së shqiptarëve,në gjeografin tonë kombëtare të mos figuroj më.

Lidhja e Prizrenit

 

As Lidhja e Prizrenit,politikanët shqiptar më nuk i bashkon, ata edhe në këtë datë të ringjalljes kombëtare, festojnë tjetër kund dhe diçka tjetër,duke harruar se amanetit të lidhjes,duhet ti përmbahen edhe ata, të cilët e kanë edhe për obligim që ta respektojnë të drejtën e kombit tonë për bashkim i cili duhet tu paraprijë integrimeve euroatlantike. Shqiptarët nuk janë kundër integrimit Evropian, por ata duan që atij ti paraprij integrimi kombëtar. Në këtë drejtim duhet të na ndihmoj dhe përkrah Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare e këtij shekulli të integrimeve aktuale, euroatlantike dhe globale. 

Sot në Ballkan çështja kombëtare shqiptare është e vetmja e pa zgjidhur, dhe Evropa e ka të njohur se shteti etnik shqiptar, do të jetë faktor stabiliteti në rajon, megjithatë në mungesë të përkujtimit të këtij fakti,nga faktori shqiptar,Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare,vazhdon të hesht. Ndaj,shqiptarët më në fund, duhet të shkunden nga kllapia e gjatë dhe ti dalin zot vetvetes,me një kërkesë të vetme dhe unike për bashkim kombëtar,siç u shpreh edhe Kreshnik Spahiu,me rastin e përvjetorit të LSHP-s, duke vënë interesat e kombit,mbi interesat partiake, në mënyrë që të krijojmë Shqipërinë Etnike,e cila do të ishte Atdheu i përbashkët i të gjithë shqiptarëve të lirë.

Akademik Esat Stavileci, konstatoi me dhimbje se shkak i mungesës së një strategjie për bashkim,është mosëkomunikimi ndër shqiptar ,të cilët vetëm në dy data(dikur) bashkoheshin, më 10 qershor,për kujtimin e amanetit të pambaruar për bashkim të LSHP-së dhe më 28 nëntor,për kremtimin e ditës së flamurit i cili akoma nuk ka arrit ti mbulojë të gjitha trojet shqiptare,por siç e pamë edhe në festimet e këtyre ditëve, as këto nuk janë më data, të cilat pa arritjen e bashkimit kombëtar, politikanët shqiptar do të arrijnë ti bashkojnë.

Flamujt i valëvit “vetëdija e një kombi tha Kim Mehmeti i cili edhe ai u bërë thirrje elitave politike shqiptare që të promovojnë idenë e bashkimit kombëtarë,ndërsa historiani dhe drejtori i kompleksit të LSHP-së, Parim Kosova, kërkoi nga shqiptarët që të punojnë për bindjen e botës së lirë se parimi i vetëvendosjes duhet të vlejë edhe për ne,ngase vetëm me punë arrihet bashkimi i cili krijon mundësin që një ditë Prizrenit t’i kthehet epiteti i kryeqytetit të Shqipërisë Etnike dhe flamujt kombëtar të mund të mbulojnë hapësirat e të gjitha trojeve të bashkuara shqiptare në një shtet të përbashkët kombëtar,për çka pat luftuar edhe Lidhja e ringjalljes sonë kombëtare – Lidhja shqiptare e Prizrenit,në kohën e saj.

Cyrih, 14 Qershor 2011

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen