Shfletojmë aktivitetet e veprimtarëve dhe intelektualëve tanë në diasporë

Diaspora | admin | 27.04.13 | 19:30

Ambasador i Kulturës Shqipëtare në Diasporë, atdhetari,veprimtari, intelektuali,gazetari dhe i burgosuri politik Idriz Zeqiraj.

Intelektualët tanë që jetojnë e vepërojnë në mërgim, janë pjesë e gjenit tonë. Nuk duhet harruar atdhetarin, intelektualin, gazetarin, analistin politikë, të burgosurin politikë, penën e njohur të gazetarisë shqiptare z. Idriz Zeqiraj.

Në Gjermani jeton dhe vepron atdhetari, intelektuali, poeti, analisti, gazetari, apo siq e quaj unë, Ambasadori i Kulturës Shqipëtare në Gjermani z. Idriz Zeqiraj.
Kur flitet për penat e njohura intelektuale dhe akademike që vepërojnë në Kosovë, Shqipëri dhe trojet etnike .., asesi nuk guxojmë ta harrojmë edhe Diasporën tonë. Krahas atyre penave të njohura intelektuale e akademike që veprojnë në Kosovë, Shqipëri trojet etnike, nuk duhet harruar se intelektualë të tillë,( apo siq i quaj unë Rilindasë të kohës sonë ) jetojnë dhe me shumë suksesë veprojnë edhe në diasporën tonë. Të gjithë këta intelektualë pa dëshirën e tyre u detyruan të largohen nga vendlindja, por kurrë nuk e harruan çështjen kombëtare shqipëtare. I tillë është edhe veprimtari, gazetari, analisti politikë, intelektuali dhe i burgosuri politik Idriz Zeqiraj. Në mërgim zhvillohet një letërsi e brishtë që lind e rritet me shumë vështirësi në shumë vende të botës ku kanë emigruar dhe vazhdojnë të emigrojnë breza të tërë mërgimtarësh tanë. Nuk duhet harruar se edhe intelektualët tanë që jetojnë e vepërojnë në mërgim, janë pjesë e gjenit tonë. Nuk duhet harruar se midis tyre ka edhe intelektualë të shquar, talentë të vërtetë, krijues të palodhur, pasardhës të denjë të Bardhit, Budit e Bogdanit, De Radës e Serembes, Fishtës, Konicës e Xhaferrit, të cilët përfaqësojnë atë pjesë krijimtarie që quhet letërsia shqiptare në diasporë. Është koha jo vetëm të flitet për intelektualët tanë dhe kontributin e tyre që dhanë në diasporë për ndihmimin dhe zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare. Pavarësisht nga zhvillimet që po ndodhin në Shqipëri, Kosovë , Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri, ato po ndodhin e zhvillohet edhe në Diasporën tonë.
Zhvillimet e letërsisë shqiptare në diasporë, mund të shikohen kështu: Itali, Greqi, Rumani, etj. Ndersa në grupin tjetër veprojnë mërgimtarët tanë në : Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, etj.
Zhvillimet më të rëndësishme të letërsisë shqiptare në diasporë ndodhën në Rumani dhe Itali, aty ku jetojnë rreth një qind mijë arbreshë, që flasin shqipen. Në përgjithësi mund të thuhet se një “rilindje” e letërsisë arbëreshe ndodhi diku rreth fundit të viteve ’50, kur dhe nisi të botohej revista “Shejzat” nga Ernest
• Koliqi në Romë. Këto organe ndikuan në rritjen e një brezi krijuesish që shkruan në arbërisht. Një pjesë e këtyre tribumave të shtypit arbëresh shërbyen edhe si shtëpi botuese, duke publikuar shumë vepra letrare në të gjitha zhanret.
Përfaqësuesit më të rëndësishëm të diasporës arbëreshe janë :Françesk Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, i lindur në Kozencë. Pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Argjentinë Urugai dhe Kili, ku dhe shugurohet prift, ai u kthye në vendlindje. Solano është poet, prozator, dramaturg dhe publicist. Veprat e tij më të rëndësishme janë: “Burbuqe t’egra”, poezi 1946, “Shkretëtira prej gurit”, dramë ( 1974), “Tregimet e Lëmit”, etj.
Domenico Bellizzi, prift nga Frasnita, i njohur me pseudonimin Vorea Ujko, është një ndër trashëgimtarët më të denjë të Zef Serembes. Ai me poezinë e tij arriti nivele të spikatura të ligjërimit poetik, veçanërisht me veprat: “Zgjimet e gjakut”, “Këngë arbëreshe”, “Hapma derën zonja mëmë” etj. Karmell Kandreva (1931), poet, bartës i identitetit kombëtar me anë të një ligjërimi poetik origjinal si dhe luftëtar i angazhimit social të arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës origjinale, ka shkruar trilogjinë poetike: “Shpirti i arbërit rron”; “Shpirti i arbërit rron.
Vetëkuptohet që letërsia arbëreshe ka edhe të tjerë shkrimtarë, breza më të rinj dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm jo vetëm në diversitetin kulturor shqiptar, por edhe atë italian.
Një tjetër vatër e rëndësishme historike, ku ka lulëzuar krijimtaria në gjuhën shqipe që në fundin e shekullit XIX dhe ku jeta kulturore e elementëve shqiptarë ka qenë e është akoma edhe sot, është Rumania . Përfaqësuesi më i rëndësishëm i letrave shqiptare në Rumani Viktor Eftimiu ( 1889-1972) , autor i rreth njëqind vëllimeve letrare të shkruara në rumanisht. Mjaft prej veprave dramatike të tij janë ndërtuar mbi bazën e motiveve shqiptare e të fëmijërisë së tij në malet e vendlindjes. Në Rumani me mjaftë sukses vepron atdhetari, intelektuali,poeti, analisti, gazetari, bubullima e Bukureshtit z. Baki Ymeri.etj. Po aq e rëndësishme sa dhe Romania në pikëpamje të jetës kulturore shqiptare mbetet edhe Bullgaria, ku janë shfaqur organizime të hershme të komunitetit shqiptar. Një figurë që vlen të merret në konsideratë nga njerëzit e letrave shqipe, është Thoma Kaqorri i cili shkroi në shqip disa romane e vëllime me tregime.
Në vatrat e reja të zhvillimít të letërsisë bashkëkohore shqiptare hyjnë ato vende në të cilat emigruan për motive kryesisht politike një pjesë e shkrimtarëve të talentuar shqiptarë, që duke mos u pajtuar me diktaturën . Njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenjë të kombit i cili numerohet në grupin e parë të shkrimtarëve me renome botërore është, Ismail KADARE ( i cili jeton në Francë). Gjithashtu në Gjermani jetoi e veproi i madhi Martin Camaj (1925 – 1992) Vepra e tij hyn në fondin më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare, Pastaj patrioti dhe dëshmori i kombit Jusuf Gërvalla, e viteve të fundit, me mjaftë suksesë po veprojnë;Idriz Zeqiraj, Neki Lulaj, Shaban Cakolli, Pal Sokoli, etj . Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi veprimtarinë më të madhe studimore e letrare Arshi Pipa ( 1920-1997 një ndër punëtorët më të mëdhenj të letrave shqipe, intelektual i shquar, poet, përkthyes, studiues e polemist. Edhe në studimet letrare, sociologjike e politike me vepra të dorës së parë, ku operoi me metoda moderne studimi.
Në vatrat e reja të diasporës shqiptare, po krijohet edhe një shtresëzim i vonshëm krijimtarie letrare, që daton pas vitit 1990, kur një dallgë e madhe emigracioni u shkëput nga Shqipëria, Kosova, dhe trojet tjera etnike shqipëtare ku ia mësyen shteteve të perendimit . Ky shtresëzim që po e mban ndezur zjarrin e letërsisë në diasporë në gjuhën shqipe, përfaqësohet nga një brez më i ri krijuesish . Ky brez më i ri poetësh, prozatorësh e publicistësh emigrantë që përfaqësohen me krijimet e tyre në organe shtypi si “Egnatia-Emigranti” “Bota e emigrantit”, “Iliria”, “Tribuna”, “Mëmëdheu”, “Pelegrin”, “Pegasi”, etj. janë një dëshmi e madhe se letërsia në diasporë vazhdon të jetojë e do të jetojë gjatë duke ushqyer e frymëzuar ndjenjat atdhetare kombëtare shqiptare.
Në këto kushte u takon edhe strukturave shtetërore shqiptare që përfaqësojnë organizmat e kulturës sonë të bëjnë më shumë përpjekje që të gjitha këto shtresëzime dhe këta krahë të shkëputur në kohë dhe në hapësirë të letërsisë shqiptare, të lidhen dhe të integrohen për të përcaktuar dhe krijuar një nocion të plotë: letërsi kombëtare në gjuhën shqipe.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen