Reagon At‘ Nikolla Marku

OP-ED | admin | 01.07.11 | 21:19

Kisha serbe dhe Anastas Janullatos kundër Kosovës

 

Kisha Ortodokse Autoqefale kombëtare shqiptare Shën Maria, Elbasan

 

 At Nikolla Marku

 

Festimet serbe për betejën e Fushë-Kosovës si gjithmonë i devijojnë të vërtetës historike duke trilluar dhe përvetësuar atë betejë si luftë serbe kundër perandorisë Osmane. Tashmë e dinë të gjithë se ajo betejë e humbur ishte një koalicion forcash ballkanike me pjesëmarrje dhe të shqiptarëve. Si gjithmonë CD-të për keq të serbëve nuk kanë të mbaruar. Nuk u bën përshtypje gjaku shqiptar që është derdhur prej shekujsh si dhe krimet që ata kanë kryer ndaj popullit shqiptar. Pjesëmarrje e kishës serbe si udhëheqëse e këtij tubimi me në krye priftin serb IRENEU, ka një domethënie të madhe me shumë kuptime. Genocid serb mbi shqiptarët është bekuar dhe nga kisha serbe. Asnjë kishë kristiane në botë nuk mund të udhëheqë dhe drejtojë vrasje, tortura dhe uzurpim territori të një populli tjetër. është  e qartë që kisha serbe nuk ka asgjë të përbashkët me Biblën dhe Krishtin. Ortodoksët shqiptarë do të dëshironin një reagim nga Anastas Janullatos për ngjarje të tilla. Ai duhej të mbronte popullin shqiptar të krahinës dhe të denonconte fjalimin e një shovinisti serb të veshur me rrobë prifti. Ta predikosh biblën dhe porositë e shpëtimtarit të botës do të thotë që të ofrosh besim dhe dashuri për njerëzimin pavarësisht nga raca gjuha apo ngjyra. Ajo që bën prifti serb është kryekeput nazizëm i pastër dhe shovinizëm instiktesh të egra që fyejnë rëndë veprën e Zotit, ndaj njeriut dhe misioni e kuptimin e jetës që na ka dhënë Ati apo krijuesi. Ajo që më shqetëson është e ardhmja dhe për brezat e tjerë. Sot ne kemi një aleat të madh, që është Amerika si dhe mbështetjen e vendeve të Europës, ku duam të arrijmë standardet, por me të drejtë shtroj pyetjen, Po sikur të ndryshojnë konjukturat politike ndërkombëtare, a jemi të përgatitur për të mbrojtur shqiptarët e krahinës apo jugun e Shqipërisë nga ndonjë gjenocide tjetër? Unë them se ne nuk kemi një strategji kombëtare të përbashkët për t’u mbrojtur nga një e keqe e mundshme.

 Dua t’i kujtoj kombit tim se Janullatos ishte kundër luftës që bëri NATO për çlirimin e Krahinës. Ai ka thënë se është kundër luftës sepse vdesin njerëz të pafajshëm por ky njeri nuk tha asnjë fjalë kur ushtria serbe bëri spastrim etnik në Krahinë. Janullatos ishte me kriminelet serbë sepse është aleat i kishës serbe. Edhe qëndrimi i heshtur i Patriarkanës së Stambollit tregon qartë që ky institucion fetar është degraduar në një organizatë biznesesh dhe shovinizmash ruse, serbe dhe greke. Prandaj dhe disa kohë më parë propozuar idenë që Shqipëria të shkëputet fare nga institucione të tilla duke krijuar patriarkanë më vete. Po ashtu do të ishte e drejtë dhe e domosdoshme që ndërmjet dy shteteve Shqiptare të kishim një marrëveshje që kushdo që cenohet në integritet territorial dhe kombëtar t’i jetë obligim për ta mbrojtur dhe mbështetur njëri -tjetrin. Askush nuk do ta ndalojë krijimin e federatës pan Shqiptare në Ballkan të përbërë nga disa shtete siç është modeli Amerikan.

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen