Ditë pranvere në Gjakovën 500 vjeqare

Histori & Fakte | Zef Prenka | 01.05.13 | 08:23

Çdo vend,çdo ngjarje, çdo histori ka përjetimin e veçantë të saj,vendbanimet si ajo e Gjakovës , e shtrirë diku në një copëz tokë shqiptare,në veri të Kosovës, tash 500 e kusur vjet.

Banorët e qytetit ,të quajtur gjakovarë, nuk u nënshtruan asnjë pushtuesi, turk, apo serb,edhe pse pësuan tragjedi të mëdha, më të mëdhatë çdo vendbanimi tjetër shqiptar, shkruan “Shekulli”.

Pas shekujsh vuajtjeje tashmë kërkon paqe. Këtë e ka materializuar në monumentin e Nënë Terezës, të vendosur në lulishten qendrore të qytetit. Një monument që shpërndan vuajtjeje e sakrifica, mirësi e paqe .

Këtë e ndjen edhe gjatë rrugës nga Prizreni. Në të dy anët e rrugës sheh duke punuar token në këto ditë pranvere të mbarsura me punë bujqësie.

Thuajse nuk ka asnjë cep të tokës bujqësore pa u punuar. Tokën nuk e kemi lënë djerr asnjë herë, as në kohën e serbit e jo më tani, thonë disa bujq. Ndërsa anës rrugës pemët që sapo kanë çelur lulet, sikur i ftojnë banorët të përshpejtojnë mbjelljet e tokës.

Kam 3 ha tokë, një ha e kam mbjelle me grurë, 2 ha po i mbjell tani me misër. Çdo vit kam marrë një rendiment mbi 45 ha grurë dhe mbi 55 ha misër,tregon Sherifi,një fermer tjetër.

Takimi me veteranët e UÇK-së, të ngjall ndjesi të veçantë. Ne u takuam me njërin nga ata,në një kafene përballë hotel „Pashtrikut“.Quhet Albert. Ai veç krenohet kur e pyet për plagët e marra.

Në pranverën e vitit ’99 një pjesë e mirë e të rinjve gjakovarë iu bashkuan UÇK-së,. pati rreth 800 viktima, prej të cilëve 170 janë ende persona të zhdukur, pasi gjatë largimit nga Kosova, serbët u kujdesën të zhdukin gjurmët e krimeve të bëra.

Gjakova është një nga qytetet më të prekura nga barbaria serbe. Gjatë 3 muajve të asaj pranvere Gjakova u dogj në masën rreth 80 për qind.

„Ndërsa u shkrumbua krejtësisht çarshia e vjetër, krenaria e qytetit „,- thotë Tahir Bezhani,një pensionist, intelektual dhe krijues vendas.

Barbarinë serbe e provoi edhe një nga monumentet unike të qytetit, xhamia e vjetër e Hadronit, e ndërtuar në vitin 1554.

Ajo u rrafshua me tokën, por falë KFOR-it e donacioneve të tjera të huaja, ajo u rindërtua sërish ashtu siç ka qenë shpjegon më tej Muharrem Kurti,kryetari i Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”,i cili nuk len pa përmendur mitingun e poezisë që zhvillohet çdo vit më Gjakovë.

Këtë të sivjetmin,thotë ai ,ia kemi kushtuar Podrimjes, vjet ia kushtuam Din Mehmetit,të dy poetë nga Gjakova,ndër më të mirët e letrave shqipe, por ikën nga kjo botë, Ali Podrimja herët, pa pritur.

Gjakovarët thonë se ashtu si më parë sërish do të jenë ndër komunat më të zhvilluara në Kosovë. Se dikur Gjakova kishte 40 ndërmarrje shoqërore me mbi 30 mijë punëtorë. Por tani në pak prej tyre ka mbetur diçka. “

Se shumica e makinerive u grabitën nga serbët, ndaj ndërmarrjet tani u ngjajnë skeleteve“,- thotë një ish punëtor i ndërmarrjes „Dukagjini“.

Biznesi privat është drejt zhvillimit. Vetëm në qytet janë mbi 2000 biznese të ndryshme private. Edhe pse me vështirësi, pasi po bie fuqia blerëse, thotë një pronar i mallrave ushqimore.

Shpresojmë në ndryshimin e shpejtë që po bën Gjakova jonë,Gjakova që dikur së bashku me Shkodrën ishin dy qytetet me tregtinë më të zhvilluar ./Koha net/

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen