Letër e hapur zotit Ibrahim Makollit

Diaspora | admin | 07.07.11 | 21:35

Me një  gëzim nga zemra dhe  për shkëlqesinë tuaj   si veprimtar  i pa djallëzuar  i  Republikës së Kosovës. Me lejoni tu përcjell,  dhe tu   dërgoj urimet ma  të sinqerta  dhe ma ngrohta  për një detyrë  dhe obligim qe i keni vënë vetit,  për  të mirën e e mërgimtarëve tanë ku do që janë. Zoti Ministër pranoni urimet tona por edhe sugjerimet  ,propozimet dhe arsyet tona aktuale për shumë gjëra, qe jemi të shqetësuar  mbi te kaluarën  tonë te hidhur  jashtë perspektives, jashtë normales dhe jashtë parimeve  tona  dhe detyrave qe i  që i kreu  Diaspora shqiptare   për interesin   e Kombit që nga Rilindësit e këndej. Ata të djeshmit, të sotshëmit dhe te nesërmit  janë te lidhur me  interesat tona kombëtare  po janë edhe  në të ardhmen   pa lëkundje që të jenë  në shërbimin e atdheut, për një  te ardhme të sigurt për popullin shqiptar  kudo qe të jetë.

 

Kombi shqiptar sikur ka dal nga binaret e një procesi drejt një zhvillimi dhe integrimi për vetën e vete !

 

Kombi shqiptar sikur ka dal nga binaret e një procesi drejt një zhvillimi dhe integrimi për vetën e vete ! Në kohët e fundit kjo paqartësi sikur po merr dimensione dramatike si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri. Këto fenomene negative të kombit janë në një situate të pa lakmueshme pikërisht me gjendjen aktuale në Kosovë, për pa sigurinë e vendit, gjendja ekonomike e rrënuar nga varfëria, e tepërt e popullit, indikacionet e përkeqësimit të situatës, pikërisht me synimet e ndarjes se Kosovës nga ish okupator i serb! Zhvillimet e bisedimeve serbo-shqiptare të pa perspektivë dhe në dëmin e popullit shqiptare dhe  vet  Kosovës , keq menaxhimin e politikës së Qeverisë së Kosovës në raport me „Diasporën Shqiptare“ që kjo e fundit e ndien vetën te anash kaluar dhe të përbuzur në të gjitha sferat po edhe me harresën e saj në regjistrimin e popullatës.

 

Shqiptarët e Kosovës  nga  viti  1981 në regjistrimin e fundit  po i mbushin tri dekada që nuk e dinë se sa popull ka,  atë regjistrim  edhe se ishte  bërë në vitin 1981  ne kishim të krijuar, një dyshim mos besimi në organet e atëhershme  jugosllave!  Demonstratat e viti 1981  ishin  si  prioritet qe ta  ndryshonin  sistemin e atëhershëm  dhe shndërrimin Kosovës  në një Republikë  të  pa varur ,ku  aparatura serbe  shfrytëzoj këto  ngjarje  dhe ndryshoj radikalisht gjendjen në terren, duke sjellë pasoja të mëdha të drejtpërdrejta dhe indirekte demografike dhe socioekonomike përmes (burgosjeve ,diferencimit politik ,përçarjes në brendësinë  e popullatës,presioneve, shpërnguljeve dhe depërtimet, vrasjeve, shkatërrimit  të shtëpive dhe dëmet e tjera materiale, zhdukjes së   dokumentacionit, emigrimet në botën e jashtme për shkaqe sigurie  ekonomike etj.)

 

Radikalizmi i gjendjes politike  nga organet serbe  emigrim i madh për në shtetet e perëndimit!

 

Nga pa mundësia e një jete normale nga shënimet e lartpërmendura,  popullata  fillojë një emigrim të madh për në shtete e perëndimit.  Fillimisht nga të rinjtë për t’ju shmangur shërbimit ushtarak në regjimin jugosllav  dhe studentët po edhe nga intelektual, qe ishin në shënjestër të pushtuesit, si të ndjekur politik. Me kalimin e kohës kjo gjendje  vinte  duke u rënduar për shkak  të   rezistenca  shqiptare për shtetin e pavarur të Kosovës, në vitet në vijim. Reprezaljet  e regjimit serb u intensifikonin sa ma tepër ,kështu që në vitet  e 90-ta shpërnguljet nga Kosova u bënë  masive dhe “absurde”që me qindra autobusë  i niseshin për në drejtime  të pa destinuara,  as vet nuk e dinin se ku do të përplaseshin ,gjithnjë të privilegjuara „agjencitë turistike“ me organet serbe. Me qindra mijëra shqiptare brenda pak vitesh e lëshuan Kosovën duke u përqendruar si azilkërkues në Gjermani, Zvicër,Austri,Suedi,Francë ,Britani ,Belgjikë ,Norvegji,Danimarkë, Slloveni,Holandë  në SHBA ne Australinë e largët etj.

 

Diaspora shqiptare me aktivitete të përhershme sakrifikoj deri në vetmonim   për pavarësinë e Kosovës!

 

Diaspora shqiptare  shpejt u bë bumerang,  kundër shtypjes  dhe terrorit serb në Kosovë. Ajo  u rreshtua pas interesit të kombit për ta çliruar me forcë, financë,demonstrata ,organizime ,pjesëmarrje në luftën e Kosovës që shumë djem  dhe vasha  tonat  lanë eshtrat atje dhe fëmijët  e tyre sot gjinden  jetim  dhe rriten pa prind në Perëndim. Sot shqiptarët e Kosovës kanë një numër të madh të emigranteve ku konsiderohet se  në SHBA janë rreth 500.000 mijë shqiptarë ,në Zvicër janë mbi 400.000 mijë shqiptare , në Gjermani rreth 500.000 mijë shqiptare , ne Suedi 40.000 shqiptarë  në Norvegji 14.000 shqiptare ,ne Belgjike  20.000 shqiptarë ne Slloveni ,Holandë  Francë Austri, Britani,Australi me qindra mija shqiptarë. Ky numër  po shtohet edhe sot e kësaj dite, jo ma nga faktori serb po nga faktori shqiptar, duke e lëshuar Kosovën nga  skamja,pasiguria,  keq menaxhimi  i qeverisjes se vendit etj.

 

 Nga te gjitha te dhënat e lart shënuara  zoti „Ministër“  me vjen keq se ju e keni marre këtë post  shume vonë qe është dashur kah herë me u formua kjo Ministri    ,por  fakti tjetër është se  ju po e rifilloni një pune të shenjtë  në një diasporë të përçare dhe të lodhur, po mos harroni se e keni një  mërgatë të shkëlqyeshme pas vetes   ku do të  shënoni rezultate të shpejta, po të veprohet mirë  dhe mbarë . Ju keni të bëni  me një numër te madh  biznesmenësh, intelektual , njerëz të kulturës dhe  patriot,  që   bashkërisht  do ti dalim në krye qe ta rikthejmë shpresën ,gëzimin, dhe harenë në mesin e mërgimtareve. Në këto momente nuk do ta keni lehtë far,  por   të bashkuar   do ta krijojmë forcën  ,mendjen dhe  punën  prandaj  me këtë raste përmes kësaj letre  thërras te gjithë njerëzit e  „Diasporës Shqiptare“ qe ta japin kontributin e vet në fusha të ndryshme!

 

Thirrje te gjithë qytetareve të diasporës që ta përkrahni Ministrinë e Diasporës për interesat tuaja ,të shoqërisë dhe  Kombit.

 

Qytetar,vëllezër e motra,zonja dhe zotërinj,dhe të nderuar mërgimtarë ku do që ndodheni ju urojmë formimin e  „Ministrisë se Diasporës shqiptare“ të Kosovës. Urojmë që kjo ditë madhështore të jetë një ditë e shenjtë, për të gjitha forcat politike të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin e kombit tonë dhe për mbarëvajtjen  e qytetarëve të Diasporës Shqiptare pa i cenuar te drejtat e tyre . Të jetë një ditë e kurorëzimit për një qëllimi dhe një mendje me një vizion dhe ide ,me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni , te të gjitha forcave intelektuale të krijuesve,artistëve,biznesmenëve dhe të gjithë spektrit ne elitën e Kombit në Kosovë po edhe në Diasporë të bashkohen rreth organizimit  tonë te mirëfilli,    le te jetë një kushtrim që të na bashkoj ma tepër se gjithherë shqiptaret e Diasporës  Shqiptare të fuqishme  për herën e parë, ta ngremë zërin e arsyes qe te jemi ma afër  vëllezërve tanë në trojet tona nën Serbi, Maqedoni, Greqi dhe Mal te Zi qe padrejtësisht u copëtuan nga armiqtë e shqiptarëve gjatë  historisë .

 

 

Plan -programet dhe propozimet e mia në riorganizimin e „Mërgatës Shqiptare“  ne kulture,ekonomi,art, sport dhe lami tjera.

 

 

Emërtimi i organizimit  nëpër Qendra  kulturore Shqiptare,klube dhe ne formë „LOBI“ në shtetet  ku banojnë shqiptarët. Qëllimi dhe arsyeja e themelimit dhe veprimit janë mesa vijon:

 

 

 

1. Te ruaj dhe kultivoj gjuhën, kulturën dhe traditat tona kombëtare.

2. Te zhvilloj aktivitete, muzikore, artistike, sportive dhe humanitare.

3. Te krijojë atmosfere vëllazërore mes bashkatdhetarëve pa dallim: vendi, krahine, besimi apo bindje politike duke i stimuluar në  programin  kombëtar.

4. Të organizoj festa kombëtare dhe ndërkombëtare, të ketë kontakte, me institucionet e shteteve përkatëse ku banojnë shqiptarët  në Gjermani ,Zvicër, Austri,  Holandë, Belgjikë, Amerike e gjetiu, me qëllim të integrimit ne shoqëri dhe  të krijimit të një bashkëpunimi të përbashkët të shoqatave kulturore, sportive dhe humanitare, po edhe me atdheun Kosovën, apo ma gjerë  në shkëmbimin e  përvojave  me shtetet amë ku duhet te jeni edhe ne shërbimin e bashkatdhetarëve tanë qe kanë mbetur nën  administrimin  e Serbisë, Malit të zi ,Greqisë dhe Maqedonisë .

5. Të bashkërendoj e koordinoj veprimtarinë e çdo  shoqate në kuadrin e vet si Ministri  e Diasporës Shqiptare, mbarëvajtjen e shoqatave,klubeve,organizimit kulturor , arsimor, sistemin ekonomik ,atë shoqëror  unionin e firmave që menaxhojnë me donacionet e veta si  vendet ku jetojmë po edhe me investime te reja të Kosovë me qëllim që të mbrohet  investimi i  qytetarit nga Diaspora  dhe lehtësira doganore  për ta, deri sa hapin vende te reja pune  etj, gjë qe do të jetë në interesin  e  Kosovës si rajon ne zhvillimin e  ekonomisë së sajë.

6. Të mbaj  manifestime   me karakter kulturor dhe historik për figurat e veta, të kombit shqiptar,duke  i përcaktuar ,datat historike për ngjarjet  kombëtare  dhe datën  e vet të themelimit, disa prej tyre duke i organizuar edhe ne formë tradicionale gjë qe  ja vlen ta këtë  në dieni edhe  Ministria e Diasporës me qellim te pjesëmarrjes se tyre ne këto takime .

7. Të evidentoj dhe propagandoj  figurat e shquara  kombëtare duke i  nderuar  dhe dekoruar  si sportistët ,krijuesit,artistet ,shkrimtaret,dhe njerëzit qe kanë treguar ndonjë meritë pran Q.K.SH  klubeve apo  përmes Mimistrisë e diasporë shtetin ku jeton .

8.Të mbaj kuize  diturie,gara sportive,si në futboll,basketboll,boks,shah gara,promovime librash ,festivale,organizime te zbulimit te talenteve te ri si ne muzikë dramë,letërsi etj.

9. Ministria e Diasporës të bënë zyrat e veta   në çdo komunë në Kosovë  për shërbimet  e obligimeve administrative  ndaj qytetarë të diasporës .

10. Të  jetë e organizuar në takime dhe pritje  gjatë pushimeve verore  dhe dimërore për mirëpritjen e  punëtoreve tanë , me ndonjë ligjërate nga njerëz kompetent. Të organizohet ndonjë pritje  ma e fuqishme  për fëmijët  tanë  në Kosovë  me ndonjë program  kulturor me qellim të krijimit te dashurisë ndaj atdheut qe të mbesin  kujtime pozitive deri për herën tjetër.

11. Ti përcaktoni njerëzit  e juaj  apo këshilltarët në gjithë botën ku jetojnë shqiptarë me qellim  te organizimit ma te lehtë ne interesin e Diasporës per mbarvajtjen e organizimit  kulturor ,ekonomik dje politik .

12. Ministria e Diasporës  me iniciativën e vet   në  Qeverinë e Kosovës  duhet ta heq me dekretligj ekzistimin e   te gjitha  partive politike , dhe grupacioneve  që bëjnë përçarje në mesin e  qytetarëve tanë në diasporë dhe sa ma shpejt te ndalen së vepruari.

13. Obligim  dhe parim ne vete  Zoti Makolli  si ministër i Diasporës  keni që ta organizoni   një stacion televiziv dhe ndonjë gazetë  zyrtare   në interesin e  qytetarëve nga Diaspora që të publikohen  rezultatet e tyre   si në biznes, kulturë , art, etj ,me qellim qe të jetë zëri i tyre  aty  drejtpërsëdrejti.

 

Ma në fund  ju përshëndes zoti Ministër  qe ta keni një  turne sa ma te suksesshëm këto dite sipas agjendës tuaj në shtetet e perëndimit  ,duke u takuar me shumë mërgimtar por duke  u ballafaquar me një mori aktivitetesh në te mirën e   mërgatës .  „Atdheu mbi te gjitha“  pas parulle ka qëndruar gjithmonë  (Mërgata  shqiptare e  mrekullueshme). Fare në fund mbes me shpresë qe zëri i arsyes dhe problemet e shtruara ne këtë shkresë janë edhe zëri i qytetareve të „Mërgatës shqiptare“ .  Shpresojmë se do të jeni në mirëkuptim me  qëndrimet tona zoti ministër  dhe  ky zë, le të jetë edhe si mesazh edhe për qeveritarët aktual, por edhe në te ardhmen   qe të ndërgjegjësohen   dhe të punojnë ne interesin e Kombit, se atdheu po thërret që te jemi  unik dhe te veprojmë në interesin e vetvetes!…

 

Me respekt nga Asllan Dibrani  Kryetar i“ Qendrës Kulturore Shqiptare“, anëtar i kryesisë se „Lidhjes se Shkrimtarëve dhe artisteve Shqiptarë në Gjermani“ , një njeri i kulturës   si piktor ,publicist dhe  ish i burgosur politik nën regjimin jugosllav.

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen