Diaspora Shqiptare në Gjermani e shqetësuar

Diaspora | admin | 07.07.11 | 21:40

Këto  fenomene negative  të kombit   janë në një situate të pa lakmueshme  pikërisht  me   gjendjen aktuale në Kosovë,për  pa sigurinë  e vendit ,  gjendja ekonomike e rrënuar nga varfëria e tepërt e popullit ,  indikacionet e  përkeqësimit të situatës  pikërisht me  synimet e ndarjes se Kosovës nga   ish okupator i serb!    Zhvillimet  e bisedimeve serbo-shqiptare  në dëmin e popullit,  keq menaxhimin e politikes se Qeverisë së Kosovës   në  raport me „Diasporën Shqiptare“  që kjo e fundit e ndien vetën te anash kaluar dhe të përbuzur ne te gjitha sferat po edhe me harresën e saj në regjistrimin e popullatës .  Si rezultat i pakënaqësisë  se „Diasporës Shqiptare“ të  kësaj gjendje aktuale   në rrafshin kombëtar me iniciativën e  disa klubeve ,qendrave kulturore dhe shoqatave   në Baden Wurtember   u mbajt një takim  i  përbashkët i këtyre shoqatave  dhe klubeve  në Singen  të Gjermanisë afër Zvicrës me qellim të bashkimit të forcave   të Diasporës  Shqiptare në Gjermani , ku  filloj të   zgjohet nga  amullia  e udhëkryqit  te gjendjes  aktuale kombëtare të krijuar nga  grupe të pa përgjegjshme karshi  interesit kombëtar për momentin!…

Përfaqësuesit e shoqatave , klubeve, dhe qendrave Kulturore  të Baden-Wurtembergut  në Singen  pran objektit  „Kosova“

 

1.Riorganizim i diasporës shqiptare në  Gjermani

Me analizën e kësaj gjendje te rëndë  nga bisedat paraprake të përfaqësuesve të Diaspores shqiptare tëz.Azem Veliut  përfaqësues e Klubit „Kosova „nga Singani ,Asllan Dibranit  përfaqësues dhe kryetar  i „Qendrës  Kulturore shqiptare  të Shtutgardit „dhe përfaqësues i „Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve shqiptar në Gjermani“  si dhe me Leke Preqin  përfaqesues  i Klubi „Shqiponja“   nga Albstadi, këta iniciues bënë  organizimin e një takimi të këtij karakteri  për konsultim dhe bashkëpunim ndërmjet veti për  riformimin e,“Bashkësisë ose Bashkimin e te gjitha klubeve dhe qendrave kulturore  si dhe shoqatave tjera, ku edhe e përcaktuan datën e mbajtjes se këtij takimi me datën 15.05  2011 në Singen.

Mbledhja filloj në ora 13.h me ç’rast Klubi „Kosova“ bëri  organizimin dhe mikpritjen   tradicionale shqiptare  ku ky klub ka lënë gjurmë veprimi qe shumë vite , ma tepër foli edhe kryetari i klubit  „Kosova“ nga Singenit Avdi Krasniqi i cili  dha një rezyme për historikun e këtij klubi dhe hapi  fjalën hyrëse ku përzemërsisht përshëndeti ardhjen e mysafireve. Në këtë takim ishin prezent  këto klube dhe shoqata mesa vijon:

Klubi „Shqiponja“   nga Albstadi përfaqesues Leke Preqçi, klubi shqiptar  „Malësia“ Hechingen përfaqesues Hazir Beqaj, „Bashkesia shqiptare“ Freiburg përfaqesues Azem Ajvazi,  shoqata humanitere „Hereqi“përfaqesues  Maxhun Syla  shoqata „Rinia“ Singen përfaqesues Hasan  Hajdari ,klubi shqiptar „Agimi “ perfaqesues Ismet Vokshi ,Feride  Selmani  dhe Nadire Hakaj  nga Singeni përfaqesuese   te shoqatës  „Nermin  Vlora Palaski“,Klubi“ Kosova“  perfaqesues Avdi Krasniqi dhe Azem Veliu , „Qendra Kulturore  Shqiptare“  nga Shtutgardi dhe „Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptar në Gjermani“ përfaqësues Asllan Dibrani

Fillimisht  nga  zoti Azem Veliu ,  Lekë Preqi dhe Asllan Dibrani u shpalos  projekti i  doemosdorëshmerisë se riorganizimit te  Diasporës Shqiptare  si pas një projekti në disa pika , ku edhe u   formua komisioni    nga pese anëtar  për përpilimin e  pikave të rendit të ditës. 

 

 

Grupi i punës se përkohshme deri në kuvend e përbëre Asllan Dibrani,Ismet Vokashi, Azem Veliu,Feride Selmani dhe Skender Klaiqi.

 

2. U themelua „Bashkësia e Klubeve ,Shoqatave dhe Shoqërive Shqiptare në Baden-Wurtemberg“

Nga të pranishmit me vota të hapura u propozuan për grupin e punës se përkohshme deri në mbajtjen e Kuvendit  Asllan Dibrani,Ismet Vokashi,Azem Veliu,Feride Selmani dhe Skender Klaiqi.I njëjti grup  i punës nga te pranishmit u përcaktua edhe për  përpilimin e  pikave të rendit te ditës. Pas konsultimeve të këtij grupi pune kryesues u përcaktua Ismet Vokshi me çka  dolën pran publikut me këto pika te rendit te ditës me sa vijon:

Rendi i ditës:

1. Emërtimi dhe  themelimi i këtij organizmi me emrin „Bashkësia e Klubeve ,Shoqatave dhe Shoqërive Shqiptare në Baden-Wurtemberg“

2. Mbarëvajtja ,aktiviteti dhe organizimi  i shoqatave,qendrave kulturore dhe klubeve në B.W. dhe ma gjerë në nivel  të Gjermanisë  dhe  të diasporës shqiptare në tërësi. 

3. Raportet e Diasporës Shqiptare me institucionet e Kosovës,anashkalimi i regjistrimit të popullatës pa pjesëmarrjen  e mërgatës  shqiptare si dhe formimi i Ministrisë  së Diasporës Shqiptare   pa marrëveshjen me diasporën shqiptare.

4. Përçarja e diasporës  shqiptare si pasojë e ekzistimit të partive politike në diasporë  me rezultate boshe.

Ky rend dite u aprovua nga të pranishmit  dhe emërtimi i  kësaj Bashkësie u miratua por selinë e përkohshme deri në Kuvend u përcaktua qe te jete në   qytetin  e Shtutgardit. Me propozimin e Asllan dibranit  u përcaktuan edhe  tre veta për përpilimin  e statutit dhe rregullores së punës  të  kësaj Bashkësie të Shoqatave dhe Klubeve .Për përpilimin dhe plotësimin e statutit  u formua komisioni nga tre anëtar  nga z. Maxhun Syla (jurist) , me bashkëpunëtorët e ti Leke Preqin dhe Shkodran Tolajn.

 

 

 

Grup i përbashkët  me paje  pune  në Klubin  „Kosova“ të Singenit.

 

3. Debate  për gjendjen e përgjithshme te diasporës shqiptare  dhe ma gjerë

Koha në vijim u mbeti të pranishmev debati lidhur me pikat e rendit të ditës. U diskutua  për pozicionin e  „Diasporës Shqiptare“ si shumë  e  diskriminuar nga qarqe të  institucioneve të Kosovës .U tha nga të pranishmit se  Diaspora Shqiptare ishte promotor i  çështjes kombëtare para luftës, gjatë luftës po edhe pas luftës,   por  u theksua se  qytetaret shqiptar jemi te zhgënjyer  qysh në kufi   nga  oficer të  doganave  duke na plaçkitur dhe keqtrajtuar  duke i mbyllur të gjitha  fabrikat, dhe uzinat duke e lëne djerrë fushën ma pjellore te Kosovës dhe duke u përpjekur qe  ai popull te mbijetoj vetëm nga  te vjelurat nëpër doganat e Kosovës. Kjo politikë aktuale  është duke  e dëmtuar  dashurinë ndaj atdheut sidomos për  brezin e ri qe po  lind e po rritet  në  vende të huaja  ku as një qeveri  qe 12 vjet   nuk u kujtuan ta mbajnë një pritje  për  klasën punëtore qe lëne djersën në vende të huaja dhe kapitalin e derdhin  në Kosovë. Kurrë nuk u kujtuan qeveritarët që  fëmijëve tanë tu bëhet një pritje ose një organizim  të ndonjë takimi  kulturor apo program   si  brez qe te mbjellin dashuri ndaj  Kosovës,  kurrë pushtetarët  tanë nuk u kujtuan që të mbrohet  kapitali nga investitorët  shqiptar nga diaspora por pos tu qes nderskamsa dhe kushte tjera për falimentim ose tarifa paraprake   të ryshfeteve   të lidhura me korrupsion te organizuar  si pasoje e saje kanë falimentuar të gjithë investitorët nga diaspora  shqiptare. Etiketohen si  „schartza“  me  nënçmim  ku nuk e konsiderojnë se ne  të diasporës  shqiptare jemi  qytetar  të formuar si kosovarë po edhe si  evropian   qe  çdo  qytetar  ose fëmije i yni sot i din nga tri e  katër gjuhë të huaja. Sot  brezi i ri është në avantazh  të ngritjes se  zhvillimit të   tyre  me çka rezulton fakti se shqiptarët sot i gjënë edhe në institucione të ndryshme të shteteve ku jetojnë,  e në të ardhmen mund te jenë edhe faktor   pozitiv për   kombin  shqiptar në tërësi. Nga institucionet tona  nuk  u mbajt asnjë takim  kulturor  për  pushuesit tanë  as në pushimet verore as ne ato dimërore,  se paku t’u drejtohet dikush  me një mirë se ardhje, por pos kur  e luajnë rolin e lypsareve për mes medieve me ndihmua ne ndonjë situate të pa pritshme!?…

 

 

 

Pamja nga Kryesia e bashkësisë se posa zgjedhur ne një konsultë pune.

Ma tutje u debatua me tone të ashpra   edhe në lidhje me  formimin e „Ministrisë së Diasporës“    nga të pranishmit u mirë prit kjo iniciativë, por  ra në një rrebesh kritikash se në atë ministri nuk punon as një qytetar  i jashtëm  qe si ministri u formua për ta!.  Diaspora  Shqiptare ka intelektualë , doktorë , profesorë  dhe biznesmenë  qe e udhëheqin atë ministri me një përvojë   frymimi të  emigracioni ,se si ne  qe i dimë hallet e diasporës nuk i dine ata qe nuk kane dale asnjëherë  jashtë kolltukëve    nga ish  sistemet komuniste.  Nuk  munden të na mbrojnë identitetin tone  sa  e si duhet prandaj   për diasporën shqiptare  është i pa pranueshëm  pazarllëku i partive politike në kurriz të diasporës shqiptare. Në debat u përmend edhe politika qyqare e institucioneve  në Kosovë ku  në kohët e fundit    janë duke u treguar edhe ma te dobët pran faktorit ndërkombëtar  për ta  quar një politike te qëndrueshme   edhe ma përpara për Kosovën .  Fërkimet politike ndërmjet veti  vetëm  po qojnë  ujë në mulli të armiqve  tanë.

Nga përçarja qe po bëhen   në fund , paraqitja e interesave politike  personale ,grupore dhe partiake  po e dëmtojnë interesin kombëtar. Nuk  po luhet një politikë frytdhënëse  në aspektin ndërkombëtar  duke i pasur te gjitha faktet  dhe dëshmitë  historike për popullin shqiptar,  ndërsa ish pushtuesi serb ka fakte vetëm të dhunës, vrasjeve,dhe diskriminimit ndaj popullit shqiptar,   e në arenën  ndërkombëtare, prapë po e bindin faktorin ndërkombëtar që ne ishim pushtuesit,ne ishim terroristët ,ne ishim vrasësit ne ishim ata  qe i shitëm organet  e të zënëve rob etj. Nga kjo rrjedh se  politika  vetëm mbrojtëse  nga kosovarët  po e qon vendin në  pasiguri  . Lufta frontale me pushkë në dorë u fitua por në tavolina   sikur po e humb  amanetin  e  të rënëve për lirinë e atdheut. As njëherë nga pushtetarët  e dëgjueshëm ndaj Euleksave dhe Unmikave nuk ju rrah tavolina    zyrtarëve të huaj, që tu tregohet   hapësira e veprimit  në kornizat se për çka kanë ardhur  në Kosovë. Një polikë vetëm mbrojtëse e Kosovës  nga  qarqet serbe pa sulmuar kurrë  po i humb vlerat edhe  ish UÇK  -së se lavdishme,  qe u  furnizua nga diaspora shqiptare  me armë dhe mjete tjera. Një pjesë e mirë e djemve tanë edhe lanë eshtrat e tyre në fushat e betejave   të Kosovës  gjoks për gjoks me armikun , edhe këto i harruan   pushtetarët tanë të mashtruar nga korrupsioni, hajnia, dhe krimi i organizuar.  Për nacionalizmin  shqiptar  ai popull u frymëzua nga  vëllezërit Gërvalla , Kadri Zeka  dhe  Enver Hadri qe i pari shkeli   në Parlamentin e Evropës  për çështjen e Kosovës etj etj  .Këta  diskutues  i sugjeruan institucioneve të Kosovës qe të tregohen ma të matur dhe ma të  shkathët pran faktorit ndërkombëtar, që  të ngrehin një aktpadi kundër Serbisë  për dëmshpërblim ,për dëmin   që i krijoj popullit shqiptar gjatë luftës aparatura serbe  me djegie , vrasje dhe me dëbim masiv nga Kosova.  Ma tutje i sugjeroj  qe të bëhet një kallëzim penal kundër Dik Martit për shpifjet që  i bëri kundër UÇK-sëdhe luftës së shenjtë të tyre për çlirimin e Kosovës. U debatua edhe për partitë politike qe  janë formuar në diasporë me direktivat partiake në Kosovë e qe po e përçajnë popullin në diasporë , po e dëmton   interesin shqiptar duke u  nxitur nga institucionet e Kosovës, bile pati zëra qe këto parti të  shuhen edhe me dekretligje, që të lirohemi  nga  ky sindromë i egër,  që të marrim frymë lirshëm dhe ti rrekemi   organizimit   të mirëfilltë me detyra  kombëtare pa e shikuar shtrembër njeri tjetrin , të riorganizohemi që ta ndihmojmë atdheun,  por me kusht qe të  ndërrohet politika  e institucioneve të Kosovës  sa ma shpejt  në raport me  Diasporën shqiptare, për ndryshe  ky takim mund te jetë vetëm fillimi se po qe vazhdon i njëjti  avaz  ata theksuan që do ta  radikalizojnë  aktivitetin e vet  edhe ma tepë në forma dhe veprime të ndryshme , ku nuk do të jetë sinjal i mire për as njërën palë  në këtë gjendje  të pa volitshme, që të hapim  plagë të reja në mes të popullit shqiptar.

Mai 2011

 

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen