Një vështrim kritik mbi librin „Valëvitjet e fjalës“ të gazetarit Ramiz Dërmaku

Analiza & Komente | Zef Prenka | 08.05.13 | 15:34

Liria ishte e prangosur me zingjirë e robërisë.

Këto ditë me ran ë dorë përmbledhja poetike „Valëvitjet e Fjalës“e autorit Ramiz Dërmaku,t vargjet e tija poetike në subjekt dëshmojnë thellësin e rrënjeve të atdheut thellësinë e shpirtit të poetit të skalitura mbi përmendorën e vargjeve e që si një skulptor i rrallë me një mjeshtri hyjnore portretizon ngjallë e përjetëson ikonat legjendare
Ky libër është si një lum gurëgullues që buron e del në dritë buzë Danubit të Asdrenit në Bukureshtin e ambasadorit të shqiptarëve , Baki Ymerit e në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore Amanda Edit të Shqiptarëve të Rumanisë . Krijimi i poezisë dhe artit përgjithësisht kushtëzohen nxitën e motivohen nga imperativet e brendshme i shpirtit dhe i kohës .Aty ku vepra letrare krijohet nga motive artistike,gjithësesi është në funksion më të thellë me traditën.
Atdhedashuria,zjarri e malli për tokën e lokën forcërisht të braktisur janë elementet qenesore që përcjellin poetin.Vargu i poetve që krijohët
në mergim kanë në mbrendinë e vet shtatë korët e bukës së misrit të pjekur mbi çerep e nën saqin e skuqur. Këto ditë me ran ë dorë përmbledhja poetike „Valëvitjet e Fjalës“e autorit Ramiz Dërmaku,t vargjet e tija poetike në subjekt dëshmojnë thellësin e rrënjeve të atdheut thellësinë e shpirtit të poetit të skalitura mbi përmendorën e vargjeve e që si një skulptor i rrallë me një mjeshtri hyjnore portretizon ngjallë e përjetëson ikonat legjendare.
Autori i kësaj përmbledhje poetike me terë madheshtinë shpirtrore e artistike ka paraqitur dashurinë sublime si diçka të shenjët që gjithëmonë u kënduen Ninullallat nga nënat e gjyshët në djepa e që u farkuan edhe në shprtinë prush të shqiptarit,ngase gjeja më e vlefshme e jetës Liria ishte e prangosur me zingjirë e robërisë.Ëndërra për ta parë e prekur atë për të cilën nëpër dekada u anatemuan patriotet më të flakët të kombit janë subjekti që e përcjellë poezinë patriotike të Ramiz Dërmakut.
Në vazhdim poeti i shkruan universals duke i gdhendur përsonalitetët me majën e lapsit dhe me butësin e menqurin e shpirtit.Sa më thellë që hyjmë në labirinthet e vargjeve poetike gjejmë porosi e mishërohemi me përjetimet e vështira të kombit dhe poetit të cilat i bejnë rezistencë si shkëmbi valeve të pa mëshirshme dhe furtunave të detit.Por shkëmbi ngelët shkëmb strall i pa tretur.
Poezia e krijuar në mërgim ushton dhe është si krismë pushke në jetësim të të gjithë atyre që nuk e kursyen atë me të vlefshmen universalën në këmbim të lirisë të cilën e gëzojmë në sot në vatrat tona shekullore.
Të bëhesh poet nuk është diqka e lehtë,duhesh të kesh ardhur në këtë botë me dhunti për të shkruar,me dhunti për kapëjen e mendimeve të shpejta të të tjerëve,për të u shprehur dhe për të u thënë të tjerëve,ate që e ndjenë ndryshe nga ata.
……mos u bëj poet nëse s’mund të lindesh
me secilin varg,të lindesh me secilën fjalë…
mos u bëj poet nese s’mund të vdesësh
për secilin varg ,të vdesësh për secilën fjalë…
(azem shkreli)
Pra përmbledhja poetike“ Valëvitjet e Fjalës“,është libër i prushit të madh të zemrës,ku jipet mesazh i fuqishëm mes të cilave subjekti pastron shpirtin ,zhveshë fytyrat e shëmtuara në shoqëri,përmbysë zhgënjimet,zgjon ëndërrat,nxenë të imagjinuarën shpresat e shpirtit dhe njerëzve për rreth e qe i sjellë lexuesit vlera të mirëfillta poetike.
Duke shetitur me kënaqesin e shpirtit nëpër vargjet poetike te librit „Valëvitjet e fjalës“ në fillim ndeshemi me poezinë e shkruar me 28 nëntor të vitit 1968 kushtuar Kosovës ku autori mes tjerash thotë;
Kosovë mori nënë
Pse po rrenkon
Hekurat e rënda
Bijtë e tu s-ti lanë.
Për të vazhduar më tuetje me një poezi titulluar Gjallëria e Kombit tim
Ku poeti përmes metaforave bën një kushtrimin sikur në kohën e Skënderbeut duke apeluar se ka ardhur koha e artë.
Ti qendisim malet
Me ushtar lirie
Nuk jetohët me
Nen tutelë sllavërie.
Fryt i gjallerisë shpirtrore qe ushqen muzën e vargut nuk harron pa ja sjellë lexuesit të mirëfilltë ngjarjet e Pranverës së Madhe të 11 e 26 Marsit dhe të 2 Prillit të vitit 1981 e që mes tjerash nga thellësin e shpirtit burojnë vargjet
lexuesit të mirëfilltë ngjarjet e Pranverës së Madhe të 11 e 26 Marsit dhe të 2 Prillit të vitit 1981 e që mes tjerash nga thellësin e shpietit burojnë vargjet;
Mbi trupin e ngjyer kuq
Qelin vetëm Yje
Ne jemi zogj shqipësh
Bijtë të kësaj Dardanie
Këtu gërshetohet ideja etike,moralja me bukurin e mendjes dhe me mprehtësin e shpirtit e qe janë një kushtrim rinie.
Atentai i trathetisë kombtare dhe vrasja e tre lajmtarëve të lirisë në Untergruppebach të Gjermanisë Jusufi e Bardh Gërvallës e Kadri Zekës,ishte një pushkë vrastare në zemër të rinisë patriotike kosovare ishte një akt makabre i shërbimeve sekrete dhe argatëve të djallit të asaj kohe, duke menduar ata se me këtë atentat do të rritet friga mbi polullin shqiptar si shtati i territ pa hënë por ndodhi e kundërta amaneti i tyre u bë unë e ndezur vravashkë e pa fikur deri në lirinë përfundimtare.Andaj me plotë të drejtë edhe poeti shprehët kështu;
Ajo zemër e dorë katile
Qe shou jetra në Untergrupebach
Ngjalli urrejtjën nacionale
Kurrë në Kosovë s-jetojmë me nën shka.
Libri ngerthën ne vete ngjarje kombtare dhe tema patriotike andaj poezia kushtuar Legjendës të Kosovës Prekazit dhe Jasharajve sa është poezi patriotike por me një porosi të disciplinimit dhe të vetëdijësimit ne ruajtjen e traditës kombtare
Në Prekaz engjëjt ilir
Jetën ja dhuruan Atdheut
Nje Baladë blumë shqiptarie
Kreshnikët shëndrrisin si Ylber.
Poeti vazhdon shtegtimin e tij poetik me figurat me markante të UÇK-së duke ju kushtuar vargje e Epitafe lavdie gjithë atyre me të cilët zhvilloi aktivitet e bëri jetë e ata u sakrifikuan për Lirinë e Kosovës si
gjeneral Agim Çela,Sali Çekaj,Agim Ramadani,Avdi Xhaçku kolonel Tahir Zemaj,dhe gjithë ushtareve të tjerë herojve dhe marirve të Kosovës.
E mes tjerash shkruan :
Në Logjë prinë koloneli
Nanëloke zhagat me fishek
Nuk duronë kurrë më shqiptari
Nën zgjedhën e huaj me mbetë.
Poeti si pa dashje sërishë kthehët në një përiudhë të vështirë të popullit shqiptarë dukë shfletuar kalendarin e hjekave tona nëpër dekada këtu ndalët të mesuesi intelektuali dhe patrioti Fazli Grajqevci,;
Një botë e mbrendshme me shkronja
Thesar i diturisë
Eci i pa trembur Fazli Grajçvci
Në çelitë e burgut
Pa nenshtru para shkinie
Ngjarjet e pas luftës poetit i zenë frymën në fyt e pikërisht vrasja e kolumistit të gazetarisë kosovare Bardhyl Ajetit, pakë sa ja ngrisin dozën e pësimizmit dhe fshanë;
Ajo dorë fytyrë ugurzezë
Që shtien dorë mbi gazetarë
Është qyqare e mashtruar
Pa dëgjone ai është tradhtarë.
Ketu poeti, shpreh mllefin e pa kontrolluar sepse poetet janë engjuj vargjesh qe kursejnë mallkimin por…….dhembja ishte e madhe…..
Dhe gati në fund ,as një poet e as edhe Ramiz Dërmaku,t nuk I shpëton pa e prekur shpirtinë e zjarrët te Nenës,prej nga edhe fillon jeta andaj mes tjerash titërrojnë vargjet e bukura;
Ka një butësi zëri e fytyra
Rrudhat si shtretër lumenjësh të shtjerrur
Nga gropat e syve buron drita
Nëna ime Enciklopedi e vjetër.
Kështu pra e tërë kjo përmbledhje poetike e patriotike është e stolisur me mjete të dendura poetike si epiteti,metafora krahasimi sinekdota etj,zëri i pa shtjerrur i Ramiz Dërmakut,ku vargu dhe shpirti i poetit rrin ne një arterje gjaku dhe se tradicionalja e përcjellë poetin .Shpresohët se Ramiz Dërmaku nuk do të ndalët me kaq duke u përpjekur që talentin ta thelloi me mjete shprehëse e tematikë me të përgjithësuar përmës një pune vetëmohuese. Poetin e mban në jetë fuqia e poezisë dhe mjeshtria e latimit të vargjeve si përfundim ka një porosi,ai e benë një thirrje që mos ta harrojmë të djeshmëne hidhur mos ti harrojmë gjithë ata që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës ta respektojmë ta çmojmë ta duam njeri tjetrin dhe ta ndërtojmë ardhmerin mbi themelet e shëndosha e jo mbi fatkeqsin e të tjerëvenë mënyrë që armiqët shekullor e tjerët të na ken zili dhe lakmi.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen