Akademia Sali Çekaj-(pjesa e parë)

OP-ED | Zef Prenka | 11.05.13 | 12:21

LDK e Zvicrrës është shembulli i një dege të organizuar kombëtarisht dhe politikisht .

Ajo dorë të djathtë të saj, ka shoqatën humanitare“ Sali Çekaj“

Kjo degë shembulli në 23 vjetorin e ekzistimit të sajë ftoj lidcershipin e LDK-së ,që në manifestimin e sajë të jen të bashkuar ,dhe jo vetëm këtë ditë ,porë edhe më tutje për të ngritur LDK e Rugovës në nivelin të cilin ajo ishte ,të cilin e meriton ,dhe i takon ta ket.
Ajo i dërgon lidershjipit te LDK-se mesazhin më të pjekur, më të guximshëm,më të avancuar,dhe më unifikues se sa sejcila degë kudo qoftë ajo në botë
Ky mesazh dhe kjo thirrje,si mesazhi i shoqatës humanitare“ Sali Çekaj“ na dalin si kushtrim ,vetëm të bashkuar dhe të unifikuar jemi më të fortë.
Ato të bashkuara si mishi dhe thoj, tri javët e fundit organizaun tri manifestime ,për të cilat do ju informojmë në tri vazhdime

Njeriu si qenja kryesore

Njeriu si qenja kryesore e këtijë planeti ka si obligim-mision ngritjen e tijë personale në nivel intelektual dhe krijues,dhe duke ngritur veten në këtë nivel ,ai pasuron edhe popullin e tijë
Njeriu-populli ynë i shtrirë gjeografikisht në mes lindjes dhe perëndimit ,dhe i gjendur në mes këtyre përplasjeve , u tekurr pa mëshirë .
Fal gjenit dhe shpirtit te njeriut tonë me orientim perëndimor, ai dhe populli ynë u përballoj shumë stuhive dhe barbarive të papara

Gjeni ynë u rilind dhe u ringjall si feniks

Gjeni ynë u rilind dhe u ringjall si feniks ,edhe atëherë kur pushtues barbar e kishin pandehur ate për të zhdukur .
Njeriu ynë u personifikua me karakter dhe moral të lartë e të pathyer, besa e tijë ishte ligji dhe kanuni ,që nuk mund ta gjeje ndokund në botë,dhe keto karakteristika e vun ate në qendër të vëmendjesë si njeriun fisnik
Njeriu me këto vyrtyte me një përvojë të madhe profesionale,familjare, dhe jetësore,ishte dhe mbetet njeriu i rrespektuar,nga rrethi dhe shoqëria.
Të tillët qen ata me të cilët populli tregoj krenarin e vetë.
Gjeni dhe rrënja jonë u ruajt, fal udhëheqësëve të tillë ,të cilët u vun në ball të popullit, duke rrezikuar qenjen e tyre personale, për të shpëtuar një komb të tërë.
I tillë ishte Gjergj Kastrioti Skënderbeu i cili ju kthye vendit të tijë ta mbroj atë ,të tillë ishin rilindasit,te cilët e rikrijuan Shqipërin,edhe pse shumica të mërguar,ata i dhan vulën Shqipërisë së 1912.

Dardania antike-Kosova moderne dhe përpjekjet sublime për liri dhe të drejta

Përpjekjet sublime të popullit tanë për liri dhe të drejta nuk u ndalën kurr,edhe në hapësirat e dardanisë antike, në këtë vazhdë vlen të përmenden me pietet nacionaldemokratja shqiptare Marije Shllaku, Prof.Dr.Ali Hadri
një historian i përmasave botërore,vëllezërit Gërvalla dhe K.Zeka,Enver Hadri derisa u atentuan nga sigurimi famkeq sërb,për fatin tonë të keq i ndihmuar nga shpiun dhe fundërrina të kombit.
Ata ,pararoja e popullit ngritën vetëdijen dhe dashurin kombëtare , ata u bën fanar lirije për të mos u shuar kurr.
Gjak i njom shqiptari u derdhe edhe në demonstratat e 68 dhe 81.

Suprimimi i autonomise se 74

Dhuna dhe represioni policoro ushtarak serb, tmerrësisht ishte shtuar,ajo zgjati gati 10 vite
dhe në këtë represion te papare për fatin tonë të keq,dhe hisorise e cila nuk harron por shkruan, ishin përfshir edhe forca të tërbuara nga të gjitha ish njësit konstituive të ish ferderatës Jugosllave ,e cila me te drejtë po quhej e sëmura e ballkanit.
Shovenizmi i tërbuar serb ia kishte kalbur edhe ashtu ato themele të kalbura asaj.
Kosovës së kërcnuar nga helmeta dhe qizmja serbe nuk i ndihmuan as grevat e minatorëve ,të cilave ju bashkjangjitën studenti,dhe punëtori,bujku dhe akademiku
Asaj me dhune ,mashtrime,shantazhime,burgojse dhe friksime ju muarrën edhe ato pak të drejta.
Kështu më 23 mars 1989 nën gjendjen e jashtëzakonshme dhe nën kërcnimin e armëve, si dhe me anë të votave joparlamentare, Kuvendi i Kosovës aprovoi amandamentet për ndërrimin e kushetutës së vitit 1974, që edhe de jure u suprimua autonomia e Kosovës. Më 28 mars 1989, në Beograd Kuvendi Fedrativ i Jugosllavisë ratifikoi vendimin e Kuvendit të Kosovës. Ndërsa në korrik të vitit 1990 pushteti serb e okupoi Kosovën.

Revolta dhe paknaqesia e popullit

Paknaqësia në popull u shtua të gjithë u ngritën në këmbë i madh dhe i vogël,grua dhe burr,plak dhe i ri ,studenti dhe analfabeti ,akademiku dhe bujku,prifti dhe hoxha. Mjaftonëte vetëm një duartrokitje dhe nëpër sheshe sa qel e mbyll sytë tuboheshin mijëra dhjetëmijëra njerëz .
Në llap ndodhi kur xhemati lan xhuman dhe të falurit dhe ju sulën komunës .
Shqiptarët po kërkonin demokraci ,ata dëshironin të ecnin kah po ecte bota e civilizuar
Populli për një qast dhe paritmas u gjend ,në një situatë të jetë apo të mos jetë ,atijë po i mungonëte lideri ,njeriu i cili jo vetëm do e përfaqësonëte ate, porë edhe do i prinëte përball këtyre sfidave gati të pakaluara.
Në një situatë të tillë lindi si një domosdoshmëri e kohës aktivizimi dhe reagimi politik i akademikve,
Reagimi i tyre aktiv politik së pari filloj me një mosdëgjueshmëri ndaj pushtetit e më vonë edhe me kundërvënie të hapët atijë.
Regjimi i tërbuar i Milloshit i burgosi dhe morri masa të papara dhune kundër akademikeve ,ata e kundërshtuan haptas këtë regjim barbar,roli i tyre është i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm në hapat e parë të organizimit në mënyrë ekipore, e gjitha po bëhej dhe organizohej në mënyrë të hapët dhe të organizuar për mrekulli dhe organizatoret diheshin me emër dhe mbiemër.

Dardania antike po ringjallej ajo tanime kishte liderin në ball,dhe i njëjti sikur po vinëte si i dërguar nga Zoti

Lidhëja e shkrimtarëve të Kosovës kishte njeriun më të besuar dhe më të përgaditur, në krye të sajë,ai ishte Prof.Dr. Ibrahim Rugova,biri i vetëm i Ukë Rugovës të vrarë nga partizanët në një dimër të ftohët dhe të acarët,
I rritur dhe i edukuar si jetim po nën përkujdesjen e gjagjait të tijë Aliut,nënës dhe gjyshes së vejë, së cilës poashtu në të njejtën ditë ia kishin pushkatuar burrin Rruste Rugovën gjyshin e Ibrahimit,deshti apo nuk deshti ai kishte marrë vesh, për rrethanat e vrasjes së babait dhe gjyshit ,dhe si i ri kishte treguar një tërhjekje në vete duke ju përkushtuar liberit dhe leximit .
Përvoja e hidhur jetësore ,historia e dhimbëshme e familjes,shkollimi dhe edukimi kishin krijuar njeriun e veqant,për popullin e veqant dhe më të lashtë të Ballkanit dhe Europës dhe i njëjti erdhi si një i dërguar nga Zoti në momentin e veqant ,dhe më të duhur ti gjendet popullit të vetë jo vetëm pranë ,porë ai morri guximin ti prij atijë .
Fillimisht përmes Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, ku u konfrontua në mënyrë të rrepët dhe të vendosur, me teorin shveniste të shkrimtarëve serb ,të cilët për fatin e keq në anën e tyre kishin edhe shkrimtar boshnjak dhe të tjerë .
Hendeku i mshehur në mënyrë artificiale ,papritmas u qfaq si diqka e pakaluar,dhe kjo imponoj organizmin e ri të shqiptarëve pas suprimimit të autonomisë së Kosovës.

Sali Çekaj njeri i akcionit dhe terrenit

Shembulli më i mirë dhe më i guximshëm në këtë drejtim ishte Sali Qekaj ,i cili në vazhdimësi po u paraprinëte proceseve.
Saliu ishte njeri i veprimit praktik .
Ai ishte politikan ,intelektual ,ushtar ,prijës dhe komandant
Vitet e 90-ta atë e gjejnë në krye të komunës së Deqanit, dhe ai del haptas në përkrahje të kërkesave të minatorëve ,të cilët ishin bashkuar si mishi dhe thoi me studentët.
Ishte Sali Çekaj ai i cili dorëzoj librezën e LKJ,nga pozita e të parit të Deqanit ,dhe duke qenë i tillë ai doli në përkrahje të hapët të pluralizmit ,duke varrosur monizmin ,dhe duke ecur me kohën,ai krijoj statusin komunal në harmoni të plot me kushtetutën e Kaqanikut .
Njeriu i fjalës dhe besës,njeri i akcionit dhe terrenit dhe praktikës,na del si shembull unikat
i Kosovës që po vlonëte.si shembull unikat ndër shqiptar të ishjugosllavis .
Ai me kalimin e kohes i bindet liderit të shqiptarëvet në ishjugosllavi,ai u bë njeriu më i besueshëm i tijë,pa te proceset nuk do ishin të tilla siq rrodhën,meqë do mungonëte dinamizmi i tyre ne kohë dhe hapësirë.

Lideri i ri i shqiptarëvet në ishjugosllavi me filozofin e tijë urtake mundi makinerin e shfrenuar serbe

Ishte lideri i ri i Kosovës ,ai i cili kishte tejkaluar parametërat jo vetëm Kosovar dhe kombëtar ,porëse ai kishte tejkaluar edhe ata ballkanik ,dhe me filozofin e tijë urtake ai mundi makinerin e shfrenuar serbe, pa e filluar as një të vetmen betejë.
Ai me LDK e tijë bëhet shembull jo vetëm tek shqiptarët e ishJugosllavisë ,të cilët i unifikon rrethë filozofisë së tijë ,pore behet shtylla dhe mbështetëja me e fuqisheme e proceseve demokratike në Shqipëri.
LDK e tijë shtrihet kudo në botë dhe përmes sajë dhe mërgatës e cila i kishte dhënë besën asaj kryhen të gjitha veprimet shtetëformuese.
Njëra ndër degët e saja më të fuqishme ishte ajo e Zvicrrës me anëtar të devotshëm sot e asaj dite.

LDK e Zvicrres dhe Shoqata humanitare “ Sali Çekaj“ te lidhura si mishi dhe thoi

Ajo ishte shtylla kryesore e shtetndërtimit të Kosovës ,si në aspektin financiar poashtu njerëzor,intelektual dhe ushtarak
Veprimtaria,vitaliteti dhe kohezioni i sajë u dëshmua në qdo kohë
Diqka e tillë ndodhi edhe tri javët e fundit anëtarët dhe ekipet e saja organizuan tri manifestime madhështore ,nga të cilat dualën mesazhet më të pjekura më të menqura dhe më të vendosura që nga pajtimet e gjaqeve.
Nuk do të ishte as dega e LDK-së së këtushme ajo që është pa shoqatën humanitare“ Sali Çekaj“ me kryetarin e sajë Saim Tahiraj te cilin e rrethojnë shok dhe veprimtar të fjalës dhe besës ,pa të cilët edhe ky njeri fisnik nuk do të ishte ,ai që është.
Puna ekipore këtu është themeli i veprimtarisë dhe suksesit .
Nuk ka ide dhe as akcione të parealizuara.
Këta veprimtar te dalluar te lidhur rrethe shoqatës“ Sali Çekaj“ si mishi dhe thoi,duke pasur në anën e tyre degën e LDK-së me kryetarin e saj të palodhshmin dhe bletën punëtore Haki Latfin ,i cili poashtu rrethë vetes ka një ekipë të dalluar dhe te qmuar ,gjatë këtyre tri javëve ishin në qendër të vëmendjes të opnionit kosovar .
Ata u bën motorri i proceseve unifikuese dhe i kohezionit i elektoratit Rugovian.
Ata jan krenaria e kësaj filozofie urtake.

Akademia kushtuar heroit kombëtar Sali Çekaj

E gjitha filloj me akademin kushtuar heroit kombëtar Sali Çekaj e ftuar për 20.04.13 në Dägersteinstr.1 Surse Zvicërr kushtuar heorit të popullit Sali Çekaj me rastin e 14 vjetorit të rënjes së tijë në mënyrë heroike.

Emocionet dhe ndenjat e qfaqura nga mërgata në kujtim të bijëve të saj më të shtrenjët, dhe më të devotshëm lën mbresa të pashlyera, e tillë ishte Akademia përkujtimore organizuar nga shoqata humanitare:“Sali Çekaj„ Zvicërr, e cila me nder dhe rrespekt mban këtë emër të qmuar të historisë sonë të dhimbëshmëme po krenare.
Akamdemia kishte karakter homazhi dhe ringjallje njëkohësisht .
Ajo filloj me një komponim klasik,me drejtim homazhi ,dhimbëje dhe krenarie, me një fjali empirike e cila tregon autoktonin dhe ringjalljen : „Unë jam këtu,të them që isha, jam,dhe do jem me ju deri në përjetësi.“ Anëtarët e shoqatës kishin krijuar një atmosferë të cilën rrallëherë e gjen ndoku .
Ata fillimisht sollën në skenë udhëheqësin e tyre shpirtëror Ibrahim Rugovën, i cili shkon në drejtim të një obelisku,para të cilit i thelluar në mendime dhe i rënduar nga barra dhimbjes se kohës, po rrinëte ushtari dardan ,posa sheh komandantin e përgjithshëm ,ai zgjohet në shenjë nderimi, dhe i afrohen së bashku obeliskut të mbuluar me flamurin dardan .
Udhëheëqsi shpirtëror dhe ushtari i tijë dardan zbulojnë obeliskun ,në të cilin shihet fotoja e komdantatit të forcave ushtarake :“ Sali Çekaj“

Pason një fjali e udhëhesiqt shpirtëror Ibrahim Rugovës :“Dardani shembjen tënde sytës s´kan për t´nae parë,Liria,pavarësia dhe demokracia të qofshin për mbarë „
Si vullkan ndëgjohet një duartrokitje frenetike nga të pranishmit në sallën e mbushur përplot,dhe atë e ndërpren hymni Dardan ,të pranishmit ngriten në këmbë për të nderuar atë.

Atë ditë shihje njerëz dhe fytyra të zgjedhura të cilët kishin bërë me mija km për këtë akademi madhështore,dhe e organizaur për mrekulli .
Në mesin e tyre ishte edhe e bija e heroit tonë legjendar Jusuf Gërvallës D.Gërvalla ,e cila ishte referuese kryesore dhe e cila pushtoj zemërat e të pranishmëve në sallë.
Të pranishmit disa herë e ndërpren ate me duartrokitjet e tyre frenetike .
Të tillat vinin jo vetëm nga prezentimi i sajë brilant ,porë edhe nga mungesa e sajë e gjatë në skenën publike dhe politike të Kosovës .
Sapo ajo kishte përfunduar me referimin e saj dinjitoz, të pranishmit u ngritën në këmbë në shenjë rrespekti dhe mirënjohje .
E befasuar nga kjo pritje madhshtore, nga modestia dhe e gjendur në një situatë të tillë ajo uli kokën ,derisa duartrokitjen zgjatën me minuta.
Referuesit te dytë Nexhmedin Spahiut ju ngulfatën fjalët në gojë derisa filloj dhe tha:“ Unë nuk di qfar të them, pas gjithë asaj që tha kjo veprimtare e dalluar e qështjes kombëtare,bijë e heroit legjendar ,një femër e emancipuar dhe një europiane e kultivuar ,e cila i mungon skenës sonë politike,i mungon karrigës dhe pozitës të presindentes së shtetit“ Derisa ende nuk e kishte përfunduar mire këtë fjali ,të pranishmit të vetëdijshëm me ato qfar kishte ndërmend të thoshte e ndërprejne atë,me duartrokitjet e tyre frenetike ,duke u zgjuar njëkohësisht në këmbë .
Ai falemënderon të pranishmit për kujdesin dhe përfundon referimin .
Vlen të theksohet i njëjti kishte ardh në cilësin e gazetarit të RTV te Mitrovicës, dhe bëri një reportazhë me intervista ,e cila kishte bërë jehonë të paparë tek shikuesit e sajë .
Origjinaliteti, autenticiteti dhe faktografia e ofruar nga të intervistuarit e sidomos nga ushtari dardan Saim Tahiraj edhe sot e kësajë dite është temë e opinionit të gjerë Kosovar.
Kryetari i shoqatës humanitare“ Sali Çekaj“ ju drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, të cilën për hir të interesimit të madh opnionit te gjere e japim të plotë dhe pa ndërhyrje: „Zonja dhe zotërinjë , të nderuar të pranishëm !

Duke mosë veçuar emra e emërtime njerzish në poste dhe udhëheqje strukturash te cilitdo zhanri qofshin
,politikë,kulturorë,edukativoarsimorë,sportiv apo të pushtetit sonte Ju përshëndes të gjithëve në emrin tim dhe
nga Këshilli organizativ i Tribunës së katërt me radhë që do ta rikujtojmë dhe do ta bëjmë të jetojë përgjithmonë veprimtaria
Intelektuale ,politike,diplomatike,juridike ,ushtarake dhe ajo etieke e njerzore e Salih çekut tani Hero i Kosovës .

P ë r s h ë n d e t j e !

Njerzit e veçantë do të kujtohen jo vetëm në ditë dhe momente të veçanta , koha bashkë me breznitë do të bartin mbi
supe barrën e rëndë të të gjithë parardhësve që vetëvehten e ngarkuan me barrën që edhe në varre do tu mbetet ashtu si
edhe e merituan. Fatëbardhësi më të medhe nuk do kishe se kjo që ju dhurua nga Vetëvetja ,Vetëflijimi përë Kosovën.

Pavdekshmëria lindi bashkë me te ,në Broliq te Dukagjinit , në një familje e ardhur nga Belleja e gurit fshat malor i Bjeshkëve
të Dukagjinit. I edukuar në një familje të ndershme ,fisnike dhe bujare e shumë e nderueme nga fiset dhe fshatrat e Dukagjinit . Brez pas brezi oda dhe konaku i Beqir çekut kishte dhënë bukën e luftëtarë Vatanit.Salihu arsimimin fillor dhe ate të mesëm Gjimnazin i përfundoj në Deçan. Fakultetin Juridik në Prishtinë ,u diplomua edhe ne provimet profesionale te Jurispodencës , përë shumë vite ishte gjyqtarë në lëminë Civile, Penale , dhe pere një kohë të gjatë edhe epror i
Gjykatës Komunale ne Deçan Kryetare.
Ndershmëria ,burrëria ,njeriu i punës korrekte dhe paluhatshmëria e ngritën dhe e quan deri aty ku Salih çeku e shëndrroj
Gjykatën në qerdhe dhe institucion ku filloj të formohet dhe kultivohet kuadri që do të dinte ta organizonte më vonë
Institucionin e Vetë me ligje të veta ,rregullore pune që përë herë të parë filluan të jetsoheshinë në Komunën e
Deçanit pikrisht të perpiluara nga kolege dhe bashkepunëtorë të Salih çekut mu ne Gjykatën Komunale ku e udheqte ai vete
Kushtetuta e Kaçanikut u jetësua përë herë të parë dhe të fundit nga ata shtetëdashës që dinin të bënin shtet dhe të
organizonin shtet. Salih çekaj,Rrustem Bruqi, Isa Demukaj, Xhevdet Lataj, Njazi Hylaj ,Esat Mushkolaj te gjykuar dhe të denuar përë hartimin Statutit dhe akteve normative te Komunës dhe institucioneve komunale bazuar në Kushtetutën e Kaçanikut.

jo rastësisht në vazhdimësi do ta vazhdonte veprimtarinë në fushëveprimin politikë përë ta jetësuar Kushtetutën e Kaçanikut në fushëveprimin Arsimor ,kulturë, sport, ekonomi,siguri të qytetarëve ,dhe ate të mbrojtes. E gjithë kjo
në kopetenca të Institucioneve dhe të njerzve udhëheqës të atyre Institucioneve të kohës e në vazhdimësi kryenin
punët dhe detyrat e parapara e që paralelisht vepronin para syve të okupatorit .

Vazhdimësia e angazhimeve përë ti funksionalizuar institucionet shtëterore të ekzekutivit ,sigurisë ,mbrojtes dhe vetëmrojtjes Salihun me bashkëpunëtoret dhe bashkëveprimtarët nuk e linin të qetë dhe të heshtur edhe pse ishte në
përcjellje të fortë dhe të vazhdueshme të Sigurimit shtetëror dhe policisë serbe . Tani fillon aktiviteti ushtarak si
e vetmja dhe e domosdoshme përë momentin dhe gjendjen në të cilën gjendej Kosova dhe popullata.Me paramendim dhe
i vetëdishëm përë veprimet në vazhdim e në bashkëpunim e me konsullta me Profesorë ,e akademik të shkencave
shoqërorepolitike ,ushtarake e të sigurisë ,me këmbëngulësi duke besuar në ngadhnjimë organizon berthamat dhe togjet e
vetëmrojtes në Dukagjin në Podujevë ,Prishtinë,Ferizaj,Mitrovicë e në pjesët tjera të Kosovës. Jemi në vitin 1991 ,pas përgaditjeve dhe stërvitjeve ushtarake në Surel të Shqipërisë ,të armatosur me njësitin 33 ushtarësh të komanduar nga
Salih Beqir çeku dhe në agun e mëngjesit të nëntorit të vitit 1991 u vendosën në konaqet e fshatrave të Dukagjinit.

Në togun e Salih çekaut ishin edhe Adem Jashari ,Osman Ferizi ,Nazmi Bajrami , Faton Gajtani, Sami Tahiraj ,Shkëlzen Xhoni,
Ekrem Sheholli dhe të tjerët që ishin dhe janë aktiv në qështje dhe aktivitete të rëndësishme të vendit.

Kryesisht aktiviteti i togut ishte ai ushtarak ,sulmet në patrulla të policisë ,stacione policore, lagje kolonësh ardhacakë
serbë , mision kishin edhe përë ta zgjeruar rrethin me regrutë dhe aktivistë që në kohën e duhur dhe momentin të jenë
të gatshëm përë luftën që veç kishte filluar. Salihu ishte personalitet autoritar i angazhuar drejtëpërdrejt në Strukturat udhëheqse të Ministrisë së mbrojtjes nën udhëheqjen e Kokonel Ahmet Krasniqit. Përë të gjitha veprimet qofshin ato politike apo ushtarake ishte në dijeni dhe në mbështetje edhe nga presidenti Rugova dhe profesor Fehmi Agani.

Te Salihu tani ishin gershetuar aktivitetet ai politik me ate ushtarakë që paralelisht Salihun e gjetën në ballë deri në
Betejën e Koshares ,aty ku shkjaut i dha vdekjen e përjetshme dhe vehten me gjithe ata ushtarët e rënë në altarin e lirisë
dhe përjetësisht fituanë Pavdekësinë.

Kosova ka të kaluarën e vetë ,të sotmën dhe do ta krioj të ardhmën, historia e së kaluarës i ka personazhet me emra e mbiemra ,vendëlindje ,vendëveprim e fushëveprim ,bashkëpunëtorë e bashkëveprimtar, epror e bashkëluftëtar e që
ishin ,janë dhe do të jenë personazhe të historisë .

Figura dhe emri i tijë mbi varr ,në lapidarë ,në sheshe ,në institucione pavdeksisht dhe me mburrje e krenari do të
përkujtohenë përë jetë e mote.
Manifestimi ishte organizuar për mrekulli,dhe në fundin e tijë referuesit D.Gërvalla dhe N.Spahiu zhvilluan një bashkbisedim me të pranishmit
Nga aty dola ideja që vetëm të bashkuar jemi më të fortë
Shoqata Humanitare“ Sali Çekaj“ nga ky manifestim ju drejtua mjeteve të informimit si dhe lidershipit të LDK-së me një mesazh:Akademi madhështore kushtuar heroit të popullit dhe komandantit legjendar Sali Çekaj! është mbajtur në Zvicër nga Shoqata Humanitare “Sali Çekaj”. Në akademi ishin të pranishëm fytyra të shumta politike dhe publike, ushtarë dhe veteran të dalluar të çështjes kombëtare, themelues kryesorë të shtetndërtimit të Kosovës.
Drejtuar vëllazërisht në filozofinë e urtësinë e lidershpit te LDK-së, degëve dhe nëndegëve të saja, veprimtarëve të dalluar dhe të paepur, qytetarëve, intelektualëve, akademikëve, gjithë adhuruesve për bashkim lidhur me idetë dhe pikëpamjet e Presidentit Legjendar Ibrahim Rugova, duke thelluar dialogun e brendshëm dhe bashkërendim të veprimtarisë kërkohet:
Nga te gjithë ne, angazhim i të gjitha kokave të saja, të cilat e kishin ndihmuar dhe themeluar LDK-në në parti bashkëkohore me program të bazuar në vetë kulturën shqiptare dhe atë evropiane.
Thirrje e njëzëshme nga ky tubim i shenjtë: Andaj i bëjmë thirrje Prof. Dr. Fatmir Sejdiut, angazhimi i të cilit është i domosdoshëm, kërkesë kohore, parë adhurimin që kanë rugovianët në përgjithësi, duke njohur parimet dhe nivel-edukatën në kulturën e politikës, diplomacinë dhe ngritjen profesionale që e karakterizojnë personalitetin dhe mikun e ditëve të para të President Rugova, që ta thotë fjalën e vet në përgjigje të angazhimit të tij, të bashkuar dhe të unifikuar si një trup me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, tu prijnë proceseve unifikuese të cilat i kërkon koha e tanishme si dhe sfidat nëpër të cilat jemi duke kaluar si parti dhe komb!
Adhurues të nderuar të LDK-së, motra dhe vëllezër, një adhuruese tjetër e vlerave tona kombëtare që i nevojitet edhe më diplomacisë së Kosovës është e nderuara Donika Gërvalla, bija e Heroit dhe legjendës dardane Jusuf Gërvalla, po ashtu kërkohet fushëveprim i mjaftuar i veteranëve të luftës dhe një tretman meritor, ushtarëve dhe formacioneve të komanduara nga heroi kombëtar Sali Çekaj.
Vlerësojmë punën dhe parimet e të gjithë atyre që i qëndruan besnik LDK-së, parti avan-gardiste e çështjes së Kosovës, merita në këtë rast i vie edhe degës së LDK-së në Zvicër, të vyeshmit e së cilës kanë në parim dhe janë pragmatik të filozofisë rugoviane për bashkim të njëshëm në t‘ ardhmen e atdheut tonë, zëri i tyre është zë i urtësisë dhe mirë-besimit.

Mbrëmjen e relaksoj muzika nga kengetaret tanime te mirenjohur,si dhe e madhshtoj prezentimi artistik i ushtarit dhe bashkëluftëtarit te Sali Çekajt i cili qfaqi përplot ndjenja dhe emocione të papara .
Të pranshmit u mallëngjyen dhe shumë prej tyre ju rrodhën lotët
Në mbrëmje u shtrua darkë solemne për të pranishmit në klubin Dardania .
Aty dominuan edhe specialitet e përgaditura nga gratë e organizuara rrethë shoqatës ,të cilave poashtu u dedikohet një falemënderim i veqant,si dhe klubit Dardania për servis dhe ushqime të shkëlqyera

Falemënderimi më i madh i dedikohet komandatit, i cili dje sa ishte gjalle,pore edhe tani duke pushuar në amshim, bashkoj të gjitha forcat politike dhe ushtarake.
Shoket e tijë të idealit përmes shoqatës e cila mban emërin e komandantit të tyre,lëshojnë kushtrimin për unitet ,i cili sot na duhet më shumë se kurdoherë më parë
Qofshin të bekuar të gjithë ata të cilët bartin dhe qojne misionin e tijë tutje.
Qoft e bekuar për jetë të jetëve shpirti dhe vepra e komandantit legjendar i ushtrisë dardane Sali Çekajt

Mustafë -Shabani Emmmendingen 08.04.13

(Pjesa e dyte 23 vjetori i LDK-se pason)

Donika Gërvalla

Donika Gërvalla

 

Pjesmarrësit në akademi

Pjesmarrësit në akademi

Minuta e heshtjes për të rënët në Altarin e lirisë

Minuta e heshtjes për të rënët në Altarin e lirisë

 

Syla.-Miftari-Hajdini

Syla.-Miftari-Hajdini

Të pranishëm në Akademi

Të pranishëm në Akademi

Muhamet Imeraj

Muhamet Imeraj

 

Nexhmedin Spahiu

Nexhmedin Spahiu

Sami Tahiraj

Sami Tahiraj

 

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen