Imazhi shqiptarë në rënje rrezikon diasporen

Diaspora | admin | 16.07.11 | 07:24

Shtetet e Europës Perëndimore, për ne shqiptaret, me dekada, ishin shpëtimi pothuaj i vetëm, e, posaçërisht gjatë viteve të 90-ta, kur Kosova dhe trojet tjera shqiptare të ish Jugosllavisë, përjetuan një eksod të paparë. Për ne, ky ishte një shpëtim i dyfishtë.

Në njërën anë ishte shpëtim fizik dhe strehim ndaj përndjekjeve politike nga regjimi serb, dhe në anën tjetër ishte shpëtim dhe burim i vetëm ekonomik, i cili e mbajti gjallë, të gjithë jetën shoqërore në trojet tona. Me mjetet e tubuara nga donacionet e mbledhura nga diaspora shqiptare, jo vetëm që u mundësua që të jetohet dinitetshëm, por, edhe të organizohen struktura paralele, kundruall pushtetit të dhunshëm serb, duke organizuar jetën politike, institucionale si shkolla, shëndetësi e segmente të tjera, si dhe të bëhemi partner serioz dhe i respektuar gjatë trokitjes për ndihmë në dyert e shumta në arenën ndërkombëtare.

Shqiptaret në diasporë, ishin në fillim shumë të pa organizuar, por kjo gjendje ndryshoj shpejtë për të mirë. Diaspora shqiptare u organizua si është më së miri, duke i kontribuar çështjes kombëtare në të gjitha aspektet. Edhe pse me shumicë të punësuar në disa sektor, nuk mund të thuhej që diaspora shqiptare ishte edhe e integruar mirë në jetën shoqërore të shteteve përkatëse. Integrimi erdhi me kohë, sidomos gjenerata  e re, e cila u shkollua tashmë në shtetet gjegjëse, mund të themi që është mirë e integruar.

Pas çlirimit të Kosovës, edhe pse ishim të lirë, kishte dhe vazhdon të ketë nevojë imediate, për përkrahjen nga diaspora. Kjo ngase ende edhe sot diaspora është burimi kryesor i të hyrave për Kosovaret. Shteti i Kosovës, fatkeqësisht ende nuk është në gjendje t’ ju siguroj shtetasve rezident as kushte minimale për jetesë, gjë kjo e cila po shfrytëzohet nga shumë  qarqe, të cilat  në shumicën e rasteve nuk kanë për qëllim mirëqenien por interesat e zymta të tyre (shpëlarjen e trurit), duke instrumentalizuar shoqërinë , të rinjtë kosovarë, për interesa të dyshimta, në dëm të interesit kombëtar, dhe në dem të interesit të vetë diasporës.

Shqiptaret, edhe pse nuk mund të themi që ishin populli me i dëshiruar nga vendet respektive ku jetonin, asnjëherë nuk ishin as të bërë me gisht, për ndonjë dukuri të keqe kolektive, fakt ky që ne na bënte të mburreshim dhe të na respektonin të gjithë. Përveç tjerash, ishte toleranca nderfetare e cila mbretëronte mes nesh, si një dëshmi se ne jemi popull i përparuar. Asnjëherë nuk ka ndodhur që ndonjërit t’i bëhej ndonjë diskriminim në aspektin fetar, bile as që dalloheshin shqiptarët për nga besim kujt i takonin.

Pas ngjarjeve të tmerrshme dhe akteve terroriste të njëmbëdhjetë shtatorit në WTC New York, gjerat ndryshuan edhe në Europë ashtu si në gjithë boten e civilizuar, u rrit vigjilenca dhe kontrolli ndaj dukurive negative, me theks të veçantë ndaj celulave të mundshme të organizatave terroriste, të cilat nuk janë të pakta edhe në metropolet perëndimore. Nga ky aspekt doli një gjë në pah. Me qenë se shumica e organizatave terroriste të cilat operojnë nëpër botë, dhe aktet terroriste, të cilat bëhen në emër të islamit, e, që  për synim kanë luftën kundër vlerave perëndimore Euro-Amerikane. Si pasojë e kësaj dukurie tashmë qytetaret që i takojnë besimit islam shikohen me një sy (llup) ndryshe.

Ngjarjet e fundit të cilat po ndodhin në Kosovë në emër të islamit, si dhe disa akte terroriste që ndodhen neper botë nga njerëz me përkatësi e prejardhje shqiptare, nxjerr në pah lëvizje të pa njohura me herët ndër shqiptar, duke nxjerr  në pah organizata të cilat operojnë nën flamuj të Hamasit e organizatave të tjera terroriste. Jo vetëm që po i shkatërrojnë imazhin e shtetit të Kosovës. Jo vetëm që po mundohen ta zhdukin një islam tradicional dhe paqësor që ishte dhe vazhdon të jetë në Kosovë në bashkëjetesë ndërvëllazërore me të krishterët e sidomos me shqiptaret katolik, por në të njëjtën kohë, po e dëmtojnë rënd imazhin e shqiptuarve në diasporë gjë që dita ditës po ua vështirëson jetën normale në vendet ku jetojnë.

Diaspora shqiptare, është edhe shpirti shqiptarë, pa të cilën vërtetë nuk do të mund të imagjinohej një shkollim, një jetë paralele dhe një organizim politik kundër dhunës dhe shtypjes serbe gjerë ne kryengritje të armatosur për një Kosovë e lirë, pa të cilët edhe sot nuk do të mund të imagjinohej një mirëqenie që ende edhe sot mbretëron falë remitencave si burim i pashtershëm dhe në shumë raste edhe i vetëm i mbijetesës.

Prandaj, jo që është vetëm e udhës por edhe nevojë imediate që shqiptarët si shumicë të distancohen nga të gjitha dukuritë negative, e posaçërisht institucionet e vendit, si ato shtetërore ashtu edhe ato fetare. Në mënyrë që mos të bëhemi shkaktar i shkatërrimit të organizimit shoqëror të mërgatës sonë dhe dëmtimit të imazhit qytetar të tyre, për shkak të përkatësisë fetare gjë që do ishte shumë e padrejtë, njëherësh edhe fatale për shqiptaret ne përgjithësi.

Në këtë aspekt kontribut të madh duhet të jep edhe Ministria tashmë e themeluar e diasporës. Të bëjë organizime kulturore të ndryshme, me bashkatdhetarët duke demonstruar kulturën tonë perëndimore, duke iu ofruar mbështetje në të gjitha aspektet, në organizimin e jetës kulturore e shoqërore dhe duke u distancuar nga dukurit e dëmshme që për fat të mirë ënde janë minore.

Nuk guxojmë të ja lejojmë vetës atë komoditet dhe t’ua prishim imazhin, vendin dhe organizimin jetësor mbi një milion shqiptarëve veç  nga Kosova që jetojnë gjithandej  si dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë e ngado që vinë.  

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen