Kosova e shantazhuar, pa imunitet

OP-ED | admin | 20.07.11 | 18:42


 

Leon Duhanaj 

Debatet e krijuara kohëve të fundit, rreth bisedimeve me Serbinë dhe pastaj, edhe rreth çështjes së imunitetit të deputetëve të Parlamenti të Republikës së Kosovës, fatkeqësisht janë debate të reja por për probleme dhe dukuri negative të vjetra.

Në radhë të parë, po dëshmohet se jo vetëm Kosova, por të gjithë shqiptaret, asnjëherë nuk janë në gjendje dhe as nuk posedojnë me ndonjë strategji shtetërore apo kombëtare. Kjo me gjasë është edhe sëmundje kronike nga që  si dukuri na   ndjek historikisht. Shkaqet janë të shumta. Por, shkaku kryesor mendoj është mungesa e orientimit të çartë si komb dhe si shtete. Për orientimin mendoj ngase ne jetojmë në mes të Europës kemi plot gojën me oksidentalizem, por veprojmë në tiparet dhe parime të kundërta të asaj për çka deklarohemi publikisht. Ne e jetojmë një orientalizëm Bizantino-Aziatik të paparë. Ndryshe, si mund të cilësohen që në fillim pas luftës, përçarjet e mëdha deri dhe në vrasje politike? tw motivuara vetëm për pushtet. Si mund të kuptohet apo cilësohet gatishmëria për të degraduar luftën për liri, gjatë dhe pas përfundimit të saj duke eliminuar konkurrent, gjithmonë në shërbim të pushtetit? Si mund të pajtohen udhëheqës qeveritar që bashkëkombës të tyre dhe bashkëluftuar të akuzohen dhe të dënohen nëpër burgje kombëtare dhe ndërkombëtare, si kriminel, për krime lufte, kur në raportet ndërkombëtare askund nuk figuron se në Kosovë ka patur luftë, por konflikt të armatosur. Këto të gjitha bëhen, me pëlqimin e vet shqiptareve . Ngase akteret duke besuar në parimet e lartpërmendura , orientale . menduan që tash pasi që u çliruam nga okupatori kemi duart e lira t’i eliminojmë të gjithë  konkurrentet, dhe të krijojmë një dinasti (mini diktatur). A nuk ishte edhe Gadafi  njëher çlirimtari? A nuk ishte edhe Mubarak ? po ashtu njëfarë çlirimtari etj etj… Pra, idhujt të cilët menduan dhe mendojnë t’i përsërisin pushtetarët tanë.

Asnjëri nga pushtetarët nuk mundohet të praktikoj metodat perëndimore të pushtetit, ngase ato nuk garantojnë pushtet dhe pasuri të pa fundme. Ngase ato nuk i mundësojnë askujt të jetë mbi ligjin. Për të udhëheq një politikë perëndimore, transparenca duhet te jete në shkallen me të lartë. Nepotizmi, korrupsioni, kontrabanda dhe krimi i organizuar, i cili bashkëvepron dhe bashkëjeton me pushtetin ne shoqërinë perëndimore te mirëfilltë, nuk janë as të imagjinueshme. Në Perëndim, mjafton të dyshohet për ndonjë keqbërje dhe automatikisht si pasoje morale rrjedh dorëheqja. Ishte rasti i fundit i ministrit gjerman të mbrojtjes, i cili për një plagjiaturë u detyrua të jep dorëheqje morale edhe pse ishte politikani me i preferuar për publikun. Ndërsa pushtetarët tanë pothuaj shumica kanë magjistratura dhe doktoratura të fituara me pushtet e jo me dije, ndërsa për plagjiatura mos të flasim sepse këtu është në trend dhe është modë dhe krejt e ligjshme. Këto nuk janë dukuri oksidentale. Rast tjetër ishte edhe i zv. Ambasadorit  Zviceran, i cili bëri një gafë,  i përcjell nga kamerat ne lokal dhe mori një pije proteinash pa e paguar. Shteti funksional Zviceran , në heshtje, pa shumë zhurmë e eliminoj nga posti dhe me siguri që karriera e ti politike dhe diplomatike , tashmë ka përfunduar. Paramendojeni, po të ishte kapur ndonjë politikan vendor ne aso pozite a do t’i shihnim ndonjëherë ato incizime . Jo as që mund të mendohej ngase nuk do të ishte asnjë pronar në gjendje të futej në konflikt me qeveritaret Kosovarë. Prandaj ne dhe vlerat perëndimore , jemi shumë larg, ngase nuk mjafton vetëm të deklarohemi pro tyre por ato duhet edhe ti jetojmë.

Kosova, me qenë se ka pushtet dhe pushtetarë të korruptuar, bije viktimë e shantazheve dhe trysnive ndërkombëtare. Duke qenë të korruptuar, duke qenë hajdut të dëshmuar, politikan tanë nuk mund të sillen si burrështetas, që kanë ndjenja kombëtare dhe afinitet shtetëformues, që janë të gatshëm të bëjnë sakrifica për kombin dhe shtetëformimin, ngase janë të ngarkuar me hipoteka dhe me dosje të llojllojshme , sepse një patriot kurrë nuk e vjedh shtetin e vet, një patriot kurrë nuk e tradhton luftën e vet për liri.  Pra, një patriot kurrë nuk del duke shpikur ide për krime lufte nga bashkëluftaret e tij , me qellim pastrimin e trenit politik. Ani pse  me këto akte po bëhemi baras me kriminelet, me aparaturën vrastare e cila për një shekull na shtypi , na vrau, e na masakroj.

Duke qenë të korruptuar lehtë të shantazhuar ne jo vetëm që hymë në dialog me Serbinë . Ndoshta këtu mund të thuhet se është si pasoj e rezolutës se Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Por, nëse ke obligime ndërkombëtare për të hyrë në dialog nuk do të thotë se duhet pranuar dhe nënshkruar çdo gjë që të sillet në tavolinë. Prandaj këtu vërtet duhet patur kujdes të veçantë, ngase ka rrezik që të shitet ajo çka u luftua dhe u fitua me gjak, çka nuk do të ishte hera e parë në historinë tonë. Këtu duhet vërtet të kenë kujdes jo vetëm pushtetarët por edhe aktere të tjerë politik. Në qoftë se duhet të jemi në bisedime nuk duhet të lëshojmë pe për asgjë . Ne, jemi dëshmitar të marrëveshjes së Kumanovës . Nga pala Kosovare u respektua çdo gjë ndërsa nga pala Serbe asgjë edhe pse ishte ajo nënshkruese e ne jo, edhe pse ajo thirrej dhe ënde vazhdon të thirret në rezolutën tashmë të tejkaluar 1244 e të cilën asnjëherë nuk e ka respektuar.

Serbia as bisedimet e Vienës në fund nuk i pranoj, edhe pse ishte pale në bisedime, ndërsa pala Kosovare i zbatoj pikë për pikë. Pse, ne e zbatuam planin e Ahtisarit në qoftë se as pala serbe por as ndërkombëtaret nuk e respektuan të gjithë? Kush e garanton palën Kosovare që   Serbia do t’i respektoj konkluzat e dala nga këto bisedime, kur ajo nuk respekton as marrëveshje të shkruara dhe të nënshkruara.

Për të gjitha këto dhe probleme të tjera, ne nuk mund të presim që qeveria jonë të jetë këmbëngulëse në qëndrime. Madje s’mund të presim që qeveria do të ngrysë  zërin kundër akuzave dhe burgosjeve për krime lufte, të një lufte që në letra nuk shkruan që ka ekzistuar ndonjëherë, por, cilësohet si një konflikt i brendshëm. Nuk mund të presim që pushtetarët të ngulin këmbë dhe të mos brengosemi që mos po pranojnë apo nënshkruajnë ndonjë dokument i cili e tradhton çështjen kombëtare, sepse këta të gjithë tashmë e kanë dëshmuar se nuk janë patriot nuk kanë ndjenja kombëtare kanë ndjenja e afinitet për pushtet Makiavelist ,, qëllimi arsyeton mjetin’’. Nuk ka moral politik dikush të ngul këmbë para ndërkombëtarëve, kur ata i kane duart plot me dosje të krimit dhe vepra kriminale të kryera nga po ata të cilat i thonë veti ,, Patriot’’ të cilët në emër të patriotizmit  shkatërruar vodhën shantazhuan çdo gjë.

Është koha dhe nevoja më shumë se kurrë që në skenën politike Kosovarë të dalin politika dhe fuqi të reja politike. Njerëz që vërtet janë, mendojnë dhe veprojnë si Europian, në mënyrë që Kosova të mund të prosperoj, dhe te shpresoj për anëtarësim në NATO dhe BE.  

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen