Shkolla Shqipe në Mërgim

Diaspora | admin | 08.10.10 | 10:34

Ato janë aktuale ndaj edhe meritojnë trajtim jo vetëm sot e këtu, por kudo dhe gjithnjë.

Rëndësia e shkollës shqipe në kultivimin e gjuhës e traditës kombëtare në familjet mërgimtare

1. Hyrja

Gjithë shqiptarëve jashtë atdheut, mund  të themi se ju dhemb gjuha, ajo gjuhë të cilën e kanë mësuar që me belbëzimet e para në familje, në lojë, në rrugë, në shkollë e tash, larg atdheut e flasin pak ose fare, e shkruajnë po aq pak, e sidomos fëmijët e lindur në mërgim.

Ndaj, nuk shprehim, ndonjë çudi dhe nuk shpikim asgjë të re po të pohojmë se gjuha shqipe, jo me tempo të ngadalsuar, por me shpejtësinë më të madhe, po rrezikohet dhe po i nënshtrohet harresës. E pra, shqipja për të cilën janë flijuar apo tretur si qiri mendjet më të ndritura, për të cilen qen djegur fshatra dhe krahina nga Otomanët dhe Patriarkana e Stambollit, qenë mallkuar dhe helmuar njerëz nga Patriarkana Greke, qenë burgosur mësues  tek u mësonin vocrrakëve gjuhën e Arbërit, qenë  venë në rrezik fshirje nga faqja e dheut fise të tëra në kohën e pushtimit serb, tash po ndotej dhe baltosej nga vetë shqiptarët.

Mendoj se familja është një nga themelet kryesore ku mund të kultivohet me përkushtim gjuha shqipe. Ajo duhet të luaj rolin vendimtar që nga belbëzimet e para të fëmijëve. Ndaj rëndësia e familjes mërgimtare në kultivimin e gjuhës shqipe është e pazëvëndësueshme. Por, megjithatë familja nuk mund të bëjë atë që e bënë shkolla shqipe si institucion shtetëror (shiko Preçi, 2003). Fëmijët në të gjejn burimin e pashtershëm të të mësuarit shqip, mbështetësin e përherëshëm drejt kultivimit dhe arritjës së njohurive të reja për gjuhën, kulturën dhe traditën kombëtare shqiptare (shiko Bytyçi dhe Preçi, 2000). Në këtë punim, nëpërmjet hulumtimeve tregohet rëndësia e vijimit të shkollës shqipe në mërgim për zhvillimin e vetdijës ndaj identitetit dhe ruajtjes e identitetit kombëtarë.

2. Hulumtimi dhe rezultatet

Do të prezentojmë me këtë rast një statistikë të që i përket përparësive të të ndjekurit të mësimit shqip në Gjermani. Para disa vitesh, e bëmë një hulumtim, mësuesi Çerkin Bytyçi dhe unë, në mesin e fëmijëve, përkatësisht nxënësve në pjesën jugore të krahinës apo landit Baden-Württemberg. Rezultatet e këtij hulumtimi trimëruan kur është fjala te rëndësia e shkollës shqipe në kultivimin e gjuhës dhe traditës kombëtare në familjet shqiptare në mërgim.

Nga 100 nxënësit e pyetur, doli vlerësimi se 90 % prej tyre në familje flasin shqip, 85 % prej tyre vallzojnë në dasma e festa shqiptare (shiko Grafika 1.) Pjesa më e madhe e tyre u gëzohen mysafirëve dhe kanë dëshirë të shoqërohen dhe të komunikojnë me ta dhe në pikniqe apo sheti të ndryshme flasin  kryesisht shqip. Në një lojë futbolli të zhvilluar në mes dy ekipeve nga nxënës të shkollës shqipe, fjala „gjuaje“ (mendohet për topin), është dëgjuar 200 herë. „Unë dua akullore“, përdorët shpesh nga fëmijët-nxënës të shkollës shqipe, kurse „Kaufst du mir ein Eis?“ („A më blen akullore?“) përdoret kryesisht nga ata nxënës që nuk ndjekin shkollën shqipe. Nxënësit që ndjekin mësimin shqip më me dëshirë ndjekin emisionet televizive shqiptare dhe me kënaqësi dëgjojnë këngë shqip. Secili nga pjesëmarrësit e testit pa vështirësi numroi titujt e pesë këngëve shqipe, ndërkaq, 70 % të tyre kanë lidhje interneti dhe atë e përdorin veç tjerash për të korresponduar përmes postës elektronike dhe „chat“-it me moshatarët dhe të afërmit në atdhe.
Ndërkaq, nga 100 fëmijë të moshës shkollore që nuk vijojnë shkollën shqipe, rezultatet e testit janë shqetësuese sepse vetëm 5 % flasin shqip, vallëzojnë shqip komunikojnë me mysafir etj. Ndërkaq, 70 % të vajzave-nxënëse të shkollës shqipe ndihmojnë në punët e shtëpiake kurse nga 100 nxënëset që nuk e ndjekin shkollën shqipe vetëm 20 % ndihmojnë në shtëpi.

Nga 100 familjet e pyetura, gjysma e tyre deklarojnë se 60 % të fëmijëve-nxënës të shkollës shqipe u flasin mysafirëve (shiko Grafika 2.) kurse tek familjet me fëmijë që nuk ndjekin shkollën shqipe vetëm 10 %.

 

3. Përfundimi
Pra, si edhe vërehet, fëmijët që ndjekin mësimet në shkollën shqipe janë të avansuar, tejet të përparuar në planin e njohjes së gjuhës shqipe dhe kulturës e traditave kombëtare. Por, për fat të keq, viteve të fundit  u mbyllën  dhe vazhdojnë të mbyllën shumë shkolla shqipe për shumë shkaqe e që është një temë tjetër për dikutim kurse prindërit po tregohen të shurdhër dhe  nuk orvatën për të gjetur forma të reja e mundësi për të organuzuar mësimin  në gjuhën amtare., sepse mënyra më e mirë për ruajtjen, kultivimin dhe mësimin e gjuhes shqipe është përmesshkollës shqipe, leximit të librave shqipe dhe pjesëmarrjeve në garat e diturisë (shiko Preçi, 21 mars 2005).
I rëndësishëm konsiderohet  edhe kultivimi  dhe mbajtja e kontakteve me atdheun. Kjo po zbehet vazhdimisht sepse familjet e tera, gjithnjë e më pak po shfaqin interesim për të kaluar pushimet në atdhe ngase 11 muaj punojnë punët më të vështira dhe një muaj rezervohet për pushime. Dilema lind të vijnë në Kosovë apo të shkojnë në verime në bregdet. Që të dyja vështirë realizohën si pasoj e shpenzimeve të mëdha, sepse pushimi, si i tillë i gëlltit kursimet njëvjeçare të mërgimtarëve. Kostoja e shtrenjtë e jetës në vendet në mërgim ku jetojmë dhe punojmë dhe shpenzimet e udhëtimit në atdhe vështirë përballohën. Në atdhe duhet të mendohët për të tërhequr ardhjen e bashkëatdhetarëve e jo zbrapsur ata, ngase nuk e vlenë të ngarkohën pronarët e veturave me nga 70 € në emër të sigurimit për qëndrimin në Kosovë kurse këtë shumë në Gjermani e paguajnë për sigurimin e veturës për tre e më shumë muaj. Ndaj mendohet pse të paguhën 70 € për sigurim, kur vetura është e siguruar dhe këto mjete mund të shfrytzohen për shpenzimet e benzinës për në bregdetin italian a spanjoll. Pse të fluturohet me çmime marramendëse për në Kosovë, kurse me 500 € mund të bëhet pushim një javor në hotelet më të mira në bregdetet e cilit do vend, llogaritur këtu edhe fluturimin.
Përkundër këtyre shpenzimeve, familje të shumta, të vetdijshme për rëndësinë e qëndrimit në atdhe edhe kur është fjala te kultivimi i gjuhës dhe traditave tona sakrifikojnë duke pritur se atdheu do ta shtroj këtë çeshtje për të gjetur format më të mira që iu mundësojnë realizimin e dëshirës së mijëra mërgimtarëve për të udhëtuar me më  pak shpenzime në atdhe, në të cilin pa kursyer shpenzojnë kursimet e veta dhe kështu investojnë më shumë se gjithkush. Tash kur Kosova nuk ka prodhim, nuk ka eksport, nuk ka investime nga jasht, arritja e kapitalit nga portofolet e mërgimtarëve është me se e rëndësishme dhe e nevojshme. Ata, pra mërgimtarët po investojnë me të madhe në atdhe, po ndërtojnë shtëpi banimi, po ndihmojnë të afërmit, po marrin pjasë aktive në ngritjen e infrastrukturës në fshatra dhe lagje të tëra të qyteteve. Si gjithnjë, po mbështesin atdheun, më herët, në forma të ndryshme për tu çliruar e tashti për të mbijetuar e zhvilluar. Ndihmë të pakursyeshme do të jep diaspora edhe në të ardhmën.
Pyetja se çfarë u jep atdheu mërgimtarëve është më se me vend.
Na thotë mendja se është koha e fundit krahas aktiviteteve për pavarsi të mendohet edhe për diasporën. Për regjistrimin e saj, për përfaqësimin e saj në Parlament, për konsultimin e përfaqësuesve të saj ekspert me zë të fushave të ndryshme etj. Formimi i Ministrisë për diasporë, është imperativ që gjithsesi mendohet se do të jetë krah i diasporës dhe i lidhjeve të ngushta të saj me atdheun. Të gjitha këto do të jenë në funksion të organizimit të mësimit shqip, të kultivimit të aktiviteteve që  kontribojnë në ruajtjen e gjuhës dhe përparimin e saj.
Në mërgatën tonë të moçme e të re ka kohë që gjëmojnë fort e pa ndërpre këmbanat e alarmit edhe për dukurinë gjithnjë e me masive të harresës së gjuhës amtare nga fëmijët.
Ky proces asimilimi gjuhësor është ma i dukshëm dhe gjithëpërfshirës sidomos, tek ata fëmijë që kanë lindur në vendet ku kanë migruar prindërit e tyre pas vitit 1990. Kjo sepse shumica e prindërve të tyre në përiudhen e vendosjës, të punësimit e të sistemimit, nuk kanë pasur asnjë informim, as kohën , as shqetësimin dhe angazhimin e duhur, për të njohur e shfrytëzuar legjislacionet demokratike e farizuese të këtyre vendeve edhe në fushën e arsimimit të fëmijve në gjuhën amtare. Të kuptohemi drejt: duke ringritur problemin e asimilimit gjuhësor të moshave të reja në emigracionin tonë as që e qojmë ndër mend se mund të bëhet mrekullia, apo e pa mundura për të ndaluar plotësisht e përfundimisht, sepse nuk jemi ne viktimat e para e të fundit , dhe se është i përbotëshëm. Synimi dhe apeli ynë është që shteti dhe shoqërija të shqetësohen dhe bashkohen sot, për ta ngadalsuar e kufizuar sa më shumë që të jetë e mundur këtë hemoragji  kombëtare, sepse nesër do të jetë shumë vonë dhe se çmimi që do ta paguajmë si vend dhe si komb do të jetë shumë më i shtrenjtë.
Për të qenë të sakt duhet thënë se, shumë emigrant shqiptarë, kryesisht intelektual e arsimtarë, u kanë rënë edhe vetë këmbanave të alarmit për një organizim më efikas të mërgatës në Gjermani dhe në vendë tjera të diasporës (shiko Preçi, 19 shkurt 2005), por edhe për shtetin amë dhe për qeveritë e shteteve ku janë ngulur herët a më vonë.  Shpesh barra u është lehtësuar nga disa prindë, të cilët me tu informuar për hapjen dhe funksionimin e këtyre shkollave, kanë nxituar ti regjistrojnë në to fëmijtë e tyre. Por paradoksalisht e papërgjegjëshmërisht, ka pasur edhe prindë, që nuk kanë denjur ta shfrytëzojnë këtë shans dhe mundësi, që u japin ligjet e këtyre vendeve demokratike, si dhe intelektualët bashkëkombas. Këta prindër jo vetëm nuk e përjetojnë si fatkeqësi harresën, apo mos mësimin e gjuhës amtare, por, përkundrazi duke menduar se fitojnë imazh pozitiv dhe avantazhe në integrim, duke u treguar më pak shqiptarë e më shumë europianë, duke e ushqyar mendimin për tu mos u kthyer më kurrë në  Kosovë apo Shqipëri, nuk ua nxisin fëmijve dëshirën për të mësuar gjuhën amtare. Një neglizhencë e tillë, kam frikë se herët a vonë do të na hakmerret keq.
Bibliografia
Lekë Preçi. Shkolla Shqipe në Gjermani në Mbrojtje të Identitetit Kombëtar. Revista URA, Viti III, Nr. 11, faqe 9. Nëntor 2003.
Çerkin Bytyçi, Lekë Preçi. Nga Thesari Kulturor i Atdheut. KASH-i, Gjermani. 2000.
Lekë Preçi. Çka solli kampionati i diturisë sivjet? Gazeta „Koha Ditore“, 21 mars 2005, faqe 6.
Lekë Preçi. Për një organizim më efikas të mërgatës në Gjermani. Gazeta „Bota Sot“, 19 shkurt 2005.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen