Kryqi ortodoks serb në rudare nuk është kryq katolik, por politik

OP-ED | Dedë Preqi | 22.08.11 | 11:27

Dedë Preqi

Politika shqiptare po ecën me hapa të matur,dhe sipas prevojës së hidhur nuk donë të bëhët pre e këtyre politikave hegjemoniste serbe,të cilat po mundohen me mish e me shpirt,që Kosovën mos ta lëshojnë lehtë nga kthetrat e veta.Kosova dhe populli i saj e dëshiron paqën ,e cila asnjëherë nuk ka qenë shkakëtare e luftrave të pa drejta dhe destabilizimit në vend dhe rajon.

Këtë e dëshmon edhe evidenca  historike në faqen e vet të bujshme ,ku shqiptarët nuk ishin faktor luftrash dhe armiq të asnjë populli në vend dhe rajon,por gjithëherë kanë qenë në mbrojtje të lirisë qytetare,dhe në mbojtje të teritorëve të veta,duke dëshmuar që nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,deri te Adem Jashari,dhe nga prisi historik dhe ideologu i Pavarësisë së Kosovës Ibrahim Rugova së bashku me humanisten e të madhën Nëna Terezë.

Politika e tillë serbe që thërret luftë me kryq,e derigjuar nga një ideologji e vjetër serbe,e cila përkrahët edhe nga qeveritarët e sotëm të Beogradit,e degradon lirinë dhe demokracinë e popujve mbarë,jo vetëm të rajonit,por edhe të botës,me çrast e vështirëson bashkëjetesën e popullit serb dhe shqiptarë në Kosovë.

Për aq kohë sa do të zgjasë kjo politikë,as një popull në Ballkanin Perëndimor nuk do të gjejë qetësi dhe stabilitet.Kosova dhe populli liridashës i saj,këtë rrebelim të popullit serb,nuk e quan një kompromis në mes dy popujve, të cilët para faktorit evropian dhe Ndërkombëtar kanë parashtruar një qëllim të dialogut të tyre,për disa qështje teknike,në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Djegëja e dy pikave kufitare në veriun e Mitrovicës,dhe tani vendosja e kryqit që thërret kryqëzatë,apo luftë në mes serbëve dhe shqiptareve,me këto shprehje arrogante dhe të vazhdueshme,i ngjajnë akteve terroriste,siq ishte edhe akti i fundit në Norvegji,e cila shkakëtoi pasoja të pa parashikueshme,që e dënoi bota mbarë,një ideologji e sëmuar dhe fashiste.Gjithë bota shqiptare,dhe ajo në diasporë i përcjellë me kujdes të gjitha zhvillimet në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në vend,duke përkrahur Qeverinë dhe shtetin e Kosovës,për të mos u kthyer mbrapa asnjë hap,për mbrojtjen e çdo pëllëmbe të vendit të vet.

Kërcnimet e shqiptarëve në tokat e tyre,prej bandave kriminale serbe ,paraqet dëshmi historike,se shqiptarët gjithëherë ishin të ngulfatur nga kthetrat e kësaj kulqedre,e cila nuk ngopej kurrë me gjakun e shqiptarëve. Mïrëpo,populli shqiptarë liridashës ,tregoi durim dhe urti në veprimet e veta,duke derdhë shumë gjak,vetëm për liri dhe pavarësi të vendit vet.

Kryqi nuk është simbol i vdekjes,por është simbol i paqës dhe fesë krishtere.është e habitshme sot,kur një popull,përmes simbolit të kryqit,ndjellë apo thërret luftë grindjesh dhe përqarjesh në mes popujve. Nga këto skena të llahtarshme të këtyre njerëzve ,kuptojmë gadishmërinë e këtij populli ,që nuk i intereson paqa e poujve ,por gjithnjë e gatshme për ndonjë sulmë,që ka për qëllim të përserisë dhunën dhe gjakosjen në Kosovë,në emër të simbolit të tyre jo katolik,por politik,duke ngatërruar edhe kryqin në një betejë absurde.

Mjerisht për ata njerëz që i duartrokasin këtij skenari ,që përqajnë popujt në mes vete,duke harruar se kryqi është element i bashkimit,simbol universal i dashurisë e dhimbjes njerëzore.Kryqi bënë pjesë në historinë e botës,si shenjë dialogu e shprese dhe kurrsesi simbol i luftës ndëretnike.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen