Akademi kushtuar Prof.Dr.Fehmi Aganit trurit dhe mendjesë së kombit

Diaspora | Zef Prenka | 20.05.13 | 11:40

Prof.Dr Fatmir Sejdiu: Ai e pa Lirinë e Kosovës.

Ai ishte kurbani i sajë!

Akademin e kishin ftuar dhe organizuar nëndegët e LDK-së në Wilisau, Zofingen dhe Niedwalden si dhe SHH “SaliH Çekaj„ në Zvicër.

Shpeshherë nga kjo botë na ikin më të dashurit tanë,më të njomët më të shtrenjëtit tanë, ata na lënë këtu ,me dhembjen dhe mungesën e tyre në mesin tonë.

Rallëherë ata që duhet shijuar jetën frytet e sajë ,së cilës i dhan më së shumëti ,jan pjesë e sajë .

Ata ikun në pakthim për të jetuar për jetë të jetëve .

Kujtimi dhe dashuria për ta mbetet e pashlyer .

Të tillët i bëhen kurban i lirisë,jetës të cilën shpeshherë na bëhet ta urrejmë,jo vetëm njëherë po shumë herë,qindëra,miliona herë,aq herë sa lëndohet dhe vritet pamëshirë, dhe me paturpësi të paparë nga të pa ndërgjegjëshëm dhe të padenje ajo.

Kujtimi i pashuar për engjëjt e lirisë ,dhe qëllimi i tyre i shenjët si dhe caku i tyre i fundit ,na shtyn dhe na obligon ta duam,sepse ashtu me ne jetojnë edhe ata

Misioni i tyre i shenjët dhe amaneti:duajeni jetën,lirin,shenjëtin e sajë ,sepse ashtu na duani ne,jetën,pavdeksin tonë.

Edhe pse tani ata pushojnë në amshim ,shpirtërat e tyre ,vizioni dhe misioni i tyre po i bashkon Rugovianët e heshtur

Dy javë më parë Rugovianët e mërguar këtu i kishte bashkuar Saliu e tani shpirti i bashkaur i komandantit dardan me motorrin e lëvizjesë gjithëpopullore LDK-së po bashkonin sërish,shpirtin e mërguar të kombit,duke lëshuar kushtrimin për të gjithë Rugovianët ,tani për tani të heshtur.

Nuk është e rastit pse e gjitha dy javë më parë ndodhi këtu ,dhe tani sërish të bashkuar në të njëjtën sallë, kështu deshën jo vetëm këta dy engjëj ,po dhe të gjithë të tjerët që i falën gjithqka patën LDK-së tyre si dhe Hyjnori ynë Ibrahim Rugova.

Rugovianët ishin dhe mbesin 70% i elektoratit të përgjithshëm ,porëse ata duhet të jen të unifikuar në bashkveprim dhe në misionin për Liri-Pavarësi dhe Demokraci ,aktualisht i plagosur

Atë duhet ringjall dhe rifunksionalizuar ,për të mirën tone, për të mirën e fëmijëve të fëmijëve tanë.

Akademia filloj me intonimin dardan,për të vazhduar me me moderatorin Z.Zeqir Gjukaj ,i cili nga të pranishmit kishte kërkuar një miutë heshtje.

Së pari u lexuan telegramet e urimit nga ish presidenti i shtetit Prof.Dr Fatmir Sejdiu dhe nga Zonja Agani etj

Prof.Dr Fatmir Sejdiu:Ai e pa Lirinë e Kosovës.

Ai ishte kurbani i sajë!

Të nderuar Pjesmarrës të Akademisë përkujtimore për të ndjerin akademik Fehmi Aganin,

Zonja dhe Zotrinj,

Të nderuar pjesëmarrës të kësajë akademije përkujtimore e cila me nder dhe rrespekt përkujton akademikun tonë të shquar Fehmi Agani,motorrin e lëvizjesë sonë

Të nderuar Zonja dhe Zotërinjë

Në pamundësi objektive që të marrë pjesë,dhe të jem me ju si gjithëherë.

Kësaj radhe jam i detyruar tu drejtohem përmes ketijë telegram urimi ,kushtuar akademisë

përkujtimore kushtuar heroit të Kosovës,Akademik Fehmi Aganit,me rastin e 14 vjetorit të vrasjes së të urtit tonë .

Dëshiroj të shpreh rrespektin tim të thellë për kujdesin e jashtëzakonshëm ,që tregoni në përkujtim të figurave të mëdha të Kosovës siq ishte edhe profesor Fehmi Agani.

Si njeri që kam pas fatin të jem student i tijë ,si dhe bashkëpunëtor i ngusht në proceset e mëdha për lirin dhe pavarësin e Kosovës ,dua të nënvizoj që profesor Fehmi Agani mbetet shenjë e vequar e një personalitetit të fuqishëm me vizion largpamës dhe me një guxim të pashoq në punën e madhe për liri ,dhe vënjen e themeleve të shtetit sovran dhe të pavarur të Kosovës

Jo vetëm në cilësin e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës ,që nga fillimi profesor Fehmi Agani ishte krahu i djatht i presidentit historik të Kosovës dr Ibrahim Rugovës ,duke nxjerr kështu shembullin e veqant, të binomit të pandashëm në historin e veprimit politik dhe të luftës së përgjithësheme për liri dhe pavarësi.

Fehmi Agani shquhej me mprehtësin e mendjes, instiktin e jashtzakonshëm për të hetuar zhvillimet dhe rrethanat e caktuara ,dhe duke qenë ndërtues i jashtzakonshëm i strategjisë së veprimit politik ,duke e orientuar atë në dy rrafshe themelore:Në senzibilizimin e mëtutjeshëm e qështjesë së Kosovës , në frymën e trasuar nga presidenti historik Rugova ,dhe pokështu në ndërmarrjen e veprimeve për organizmin e rrezistencës së armatosur që nga embrioni i sajë,duke qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me bërthamën e sajë,dhe duke vepruar në bazë të kushteve dhe rrethanave të krijuara asokohe.

Fehmi Aganin e kishim cdo dite ne Prishtinë gjithëmonë të palodhshëm me një energji dhe inercion të paparë te ndonjëri,e poashtu i vendosur dhe i papërkulur jasht Kosovës derisa ishte në kontakte me personalitet të rëndësishëme ndërkombëtare,dhe poashtu në të njëjtën kohë i palodhshëm dhe me një guxim të paparë në kontakte speciale me personalitete të veqanta siq ishte Sali Çekaj dhe shumë të tjerë.

Vrasja e tijë

në ditën e 06.Majit ,ishte një një hakmarrje makabër e soldateskës serbe ,për punët e mëdha që bëri ai për Kosovën

Ai e pa Lirinë e Kosovës .

Ishte kurbani i sajë!

Ne besojmë gjithëmonë që urtësia e tijë prej engjëlli ,si dhe vizioni i tijë largëpamës jan fanar i përhershëm ndriques në rrugët që kemi para vetes.

Me rrespekt,

Prof.Dr.Fatmir Sejdiu,

President i Republikës së Kosovës 2006-2010

Sadije Agani :Fehmi Agani idoli i juaj u mbante ne zemer dhe ishte krenar me ju

I nderuar kryetar I Degës së LDK-së z. Haki Latifi

Përshendetje Zonja dhe Zotërinj,

Së pari, më lejoni t’ju kërkoj falje për shkak të pamundësisë që sot të jem me ju; periudha kohore ishte tepër e shkurtër për t’i siguruar dokumentet e nevojshme për udhëtim në Zvicër.

Po ashtu, dëshiroj që, në emër timin, dhe në emër të anëtarëve të familjes, t’ju shpreh falënderimet më të thella për organizimin e kësaj akademie përkujtimore për bashkëshortin tim të ndjerë, Fehmi Aganin.

Ndjenja e falënderimit është e posaçme, para së gjithash, meqë është fjala për pjesën e mërgatës shqiptare që jeton në Zvicër. Kontributi i kësaj pjese të popullit shqiptar në avancimin e çështjes shqiptare është i qartë për të gjithë. Pavarësisht nga ajo se a ka qenë fjala për organizimin politik në rezistencën kundër masave të Serbisë, apo për pjesëmarrjen në luftën kundër okupatorit serb, apo për avancimin e çështjes shqiptare në aktivitetet që nga lufta e këtej, apo për kontributin material që është dhënë për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës në këto kohë të vështira, apo për çfarëdo qoftë veprimtarie tjetër për përmirësimin e jetës në Kosovë dhe për promovimin e vlerave të saj, shqiptarët e Zvicrës gjithnjë kanë qenë të parët. Kjo është edhe arsyeja e një dashamirësie të jashtëzakonshme që unë dhe familja jonë e kemi për ju, kjo është arsyeja pse bashkëshorti im, Fehmi Agani, gjatë gjithë jetës së vet vazhdimisht ju ka patur, edhe në mendje, edhe në zemër. E ndjej veten jashtëzakonisht të emocionuar për krenarinë që e keni për Fehmi Aganin, meqë e di fort mirë se sa krenar Fehmi Agani ka qenë me ju dhe me të gjithat që i keni bërë dhe i bëni.

Edhe një herë, më vjen keq që nuk e patëm mundësinë që në këtë akademi përkujtimore të jemi bashkë, dhe mbetem me shpresë që në të ardhmen ta kemi ndonjë mundësi tjetër për këtë.

Përshëndetje, dhe në emër timin dhe të anëtarëve të familjes ju dëshiroj të gjithëve të gjitha të mirat.

Prishtinë , 05.05.2013

Sadije Agani

Në pamundësi që të mirrëte pjesë, telegram urimi kishte dërguar edhe Qazim Bajgoraliu kryetar i degës së LDK Gjermani, e cila ndjek shembullin e LDK-së Zvicerr dhe i bashknagjitet mesazhit të sajë duke kërkuar unfikim veprimi i të gjitha focave të sajë në këto kohë të vështira për vendin .

Ajo këtë fundjave poashtu fton gjithë lidershipin e LDK-se në 23 vjetorin e themelimit të sajë në München.

Haki Latifi : Akademik Fehmi Agani ishte motori i shtetformimit.

Haki Latifi : Akademik Fehmi Agani ishte motori i shtetformimit.

Haki Latifi kryetar i LDK-së Zvicërr

Takimin e hapi kryetari i LDK-së Zvicërr z. Haki Latifi i cili fillimisht përshëndeti familjen Agani,familjet e dëshmorëve,pjesëmarrësit poashtu falemënderoj Kryetarin e nderit Prof.Dr Fatmir Sejdiun për telegeramin e dërguar,si dhe bashkëpunimin e ngusht dhe shumvjeqar,duke mos harruar edhe Zonjën Agani si dhe gjithë të tjerët për telegramet e tyre dërguar kësaj akademie.

Z. Hajdar Sadia ish kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër

Kaptinë e veqant ishte ish kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Hajdar Sadia i cili lexoj punimin me temën Fehmi Agani në mesin tonë.

Ai në mes tjerash tha:

Të nderuar bashkatdhetar, zonja dhe zotërinj,

kam nderin që para jush po më jepet rasti për t’i rrëfyer këto kujtime për profesorin e nderuar Fehmi Agani. Në këtë fjalim, jam munduar të përshkruaj disa nga kujtimet e mia, pasi pata fatin që ta shoqërojë profesorin në dhjetëra tubime me bashkatdhetar, tribuna, si dhe në takime të ndryshme me politikan të Zvicrës.

Të flasësh për profesorin e nderuar ka aq shumë sa sot tërë ditën s’është e mundur të thuhen të gjitha. Jam munduar të përshkruaj ato momente që i kam përjetuar nga disa takime, që (jo vetëm unë por edhe qindra bashkatdhetar), patën rastin të dëgjojnë fjalët e profesorit, me bindjen se vetëm përsëritja e kujtimeve e bënë të paharruar njeriun e madh Fehmi Aganin.

Kisha dëgjuar nga ish studentët e tij vlerësime inkurajuese se Kosova ka këtë intelektual dhe dijetar të kalibrit evropian. Nuk kaloj shumë kohë, përkatësisht në vitin 1991, pata rastin ta njohë për së afërmi këtu në Bernë të Zvicrës. Edhe mua profesori, me fjalët dhe diskutimin e tij të ngrohtë dhe tejet afrues, më pushtoi sikurse edhe studentët e tij.

Patëm një takim me bashkatdhetarë dhe një tjetër me palën zvicerane, pra profesori jonë ishte personi i parë i LDK-së që ka shkelur parlamentin e Zvicrës. Si përkthyes i tij që isha në këtë takim, mu dha rasti të kuptoja nivelin e lartë politik dhe diapazonin e gjerë që kishte, mbresa këto që u veneruan edhe nga pala zvicerane, ngase ata fituan një besim të theksuar me bindje se para tyre ndodhej një politikan, një intelektual i lartë, ku pa hezitim ata do të shprehen, më vonë në një takim që patëm në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës.

Po ashtu, profesor Agani ishte njëri ndër anëtarët e kryesisë së LDK-së që më së shumti e vizitoi Zvicrën. Edhe pse në moshë të shtyrë, ai ishte vital dhe i lehtë, dhe pa fije përtese ka ardhur, madje ka ndodhur që gjatë një vikend bashkë me te i kemi pasur 4-5 tubime. Nga ky shembull nënkuptohet vullneti i tij për të ndihmuar afrimin e bashkatdhetarëve e sidomos për forcimin e LDK-së. Ai nuk përtonte kurrë të vinte nëpër tubime, madje ai kishte durim, nëse ishte nevoja për të sqaruar atë e ai e përsëriste diskutimin e tij, pasi kam vërejtur se dëshira e tij ishte, që nga tubimi të dilnim të kënaqur, të sqaruar dhe të mësonim diçka nga leksionet e tij të mira.

Më kujtohet në një tubim në Cyrih, (Zürich), që u organizua shpejt e shpejt, qe mbushur salla përplot, një bashkatdhetar kishte shtruar pyetje të shkruar në makinë shkrimi, profesori si me shaka me thotë, ky e paska marrë edhe makinën me vete dhe e dinte qëllimin se ishte provokim, ngase pyetja ishte përsërit edhe dy herë të tjera, por prapëseprapë ai do t’ia plotësojë edhe një herë dëshirën, pa e vërejtur askush se atë e kishte bezdisur kjo pyetje e stër përsëritur. Me një fjalë, ky ishte profesor Agani, që dëshironte më shumë së çdokush tjetër, afrimin dhe bashkëveprimin e popullit.

Profesori për çdo vit ka ardhur në Zvicër. Kur merrte pjesë në ndonjë Konferencë në Gjenevë a diku tjetër, përsëri ai nuk përtonte për të qëndruar edhe për 2-3 ditë të tjera, apo për një javë të tërë, për të marrë pjesë në takime me bashkatdhetarët të cilët i ka respektuar vazhdimisht.

Më 1995, ishte dy herë në Zvicër ku mbajtëm disa takime me anëtarësinë e gjerë dhe në përgjithësi me bashkatdhetarë, në atë vit ishin quar peshë krahu i komunistëve që kishin hyrë për ta marrë kalanë (LDK-në), nga brenda, tendenca të cilat ishin bartur edhe këtu në Zvicër, e që fatkeqësisht përkraheshin edhe nga ish Qeveria e Kosovës në ekzil, e cila tentonte me çdo çmim të ndryshonte strukturën udhëheqëse në Degën e LDK-së në Zvicër, dhe ndërrimin e vijës politike në Kosovë.

Sipas programit të punës kishim në plan mbajtjen e kuvendit të punës së Degës së LDK-së në Zvicër, dhe për këtë kuvend patëm ftuar profesorët Fehmi Aganin dhe Avdyl Rama.

Profesor Agani si çdo herë i qetë diti për mrekulli t’i paralizojë tentimet e Xhafer Shatrit dhe të Gani Sylës, si dhe të gjithë atyre që synonin marrjen e kalasë – LDK-së, për të larguar profesorin dhe elitën politike e intelektuale nga LDK-ja, ngase ata ishin të sigurt, se ai ishte thembra e Akilit në LDK, dhe ashtu ju doli deri në fund.

Të nesërmen mbahej një protestë në Bruksel ku shkuam bashkë me profesorin dhe Avdyl Ramën. Profesori ishte disi i mërzitur dhe kur e pyeta se mos kishte ndodhur profesor, jo mu përgjigj ai, por po më brengosë fati i jonë, pse fatkeqësisht kemi njerëz që janë në gjendje çdo gjë ta bëjnë vetëm të gjenden diku në rend të parë. Edhe pse përbetohen se janë për pavarësi, puna e tyre qon ujin krejt diku tjetër, prandaj njeriu duhet shikuar si veprojnë e jo çka flasin. Por, menjëherë kthente muhabetin tjetërkund, ai nuk dëshironte të na brengoste edhe neve, ishte optimist dhe vazhdimisht rikthehej e thoshte: Edhe këto do t’i kalojmë, me rëndësi është se para botës të gjithë deklarohemi për pavarësi e kjo është thelbi i politikës sonë.

Në Bernë të Zvicrës u mbajt një Tribuna për Bosnjën por si temë ishte edhe Kosova, nga nikoqiri – zviceranët, nga Kosova ishte ftuar profesor Agani dhe dr. Hivzi Islami, meqenëse tërë kohën isha me ta dua të veçojë: Aty merrnin pjesë akademik nga Kroacia, Bosnja dhe Serbia, kurse Fehmi Aganit, të gjithë akademikët ia kishin frikën dhe çdo njeri vetmas apo dy e tre kërkonin me profesorin të kishin takim së paku sa për të pirë një kafe. Kjo gjë më pat bërë përshtypje se si aq shumë e nderonin të tjerët?! Gati gjatë gjithë kohës dëgjohej vetëm emri i profesor Aganit, profesor eja këtu, si thua profesor, na thuaj diçka profesor etj. Sidomos kroatët e boshnjakët i kërkonin sugjerime. Mendoja në vetvete se si të huajt e çmonin edhe pse e kishin armik, kurse horrat tanë, merrnin guximin ta injoronin profesorin duke hedhur baltë e pluhur mbi personalitetin e tij intelektual. Dua ta ritheksoj se, edhe pse profesori kishte ardhur në Zvicër për këtë tribunal, ai nuk përtoi të vinte me ne në një tubim me bashkatdhetarët, sepse motoja dhe dëshira e tij e përhershme ka qenë të ishte çdo herë në mesin e popullit, dhe në mesin e bashkatdhetarëve të cilët i ka respektuar vazhdimisht.

Ishte viti 1997, profesori kishte ardhur në Zvicër si çdo herë më parë për të marrë pjesë në tubime me bashkatdhetarë, ku në çdo vend sado të mëdha të ishin sallat nuk kishte vend për të gjithë, e pyetem profesorin se a dëshironte ta bënim një takim me Ministrin e Jashtme të Zvicrës. Na u përgjigj pozitivisht! Pse jo, jam në disponimin tuaj, ku të dëshironi jam i gatshëm të vij. Për t’u realizuar ky takim mjaftoi një thirrje telefonike dhe posa iu thamë se profesor Agani dëshiron një takim, ata me kënaqësi pranuan dhe takimi u realizua. E shoqëruam bashkë me Hysen Shehun, na priten dy përfaqësuesit kryesor për politikë të jashtme të Zvicrës e sidomos Armin Ritz që ishte edhe përfaqësues i Zvicrës në OSCB, pritja ishte aq e përzemërt dhe mikpritëse sa u befasova, na thanë do të bisedojmë sa të doni këtu, se pastaj kemi rezervuar një drekë për respekt që kemi për Profesorin. E kam cekur edhe më parë, profesori jo vetëm për ne shqiptaret por ai kishte fituar të njëjtin respekt edhe të politikanët e Bashkësisë Ndërkombëtare, ku ata shihnin tek profesori njeriun e dialogut, të paqes, njeriun që dinte të pyeste dhe të përgjigjej politikisht.

Kur dolëm nga takimi në rrugë e sipër e pyeta profesorin e nderuar, “mysafiri nuk vetët sa do me ndejtë?!”, por ju jeni i joni e mos na merr për të keqe pse po të pyesim, me një zë ledhatues sikur nuk dëshironte ta dëgjonin të tjerët më tha: Nëse mundesh me ma siguruar një udhëtim për Gjermani se më ka marrë malli për Shpendin, (djali i profesorit në Gjermani). Menjëherë të nesërmen u rregullua ai udhëtim, dhe unë nuk do ta harrojë kurrë atë gëzim që kam parë në fytyrën e profesorit. Para se me u nda si me shaka më tha: “Pa e dashur familjen, o Hajdar s’mund e donë as Kosovën”!…

Herën e fundit që dëgjova zërin e profesorit ishte, para shkuarjes në Rambuje, i telefonova pasi kishte kaluar një kohë që s’ishim dëgjuar, fjalët e para që mi tha ku je, si na harrove, ishte shumë i disponuar dhe çdo fjalë e përcillte me humor, “e fituam Kosovën!”, ishin fjalët e para të tij, nuk më la as ta pyeti, ku është puna, pranuan edhe këta po e di kush me shkuar bashkë edhe pse neve na u dashtë të lëshojmë shumë pe, por me rëndësi jemi bashkë e tani e fituam Kosovën. Së shpejti do te vini në Kosovë e ta shihni Kosovën se moti se keni parë, ishte shumë optimist si çdo herë edhe me parë por kësaj radhe sidomos për bashkimin e delegacionit. Nuk e kam menduar se kjo do të ishte hera e fundit që ja dëgjova zërin Profesorit të nderuar Fehmi Agani!.

Pas lajmit për vrasjen e profesor Aganit, të gjitha mjetet e informimit dhanë si lajm të parë edhe pse shumë politikan para kamerave thoshin se shpresojmë se lajmi nuk është i vërtet.

Ish Ministri i Jashtëm i Austrisë, tani Kancelar zot Folkang Shüssel para kamerës ka deklaruar: “Kosova humbi njeriun më të madh të historisë së re të sajë, Ballkani ideologun e tolerancës ndëretnike dhe neve humbëm partnerin e bisedimeve për ardhmërinë e Kosovës”.

Të nderuar bashkatdhetarë, zonja dhe zotërinj.

Diaspora Shqiptare, e posaçërisht ne në Zvicër dhe Gjermani që patëm fatin të jemi me dhjetëra herë me profesorin e nderuar kemi shumë për të thënë.

Profesor Agani do të mbetet i pavdekshëm në mendjet tona, kurse personaliteti i tij intelektual e politik do bëhen frymëzimi ynë i vazhdimësisë deri në realizimin e Pavarësisë dhe demokratizimin e vërtetë të Kosovës!

Qoftë e nderuar jeta dhe vepra e Profesor Aganit!

I qoftë i lehtë dheu i lirë i Kosovës

Surse 05 Mai 2013
Referiimi zgjoj emocione të papara ku dhe rrodhën shumë lot,andaj të njëjtin e lëshuam të plotë dhe pa asnje ndërhyrje.

Manifestmi ishte organizuar për mrekulli dhe ishte një vazhdimësi e dy takimeve të dy javëve të më parëshme .

Vlen të ceken edhe dy ish studentët e akademik Fehmi Aganit z. Shaip Kastrati dhe z. Shaqir Shala te cilet evokuan kujtime nga jeta studentore me profesor Aganin.

Niveli i tijë arrtistik ishte aq i lartë ,saqë java e tretë ishte një finale e shkëlqyer e kësaj veprimtarie të paharruar

Aktori dhe regjisori Adem Kicaj kishte përgaditur enkas një monolog nga autorët shqiptarë. Ndërsa nxënësja e talentuar e muzikës z. Marigona Kryeziu, egzekutoj disa pika muzikore me piano nga kompozitor të njohur. Në fund u dha një Film dokumentar nga vizita e të ndjerit F.Agani në Degën e LDK-së në Zvicër.

Në fund duhet falemënderuar edhe të gjithë ata që punuan pas perdes ,pa punën dhe veprimtarin e të cilëve,si dhe i atyre sponzorëve nuk do ishin të mundura këto tri javë të shkëlqyera

Në Zvicërr rreflektoj Rugovizmi .

Aty u ndie i gjallë më shumë se kudo.

Ldk e Zvicrrës le të shërbej si shembulli më i mirë për të gjitha aktivet,nëndegët dhe degët si dhe për elektoratin e fjetur dhe të alivanosur Rugovian të zgjohen nga kjo pllakosje dhe kjo agoni.

Vetëm kohezioni dhe uniteti na focon.

Zoti e bekoftë punën dhe veprimtarin ekipore dhe të shkëlqyer të LDK-së së Zvicrrës,duke filluar nga kryetari saj Haki Latifi,deri te anëtari më i thjeshtë,si dhe shoqatën humanitare:“ Sali Çekaj“duke filluar nga anëtari i sajë më i thjeshtë deri te kryetari i sajë Saim Tahiraj

E gjitha qfar ndodhi aty ishte mrekullia Zotit dhe ky manifestim dinjitoz i dërgon mesazhin e dytë nga Zvicerra Prishtinës lidershipit të sajë LDK-së sepse vetëm të bashkuar dhe unik jemi më të fortë bashkuar, jemi Rugovist dhe LDK e Rugovës .

Dr. Ibrahim Rugova- Përsonalitet kombëtar, madhështia e tij rritet me kohën!

Dr. Ibrahim Rugova- Përsonalitet kombëtar, madhështia e tij rritet me kohën!

Zoti e bekoft LDK-në e Ibrahim Rugovës

Vetëm bashkimi i të gjitha kokave dhe forcave politike dhe ushtarake ndihmon krijimin e Dardanisë antike ,i atijë nënqielli për të cilin Hyjnori ynë Ibrahim Rugova kishte krijuar të gjitha parakushtet :ekipin e akademikëve me Profseron e nderuar tani heroin e Kosoves akademik Fehmi Aganini cili ishte lidhja dhe ura me e sigurte me forcën ushtarake me në krye komandantin legjendar Sali Çekaj, te cilet edhe pse në amëshim permes shoqatës e cila mban emërin e tijë, dhe e cila udhëhiqet nga bashkëpunëtorët e tijë më të ngusht ,si dhe peremes LDK-se se tyre lëshojne kushtrimin për unitet ,i cili sot na duhet më shumë se sa gjithqka tjetër .

Qofshin të bekuar të gjithë ata të cilët e bartin tutëje misionin e tyre të shenjët

Qoftë i bekuar uniteti Rugovian dhe LDK e tijë

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen