PSHDK, strategjia për të dalë nga gjendja e rëndë, që e kanë krijuar koalicionet politike në pushtet

OP-ED | Zef Prenka | 20.05.13 | 11:52

1. Qasja jo e drejtë e pushtetit aktual ndaj problemeve jetike të Kosovës, si dhe qasja e plogësht e pa rezultate karshi bashkësisë ndërkombëtare, po sjellë pasoja të një politike anti-Kosovë. Kur krejt vendet evropiane e gëzojnë të drejtën e lëvizjes, Kosova mbetet e getoizuar, fillimisht, si pasojë e kësaj politike anti-kosovare. Këto pasoja janë të prekshme në katandisjen e fshatrave të tëra: shpopullimi i tyre, madje shpopullimi i zonave të tëra, si pasojë e krizës ekonomike. Kriza ekonomike po e varfëron gjithnjë e më tepër popullsinë e Kosovës dhe po shtrihet gjithnjë e më shumë tek shumë shtresa e sidomos te disa zona, të cilat nuk janë nën përkujdesjen e shtetit qe 14 vite. Kurse qeveria sillet sikur asgjë nuk po ndodh!

Duket sikur qëllim i pushteteve që kanë ndërruar njëri-tjetrin, paskan qenë dobësimi e rënia e vazhdueshme e nivelit të jetesës, thellimi i varfërisë, shkatërrimi shoqëror e ekonomik, krijimi i kaosit në gjyqe e gjykata, punësimi në institucione, polici, gjyqe e gjykata me familjarizim e jo mbi baza profesionale, atëherë në këtë drejtim pushteti është treguar i suksesshëm.

E atëherë shtrohet pyetja: kujt i shërben politika që ka pushteti dhe interesave të kujt i shërben ajo?

Nëse këta politikanë të privilegjeve të mëdha, e kanë përplot gojën për çdo ditë se qenkemi vend evropian, se duam integrime në Evropë, atëherë çka është bërë që të jemi të përgatitur për integrime? Çka është bërë që kjo ekonomi, kaq sa e kemi, të arrijë të integrohet nesër në këto rrjedha? Dihet se përdorimi i nesërm i fondeve të BE për integrim, kërkon dhe prirje, zotësi e aftësi të jashtëzakonshme. Si mund ta marrin përgjegjësinë e plotë për këso integrimesh, kur nuk arrijnë të garantojnë ruajtjen e qëndrueshmërinë e zhvillimit? Për ta parë veten nesër, le të shihet se si është gjendja sot e atyre vendeve që nuk arrijnë ta shtrijnë përgjegjësinë për vendin e tyre. Madje, është keq kur pas fjalëve bombastike, dikush edhe deklaron: „ne nuk mund të bëjmë asgjë“, për ta përhapur defetizmin në masë.

Opozita brenda parlamentit nuk bën presion për ta ndryshuar gjendjen në të mirë të qytetarëve, pozita sillet komod, e papërgjegjshme, Kosova i vuan pasojat.

2.
Njerëzit, qofshin ata edhe më të fanatizuarit, kanë nisë ta humbin besimin tek partitë e tilla politike, kurse qytetarët e ndërgjegjshëm shqetësohen me te drejtë: ku na çon kjo rrugë?! Pra, është një situatë, në të cilën askush nuk mund të rrijë indiferent, sado që pushteti është indiferent përballë këtyre situatave dhe aspak nuk i trajton ato me përgjegjësinë e kërkuar.

3.
Hapin tjetër duhet ta bëjnë vetë qytetarët: që t’i identifikojnë e t’i refuzojnë të gjithë ata që e kanë shtypë skenën poltike e demokratike kosovare e kombëtare dhe që kanë qenë të angazhuar drejtpërsëdrejti kundër të mirave të përbashkëta të qytetarëve. Kemi besim se qytetari ynë tashmë është ndërgjegjësuar në këtë drejtim.

4.
PSHDK-ja do të qëndrojë në anën e qytetarëve, do të vë në lëvizje potencialet e veta për koalicione apo bashkime me ato forca që i vënë në plan të parë qëllimet dhe interesat legjitime kombëtare, do të përpiqet për ta ofruar strategjinë e përshtatshme për të dalë nga kjo gjendje e patolerueshme e krizës aktuale, të krijuar nga forcat politike që kanë grumbulluar shumë pushtet, privilegje, papërgjegjësi dhe keqpërdorime, duke e personalizuar shtetin dhe institucionet në përmasa alarmante.

Mund të vërehet ndonjë lëvizje nga pozita gjoja për t’u interesuar për bashkëpunim me të tjerët, por ato interesime nuk kanë aspak të bëjnë me daljen nga kjo gjendje, por si të sigurohen edhe njëherë privilegjet, veprimet korruptive dhe papërgjegjshmëria. PSHDK nuk mund të jetë faktor bashkëpunimi me të papërgjegjshmit dhe me forcat që kanë krijuar këtë gjendje. Ne do të vazhdojmë ta dinamizojmë shpresën e të rinjve sidomos, që t’i dalin me guxim përpara atyre që nuk duan ndryshim të gjendjes, që me demagogji pengojnë integrimet, dhe realizimin e të drejtës së lëvizjes. PSHDK dëshiron që me programe reale politike, ekonomike e kulturore, me perceptime të reja poltike, të ndërtojnë bashkërisht me të tjerët një platformë të shëndoshë për interesa kombëtare, për zhvillimin e Kosovës dhe për hapat që duhet ndërmarrë në integrimet e ardhshme. Nëse liderët e tashëm politikë e duan popullin e tyre, më e mira është që të mos lidhen shumë me karrigen e tyre të pushtetit, të heqin dorë nga ajo dhe t’i lejojnë qytetarët që të bashkohen rreth një programi të shëndetshëm demokratik kosovar.

Dr. Ukë Berisha-Kryetar i P.SH.D.K.-së

Dr. Ukë Berisha-Kryetar i P.SH.D.K.-së

Dr. Ukë Berisha,
Kryetar i PSHDK-së

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen