SHBA: Trepça nën juridiksionin e Qeverisë së Kosovës

OP-ED | admin | 20.05.13 | 23:52

Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes një komunikate ka mohuar që Departamenti amerikan i Shtetit të jetë implikuar në lidhjen e marrëveshjes së konsorciumit “New Generation Power” me Qeverinë e Serbisë për nxjerrjen e mineraleve nga minierat e Trepçës.

Në komunikatë thuhet se Qeveria e SHBA-ve e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. „Praktika jonë është që të këshillojmë cilëndo kompani të SHBA-ve që kërkon të bëjë transaksion afarist në territorin e Kosovës që ta diskutojë këtë direkt me Qeverinë e Kosovës“. „Gjersa ambasada e SHBA-ve në Prishtinë nuk është marrë me “New Generation Power” zyrtarë të Departamentit të Shtetit në Washington e kanë këshilluar “New Generation Power” se Kosova është shtet sovran dhe se Qeveria e Serbisë nuk ka juridiksion mbi kompleksin e minierave të Trepçës“, thuhet në komunikatën e ambasadës së SHBA-ve.

Departamenti i Shtetit po ashtu inkurajoi kompaninë “New Generation Power” që të kontaktojë me Qeverinë e Kosovës direkt për të diskutuar lidhur me investimin që e ka propozuar. „Ne e dimë se rruga para kompleksit të minierave të Trepçës është sfiduese dhe do të vazhdojmë të rekomandojmë që investuesit potencialë nga SHBA-të të hulumtojnë tërësisht ndërmarrjen dhe statusin e saj“, thuhet në fund të komunikatës/U.V/

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen