Një prezentim dinjitoz i poezisë shqipe në gjuhën gjermane

Diaspora | Zef Prenka | 23.05.13 | 23:07

Ferdinand  laholli: Antologjia e poezisë moderne shqipe- Anthologie der modernen albanische  lyrik

Të jeshë përkthyes nuk është diçka e lehtë.Në fillim duhesh të njohish mirë gjuhën të cilën përkthen,e dyta duhesh të marrish një përgjegjësi mbi vetën dhe të kesh dhunti për të kaluar vështërsitë me të cilat ballafaqohesh.

Të marrish mbi supe për të përkthyar një libër
të dikuj është një përgjegjësi më e madhe,sesa kur shkruan veprën tënde.Kur shkruan veprën tënde .je i lirë të lëvizësh nga të dyja anët,por kur të marrish të përkthesh një libër të huaj,duhesh të bëhesh pjesë e autorit të cilin e përkthen,të shoqërohesh me te,
të pasurohesh me te,të e përkthesh e përshtatësh me vendosmëri,të i përshatish fjalën shqipe aty ku dhe si e ka vendin,pa lënë barbarizma,pa lënë deformime,duke ruajtur besueshmërinë e atij që po e përkthen.

Të deformosh poezinë e dikuj që merr mbi supe
të e përkthesh,kjo dallohet qartë,ashtu sikur të heqish diçka nga fasada e një ndërtese të bukur,të cilin deformim të e dallon syri larg.Secili përkthyes ka stilin e vet,të e zëmë përkthyesi administrativ ka stilin e vet,por përkthimi në stilin letrar dhe poetik,don njohëje
dhe kujdes të madh.Ferdinand Laholli,shquhet ndër përkthyesit më të çiltër dhe të talentuar,i cili ka përkthyar kryevepra botërore në gjuhën shqipe dhe gjermane,dhe është më i lexueshmi tek lexuesit gjermanofolës.

Në këtë maj të këtij viti,po mbushen dhjetë vite të botimit të antologjisë poetike moderne shqipe ,e cila edhe pas dhjetë vitesh mbetet njëra nga antologjitë më të mira dhe më të lexuara,të poezisë sonë në gjuhët shqip-gjermanisht.Kohë kjo kur me një vullnet të
pashoq,poeti dhe përkthyesi ynë i pati hyrë me zell punës,për zgjedhëjen dhe përkthimin e 93 poetëve tanë nga mbarë hapësira shqiptare,duke ua ofruar si margaritarë të letërsisë tonë,lexuesëve shqiptarë e atyre gjermanofolës.

Tek“Antologjia e poezisë
moderne shqipe“Ferdinand Lahollijo vetëm aktualizon edhe njëherë krijimtarinë e autorëve të përfaqësuar,por në të njejtën kohë na jep një pasqyrë të qartë dhe koncize të asaj që ka mbetur si vlerë me konzistencë.Ferdinand Laholli,është emër i njohur në
mbarë hapësirën shqiptare dhe më tej,përveç si autor i disa veprave të sukseshme letrare,z.Laholli është i njohur edhe si përkthyes,i cili ka përkthyar disa vepra të autorëve të sukseshëm gjerman në gjuhën shqipe,si dhe të krijuesëve tanë në gjuhën gjermane.

Ky përkthyes entuziast dhe i talentuar,e ka pasuruar letërsinë tonë dhe ate gjerman,me një botim mjaft të mirë dhe përkthim me saktësi“Antologji e poezisë moderne shqipe,Anthologie der modernen Albanische Lyrik“.Në 435 faqet e kësaj antologjie,poeti
Ferdinand Laholli i ka përfshirë krijimet poetike të 93 autorëve tanë nga hapësira mbarëshqiptare,me një angazhim mjaft të madh e një punë të mundimshme,ku për një gjysmë dekade,hartoj,përktheu e përshtati,nga gjuha shqipe në gjuhën gjermane.

Një punë kaq e madhërishme,me një kohëzgjateje aq të madhe,kishte të vetmin qëllim:afirmimin e krijimtarisë sonë letrare tek populli mik gjerman dhe përgjithësisht tek lexuesit gjermanofolës.Antologjia e poezisë moderne shqipe-Anthologie der Modernen

Albanische Lyrik,është njëra ndër antologjitë më komplete,e përkthyar në një gjuhë të huaj.Ndryshe nga shumë hartues e përkthyes të antologjive,të cilët turreshin pas“Emrave të mëdhenj“,Laholli i shmanget ndarjes së poetëve“të mëdhenj e të vegjël“,por
ai mbështetet tek një kriter tjetër,tek vlera poetike e poezive.

Pra z.Ferdinand Laholli përkthen në gjuhën gjermane poezinë,e jo poetët,krijimet poetike e jo krijuesit.Në eseun „Midis ëndrres e realitetit“,i shkruar nga autori në të dy gjuhët(Shqip-gjermanisht),
autori trajton një temë mjaft të ndjeshme,siç është krijimtaria jonë letrare në kohën e monizmit,atëherë kur kishte emra të mëdhenj të poetëve tanë e që njiheshin si vjershtarë oborrtarë,nga se cenzura frikëmbjellëse ishte shoqëruesja e çdo autori shqiptar
të mbijetuar,e ata që nuk u bindeshin urdhërave të saj përfundonin në burgje,internime e deri në pushkatime me e pa gjyq.Kështu ishte atëbotë në Shqipëri,e çka mund të flitet për krijuesit tanë të cilët jetonin nën thundrën sllave?

Z.Laholli në eseun e tij
më tej thotë:Nëse si përkthyes i merr sot në dorë librat poetike të asaj kohe,kur krijuesi në të shumtën e rasteve qe peng i fjalës së detyruar,shihet krejt qartë se tema e Partisë dhe e“njeriut të ri“ qenë bërë rutinë.Botimet e asaj kohe,të cilat dëshmojnë hapur
për jolarmi tematike,nuk janë në gjendëje të i ikin mesatarizmit.Por,poeti Laholli mbetet këmbëngulës në realitetin e asaj kohe dhe vazhdon:Për hirrë të s1% vërtetës së madhe duhet pohuar se nëpër to gjenë edhe krijime poetike me vlerë antologjike,por
mjerisht janë shumë pak në numër,sa që nuk të falin dot ngushëllimin,për të mos e quajtur të humbur atë kohë monizmi,sa i përket zhvillimit të gjithëkulturës shqiptare,e veçenarisht zhvillimit të poezisë.

Në vazhdim poeti Laholli përshkruan vitet e 90-ta,.kur
populli u zgjua dhe e rrëzoi diktaturën shtetërore,e që nga atëhere fjala gjeti vetën,pra u lirua nga vargojt partiak,kur filloi një kthesë e paparë,një vërshim i paparë autorësh,ku krijimtarinë e atij dhjetëvjeçari e mbarësuan me befasi të këndëshme,
me dëshmi moderniteti e bukuri marramendëse.

Në këtë kënd hartuesi dhe përkthyesi i antologjisë.z,Laholli,vëren jo vetëm krijimet interesante të shumë autorëve të rinjë,por edhe ndryshimin cilësorë të autorëve të vjetër..Pra,poeti Laholli veneron këto
ndryshime,duke forcuar bindjen se poezia e vërtetë nisi të frymoj lirshëm anëekënd hapësirës shqiptare.Tek antologjia e poezisë moderne shqipe,Laholli jo vetëm aktualizon edhe njëherë krijimtarinë e autorëve të përfaqësuar,por në të njejtën kohë
na jep një pasqyrë reale,të qartë dhe koncize të asaj që ka mbetur si vlerë me konzistencë.

Kjo antologji ofron mundësi të mirë për një vështrim valorizues,me që në te përfshihen poezi të krijuara në disa etapa kohore,poezi që janë krijuar disa dekada
më herët,e deri te ato në ditët e sotëme,si:Poradeci,Mekuli,Shkreli,Kadare,Podrimja,Vinca,Lazër Radi;Luan Starova,e shumë të tjerë.Poezitë e krijuara në etapa të ndryshme kohore e tërheqin vemendjen e lexuesit,si nga aspekti tematik,ashtu edhe nga
struktura dhe niveli poetik e artistik i tyre.Pa dyshim një interesim të veçantë për këtë antologji,treguan lexuesit gjermanofolës.Ata na binden se ishin mrekulluar si nga niveli artistik i krijimeve,ashtu nga niveli i përkthimit si dhe pregatitja artistike
dhe kompjuterike,me një profesionalizëm të lartë.

Botimi i kësaj antologjie,sidomos përkthimi i talentuar në gjuhën gjermane,nderon autorët e përfaqësuar në te,por edhe mbarë letërsinë tonë.Lexuesi gjermanofolës,tani do të ketë një pasqyrë më
të qartë e më të plotë mbi nivelin e poezisë dhe letërsisë sonë.Ajo tani po i dhurohet përmes kësaj antologjie,me krijime të pjekura të një niveli të lartë artistik.Për dallim nga hartuesit dhe përkthyesit e deritashëm,z.Laholli nuk vrapon pas emrave,
por pas krijimeve me vlera,Ai sikur gjurmon në kopshtin tonë letrar lulet më të bukura poetike,ashtu të freskëta ia ofron lexuesit gjermanofolës me aromën e tyre poetike.Kur lexuesi e merr në dorë këtë antologji,atij i bëhet sikur është hartuar nga
një i huaj,i cili nuk e njeh lojën e brrylave,por vetëm nivelin artistik të letërsisë.

Duke bërë një prezentim dinjitoz të poezisë tonë në gjuhën gjermane,me plot të drejtë mund të themi se Ferdinand Laholli,me përkthimin e kësaj antologjie voluminoze
ka bërë një punë kolosale,duke afirmuar letërsinë tonë,por edhe duke ngritur ura miqësie,mes popullit tonë dhe atij gjerman,ura këto të ngritura nga një material shpirtëror e cilësor,siç është arti i së bukurës.Antologjia e poezisë moderne shqipe.
është zë i ndërgjegjes së krijuesit, i cili arrinë të identifikohet me kolektivitetin e vet nacional,në këtë rast edhe më gjërë,si me fatin dhe tragjikën e tij historike e sociale.

Ferdinand Laholli

Ferdinand Laholli u lind më 16 qershor 1960 në Gradishtën moçalore, ku familja me prejardhje nga Vidohova e Korçës qe dërguar të përjetonte ferrin e regjimit enverhoxhian, si pasojë e emigrimit të atit të tij në Amerikë. Më pas familja Laholli dërgohet në kampin e internimit Savër, ku për tridhjetë vite vuajti mohimin total të sistemit monist. Si i internuar iu mohua ndër të tjera edhe studimi i lartë. Në moshën 15-të vjeçare dërgon për botim dorëshkrimin e librit të tij të parë, porse botimin e librit të parë në Shqipëri e përjetoi vetëm pas rënies së diktaturës. Më 1990 emigron në Gjermani e sot është autor i një sërë librash. Poezitë e tij janë përkthyer e botuar në gjuhën gjermane, italiane, angleze, suedeze, turke, hollandeze, kerntisht, rumanisht dhe frëngjisht. Është bashkautor i më shumë se 20-të antologjive në gjuhë të ndryshme, autor i 11-të librave për fëmijë e të rritur. Nga viti 2011 drejtues i „Shtëpisë Botuese Laholli“. Pas diplomimit në Institutin Gëte merret kryesisht me përkthime letrare nga letërsia gjermanofone. Gjer më sot ka shqipëruar mbi 20-të libra.

Ferdinand Laholli ist am 16. Juni 1960 in Gradishta, einem Sumpfgebiet Mittelalbaniens, geboren worden. Seine Familie wurde wegen der Flucht seines Vaters in die USA von Korça dorthin zwangsumgesiedelt. Später wurde die ganze Familie in das Savra Internierungslager gebracht, wo er dreißig Jahre seines Lebens verbringen musste. Als Internierter untersagte man ihm unter anderem auch das Studium an der Universität.
Mit 15 Jahren suchte er einen Verlag für sein erstes Buchmanuskript, doch die erste Buchpublikation in Albanien erlebte er erst nach dem Absturz der Diktatur.
1990 emigrierte er nach Deutschland. Laholli wohnt in Bückeburg, schreibt Lyrik und Prosa und veröffentlichte bisher mehrere Bücher. Gedichte von ihm sind ins Deutsche, Italienische, Englische, Schwedische, Türkische, Holländische, Kärntische, Rumänische und Französische übersetzt worden. Veröffentlichungen in 20 Anthologien. Nach dem am Goethe Institut erworbenen Sprachdiplom bemüht er sich, deutschsprachige Literatur in Albanien zu verbreiten. Er hat bis heute über 20 Bücher übersetzt.
Libra të Autorit / Bücher des Autors:

„Mjaft ky paradoks i hidhur“ (genug mit diesem bitteren Widersinn) – Tiranë, 1992.

„Në ishullin e vetmisë/Auf der Insel der Einsamkeit“ – Tiranë, 1993. Ins Deutsche übersetzt von Robert Schwartz.

„Te kjo vajzë e përgjakur / An diesem blutüberströmten Mädchen“ – Tiranë, 1994. Ins Deutsche übersetzt von Robert Schwartz.

„Libri i dëshirave“ (Buch der Wünsche) – Tiranë, 1994.

„Suicidio delle foglie“ (Selbstmord der Blätter) – Frosinone / Italien, 1995. Ins Italienische übersetzt von Shpend Sollaku – Noe.

„Shtrigani i ëndrrës“ (ein Hexenmeister in meinem Schlaf) – Tiranë, 1996.

„Urrejtja nuk është dashuria ime“ (der Hass ist nicht meine Liebe) – Prishtinë, 1997.

„Paolo“ – Tiranë/Albanien, 1999.

„Në Bykeburg bie shi / Es regnet in Bückeburg“ – Tiranë, 2000.

„Linda“ – Prishtinë / Holzminden, 2005.

„Kur ikën ti“ (immer wenn du gehst) – Prishtinë/Hannover, 2006.
Shqipërime nga gjermanishtja të Lahollit:
Lahollis Buchübersetzungen ins Albanische:
Kristiane Allert-Wybranietz: „Frei sein / Të jesh i lirë“ – Tiranë, 1996.

Fred Kurer, Ivo Ledergerber, Isuf Sherifi, Mustafë Xhemaili: Kuartet poetik / Ein dichterisches Quartett“ – Prishtinë, 2004.

Vështrim nga dritarja e hapur / Blick durchs geöffnete Fenster“ – Prishtinë 2005, mit Texten von Autoren:
Burkart, Erika
Beqiri, Shaip
Kurer, Fred
Xhemaili, Mustafë
Brechbühl, Beat
Xhelili, Vaxhid
Ledergerber, Ivo
Gecaj, Sabit
Schmid, Wanda
Rudi, Xhemal
Storz, Claudia
Sherifi, Isuf
Messmer, Erwin
Berisha, Valdet
Fuchs, Brigitte
Umbricht, Clemens
Salihu, Bujar
Oberholzer, Rene

Aus dem Albanischen ins Deutsche von: Hans-Joachim Lanksch.
Aus dem Deutschen ins Albanische von: Ferdinand Laholli.

Die Macht der Dichter/Pushteti i poetëve“ – Band 1 – zweisprachig, Prishtinë/Hannover 2007, mit Texten von:
Ach, Manfred
Ausländer, Rose
Fichtl, Betti
Fried, Erich
Heine, Heinrich
Kurer, Fred
Ruiss, Gerhard
Schulak, Rosemarie
Windhausen, Wolfgang
Wiplinger, Peter Paul

Peter Paul Wiplinger: „Lebenszeichen/Shenja Jete“ – Prishtinë/Hannover, 2008.
Werner Bucher: „Du bist dein Retter & dein Feind / Ti je shpëtimtari & hasmi yt“ – Tetovë, 2009.

Christine Fischer: „Versteck für himmlische Fische / Strehë për peshq qiellorë“ – Mazedonien, 2009.

Clemens Umbricht: „Zwischen zwei Gedanken / Mes dy mendimesh“- Tetovë, 2009.

Fred Kurer: „Was eigentlich mach ich hier? / Ç’kërkoj këtu në të vërtetë?“ – Tetovë, 2009.

Ivo Ledergerber: „Menschenleben / Jetë njeriu“ – Tetovë/Mazedonien, 2009.

Joseph Kopf: „nur eine bewegung von licht / veç një lëvizje drite“ – Tetovë/Mazedonien, 2009.

Beat Brechbühl: „Gedichte für Frauen und Balsaminen/Poezi për gratë dhe lulet mosmëprek“ – Tetovë/Mazedonien, 2009.

Christoph Janacs: „die Unsicherheit der Barke/pasiguria e barkës“ – „Shtëpia Botuese Laholli“, Albanien, 2011.

Wilhelm Pellert: „Ada dhe gjyshja në Togo“ – „Shtëpia Botuese Laholli“, Albanien, 2011.

Roswitha Zauner: „Valerian magjistari“ – „Shtëpia Botuese Laholli“, 2011.

Theodor Vernaleken: „Pema magjike“ – përralla të zgjedhura – „Shtëpia Botuese Laholli“, 2012.

Jutta Treiber: „E përdhunuar“ – roman – „Shtëpia Botuese Laholli“, 2012

Friedrich Ch. Zauner: „Enigma“ – roman – „Shtëpia Botuese Laholli“, 2012

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen