Kosova në Hartën Globale Botërore

OP-ED | admin | 24.08.11 | 23:00

 si dhe falë bashkëpunimi profesional disavjeçar të ekspertëve nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe me ndihmën e prof. dr. Bashkim Idrizit nga Maqedonia, të dhënat për Kosovën përfshihen në Hartën Globale Botërore.

Përmes një njoftimi nga Sekretari i përgjithshëm i Komisionit Ndërkombëtar Drejtues për Hartën Globale Botërore Yoshikazu Fukushima thuhet se “që nga data 19 gusht e këtij viti baza e të dhënave për Kosovën është përfshirë në Hartën Globale Botërore dhe mund të gjenden në faqen zyrtare të këtij Komisioni http://www.iscgm.org/”.

Prof. dr. Murat Meha, kryeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, e vlerëson lartë këtë arritje duke thënë se harta globale është një pasuri e përbashkët e njerëzimit, dhe të dhënat e kësaj harte do të shpërndahen në të gjithë botën dhe do të jenë të hapura për publikun.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen