Fjala përshëndetëse e Prof.Dr. Fatmir Sejdiut ish president i Kosovës dhe Kryetar nderi i LDK-së

Diaspora | Zef Prenka | 26.05.13 | 09:55

I nderuari kryetar i degës së LDK-së Gjermani Z. Qazim Bajgoraliu

Ish kryetar Z.Hafiz Gagica

Miku im Z. Qeku anëtar të familjeve të heronjëve të Kosovës veprimtar dhe simpatizant të LDK-së.

Njerëz që sot besoni, edhe nesër edhe pasnesër në nje vizion që nuk shuhet asnjëherë, dhe gjithëmonë zhvillohet në vizionin dhe iden e të madhit dhe kolosit të shqiptarëve presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ishte fat i madh për Kosovën, dhe them për botën shqiptare që në një udhëkryq tepër të ndjeshëm të historisë, kishim një njeri, që diti në mënyrën më te mirë, t´jap shenjat e ecjesë së matejshme, në kohën kur kishim mësyrjenë e madhe për q´bërjenë e Kosovës dhe q´ bërjenë e shqiptarëve, një njeri i kalibërit unikal si presidenti Rugova u mbështet fuqishëm, ne gjithë kohët kaq të rënda që ishin nga njerëzit e Kosovës ,sepse qasja e tijë themelore ishte, të bëhemi bashk, qasja e tijë themelore ishte të jemi të urtë në kuptimin e menqurisë, qasja e tijë themelore ishte, që të jemi këmbëngulës në vizionin e lirisë, qasja e tijë themelore ishte që të kemi ligj sa më shumë për Kosovën dhe ajo që ishte esenca e të gjithave, ishte një kthim i drejtë pë herë të parë me ata, që na deshën edhe në kohët tjeraë të rënda, edhe ata qe na ndihmuan ma tej .

LDK në historin e sajë të zhvillimit ka kapërcyer faza dhe faza, ka pas dhe ka dhe sot të tillë, që kan dasht ta kontestojnë vizionin e sajë politik, që ta hedhin jasht binareve të ecjesë në një rrugë të shenjët, që ta prishin konceptin e saj të veprimit, por ju anëtarësi e nderuar të ditës së parë, nuk lejuat as këtu, as gjetiu jasht Kosovës dhe as në Kosovë, që të zë vend ideja për prishjen e saj.

Dua të them nuk lejuat për arsye meqë e deshët Kosovën, një Kosovë të trungut të sajë europian, një Kosovë me njerëzit e lirë të sajë, një Kosovë që për herë të parë dhe në mënyrë më të fuqishme diti të shpalos identitetin e saj dhe të thot se jemi këta, e nuk jemi ata siq na kishin prezentuar politikat atishqiptare të regjimeve sërbe ndër shekuj .

Prandaj ju ishit ata që nxorrët edhe centin e fundit për të mbajtur gjallë Kosovën.

Ishte luftë politike me gjithë aspektet e sajë, sepse ishte koha të jesh apo të mos jesh, prandaj një falemënderim të madh për gjithë ju, një falemënderim të madh për mbështetësit për bashkluftëtarët, për bashkveprimtarët e heronjëve të Kosovës të kalibërit të Sali Qekajt dhe të shokëve të tijë, që ditën dhe e mundën duke e lënë edhe këtë mbështetje të madhe, që ishim në këtë shtëpi të bekuar të një shteti të fuqishëm që ishte me ne siqë është Republika e Gjermanisë.

Ju i njihni më mirë edhe atdhetarët, por unë di atë që është zhvilluar meqë ka qenë një krah i fuqishëm dhe i pakëputshëm i SHBA dhe i vendeve tjera aleate për të zhvilluar aktivitet të fuqishëm politik sa më të shpejtë per liri të Kosovës.
Ju keni qenë ata që i keni bërë 200.000, veta në Bonn, në Stuttgart, në Mynich, në Paris në Bruksel, në Washington dhe kudo në botë u ndëgjua zëri dhe kërkesat tuaja të drejta për të thënë të vërtetën për Kosovën dhe ajo ka qenë një luftë e fuqishme.

Nuk benë dhe nuk guxojmë të harrojmë askend, na duhet sejcili.

Edhe ai që kishte synim LDK, dhe e them poashtu nxitje duhet te jete edhe per njerëzit e tjerë pamavrësisht proviniences politike, mbi te gjitha ishte dhe është liria e Kosovës.

Qka duhet të bëjmë sot?

Duhet të bëjmë që ta zhvillojmë sa më shpejtë vendin tonë të dashur

Duhet të bëjmë që të jet shancë e përjetimit për gjithë njerëzit,

pamvarësisht se jan në Kosovë ose ataë që duan të kthehn në Kosovë.

Duhet të bëjmë që sejcili zë të jet një zë i fuqishëm i partneritetit dhe i bashkpunimit të mirë ,me miqët që na u gjetën në kohë të rënda.

Duhet të bëjmë që jeta e qytetarëve ne vend të jet sa më e mirë.

Duhet të bëjmë qëkonkurrenca politike, pse jo plurale të jet ajo që nxjerrë besimin e ardhjesë së qytetarëve .

Duhet të bëjmë që ata qe mund të marrin besimin ta arsyetojnë atë me punë.

Duhet të bëjmë që të ndërtohet shteti i mirëfillët i Kosovës.

E kam thënë dhe e them është vizioni i LDK në vazhdimësi, ai që është trasuar dhe e ka zanafillen që nga ideja e madhe e Lidhjes së Prizrenit, e vazhduar nga ideja e parë dhe në ecjen e matutjesheme më i qëndrueshmi, është vizion që nuk mund të shërbej vetëm për një vijë politike, dhe për interesa që mund të jen parciale, po është vizion i zhvillimit të përgjithshëm të vendit tonë.

Në këtë kuadër duhet të shihni dy gjëra qe i gjen paralele në jetën politike ,dhe të themi edhe në jetën e vendeve që posaj jan qliruar dhe kan pasur përjetimet përafërsisht sikur tonat.

Në pjesën e luftës dhe të veprimit aktiv,ka edhe asi që shmangohen

Në pjesën e paqes ka edhe asi që bëjnë turr,dhe tash është punë e interesit,porë unë them që është ne misionin tonë që ti japim shansin qdo njeriu shansin e barabartë në punën dhe veprimtarin e mëtejshme,dhe natyrishit,që LDK duhet të kthej besimin te qytetarët.

E folët Z.Zymeri qe ka qenë një aksident, në zhvillimin politik të LDK-së, unë nuk dua të ndalem për arsyet se si ka ndodh,besoj që ato tanimë jan të njohura dhe të kuptuesheme për sejcilin nga ne,porë unë them cila është shanca, është shancë qe njerëzit e mirë të LDK-së, dhe kjo them që është shumica e dhe tërsia e tyre, të kryejnë borgjin që kan, ndaj një përkushtimi jetësor të hershëm dhe të paluhatshëm asnjëherë, që njerëzit e LDK-së të qojnë misionin përtej per gjeneratat që vijnë pas nesh, sepse besimi mbetet edhe në këta që nuk jan shkëputë nga një përcaktim i fisnkiruem, i rritës me te.

Dhe qka duhet të bëjmë ?

Të lëvizim fuqishëm për të eleminuar të keqen.

Edhe në zhvillimet e përgjithëshme unë nuk gjej ,si njeri që merrem edhe me problemet teorike, apo të studimit të zhvillimit të shtetit të ecjes tyre përpara, të demokracisë së tyre, të qeverisjesë tyre.

Asjnë vend në botë, në glob nuk ka pushuar për të bërë hulumtime të mëtutëjeshme për demokraci më shumë.

Unë nuk mund të gjejë asnjë vend te ato shtetet normale, që ka pushuar për të gjet forma dhe metoda për një qeverisje më te mirë ,dhe këtë e ka për borgj LDK tja shpreh edhe elrktoratit të vetë edhe në këtë fazë të para zgjedhjeve në të cilën gjendemi, vetëm kështu mund të ec të fitoj mbështetëje të mëtjeshme.

Unë e di që shumica nga ju keni shkolluar fëmijët tuaj ketu, dhe ashtu keni bëre shumë mirë duke i shkolluar ata, sepse e ardhmëja është në dije dhe punë.

Ju shumica prej juve keni qenë dhe mbeteni sakrfica historike, e kujtoni mirë motivin e hershëm, në një kohë kur u është hapur dera shqiptarëve që të dalin jasht Kosove, nga vitet e 60-ta është shpresuar që nuk do i kthehen Kosovës kurr, aty ka qen sherri, nyja, lidhja, jo favor, por keni ju qenë dhe ata që kan ardh para jush, ata që keni hequr të zit e ullirit për të mbajtur dhe ushqyer familjet tuaja, për të mbajtur Kosovën, për të mbajtur dhe zhvilluar institucionet e Kosovës ,në situata tepër tepër të rënda, për të quar poashtu një mision dhe mesazh te fuqishem, qe në Kosovë po zhvillohet diqka shumë e fuqishme, që kishte vijë fal edhe ndikesës dhe punës suaj.

Ju ishit ata që nuk pranuat ti leni mësuesit e Kosovës të mbesin rrugëve , dhe të dalin e të shesin cigare, dhe ashtu të mbyllin shkollat,dijen tonë, të mbyllin ambulancat-shëndetin tonë, dhe ashtu të mbesin njerëzit pa përkujdesje

Ju ishit ata që e bët punën e madhe, sepse ju në format e shumëta j u gjendët vendit tuaj pran.

Natyrisht duke ju falemënderuar këtijë vendi, dhe vendeve tjera mike, që ua dhan dhe mundësuan këtë.

Mua më kujtohet, ju e keni pasur për qdo ditë këtu,dhe e kemi në kujtime të përbashkëta Saliun, takimi i fundit me te më 19.Janar 99, bëhej punë për do pjesë dokumentash, se qfar të bëhet ma tej, dhe cila ishte formula e sigurimit e mjeteve të mëdha që ju duehshin njerzëve për të shpejtuar lirin

Ishte akti i tijë,ishte urtia e tijë, ishte guximi i tijë mënyrën se si e kishte formuluar, ishte mbështetëja juaj,dhe e gjithë njerëzëve që ndat kafshatën e gojës, për të arrir atë që sot është sot dhe quhet liri

Ne e duam vendin tonë, dhe këtë të drejtë nuk mund as nuk guxon të nae cenoj askush.

Njeriu i mirë i sajë nuk mund ta shaj atë ,dhe njeriu i mirë i sajë e ka për borgj ta thot, kështu bën edhe më mirë.

Kjo është rruga për të shpejtuar realisht zhvillimet, dhe mendoj që kjo hynë në pjesën e konkurrencës politike, në pjesën e nevojës për të sheshuar qështjet sidmos në proceset, apo përmes proceseve demokratike të nevojshëme qe ka vend te zgjerohen ato.

Nuk na vie aspak mirë kur na thuhet që në Kosoëvë ka korrupcion

Nuk e kam gjet askend, dhe as ju nuk e keni gjet askend të thot: Jo s´ka

Po a të lejojmë këtë mundësi që kjo të vazhdoj?

Nuk na vie aspak mirë që ka edhe gjera tjera te cilat ngecen për fajin tonë.

A duhet ta shpejtojmë atë hap tani ?

Duhet ta shpejtojmë

Nuk na vie mirë që kemi qështje të cilat i kemi kryer mirë dhe si duhet, flas edhe nga pozita e të parit të vendit kur kam qenë, dhe në fazat e mëvonshme .

A kan mundur institucionet e vendit të bëjnë punë më të madhe në prerjen e kanaleve të kriminalitetit në veri, dhe për të mos lejuar që të gjenerohet, dhe keshtu per te mbajtur Kosoven peng ne zhvillimet e me vonsheme?

Kan mundur.

Po qfar duhet bërë sot ?

Edhe në kohën kur besoj që LDK do të kthehet fuqishëm për të marrë besimin e qytetarëve, duhet besuar në njerëzit e Kosovës.

Duhet investuar në ta.

Duhet ndërtuar mekanizmat e qëndrueshëm dhe veqanrisht ata që jan interes të ecjes stabël të një shteti.

Ne kemi 5 vite shtet, 23 vite LDK një moshë e mirë dhe me fat në kallëximin e parë.

Po në 5 vite shtet nuk kemi mundur ende të sigurojmë që të vrapojmë.

Jemi një qenie e mirë që e duam ndihmën e tjerëve.

Mos të harrojmë asnjëherë porosit e medha te presidentit Rugova, me urtin e tijë që të mbajme fuqishëm relacionet dhe marrdhëniet me miqët, të cilët na kan ndihmuar, krahas luftës sonë të madhe

Unë u dëshiroj suksese të rinjëve që kan lind dhe nuk a kan moshën e 23 shumë e shumë bashk me familjarët e tyre

Shëndet, të mira dhe suksese

Ju falemënderës

Prof.Dr Fatmir Sejdiu

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen