Prof.Xhemshir Haziri veteran i arsimit në Diasporën shqiptare!

Diaspora | admin | 27.05.13 | 11:07

Prof. Xhemshir Haziri rrjedh prej një familje bujare malësore me tipare shqiptare, i frymëzuar për arsim, liri dhe çështjen kombëtare!
Ne këtë vit Profesori Xhemshir Haziri shënon 30-vjetorin e veprimtarisë se tij si mësimdhënës i mësimit plotësues te Gjuhës Shqipe me fëmijët mërgimtarë në Gjermani. Punë me vlerë qe la gjurmë për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, traditave dhe prejardhjes shqiptare.Xhemshir Haziri
Z. Xhemshir Haziri lindi ne trevën e Llapit dhe Gallapit në fshatin Muhazob të Besianës (ish Podujeva) një treve me plot bujari, atdhe-dashuri, tradita dhe një histori te dhimbshme, si pararojë e trevave të Kosovës.
Shkollën fillore e mbaroj në Orllan, ndërsa të mesmen në Besian. Studimet e larta i mbaroj në Universitetin e Prishtinës-FSHMN-Dega e Kimisë.

Prof. Xhemshir Haziri me nxënësit e Shkollës Shqipe „Zahir Pajaziti“ te Osnabrück-ut në manifestimin e organizuar për nder të shpalljes se pavarësisë se Kosovës në shkurt te vitit 2008, pjesëmarrës ishte edhe zoti Ibrahim Rugova ,Presidentit te pare i Republikës se Kosovës, takim qe i dha një rendësi te veçantë Ushtareve te Lirisë.

Prof.Xhemshir Haziri veteran i arsimit në Diasporën shqiptare!

Pas studimeve zoti Haziri i entuziazmuar për arsim dhe kulturë ai iu rrok profesionit të arsimit. Filloj të punoj si prof. i kimisë në gjimnazin “8 Nëntori“ në Podujevë në paralelen e ndarë në Orllan. Me punën dhe angazhimin e tij profesional ai ngriti vetëdijen në një shkallë të lartë nga e cila u ftua të punojë , në Universitetin e Punëtore në Prishtinë, për gjashtë vite. Punën u detyrua ta ndërpres për ta kryer shërbimin ushtarak nën regjimin jugosllav e cila ishte një sfide e veçantë për të gjithë shqiptarët nga se shume kush nuk i shpëtonte akuzave nga ndonjë aktpadi në kazermat serbo-sllave të asaj kohe. Shumë djem ktheheshin nga kazermat jugosllave në arkivole pa arsye për te vetmen gjë qe nuk kishin një tretman te njëjtë me ushtaret tjerë sllav dhe nuk mund të rrinin qengja pran aparaturës serbo-sllave te egër qe ushtronte një terror mbi popullin shqiptar.

Ne vitin 1983 Prof. Xhemshir Haziri caktohet nga Universiteti i Punëtoreve të Prishtinës si arsimtar i lëndës se kimisë dhe fizikës për aftësimin profesional të punëtoreve në Gjermani. Ai fitoj të drejtën e atëhershme për qytetet e Hamburg-ut, Hannover-it dhe Osnabrück-ut si mësimdhënës. Z. Haziri nuk ishte i kënaqur me pjesëmarrjen e kandidatëve në ndjekjen e arsimit dhe edukimit të gjeneratave aktuale. Andaj ai arriti të organizoj kontakte me bashkatdhetarët tanë. Me kërkesën e prindërve u angazhua për hapjen e shkollës shqipe me mësim plotësues në Gjermani. Gjate muajve mars, prill dhe maj të vitit 1983 ishte një volum i punës se tij ku u regjistruan nxënësit shqiptar në Hannover, Osnabrück dhe Peine.
Regjistrimi i mësimit plotësues pasoj në Ministrinë e Arsimit të Niedersachsen-it si dhe ne Ministrin e Arsimit te Kosovës. MA e Kosovës në marrëveshje me palën gjermane, shpalli konkursin për një mësues të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Hannover. Ne këtë konkurs u paraqit Prof. Haziri dhe ne baze te përgatitjes se tij profesionale arriti të fitoj konkursin e asaj kohe.
Ne nëntor të vitit 1983 z. Haziri filloj punën si mësues i shkollës shqipe me mësim plotësues në Hannover, Osnabrück dhe Peine. Në këto qendra mesmin aso kohe e ndiqnin 104 nxënës. Kështu ai punoj gjer në korrik te vitit 1985 ne këto segmente horizontale ku ishin të përqendruar shqiptarët . Meqë interesimi i prindërve për mësimin e gjuhës amtare shqipe shtohej dita ditës, rritej numri i nxënësve pë zotin Xhemshir ishte një ëndërr ma e realizuar. Kështu ne Osnabrück u krijuan grupe të reja nxënësish, sipas të dhënave, qe nga viti 1983, për çdo vit gjer me tani Prof Xhemshir Haziri ka përcjell nga 90 deri 100 nxënës të rregullt. Duke llogaritur numrin e përgjithshëm, del se mësimin e gjuhës amtare e kane ndjekur rreth 2.500 nxënës. Për gjatë këtyre viteve puna e tij me nxënësit shqiptare u vlerësua dhe u dëshmua në paraqitje dhe suksese të ndryshme ne Kampionatet e diturisë si dhe ne aktivitete te tjera të kuizeve dhe garave te ndryshme.

Shkolla shqipe në diaspore, si shkolle kombëtare, luajti dhe po luan rol të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja!

Shkolla shqipe ne Gjermani është hapur para 37 viteve dhe funksionon rregullisht gjer me tani, kurse ne Osnabrück me rrethine , shkolla shqipe e këtij qyteti me mësuesin e tij veteran vepron për tani që 30 vite. Mësues qe nga fillimi e gjer me tani është Prof. Xhemshir Haziri. Z. Haziri po ashtu nder te gjithë mësuesit e gjuhës Shqipe është mësuesi i arsimit me stazh me te gjate të punës në Republikën Federale të Gjermanisë dhe njëri ndër me të suksesshmit në procesin edukativo-arsimor. Me punën e tij ai u dallua ne shumë fusha. Tani me 30 vite po ashtu edhe si veprimtar i shquar në formimin dhe edukimin e frymës atdhedashurie dhe patriotike të gjeneratave të reja në mërgim. Një angazhim ky tepër fisnik dhe domethënës në luftimin e asimilimit të gjeneratave te reja pasardhëse – ardhmëria potenciale e kombit shqiptar.

Shkolla shqipe në diasporë, si shkollë kombëtare, luajti dhe po luan rrol të rëndësishëm ne edukimin dhe arsimimin e gjeneratave te reja , si në kultivimin e thellimin e ndjenjës se atdhedashurisë tek fëmijët mërgimtarë. Shkolla është institucion për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja . Arsimtarët shqiptarë janë ata qe rregullojnë dhe përshtatin mësimin , mbajnë shkollën të funksionoj dhe të luaj rol të rëndësishëm si ne planifikim dhe organizimin e procesit mësimor, po ashtu edhe ne zbatimin e tij në mënyrë të mirëfilltë. Kjo vlerë u takon edhe prindërve natyrisht fal bashkëpunimit të ndërsjellë.

Xhemshir Haziri gjate këtyre 30 viteve përveç punës arsimore-edukative u angazhua edhe ne aktivitete te lira me nxënës duke përgatitur programe kulturore me recitime, këngë dhe valle, pjese teatrale, aktivitete të ndryshme sportive, folklorike popullore me rastin e festave tona kombëtare, tubime përkujtimore etj.

Zahir Pajaziti ka qene nxënës i Prof. Xhemshir Hazirit në vitin shkollor 1978/79 në Orllan në rrethin e Gallapit që gjithmonë ishte vullkan i lindjes dhe dhënies se burrave te mëdhenj kombit!

Ai po ashtu organizoj vizita dhe bashkëpunim te një rëndësie të veçanet me karakter mësimor dhe kulturor në Atdhe për nxënësit e shkollave të ndryshme simotra të Gjermanisë me Kosovën.
Ne qytetin e Osnabrück-ut, ku ai vepron, po ashtu është mbajtur edhe Kampionati i Diturisë së nxënësve në nivel të Gjermanisë në mars te vitit 2005. Nxënësit e shkollës „Zahir Pajaziti“ në Osnabrück disa here janë dalluar dhe kane zënë vendin e parë në gara të diturisë, ne recitime, vizatime dhe disiplina te tjera, thekson ndër të tjera zoti Xhemshir Haziri .
Ne këtë qytet me tutje nga sholla shqipe „Zahir Pajaziti“ nën organizimin e tij janë mbajtur edhe garat sportive në nivel te nxënësve shqiptare në Gjermani.
Kështu ne këtë vit me 04. prill u mbajt për te 22-ten here me radhë Kampionati i Diturisë ne Bielefeld ,morën pjesë disa grupe nxënësish. Po ashtu në këtë vit me 18. Prill ne Langenfeld u mbajtën garat sportive për nxënësit dhe nxënëset shqiptare në Gjermani ku Prof. Haziri shkëlqeu me nxënëset e tij te vogla ne grupin e ciklit te ulet nga i cili takim fituan vendin e parë.
Kësi soji na del qe Prof. Haziri ka shfrytëzuar të gjithë potencialin e vet mendore, intelektuale, fizike dhe materiale, vetëm e vetëm qe nxënësit e tij në veçanti dhe nxënësit shqiptarë në Gjermani në përgjithësi përmes mësimit në gjuhën amtare shqipe te edukohen dhe te aftësohen që të flasin, shkruajnë, lexojnë sa me pastër shqip dhe te pajisen me dritë e dituri dhe njohuri për Atdheun tonë te shtrenjtë, Kosovën, Shqipërinë dhe trojet tjera etnike.

Nxënësit nga mësuesi i tyre Xhemshir Haziri morën njohuri të reja për historinë e lavdishme të popullit shqiptare, për luftërat dhe për trimat dhe trimëritë e të gjithë patriotet shqiptarë qe nga Pellazgët, Ilirët, Skënderbeu, Ismail Qemali, Hasan Prishtina , Isa Boletini e deri te luftërat e UÇK-së në krye me Heroit e Kosovës, Komandantin legjendar të UÇK-së Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e shumë te tjerë.
Vlen të veçohet qe Heroi i Kosovës Zahir Pajaziti ka qene nxënës i Prof. Xhemshir Hazirit në vitin shkollor 1978/79 ne Orllan. Emërtimi me emrin e Heroit Zahir Pajazitit të shkollës shqipe në Osnabrücktek te prindërit e Shkollës Shqipe në Osnabrück dhe te mësuesi i tyre rte kontributin e Presidentit te pare zotit zoti Haziri vërehet një krenari dhe mburrje.

zoti Xhemshir Hazirit në aktivitete sportive me nxënësit shqiptar me komunitete te ndryshme ne qytetin e Osnabrück-ut.

Z. Haziri me tutje është angazhuar edhe ne organizimin e bashkatdhetarëve tanë në klube dhe organizime me karakter politik mbi çështjen e Kosovës gjate viteve te 90-ta. Ai ndërmori organizime humanitare. Ishte prijës dhe përkrahës i denjë i të gjitha aksioneve gjithëkombëtare si aksionet „Ndihme për Kosovën“, „Fondin e Achenit-Marian Tuna“.Ai pagoi anëtarësinë në shoqata të ndryshme qe ishin te dedikuara për Kosovën.

Obligimet qe i kishin vene mërgimtarët për 3% e Bujar Bukoshit ,po ashtu iu është përgjigjur nga dita e parë. Aksionin për vetëmbrojtje, Aksionin për Arsimin e Kosovës para lufte, „Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës“ te Bujar Bukoshit. Ai ne mënyrë të veçanta ka ndihmuar Fondin „Vendlindja thërret“ dhe te tjerët me radhë që pasuan për Kosovën.

Një aksion i veçanta dhe aktivitet i tij personal ishte themelimi dhe organizimi i Aksionin „Nxënësit ndihmojnë nxënësit“ për fëmijët e traumatizuar në Kosovën e pas luftës, ku ai arriti qe në bashkëpunim me shkollat gjermane dhe nxënësit e tyre të mblidhen afro 29.000 DM.
Gjate këtij aksioni po ashtu u arrit qe një numër i konsiderueshëm i çantave, fletoreve, lapsave dhe materiale tjera shkollore te mblidhen dhe me furgone te u dërgohen në shkollat kosovare .
Për dallim nga shkollat jugosllave, të cilat mbaheshin në gjuhët sllave, shkolla shqipe ishte nën mbikëqyrje të rrepte të autoriteteve të atëhershme thekson zoti Haziri. Por, përkundër kësaj, shkolla shqipe dëshmoi me avancime përcaktimin e vet kombëtar, fal punës dhe angazhimit të arsimtareve dhe prindërve shqiptare.
Ne vitin shkollor 1989/90 në Gjermani kishte 27 mësues shqiptare me mbi 250 nxënës. Ne vitin shkollor 1998/99 numri i arsimtare u rrit në 88 dhe kishte mbi 8000 nxënës shqiptarë. Kurse aktualisht punojnë rreth 66 arsimtarë me rreth 6000 nxënës.

Njëri nga disa aktivitete te Shkolles Shqipe Zahir Pajaziti me Prof. Xhemshir Hazirin ne përkujtimin e renjes se heroit Zahir Pojazitit në një akademi solemne në Osnabuck.

Ne tetor te vitit 1990 në Gjermani themelohet Këshilli I Arsimtareve Shqiptare “ Naim Frasheri e.V.”.
Ky këshill pati dhe luajti një rrol të rëndësishëm në organizimin e mësimit plotësues. Arsimtaret u mobilizuan për ta realizuar një program edukativo-arsimor tte pastër kombëtar, masivizimin e nxënësve në shkollat shqipe, organizimin e kuizeve të diturisë së nxënësve, garave sportive, përgatitjen e festave tona kombëtare, tubimeve përkujtimore e tjera.

Prof. Hazirit , me 11 dhjetor 2010 në mënyrë unanime dhe me votën e te gjithë anëtareve votues zgjidhet Kryetar i Këshillit te Arsimtareve Shqiptare “Naim Frasheri” në Gjermani për dy vite.

Veçohet qe gjatë këtij mandati dy-vjeçar, nën udhëheqjen e tij, KASH-i korri shume suksese në organizimin e mësimit plotësues, ne aktivitete te lira te nxënësve, në masivizimin e nxënësve nëpër shkolla e shumë suksese tjera.

Ne nëntor te këtij viti Shkolla Shqipe Zahir Pajaziti në Osnabrück dhe rrethine me mësuesin e saj Xhemshir Haziri dhe prindërit shqiptare, bashkatdhetarët tanë po festojmë 30 vjetorin e veprimtarisë fisnike të kësaj shkolle qe me krenari e mburrje mban emrin e Heroit te Kosoves „Zahir Pajaziti“, u shpreh ndër te tjera zoti Xhmeshir.
Një përmbledhje me te zgjeruar për punën dhe veprimtarinë e Prof. Xhemshir Hazirit mund te gjendet në „Monografinë e Shkollës Shqipe „Zahir Pajaziti“ në Osnarück të Gjermanisë“ me titullin „Rritë dhe Dritë“ të botuar ne vitin 2009 (ISBN 978-9951-414-35-7).

U ndamë nga ky mësues dhe profesor i virtyteve evidente në fushën e kulturës dhe dijes me urimin për te që të përfshihen sa me shume nxënës shqiptarë në „Shkollat Shqipe“ kudo qofshin ata.

Neve na mbetët t’i urojme shëndet dhe suksese të mëtutjeshme. Le të jetë një mesazh ky artikull , që ta ndjekin edhe te tjerët prindë, arsimtarë dhe veprimtarë aktivitetin e këtij atdhetari të devotshëm për ngritjen e vetëdijes në shoqërinë shqiptare e sidomos në mërgatën shqiptare qe i kemi borxh brezit të ri,meqë praktika tregon se jemi populli ma i fundit në Evropë për organizimin dhe edukimin e këtij populli në rrafshin kombëtar!…

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen