P. SH. D. K e ndrydhur si lëng limoni

OP-ED | Dedë Preqi | 29.05.13 | 13:50

Në Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, ndodhën shumë farkime të pa nevojshme e fraksione të natyrave të ndryeshme, si dhe grupacione mbrenda kësaj partie, të cilat ia humbën përspektivën e saj të shkëlqyeshme dhe e devijuan drejt një shkatërrimi, apo zvogëlimi, duke e ndrydhur sikur limonin e fresktë.

Kjo parti e djathtë e Kosovës, e cila ishte krah i djathtë i LDK-së, së dikurshme të Presidentit historik Ibrahim Rugova, në periudhën e dytë të krijimit të saj, ishte një parti e qëndrueshme politike dhe kadrovike, e cila kishte programe dhe pikparje politike shumë të avansuara, të cilat treguan rrezulltate të rëndësishme në periudhat më të nevojshme të zhvillimëve dhe procesëve të ardhmërisë së Kosovës.

Sot, kjo parti ka arritë shkallën më të ultë të proceseve zhvëllimore, si një parti e vogël, por shumë e rëndësishme për Kosovën dhe Institucionet e saj, e cila kohën e fundit përjetoj një nënçmim të pa merituar, që prej vdekjes së Presidentit Rugova, si aleat i saj dhe pas pushimit të udhëheqjes së saj nga akademik Mark Krasniqi, ajo u ndrydhë pa mëshirë nga shumë shkaqe, dhe për mëkëmbjen e saj duhet ti marrim parasyshë disa qështje, të cilat e degraduan të ardhmën e saj.

Prej themelimit të saj kjo parti ka qenë pengesë e shumë faktorëve, e dyta, kjo parti, kohë paskohe ka rënë në duar të njerëzve pa përvoja menagjuese e politike, të cilët nuk kanë pasur ide dhe parime pozitive për udhëheqjen e saj, mandej, për çdo vjet pas themelimit të saj e tutje, kjo parti ka jetuar me sindromën e intrigave dhe grindjeve mbrenda përbrenda partiake, dhe shumica e njerëzve që kanë mundur me arritë, apo me kontribue diçka e kanë braktisë këtë parti, ndërsa pjesa tjetër që është bashkangjitë, vetëm për të përfituar prej saj, dhe kohën e fundit ka mbetur vetëm sa për të bërë një emër, për ta mos humbur identitetin e saj partiak.

Në periudhën e fundit të 2009-tës, në qershor, u mbajtë Kuvendi i PSHDK-së, për ta shkarkuar T.Markun, nga udhëheqja e saj, që e kishte marrë mandatin pas akademik Mark Krasniqi, duke vazhduar ta udhëheq ushtruesi i detyrës Nikë Xheloshi, të cilin vendim e anuloi KQZ-ja, nga arsyja se janë bërë shkelje të rregullorës, sepse vendimi i anëtarëve të kryesisë është marrë pa Kuorum.

Në qershor të njëjtit vit, është mbajtë Kuvendi i Jashtëzakonshëm për zgjedhjen e kryetarit të ri, me çrast është zgjedhë Marjan Demaj, profesor në Universitetitn e Prishtinës.

Një Historik i vogë i PSHDK-së-

PSHDK-ja, themelohet me 4 nëntor 1990, në Gjakovë, nga iniciatorët, Gjergj Rrapi, Umberto Bytyqi, Lazër Krasniqi, Nikë Xheloshi e të tjerë, dhe kryetar i kryesisë u zgjodhë Lazër Krasniqi.
-Në vitin 1991, një pjesë e vogël e anëtarëve të kësaj partie u nda dhe formohet PLK-ja.
-Në vitin 1992, mbahet një Kuvend i rregullt i PSHDK-së, në Bellanicë.
-Nga viti 1993-2oo8, në krye të PSHDK-së, ishte akademik Mark Krasniqi.
-Në vitin 1995, krijohet Unioni Demokristian PSHDK-PSHD, e Shqipërisë.
-Në vitin 1999, ndahet një pjesë e anëtarëve të PSHDK-së,dhe formohët UD-ja, e Kosovës.
Në vitin 2007, PSHDK-ja, ndahet nga një pjesë e vogël e anëtarëve të saj, dhe formohet PDKI-ja, në krye me Zef Morinën, e cila edhe sot vazhdon veprimtarinë vet e pa varur, por askund e kyqur në Institucionet e vendit dhe as pjesë përbërëse e Parlamentit të Kosovës.

Ideja për themelimin e PSHDK-së, ka dalë nga iniciatorët e themelimit, e cila është përkrahë edhe nga shumë ideolog të tjerë, të cilët kanë pasë vizion të çartë se kjo parti nuk anon në qështjet e pa rëndësishme, por ka qëllime dhe pikëparje politike të karakterit kombëtar, pa dallime fetare dhe qytetare, në kahe të civilizimit kristian evropian, Parti me orientim evropian dhe programi i saj, bazohet në ruajtjen e traditës, identitetit të vlerave e trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar.

Rroli i PSHDK-së, në proceset politike

Prej vitëve të para të themelimit të saj PSHDK-ja, si parti e djathtë dhe krah i Partisë së Presidentit Ibrahim Rugova dhe LDK-së, ishte një subjekt politik shumë i rëndësishëm, e cila i ndihmoj dhe fuqizoj proceset politike dhe ecuritë për pavarësinë e Kosovës.

Dhe nga themelimi i saj, kjo parti kishte marrë jehonë të madhe, sepse në teoritë dhe tezat serbo-sllave antishqiptare flitej se, në Kosovë bëhët fjalë për fundamentalizëm islam, dhe PSHDK-ja, ishte vetë qelësi, e cila i rrënoi këto teza serbe dhe antikombëtare, duke i dhënë frymë procesëve dhe vlerave të kombit shqiptar, duke i mohuar këto teori në mënyrë faktike, të cilat e kishin kapluar dhe shtypin e botës.

Bashkimi i subjekteve politike Demokristiane

Kreu i Partisë Demokristiane Shqiptare të Kosovës, zotëri Ton Marku, dhe kreu i Partisë Demokristiane Shqiptare të Kosovës për Integrim, zotëri Zef Morina, nënshkruan marrëveshjen formale të bashkimit të këtyre dy subjekteve politike, me 06.11.2009, të cilat ishin ndarë në vitin 2005, dhe zëri i demokristianëve tani e tutje të jetë unik, një zë i përbashkët do të kontribuojë proceseve të zhvillimit dhe politikës së Kosovës.

Mirëpo, Bashkësija e degëve të PSHDK-së, në Gjermani, e hudhën poshtë këtë marrëveshje, nga arsyeja se këta përsona në fjalë, kanë bërë marrëveshje individuale dhe jo marrëveshje me të gjitha Bshkësitë e degëve ekzistuese.

Më 11 nëntor 2010, bëhët një marrëveshje formale në mes PDK-së, dhe PSHDK-së, për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit 2010, me ç’rast ky raport në mes PSHDK-së, dhe PDK-së, ishte vetëm një kurthë, që PSHDK-ja, edhe këtë herë e humbi poezitën e vet dhe interesat e saj, sepse PDK-ja, u bë ujku i gjitha partive, e cila nuk tregoi rrezulltate të mira as në kualicion me LDK-në, duke i degraduar ato dhe Institucionet e vendit, duke ardhë deri te zgjedhjet e parakohshme.

PDK-ja, e shikoj gjithëherë interesin e vet dhe as që tregoj interes për parti të vogëla, e cila i realizoj dhe plotësoi qëllimet e veta, ndërsa partitë e vogla me të cilat bëri kualicion, përveq minoritetit serb, të tjerat tentoj ti shkatërroj deri në masë.
Shikuar në perspektivë, PSHDK-ja, si parti e vogël, por shumë e sinqertë, u matizue shumë herë më tërë formën e saj, dhe kualicioni i saj i fundit me PDK-në, nën udhëheqjen e zotëri Marjan Demaj, nuk ishte tjetër, vetëm një shkatërrim dhe degradim i kësaj partie, po sikur PLK-ja, e Gjergj Dedës, e cila parti nuk mundi të ngritët asnjë milimetër në pozicionin që duhej ta kishte, vetëm e vetëm se, PDK-ja, u bëri “zehire”, duke i qitë jashtë loje pa zhurmë.

Dukuritë e tilla duhet të korigjohen dhe të sqarohen më herët, sepse kthesat e pa pritura janë shumë të shpejta, të cilat lënë pasoja të pa riparueshme dhe prej tyre mund të dalë një dëm i madh, pikërisht si kundër është gjendja, jo vetëm e PSHDK-së, së sotme, e ndrydhur dhe shtrydhur si limoni, por edhe shumë partive të tjera në Kosovë.

Shpresat e PSHDK-së, tani janë në udhëheqjen e dr.Ukë Berishës, i cili ka vullnet dhe kurajo që këtë parti mos ta lë në duar të matrapazëve, por ta ngrisë në vendin ku e meriton, dhe në zgjedhjet e ardhshme, kjo parti të përfaqësohet në Parlamentin e Kosovës.

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen