Janosz e krahason Nënë Terezën me Papa Gjon Palin II

OP-ED | admin | 04.09.11 | 23:00

Në 14-vjetorin e vdekjes së humanistes së madhe shqiptare Nëna Tereza, në Prishtinë është mbajtur meshë në Katedrale, me ç’rast përfaqësuesi special për vendin tonë nga Vatikani, përveç fjalëve për figurën e modelistes, solli edhe përkrahjen në çdo aspekt për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Në fillim të meshës për Nënë Terezën të pranishmit i përshëndeti Imzot Dodë Gjergji, i cili u uroi mirëseardhje krerëve të institucioneve shtetërore e fetare, personaliteteve vendore e ndërkombëtare. Pas një pjese të ceremonisë fetare, fjalën e mori i deleguari special për vendin tonë i Papa Benediktit të XVI, Imzot Juliusz Janosz, i cili shprehu kënaqësinë dhe fjalët e Kardinalit nga Vatikani, raporton Kosovapress.

“Me vullnetin e Atë Benediktit XVI jam zgjedhur Delegat Apostulik në këtë vend, i cili ka synime të mëdha dhe dëshiron ndërtimin e një të ardhme, të cilën populli e ka në zemër. Delegati Apostulik ka për detyrë kryesore përcjelljen e Kishës Katolike, në mënyrë që të jetë në selinë Apostulike, me të shenjtin Papë në veçanti dhe me kishën e përgjithshme në tërësi, të jenë të forta dhe gjithnjë e më të thella”, ka thënë ai.

Më tej, në fjalimin e tij, ai e krahasoi Papa Gjon Palin e II me Nënën Terezë, duke thënë se të dytë në jetën e tyre e kanë zbatuar urdhrin e dashurisë ndaj Zotit dhe të të afërmve të tyre. Gjithashtu, ai solli më vete edhe përkrahjen e Vatikanit edhe në aspektin politik, duke thënë se edhe kjo tokë e ka origjinën e saj dhe se Vatikani do të jetë përkrah saj. “Kosova, edhe pse është një realitet i ri politik, nuk është toka e askujt, nuk është një popull pa origjinë, pa traditë, pa vlera.

Toka juaj është shënuar nga qytetërimi i krishterë, i cili i ka përballuar të gjitha ndodhitë historike”, është shprehur ai. Ndryshe, më 5 shtator të vitit 1997, në Kalkutë vdiq humanistja e madhe dhe nobelistja e paqes, shkupjania shqiptare, Nëna Terezë.
Burimi: Kosova Sot

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen