Publikime veprimtarish me peshë kombëtare

Diaspora | Zef Prenka | 30.05.13 | 00:52

Fatet historike, të cilat, fatkeqësisht, rëndomë nuk ishin në anën tonë, na bënë që të jemi populli më i shpërndarë dhe të shkapërderdhur në Ballkan.

Rrjedhat e kësaj të vërtete dëshmojnë, se sot jetojmë në shumë shtete të botës si rezultat i dyndjeve të dhunshme dhe okupimeve të një pas njëshme, ndërsa, po ashtu jemi populli i vetëm në Ballkan që nga të gjitha anët kufizohemi me vetveten.

Shekulli XX, e posaçërisht dekadat e fundit të tij, janë ndër periudhat më dramatike në të cilat kaloi kombi shqiptar. Kjo vlen sidomos për shqiptarët e Kosovës të cilët nga padrejtësitë ndërkombëtare një shekull mbahej me dhunë nën okupimin e Serbisë. Shqiptarët nuk donin të hiqnin dorë nga kërkesat e tyre të drejta për vetëvendosje dhe si pasojë shtypja dhe zullumi ndaj tyre vetëm sa shtohej. Një numër i madh i tyre u arrestuan, u vranë dhe humbën edhe pa gjurmë; shumë u gjykuan dhe kalben burgjeve serbe, dhe çka nuk bënë duke e traumatizuar thellësisht popullin tonë në shekullin që po e lëmë pas.

Nën ndikimin e këtyre ngjarjeve të gjata mbi një shekull, shumë shqiptarë ishin të detyruar ta lëshojnë atdheun për të emigruar kudo që të munden (siç është rasti me, z. Mhill Gjurajn, protagonistin e librit të autorit Mikel Gojani), por duke mos ia kthyer shpinën dhe dal zot atij, për një jetë të tërë nga dheu i largët.

Kjo ndihmesë, që bazën e ka te njerëzit e thjeshtë, por me zemër atdhedashëse të madhe, është fillimi i fundit t robërisë sonë shekullore, për të dalë nga kthetrat e Serbisë. Dhe, këta njerëz, të cilët e kanë si konstante një histori individuale e familjare të tmerrshme nga pasojat gjenocidiale serbe, ndaj dinjitetit të tyre, që ishte njëherësh edhe fat yni i përgjithshëm kombëtar, do ta rimarrin jetën sërish, jetën jashtë atdheut, por duke i dalë zot gjithnjë atdheut dhe duke e kthyer historinë në anën tonë.

2.

Këta atdhedashës e idealistë kombëtare në të katër anët e botës jetonin jashtë vendlindjes së tyre me zemër të thyer për fatin e atdheut. Dhe, nuk qëndruan duarkryq, por pareshtur punuan, organizuan dhe bënë çka munden dhe ditën që ta përkrahnin dhe shpërndanin të vërtetën tonë duke i ndihmuar atdheut në të gjitha mënyrat: shpirtërisht, materialisht dhe me sakrificë jete në pjesëmarrje në luftën për çlirimin përfundimtar.

Duke e lënë luksin që do të sillte jeta në mërgim, e ndarë kafshatën e gojës, pa pushuar dhe pa ndalë arritëm të jemi këtu ku jemi, fatbardhësisht me Kosovën e lirë, sepse lidhja e njerëzve tanë me fatet e atdheut ishte e pandarë.

Shumë atdhetarë tanë në mërgim dhanë dhe bënë shumë për atdheun, që 100 vjet e këndej, e në veçanti në 20 vjetët e fundit për lirinë e Kosovës. Lista e emrave të tyre është e gjatë, secili dha sa mundi dhe sa diti në mënyrën e vet duke u rreshtuar në anën e kauzës sonë kombëtare.

E quaj të ndershme e me vend që kjo lidhshmëri e pacenueshme shpirtërore, për t’i dalë zot atdheut, të mbetet pjese e historisë sonë të shenjtë për çlirim e pavarësi.

Dhe, kjo mbetet pjese e lëvizjes sonë kombëtare dhe le gjurme ne histori vetëm nëse në arkivat tona kombëtare, regjistrojmë njerëz dhe personalitete të cilët bënë aq shumë, sa që në tërësinë e tyre përbënin një epokë, dhe atë të pavarësimit nga robërimi shekullor.

Andaj, personazhi i librit ”Mhill Gjuraj: Vlera e humanizmit dhe atdhetarizmës në Amerikë”, të autorit Mikel Gojani, z. Mhill Gjuaraj, me tërë modestinë e tij të një atdhetari të dëshmuar, është njëri nga shumë e shumë të tjerë, që nga Amerika e largët, kurrë nuk ia ktheu shpinën atdheut, por jetoi gjithnjë me ëndrrat, vuajtjet dhe aspiratat, duke i dalë zot dhe bë krah i fortë i tij.

Konsideratën më të thellë autorit Mikel Gojanit, për veprën sublime të përmbledhjes së një ecjeje historike nëpër jetën të një atdhetari dhe humanisti të devotshëm që në shpirt ka atdheun dhe kombin e tij. Aq më shumë fletëzat jetësore të kësaj ecjeje të veprimtarit e atdhetarit Mhill Gjuraj simbolizojnë diç edhe më tepër, pra fillimin e publikimeve të veprimtarive të mëdha, të cilat janë pjesë e pandarë e ecjeve tona të historisë sonë kombëtare. Këtë gjurmë atdhedashurie e historie doemos ua kemi me borxhe gjeneratave të reja, si pjesë e ndritur e kauzës sonë madhore.

BALLINA E LIBRIT te Mikel Gojanit

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen