Raporti i FAO-s 2013: 870 milion të uritur, 1,4 miliard mbi peshë

Analiza & Komente | Zef Prenka | 07.06.13 | 20:34

“Sistemi i ushqimit për shëndet më të mirë”: ky është titulli i raportit vjetor të FAO-s, që u paraqit këto ditë në Romë, nga Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë. Një paradoks: ndërsa nga njëra anë, 870 milion njerëz vuajnë nga uria në botë, nga ana tjetër, 1,4 miliard të tjerë janë mbi peshën normale, shumë prej të cilëve obezë. Çuditërisht, të gjithë i bashkon “uria” e për të gjithë janë të nevojshme zgjidhje me kosto të lartë për ekonominë. Në mikrofonin tonë Kostas Stamoulis, drejtor i Divizionit ekonomik për zhvillimin bujqësor:
Njerëzit, që ushqehen keq në botë janë disa miliardë. Ndër ta, 870 milion vetëve u mungojnë kaloritë e nevojshme për të jetuar, ndërsa 2 miliard të tjerë vuajnë nga mungesa e vitaminave dhe e mineraleve themelore. Pastaj, kemi 1,4 miliard njerëz mbi peshën normale, prej të cilëve, 500 milion obezë.
Për të zgjidhur problemin e urisë në botë, duket sikur mjafton që tepricat e obezëve t’u jepen të uriturve, apo jo?
Raporti hap debatin mbi vetë sistemin agro-ushqimor, që nga prodhimi i produkteve bujqësore e deri tek konsumatorët. Ky sistem mund të bëjë shumë më tepër në luftën kundër mënyrës së gabuar të të ushqyerit. Mënyra si ushqehemi duhet të jetë në qendër të politikave për të gjithë sektorët e për të gjitha qeveritë.
Cilat janë pikat kryesore, në të cilat duhet përqëndruar politika e çdo qeverie, sipas FAO-s?
Po, FAO u bën thirrje të gjithëve të bashkëpunojnë për zgjidhjen e problemit, sepse ai nuk mund të përballohet vetëm nga sistemi agro-ushqimor. Ky është themelor, por duhet të bashkëveprojë me sistemin e shëndetësisë, të parandalimit, të ujit të pastër etj.. Qeveritë, si ato të vendeve të pasura, ashtu edhe ato të vendeve të varfëra, tani, janë më të ndjeshme ndaj kësaj çështjeje. Ndoshta, kriza agro-ushqimore e viteve 2007-2008 kontribuoi për të vënë në dukje dobësitë e sistemit global e ato të sistemeve të veçanta kombëtare në këtë sektor. Fakti që ushqimi është në qendër të mbledhjes së G8-ës e të G20-ës na inkurajon shumë./R,Vaticana/

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen