Mal Myrtaj – Skulptor i dëshmuar

Diaspora | admin | 08.10.10 | 12:59

Ekspozita me 65 skulptura në bronzë, gurë dhe dru, do të jet e hapur deri më tetë nëntor, kurse atë, pritet që ta vizitojnë disa qindra dashamir të artit.
Organizatorët e ekspozitës „Sinforni në bronzë“, Qyteti i Rottweilit, Mehrgenerationen Haus dhe Bürger Initiative  „Kapuziner“  në Rottweil, duke vlerësuar lartë nismën për ti prezantuar opinionit të këtushëm skulptorin shqiptar nga Kosova, Mal Myrtajn, mundësuan hapjen e kësaj ekspozite e cila ka zgjuar interesim tejet të madh. Kjo paraqet mundësi të afirmimit të vlerave të begata kulturore të krijuesëve shqiptar në diasporë, të cilët, përmes angazhimit të tyre krijues, forcojnë lidhjet e vendit nikoqir me atdheun, transmetojnë porosinë e  tolerancës dhe synimin për tu bërë, me vlerat kulturore, pjesë e pandarë e realitetit evropian. Skulptori akademik Mal Myrtaj, është në vazhdimësi në këtë funksion dhe  po ia del me sukses të forcoj komunikimin me gjuhën e artit, me artdashësit e këtij vendi mik të shqiptarëve.

Në lautadion që fillimisht e paraqiti Kryetari i Bürgerinitiative-s në Rottweil Zotriu Henry Rauner, u potencua rëndësia e hapjes së kësaj ekspozite si mundësi shumëdimensionale e prezantimit dhe njohjes së vlerave krijuese të artistit që është në funksion të forcimit të bashkëpunimit, respektit të ndërsjell dhe komunikimit. – Arti është formë më e mirë dhe konkrete për të shijuar kulturën e popujve dhe njëkohësisht ofrimin e mundësisë për integrim të gjithanshëm përmes  krijimtarisë artistike në rrjedhat kulturore dhe ato shoqërore, tha Henry Rauner.

Ndërkaq, në fjalën e rastit që e paraqiti Kryetari i parë i qytetit të Rottweilit, Zotriu Thomas Engeser, theksoi gadishmërinë për të mbështetur nismat e bashkëpunimit kulturor dhe format e tilla të  organizimit, ngase siç tha ai, kultura nuk njeh kufinjë dhe ajo është forma më e mirë e ofrimit të popujve. – Kjo ekspozitë e artistit shqiptar z. Myrtaj, ofron mundësinë që të shijohen veprat e punuara me përkushtim, të cilat, jan të nivelit të lartë artistik dhe përkah forma dhe teknika e punimit jan interesante dhe domethëse. Qyteti i Rottweilit, gjithmonë i ka dyert e hapura për të gjithë bashkëqytetarët, tha zotriu Engeser.

Udhëheqësja e Mehrgenerationen Haus në Rottweil Zonja Theresia Dreischulte-Klos poashtu lavdëroi nismën për hapjen e kësaj ekspozite dhe shfaqi interesin e institucionit të cilin e udhëheq për forcimin e bashkëpunimit me artistët – pjestarë të popujve të ndryshëm. Kjo ka rëndësi të veçantë sepse artistët janë misionarët më të mirë të mirëkuptimit në mes të njerëzve, tolerancës dhe integrimit.

Skulptori Mal Myrtaj, Kryetarit të parë të qytetit të Rottweilit i dorzoi një skulptur për qytetin, në shenjë falënderimi për ndihmën dhe mbështetjen që qytetarët e këtij qyteti sikurse edhe gjithë populli mik gjerman, i dhan shqiptarëve të Kosovës para, gjat dhe pas luftës.

Solemnitetin e hapjes së kësaj ekspozite e bënë edhe më madhështor tingujt e violinës dhe gitarës së Wolfgang Blässing dhe vajzës së tij Maxi, të cilët interpretuan melodi që ngazllyen të pranishmit e shumtë.
Përndryshe, skulptori Akademik Mal Myrtaj, që jeton dhe punon në qytetin Singen, është njëri nga artistët tanë më të angazhuar në sferën e artit pamor respektivisht në sferën e skulpturës në Gjermani. Deri më tash, publikut gjerman iu prezantua disa herë me ekspozita të pavarura dhe kolektive, kurse një nga këto më të rëndësishmet, konsiderohet kjo e hapur në qytetin e Rottweilit në Schwarzwald.

Ai kësaj here ka ekspozuar 65 skulptura të punuara në metal, gur dhe dru dhe përmes tyre shfaqet me botën dhe pikpamjet krijuese përplot vrull, optimizëm dhe vlera artistike. Në këtë mënyrë, ai ofron mundësinë të shijohet e bukura në trajtë të skulpturës duke dhuruar kështu ndjenjën e kënaqësisë të gjithë artdashësve. Skulpturat e ekspozuara janë  shprehje filigrane dhe me shumë harmoni. Materiali i bronztë me te cilin artisti i realizon shumicën e veprave të tij, perveq formës skulpturale tejet të qëlluar, realizon edhe një patine  shumë të rëndësishme e të qëlluar të bronzit te vjeter. Veprat kan shprehje elegante  dhe jan me plot kuptim.

Kjo ekspozitë, do të jet e hapur dy javë, përkatësisht deri më tetë nëntor, në lokalet e Mehrgenerationenhaus Kapuziner Rottweil, Neutorstr. 6 (Sonnenparkplatz)

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen