Bolonjë: zbulohet rrotulla biblike e Pesëlibërshit hebraik më i lashtë në botë.

OP-ED | Zef Prenka | 10.06.13 | 19:50

Biblioteka universitare e Bolonjës ruante, nga kohë që s’mbahen mend, e pa e ditur, një rrotull të Pesëlibërshit (Pentateuco) hebraik të Biblës, më e lashta në botë.

Një rrotull e Pesëlibërshit Biblik

Kopje e lashtë, që nuk është parë asnjë herë: 36 metra e gjatë, 65 centimetra e gjerë. E nxori nga mjegulla e shekujve Mauro Perani, profesor i hebraishtes pranë departamentit të pasurive Kulturore të Universitetit të Bolonjës. Datimi i ri u arrit duke ndërthurur të dhënat e analizës së Karbonit 14, me studimin grafik tekstual e paleografik. U vërejt edhe mungesa e normave rabinike të caktuara nga Moisi Maimonide, filozof, rabin e mjek spanjoll, vdekur më 1204. Dorëshkrimi u rigjet gjatë hartimit të katalogut të ri të dorëshkrimeve hebraike të Bibliotekës së Bolonjës. Të dëgjojmë profesor Mauro Perani-n:

“Ne, ndërkaq, nuk e dimë nga vjen dorëshkrimi. Nuk kemi dokumente, që të na sqarojnë si arriti këtu. Dimë se shumica e Kodikëve hebraikë të Bibliotekës universitare vjen nga Kuvendi i Fretërve të Shën Shëlbuesit. Bëmë, për siguri, dy prova të Karbonit 14. Nuk mund të flasim për tërë tekstin njëlloj, sepse ka ndonjë faqe, që është më e lashtë, por vetëm ndonjë faqe. Nuk njihet absolutisht një rrotull e tërë e Pentateukut hebraik me këto karakteristika para-maimonidee, si ky që gjetëm”./R.Vaticana/

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen